REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
11948 2024.02.22
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2040.10.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2023/650 2023.12.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2024.03.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
20800999.3 2020.10.09
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP4045288 2023.12.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
IPC
1 29
2 29
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
MACPI S.p.A. PRESSING DIVISION Via Piantada, 9/D, 25036 Palazzolo Sull''Oglio (Brescia)
Altexa Srl Via del Bosco 41, 21052 Busto Arsizio (VA)
(72) Shpikës
Emri Adresa
Matteo MORLACCHI c/o Altexa S.r.l., Via del Bosco 41, 21052 Busto Arsizio (Varese) / IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa Qyteti Kodi
Krenar Loloçi ZEF JUBANI; Nd. 15; H. 15; Ap. 26; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË TIRANË AL
(54) Titull
METODË DHE PAJISJE PËR APLIKIMIN E NJË FILMI NË NJË ARTIKULL TRE-DIMENSIONAL
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Pajisje për aplikimin e një filmi tek një artikull tre-dimensional, që përmban një formë të fryrshme (12) që ka të paktën një hapje (13) të lidhur ose të lidhshme tek një burim me gaz të nxehtë; ku forma e fryrshme (12) është e konfigurshme në një konfiguracion të shfryrë dhe në një konfiguracion të fryrë kur gazi i nxehtë futet në fornën e fryrshme (12) përmes të paktën një hapjeje (13); ku forma e fryrshme (12) konfigurohet dhe matet të lejojë një artikull (2) të vendoset në formën e përmendur të fryrshme (12), të paktën kur forma e fryrshme (12) është në konfiguracionin e shfryrë; ku në konfiguracionin e fryrë, forma e fryrshme (12) konfigurohet të presohet përkundrejt artikullit (2) dhe për t’i bashkëngjitur, artikullit (2), një film (3) të interpozuar ndërmjet formës së fryrshme (12) dhe artikullit (3); formë e fryrshme (12) që është e papërshkueshme nga gazi i nxehtë; pajisje që karakterizohet në atë që forma e fryrshme (12) ka një transmetueshmëri termale më të madhe se sa 600 W/m2K.
2 Pajisje sipas pretendimit 1, ku transmetueshmëria termale është më e madhe se sa 800 W/m2K.
3 Pajisje sipas pretendimit 1 ose 2, ku forma e fryrshme (12) ka një difuzivitet termal më të madh sesa 0.3 mm2/s.
4 Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri 3, ku forma e fryrshme (12) përmban një copë të thurur ose një copë të pathurur.
5 Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri 4, ku forma e fryrshme (12) përmban një fibër sintetike.
6 Pajisje sipas pretendimit 5, ku fibra sintetike është aramid.
7 Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri 6, ku forma e fryrshme (12) përmban të paktën një shtresë të një substanse të papërshkueshme-gazi (15).
8 Pajisje sipas pretendimit 7, ku të paktën një shtresë e një substanse të papërshkueshme-gazi (15) përmban të paktën një polimer.
9 Pajisje sipas pretendimit 8, ku të paktën një shtresë e një substanse të papërshkueshme-gazi (15) është bërë prej silikoni.
10 Pajisje sipas pretendimit 9, ku të paktën një shtresë e një substanse të papërshkueshme-gazi (15) ngarkohet të paktën me një substancë termalisht të përçueshme.
11 Pajisje sipas pretendimit 10, ku të paktën një substancë termalisht e përçueshme ka një përçueshmëri termale më të madhe se sa një përçueshmëri termale të paktën të një polimeri të përmendur.
12 Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 7 deri 11, ku shtresa e substancës së papërshkueshme-gazi ka një trashësi ndërmjet 200 μm dhe 350 μm.
13 Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri 12, ku forma e fryrshme (12) ka një masë për njësi zone ndërmjet 250 g/m2 dhe 350 g/m2.
14 Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri 13, ku forma e fryrshme (12) ka një trashësi ndërmjet 0.2 mm dhe 0.7 mm.
15 Metodë për aplikimin e një filmi tek një artikull tre-dimensional, që përmban: vendojen e një artikulli (2) dhe një filmi (3) në një formë të fryrshme (12), ku filmi (3) interpozohet ndërmjet formës së fryrshme (12) dhe artikullit (2) dhe përmban të paktën një adeziv termal të vendosur ndërmjet filmit (3) dhe artikullit (2); futjen, në formën e fryrshme (12), të një gazi të nxehtë për fryrjen e formës së fryrshme (12), duke presuar formën e fryrshme (12) përkundrejt filmit (3) dhe filmin (3) përkundrejt artikullit (2) dhe duke aktivizuar adezivin termal; ku forma e fryrshme (12) është e papërshkueshme nga gazi i nxehtë; metodë që karakterizohet në atë që forma e fryrshme (12) ka një transmetueshmëri termale më të madhe se sa 600 W/m2K.