REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4783 2014.07.15
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.05.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/150 2014.05.20
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.09.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11004496.3 2008.05.12
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2368999 2014.03.12
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 917589
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Alexion Pharmaceuticals, Inc. 121 Seaport Blvd Boston, MA 02210, US
(72) Shpikës
Emri Adresa
Crine, Philippe 28 Avenue Claude-Champagne Outremont, Quebec H2V 2X1 , CA
Boileau, Guy 7645 Malherbe Brossard, Quebec J4Y 1E6 , CA
Loisel, Thomas P. 4959 rue Saint-Gabriel Montreal, Quebec H8Y 1Z7 , CA
Lemire, Isabelle 6538 44ième avenue Montreal, Quebec H1T 2PI , CA
Leonard, Pierre 12364 Notre-Dame-des-Anges Montreal, Quebec H4J 2C4 , CA
Heft, Robert 141 Fairview Street Dollard-des-Ormeaux, Quebec H9A 1V5 , CA
Landy, Hal 66 Clubhouse Drive Hingham, MA 02043 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa Qyteti Kodi
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, AL
Eno DODBIBA Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Shqiperi AL
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, AL
Eno DODBIBA Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Shqiperi AL
(54) Titull
FOSFATAZA ALKALINE QE SYNON KOCKEN, KOMPLETET DHE METODAT E PERDORIMIT TE TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një fosfatazë alkaline që vepron në kockë, që përmban një polipeptid që ka strukturën e mëposhtme: Z-sALP-Y-ndarës-X-Wn-V ku sALP është zona jashtë qelizore e fosfatazës alkaline; ku V mungon, ose është një sekuencë aminoacidi e të paktën një aminoacidi; X mungon, ose është një sekuencë aminoacidi e të paktën një aminoacidi; Y mungon, ose është një sekuencë aminoacidi e të paktën një aminoacidi; Z mungon ose është një sekuencë aminoacidi e të paktën një aminoacidi; Wn është një poliaspartat ose një poliglutamat ku n = 10 deri në 16; dhe ndarësi përmban një zonë të kristalizueshme të fragmentit (Fc) ku sALP është fiziologjikisht aktiv ndaj fosfoetanolaminës (PEA), fosfatit inorganik (PPi) dhe piridoksal 5’-fosfatit (PLP).
2 Fosfataza alkaline e pretendimit 1, ku Fc përmban një zonë CH2, një zonë CH3 dhe një zonë të lidhjes, ose ku Fc është një fragment konstant i një imunoglobuline të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga IgG-1, IgG-2, IgG-3 dhe IgG-4, në mënyrë të preferueshme ku Fc është një fragment konstant i një imunoglobuline IgG-1.
3 Fosfataza alkaline e pretendimit 2, ku Fc është vendosur ashtu sikurse përcaktohet në SEK ID NR: 3.
4 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 3, ku a) sALP përmban mbetjet e amino acidit 23-508 të SEK ID NR: 15, në mënyrë të preferueshme ku sAPL përbëhet nga mbetjet e amino acidit 23-512 të SEK ID NR: 15, ose b) sALP përmban mbetjet e amino acidit 23-508 të SEK ID NR: 18, në mënyrë të preferueshme ku sAPL përbëhet nga mbetjet e amino acidit 23-512 të SEK ID NR: 18, ose c) sALP përmban mbetjet e amino acidit 18-498 të SEK ID NR: 16, në mënyrë të preferueshme ku sAPL përbëhet nga mbetjet e amino acidit 18-502 të SEK ID NR: 16, ose d) sALP përmban mbetjet e amino acidit 18-498 të SEK ID NR: 19, në mënyrë të preferueshme ku sAPL përbëhet nga mbetjet e amino acidit 18-502 të SEK ID NR: 19.
5 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 në 4, ku sALP është zona jashtëqelizore e fosfatazës alkaline ind-jospecifike.
6 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 5, ku Wn është një poliasparat ku n= 10.
7 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 6, ku Z mungon dhe/ose ku V mungon.
8 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 7, ku a) Y është dy mbetje amino acidi, në mënyrë të preferueshme, ku Y është leucinë-lizinë; dhe/ose b) X është dy mbetje amino acidi, në mënyrë të preferueshme ku X është leucinë-lizinë;
9 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 8, që përmban polipeptidin në një formë që përmban një dimer.
10 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 7, ku fosfataza alkaline në fjalë përbëhet nga polipeptidi në fjalë, dhe ku Z dhe V mungojnë.
11 Një përbërje farmaceutike që përmban fosfatazën alkaline të secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 10 dhe një mbajtës (transportues) të pranueshëm nga pikpamja farmaceutike, në mënyrë të preferueshme ku mbajtësi (transportuesi) i pranueshmëm nga pikëpamja farmaceutike është një salinë, më e preferueshme, ku fosfataza alkaline është në një formë të liofilizuar.
