Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8749
2019.12.17
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.10.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/720
2019.10.14
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2020.01.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14809522.7
2014.10.30
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3063488
2019.08.07
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20131806 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 27; 28; 28; 28; 28; 03
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| FONDITAL S.p.A. | Via Cerreto 40 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FUSI, Fabio | Via Siano, 55/c , I-25072 Bagolino , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL |
| Vladimir NIKA | Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL |
(54) Titull
RADIATOR ME TUBA PER NGROHJE DHE METODA PER PRODHIMIN E NJE RADIATORI ME TUBA PER NGROHJE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Radiator me tuba (1) për ngrohje, që përfshin një palë shina (2), të pajisura me vrima të shumta përkatëse (13) të vendosura në mënyrë aksiale larg njëra prej tjetrës përgjatë shinave (2) dhe që kanë hapjet përkatëse hyrëse të përparme (15) në një sipërfaqe të jashtme (11) të shinës (2); dhe me shumë tuba (3) të pozicionuar midis shinave (2) dhe të bashkuar me shinat (2) në skajet përkatëse aksiale (21) të tubave (3), të futur në vrimat përkatëse (13); skajet (21) e tubave (3) lidhen te shinat (2) përmes bashkimeve përkatëse me ndërhyrje mekanike (30); secila vrimë (13) përmban një pjesë të jashtme (17), pranë hapjes (15) dhe përcakton një fole (14); dhe një pjesë të brendshme (18), ngjitur me një dhomë të brendshme gjatësore (6) të shinës (2); secili bashkim (30) formohet nga një pjesë bashkuese (24), e pozicionuar në një skaj (21) të tubit (3); dhe me një fole (14); ku pjesa bashkuese (24) është futur me ndërhyrje radiale në folenë (14), ku pjesa bashkuese (24) dhe foleja (14) janë në kontakt me njëra-tjetrën në sipërfaqet unazore respektive që shtrihen aksialisht përgjatë një aksi (B) të tubit (3) dhe të dyja thelbësisht cilindrikë rreth aksit (B); dhe në atë që çdo bashkim (30) është gjithashtu i izoluar ndaj lëngjeve dhe çdo fund (21) është fiksuar në mënyrë fikse në folenë përkatëse (14); ku secila pjesë bashkuese (24) përmban një zonë ndërhyrjeje thelbësisht cilindrike (26); dhe pjesa e jashtme (17) dhe pjesa e brendshme (18) e secilës vrimë (13) që janë në thelb cilindrike dhe paralele me aksin (B), kanë diametër të ndryshëm, dhe bashkohen me një të dalë unazore (20) me drejtim nga hapja (15) dhe në thelb pingul me aksin (B); pjesa bashkuese (24) dhe foleja (14) janë në kontakt përmes zonës së ndërhyrjes (26) dhe pjesës së jashtme të sipërpërmendur (17), të dyja cilindrike, zona e ndërhyrjes (26) ka një diametër të tillë që të futet me ndërhyrje radiale te foleja (14), në mënyrë që të bashkohet tubi (3) me shinën (2) në mënyrë mekanike; karakterizuar në atë që secila pjesë bashkuese (24) është të paktën pjesërisht e drejtuar drejt skajit (21) të tubit (3), ku secila pjesë bashkuese (24) përmban një zonë të pjerrët (25) duke filluar nga një skaj i lirë i përparëm (22) i tij, duke u konvergjuar drejt skajit të përparëm të lirë (22) të pjesës bashkuese (24), dhe ku vrimat (13) bëhen përmes një pjese baze solide (7) të një muri anësor (5) të secilës shinë (2), midis sipërfaqeve të kundërta (11, 12) të pjesës bazë (7), dhe gjatë trashësisë të pjesës bazë (7) të murit anësor (5); dhe ku secili skaj (21) i tubave (3) është ngjitur përgjithmonë në folenë përkatëse (14) me anë të një shtrese ngjitëse (31), të vendosur rreth pjesës bashkuese (24) për të formuar një element izolimi unazor të vazhdueshëm (34 ); ose me anë të një thepi (37) nga materiali i tubit (3) dhe/ose shinës (2), thepi (37) pozicionohet rreth një skaji periferik (36) të hapjes (15) dhe në mënyrë fikse bashkon tubin (3) në shinën (2) në mënyrë të izoluar nga lëngu. |
