Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8755
2019.12.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.06.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/736
2019.10.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.12.30
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15742414.4
2015.06.03
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3151921
2019.08.28
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201462082980 |
| US | 201462008945 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07; 61; 61
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Bristol-Myers Squibb Company | Route 206 and Province Line Road |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| KORMAN, Alan J. | 700 Bay Road , Redwood City, CA 94063 , US |
| WONG, Susan | 700 Bay Road , Redwood City, California 94063 , US |
| HAN, Michelle, Minhua | 700 Bay Road , Redwood City, CA 94063 , US |
| HUANG, Haichun | 700 Bay Road , Redwood City, California 94063 , US |
| SRINIVASAN, Mohan | 700 Bay Road , Redwood City, CA 94063 , US |
| CHAKRABORTY, Indrani | 700 Bay Road , Redwood City, CA 94063 , US |
| SELBY, Mark J. | 700 Bay Road , Redwood City, CA 94063 , US |
| CHEN, Guodong | Route 206&Province Line Road , Princeton, NJ 08543 , US |
| HENNING, Karla | 700 Bay Road , Redwood City, CA 94063 , US |
| WANG, Changyu | 32264 Ashley Way , Union City, CA 94587 , US |
| HUANG, Richard | Route 206&Province Line Road , Princeton, NJ 08543 , US |
| LONBERG, Nils | 700 Bay Road , Redwood City, CA 94063 , US |
| LI, Huiming | 100 Beaver Street , Waltham, MA 02453 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | Rr. "Nikolla Tupe", N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
| Fatos DEGA | Rr. "Nikolla Tupe", N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
(54) Titull
ANTITRUPA KUNDËR RECEPTORIT TË FAKTORIT TË NEKROZËS TUMORALE TË INDUKTUAR NGA GLUKOKORTIKOIDI (GITR) DHE PËRDORIMET E TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një antitrup monoklonal i izoluar, që lidhet te receptori TNF njerëzor (human) i induktuar nga glukokortikoidi (GITR), që përmban sekuencat e zinxhirit të rëndë CDR1, CDR2, dhe CDR3 që përmbajnë përkatësisht numrat SEQ ID: 20, 21, dhe 22, dhe sekuencat e zinxhirit të lehtë CDR1, CDR2, dhe CDR3 që përmbajnë përkatësisht numrat SEQ ID: 23, 24, dhe 25. |
| 2 | 2. Antitrupi sipas pretendimit 1, ku antitrupi përmban një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përmban sekuencën e përcaktuar në SEQ ID NO: 13 dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë që përmban sekuencën e përcaktuar në SEQ ID NO: 14. |
| 3 | 3. Antitrupi sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, ku antitrupi stimulon një përgjigje antigjen-specifike të qelizës T. |
| 4 | 4. Antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku antitrupi lidhet te membrana lidhëse e GITR njerëzor me KD prej 1 nM ose më pak e matur sipas analizës Scatchard. |
| 5 | 5. Antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-4, ku antitrupi lidhet te PTGGPGCGPGRLLLGTGT (SEQ ID NO: 217) dhe CRDYPGEE (SEQ ID NO: 218) e GITR (SEQ ID NO: 4) njerëzor madhor, përcaktuar me HDX-MS. |
| 6 | 6. Antitrupi sipas pretendimit 1, ku antitrupi përmban sekuencat e zinxhirit të rëndë dhe të lehtë që përmbajnë sekuencat aminoacide të përcaktuara në numrat SEQ ID: 15 dhe 16, përkatësisht. |
| 7 | 7. Antitrupi sipas pretendimit 1, ku antitrupi përmban sekuencat e zinxhirit të rëndë dhe të lehtë që përmbajnë sekuencat aminoacide të përcaktuara në numrat SEQ ID: 17 dhe 19, përkatësisht. |
| 8 | 8. Antitrupi sipas pretendimit 1, ku antitrupi përmban sekuencat e zinxhirit të rëndë dhe të lehtë që përmbajnë sekuencat aminoacide të përcaktuara në numrat SEQ ID: 18 dhe 19, përkatësisht. |
| 9 | 9. Antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-5, ku antitrupi është një antitrup IgG1, një antitrup IgG2, ose një antitrup IgG4. |
| 10 | 10. Antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-9, ku antitrupi është një antitrup njerëzor (human) ose i humanizuar. |
| 11 | 11. Një acid nukleik që kodon zinxhirin e rëndë dhe të lehtë, ose rajonet e ndryshueshme të tyre, të antitrupit sipas cilitdo prej pretendimeve 1-10. |
| 12 | 12. Një vektor shprehjeje që përmban molekulën e acidit nukleik sipas pretendimit 11. |
| 13 | 13. Një qelizë bujtëse e izolouar e transformuar me (i) një vektor shprehjeje sipas pretendimit 12 ose (ii) një vektor shprehjeje që përmban një acid nukleik që kodon zinxhirin e rëndë të antitrupit sipas cilitdo prej pretendimeve 1-10 dhe një vektor shprehjeje më vete që përmban një acid nukleik që kodon zinxhirin e lehtë të antitrupit sipas cilitdo prej pretendimeve 1-10. |
| 14 | 14. Një përbërje që përmban antitrupin sipas cilitdo prej pretendimeve 1-10, dhe një transportues (bartës). |
| 15 | 15. Përbërja sipas pretendimit 14, që përmban edhe një ose më shumë terapeutikë shtesë. |
| 16 | 16. Përbërja sipas pretendimit 15, ku një ose më shumë terapeutikët shtesë përzgjidhen nga grupi i përbërë nga: një antitrup anti-PD1 antibody, një antitrup anti-LAG-3, një antitrup anti-CTLA-4, një antitrup anti-PD-L1, dhe kombinime të tyre. |
| 17 | 17. Antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1-10 për përdorim në një metodë për mjekimin e kancerit. |
| 18 | 18. Antitrupi për përdorim në një metodë sipas pretendimit 17, që përfshin edhe administrimin e një ose më shumë terapeutikëve shtesë. |
| 19 | 19. Antitrupi për përdorim në një metodë sipas pretendimit 18, ku terapeutiku shtesë është një antitrup anti-PD1, një antitrup anti-LAG-3, një antitrup anti-CTLA-4, ose një antitrup anti-PD-L1. |