Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
2844
2009.07.28
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.11.19
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2008/2898
2009.03.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2009.04.02
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04105914.8
2004.11.19
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1536077
2008.10.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
EP | 3104329 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Veehuis Beheer B.V. | Jan Platstraat 60, 1132 HH Volendam NL |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Veerman, Albertus, Theodorus, Gerardus | Jan Platstraat 60 1132 HH, Volendam , NL |
Simons, Aije, Jacob | Noordeinde 90 1131 GE, Volendam , NL |
Bos, Bernardus, Johannes | Weereweg 79 1732 LK, Lutjewinkel , NL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa | Qyteti | Kodi |
---|---|---|---|
Eno DODBIBA | Rr. Naim FRASHERI, Pall 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Albania | AL | |
Eno DODBIBA | Rr. Naim FRASHERI, Pall 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Albania | AL |
(54) Titull
METODE PER KONSTRUKSIONIN E NJE NDERTESE, NDERTESA, DHE ELEMENT MURI PER PERDORIM NE TE.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një metodë për konstruksionin e një ndërtese, që përfshin hapat e mëposhtëm: sigurimin e një skeleti për ndërtesën, ku ky skelet përfshin elemente vertikale për ndërtim (1; 29), si kolona ose mure ndarës duke vendosur të paktën një element muror izolues të nxehtësisë dhe ngadalësues të zjarrit me peshë të vogël (2) ndërmjet çdo çifti fqinjë të elementeve vertikal për ndërtim, të cilët janë pozicionuar para se elementet murore të vendosen, në mënyrë të tillë që elementet murore të mbushin plotësisht hapësirën midis elementeve vertikale, duke vendosur në pjesën e brendshme dhe të jashtme të elementeve murore (2) dhe të paktën në pjesën e jashtme të elementeve vertikale për ndërtim (1; 29) një shtresë mbuluese (7, 8) për të siguruar të paktën një sipërfaqe murore kryesisht të mbyllur; kjo shtresë mbuluese ka veti të sigurojë të paktën rezistencë ndaj zjarrit për të tërë murin. |
2 | Metoda e pretendimit 1, ku elementet vertikale të ndërtimit janë të parafabrikuar, si kolona (1) çeliku, druri ose betoni të parafabrikuar, që janë pozicionuar para se elementet murore të jenë vendosur; elementet murore të afërta preferohet të qëndrojnë ngjitur për të formuar një sipërfaqe të mbyllur të murit, veçanërisht në pjesën e jashtme të ndërtesës. |
3 | Metoda e pretendimit 2, ku pjesë shtesë (5) janë vendosur ngjitur me kolonat (1') për të mbushur ndonjë hapësirë midis kolonave dhe elementeve murore. |
4 | Metoda e cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku elementet murore izoluese të nxehtësisë me peshë të vogël (18) janë vendosur dhe ndërlidhur, si dhe mbështetur nëse nevojitet, dhe më pas është derdhur material mbushës strukturor, si beton, në elementët shtrues për të formuar një dysheme. |
5 | Metoda e cilitdo prej pretendimeve të mësipërme, ku, pasi të jenë ndërtuar muret e jashtme, muret përpunohen për formimin e vrimave dhe hapësirave për vendosjen e dyerve, dritareve, fijeve elektrike, etj. |
6 | Metoda e pretendimit 1, ku elementet ndërtuese vertikale janë mure ndarëse (29) midis hapësirave të afërme të ndërtimit, ku elementet murore me peshë të vogël (2) shtrihen në hapësirën midis mureve ndarëse. |
7 | Metoda e pretendimit 6, ku kolona ndihmëse (31) janë ngjitur në skeletin e ndërtesës dhe janë integruar me elementet murore (2) |
8 | Një ndërtesë që përfshin: një skelet për një mur të jashtëm ndërtimi të skeletit të lartpërmendur duke përfshirë të paktën elemente ndërtuese vertikale (1; 29), të paktën një element muror izolues të nxehtësisë dhe ngadalësues të zjarrit me peshë të ulët (2) ndërmjet çdo çifti fqinjë të elementeve vertikal të ndërtimit duke mbushur plotësisht hapësirën midis elementeve vertikale për ndërtim, një shtresë mbuluese (7, 8) e vendosur në secilën anë të elementeve murore dhe të paktën në pjesën e jashtme të elementeve ndërtuese vertikale për të dhënë sipërfaqe kryesisht të mbyllura të mureve; shtresa mbuluese ka veti t'i japë të paktën rezistencë ndaj zjarrit murit të përfunduar; shtresa mbuluese në sipërfaqen e brendshme të murit përfshin një shtresë prej llaçi rezine të modifikuar dhe duke preferuar një shtresë të sipërme prej allçie; shtresa mbuluese në sipërfaqen e jashtme të murit përfshin një shtresë bazë prej llaçi rezine të modifikuar duke preferuar një shtresë të sipërme prej llaçi mineralesh. |
9 | Ndërtesa e pretendimit 8, ku shtresa mbuluese përfshin një shtresë përforcuese, si një mushama e thurur, rrjetë apo gjëra të ngjashme, dhe duke preferuar një shtresë të përforcuar me fibër. |
10 | Ndërtesa e pretendimit 8 ose 9, ku shtresa mbuluese në sipërfaqen e brendshme të murit përfshin një shtresë bazë prej llaçi rezine të modifikuar, duke preferuar një shtresë të sipërme prej allçie, ndërsa shtresa mbuluese në sipërfaqen e jashtme të murit përfshin një shtresë bazë prej llaçi rezine të modifikuar duke preferuar një shtresë të sipërme prej llaçi mineralesh. |
11 | Ndërtesa e pretendimit 9 ose 10, ku shtresa përforcuese në sipërfaqen e brendshme të murit vendoset në shtresën e sipërme, ndërsa shtresa përforcuese në sipërfaqen e jashtme të murit vendoset në shtresën bazë. |
12 | Ndërtesa e një prej pretendimeve 8-11, që përfshin të çara midis elementeve ndërtuese vertikale, ku këto të çara mbyllen me dyer, dritare etj. |
13 | Ndërtesa e një prej pretendimeve 8-12, që përfshin një dysheme, të ndërtuar elemente të ndërlidhur me peshë të vogël, izoluese dhe vonuese të zjarrit dhe material mbushës betoni të derdhur mbi elementet e dyshemesë, ku ndërlidhja preferohet të jetë me profile të holla çeliku. |
14 | Element muror për një ndërtesë sipas cilitdo prej pretendimeve 8-13, ku elementi muror ndërtohet nga një material me peshë të vogël, izolues dhe vonues i zjarrit, si polistiren i modifikuar ose karton; elementi muror ka një trashësi afërsisht 200 - 400 mm, duke preferuar afërsisht 300 mm, dhe që është kryesisht drejtkëndësh me një lartësi dhe gjerësi prej më shumë se 2 mm, duke preferuar afërsisht 3 x 2,5 m deri në 3 x 6 m; elementi pajiset në të gjitha skajet me një buzë që shtrihet lateralisht nga elementi dhe është në të njëjtin nivel me njërin skaj të elementit; skajet e elementit muror kanë një konfiguracion të shkallëzuar që përfshin të paktën dy shkallë. |