REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
12285 2024.09.02
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.05.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2024/294 2024.05.27
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2024.10.04
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13167148.9 2013.05.08
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2662094 2024.04.17
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US
US
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
IPC
1 61
2 61
3 82
4 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Onyx Therapeutics, Inc. One Amgen Center Drive, Thousand Oaks, CA 91320-1799 / US,
(72) Shpikës
Emri Adresa
Evan Lewis 631 Miller Ave, Pacifica, CA California 64044 / US
Peter Shwonek 436 Capistrano Ave San Francisco, CA California 94112 / US
Sean Dalziel 400 Beale Street, Apt. 1901 San Francisco, CA California 94105 / US
Mouhannad Jumaa 363 Catamaran St Foster City, CA California 94404 / US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa Qyteti Kodi
Krenar Loloçi ZEF JUBANI; Nd. 15; H. 15; Ap. 26; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË TIRANË AL
(54) Titull
METODAT E KOMPLEKSIMIT TË CILODEKSTRINËS PËR FORMULIMIN E FRENUESVE TË PROTEASOMEVE PEPTIDE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1

Një metodë për përgatitjen e një kompozimi farmaceutik që përfshin:

(i) sigurimin e një kombinimi të parë që përfshin:

(a) një përbërje:

 

 

ose nje kripë të saj farmaceutikisht të pranueshme;

(b) një ciklodekstrinë me klorur të ulët ("CD"), që është një ciklodekstrinë që përmban klorur që ka më e vogël se ose e barabartë me 0.05% w/w klorur natriumi, ose nëse një burim(e) klorid përveç ose në shtim të klorurit të natriumit është/janë të pranishme, një ciklodekstrinë që përmban klorur që ka një përmbajtje jonesh klorur që është më e vogël ose e barabartë me sasinë e klorurit që do të ishte e pranishme në një ciklodekstrinë që ka 0.05% w/w klorur natriumi, dhe

(c) ujë;

ku kombinimi i parë është heterogjen dhe përbërja ose kripa ka një tretshmëri të ulët në kombinimin e parë; dhe

(ii) kontaktimin e kombinimit të parë me një acid për të formuar një kombinim të dytë, ku përbërja është më e tretshme në kombinimin e dytë sesa në kombinimin e parë dhe acidi është zgjedhur nga acidi laktik, acidi acetik, acidi formik, acidi citrik, acidi oksalik, acidi urik, acidi suksinik, acidi maleik, acidi fumarik, acidi benzoik, acidi tartarik, bisulfat dhe acid fosforik ose kripëra të fosfatit,

ku metoda është kryer në mungesë të acidit klorhidrik.

2 Metoda e pretendimit 1, ku kombinimi i parë është në mënyrë thelbësore pa tretës organik.
3 Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku kombinimi i parë është në mënyrë thelbësore pa bufer.
4 Metoda e çdonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku ciklodekstrina është HBCD ose SBECD.
5 Metoda e pretendimit 1, ku ciklodekstrina është SBECD.
6 Metoda e pretendimit 1, ku raporti mol i jonit klorur ndaj përbërjes në kombinimin e parë nuk është më shumë se 0.32.
7 Metoda e pretendimit 1, ku sigurimi i një kombinimi të parë (hapi (i)) përfshin shtimin e përbërjes në një tretësirë të ciklodekstrinës dhe ujit.
8 Metoda e çdonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku metoda përfshin më tej përzierjen e kombinimit të dytë për një kohë të mjaftueshme për të arritur një kombinim të tretë homogjen.
9 Metoda e pretendimit 8, ku përqendrimi i tretur dhe i kompleksuar i përbërjes në kombinimin e tretë është nga 1 mg/mL deri në 20 mg/mL, në veçanti 4 deri në 8 mg/mL.
10 Metoda e pretendimit 8 ose 9, ku pH e kombinimit të tretë është nga 2 në 4.
11 Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 8 deri në 10, ku metoda perfshin më tej liofilizimin e kombinimit të tretë për të siguruar një liofilizim.
12 Metoda e çdonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kompozimi farmaceutik përfshin më tej acid citrik.
13 Metoda e çdonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku kompozimi farmaceutik ka një përqendrim kloruri deri në dhe duke përfshirë 0.03% w/v.
14

Një kompozim farmaceutik i liofilizuar për përdorim në trajtimin e mielomës së shumëfishtë, kompozimi farmaceutik i liofilizuar që përfshin:

(a) 60 mg të një përbërjeje që ka strukturën e

ose nje kripë e saj farmaceutikisht e pranueshme;

(b) 3000 mg ciklodekstrinë sulfobutileter me klorur të ulët ("SBECD"); që është një ciklodekstrinë që përmban klorur që ka më të vogël se ose e barabartë me 0.05% w/w klorur natriumi, ose nëse një burim(e) kloruresh përveç ose në shtim të klorurit të natriumit është/janë të pranishëm, një ciklodekstrinë që përmban klorur që ka një përmbajtje të joneve klorur që është më e vogël ose e barabartë ndaj sasisë të klorurit që do të ishte e pranishme në një ciklodekstrinë që ka 0.05% w/w klorur natriumi, dhe

(c) një sistem bufer pH që përfshin 57.7 mg acid citrik dhe hidroksid natriumi, sistemi buferik i mjaftueshëm për të siguruar një pH prej rreth 3.5 kur tretet në rreth 29 mL ujë; ku pas tretjes së formulimit farmaceutik të liofilizuar në rreth 29 mL ujë, tretësira që rezulton ka një përqendrim të klorurit të natriumit deri në dhe duke përfshirë 0.05% (w/v) siç përcaktohet në (b).

15 Kompozimi farmaceutik i liofilizuar për përdorim sipas pretendimit 14, ku SBECD ka një përqendrim të joneve klorur prej 0.03% w/w ose më pak siç përcaktohet në pretendimin 14.