12 Fosfataza alkaline e secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 10, ose përbërja farmaceutike e pretendimit 11, për tu përdorur si një ilaç, në mënyrë të preferueshme, ku fosfataza alkaline është në formën e një dozë ditore prej rreth 0.2 deri në 20 mg/kg, ose një doze javore prej rreth 1.4 deri në 140 mg/kg.
13 Një acid nukleik i izoluar, që përmban ose përbëhet nga një sekuencë që kodon polipeptidin e përcaktuar në secilin prej pretendimeve nga 1 deri në 8.
14 Një vektor i shprehjes rekombinante, që përmban acidin nukleik të pretendimit 13.
15 Një vektor virusi i shoqëruar me adeno rekombinant, që përmban acidin nukleik të pretendimit 13.
16 Një qelizë bartëse rekombinante e izoluar e transformuar ose e transfektuar me vektorin e pretendimit 14 ose 15.
17 Një metodë për prodhimin e fosfatazës alkaline të secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 10, që përfshin kultivimin/kolonizimin e qelizës bartëse të pretendimit 16, në kushte të përshtatëshme për të nxitur shprehjen e fosfatazës alkaline, dhe përftimin e fosfatazës nga mjedisi i kulturës, në mënyrë të preferueshme, ku qeliza bartëse është një qelizë L, qelizë C127, qelizë 3T3, qelizë BHK, qelizë COS-7, ose qelizë e vezores së brejtësit Kinez (CHO), më e preferueshme ku qeliza bartëse është një qelizë e vezores së brejtesit Kinez (CHO), më e preferueshme akoma, ku qeliza bartëse është një qelizë CHO-DG44.
18 Një komplet që përmban fosfatazën alkaline, ashtu siç përcaktohet në secilin prej pretendimeve nga 1 deri në 10, dhe udhëzimet për përdorim në një metodë për të korrigjuar ose parandaluar një fenotip hipofosfataze (HPP).
19 Një fosfatazë alkaline, ashtu siç përcaktohet në secilin prej pretendimeve nga 1 deri në 10, për tu përdorur në një metodë për të korrigjuar, ose parandaluar të paktën një fenotip hipofosfataze (HPP) në një subjekt në nevojë.
20 Fosfataza alkaline për tu përdorur sipas pretendimit 19, ku a) subjekti ka të paktën një fenotip HPP, në mënyrë të preferueshme ku i) të paktën njëri fenotip HPP përfshin një krizë të lidhur me HPP-në, ose ii) të paktën njëri fenotip HPP përfshin humbje të parakohëshme të dhëmbëve të qumështit, ose iii) të paktën njëri fenotip HPP përfshin mineralizimin jo të plotë të kockës, në mënyrë të preferueshme, mineralizimi jo i plotë i kockës është mineralizim jo i plotë i kockës së femurit, ose mineralizim jo i plotë i kockës tibiale, ose mineralizim jo i plotë i kockës metatarsale, ose mineralizim jo i plotë i kockës së brinjës, ose iv) të paktën njëri fenotip HPP përfshin nivele të larta gjaku dhe/ose urine të pirofosfatit inorganik (PPi), ose v) të paktën njëri fenotip HPP përfshin nivele të larta gjaku dhe/ose urine të fosfoetanolaminës (PEA), ose vi) të paktën njëri fenotip HPP përfshin nivele të larta gjaku dhe/ose urine të piridoksal 5’-fosfatit (PLP), ose vii) të paktën njëri fenotip HPP përfshin shtim të papërshtatshëm të peshës, ose viii) të paktën njëri fenotip HPP përfshin rakit,ose ix) të paktën njëri fenotip HPP përfshin dhimbje të kockave, ose x) të paktën njëri fenotip HPP përfshin depozitimin e kristaleve të dihidratit të pirofosfatit të kalciumit, ose xi) të paktën njëri fenotip HPP përfshin aplazi, hipoplazi ose displazi të mbushjes dentare.
21 Fosfataza alkaline për tu përdorur sipas pretendimit 19 ose 20, ku subjekti në nevojë të saj ka a) HPP foshnjore; ose b) HPP fëmijënore; ose c) HPP perinatale; ose d) HPP të rrituri; ose e) HPP odontohipofosfatazie.
22 Fosfataza alkaline për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve nga 19 deri në 21, ku përdorimi përfshin transfektimin e një qelize tek subjekti me një acid që kodon fosfatazën alkaline, në veçanti ku qeliza transfektuese është krijuar in vitro në mënyrë të tillë që, fosfataza alkaline është shprehur dhe sekretuar në një formë aktive dhe është futur tek subjekti me qelizën në fjalë.
23 Fosfataza alkaline për tu përdorur sipas secilit prej pretendimeve nga 19 deri në 21, ku përdorimi përfshin injektimin intravenoz, ose subkutan (nën lëkurë) të fosfatazës alkaline tek subjekti.