| 2 | 2. Radiator sipas pretendimit 1, ku buza ballore fundore e lirë (22) e pjesës bashkuese (24) fiksohet tek e dala (20). |
| 3 | 3. Radiator sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku zona e pjerrët (25) dhe zona e ndërhyrjes (26) janë të lidhura nga një zonë lidhëse (27), e pjerrët drejt zonës së pjerrët (25), por që ka më pak konicitet se sa zona e pjerrët (25). |
| 4 | 4. Radiator sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku secili skaj (21) është ngjitur në folenë përkatëse (14), me anë të një shtrese ngjitëse (31) të aplikuar midis një sipërfaqe anësore të jashtme (32) të pjesës bashkuese (24) dhe një sipërfaqe anësore të brendshme (33) të folesë (14) dhe e vendosur rreth pjesës bashkuese (24) për të formuar një element izolues unazor të vazhdueshëm (34). |
| 5 | 5. Radiator sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku secila vrimë (3) ka një ngushtim (19) midis pjesës së jashtme (17) dhe pjesës së brendshme (18); dhe të paktën disa vrima (13) të secilës shinë (2) kanë ngushtime të diferencuara (19), d.m.th. kanë seksione të ndryshme tërthore, në varësi nga pozicioni i vrimave (13) përgjatë shinës (2). |
| 6 | 6. Radiator sipas pretendimit 5, ku vrimat (13) kanë pjesë të jashtme (17) në thelb të gjitha njësojë, dhe kanë pjesë të brendshme (18) me diametër të ndryshëm në varësi të pozicionit përgjatë shinës (2). |
| 7 | 7. Metodë për prodhimin e një radiatori me tuba (1) për ngrohje e tipit që përfshin një palë shina (2), të pajisura me vrima të shumta (13) përkatëse të vendosura në mënyrë aksiale në distancë nga njëra-tjetra përgjatë shinave (2); dhe me tuba të shumtë (3) të vendosur midis shinave (2) dhe të bashkuar me shinat (2) në skajet përkatëse aksiale (21), të futura në vrimat përkatëse (13); metodë që përfshin: - një fazë për të siguruar një palë shina (2), që kanë vrima të shumta përkatëse (13) të vendosura në mënyrë aksiale, larg njëra-tjetrës përgjatë shinave (2) dhe që ka foletë përkatëse (14) për futjen e skajeve përkatëse (21) të tubave (3) dhe kanë hapjet përkatëse hyrëse të përparme (15) në një sipërfaqe të jashtme (11) të një shine (2); vrimat (13) janë bërë përmes një pjese baze solide (7) të një muri anësor (5) të secilës shinë (2), ndërmjet sipërfaqeve të kundërta (11, 12) të pjesës bazë (7) dhe gjatë trashësisë së pjesës bazë (7) të murit anësor (5); secila vrimë (13) që përmban një pjesë të jashtme (17), pranë hapjes (15) përcakton një fole (14); dhe një pjesë e brendshme (18), pranë me një dhomë të brendshme gjatësore (6) të shinës (2); pjesa e jashtme (17) dhe pjesa e brendshme (18) e secilës vrimë (13) janë dukshëm cilindrike dhe paralele me aksin (B), me diametër të ndryshëm, dhe bashkohen me një të dalë unazore (20) karshi hapjes (15) dhe në thelb pingul me aksin (B); - një fazë për të patur tuba të shumtë (3), që kanë pjesët përkatëse bashkuese (24), të pozicionuara në skajet përkatëse (21) të tubave (3) dhe të paktën pjesërisht të drejtuar drejt skajeve përkatëse (21) të tubave ( 3); - një fazë për të patur secilën pjesë bashkuese (24) me të paktën një zonë të pjerët (25), me konvergjim drejt një skaji të përparëm të lirë (22) të pjesës bashkuese (24), dhe me një zonë ndërhyrje (26), në mënyrë thelbësore cilindrike në formë; - një fazë montimi, ku tubat (3) janë bashkuar në shinat (2) për të formuar një montim (50), duke futur pjesët bashkuese (24) në foletë përkatëse (14) përmes hapjeve përkatëse të hyrjes së përparme (15 ) të vrimave (13) dhe duke bashkuar secilën pjesë bashkuese (24) me folenë përkatëse (14) në mënyrë mekanike, duke bërë kështu një bashkim mekanik korrespondues (30); pjesa bashkuese (24) futet me ndërhyrje radiale në fole (14), dhe pjesa bashkuese (24) dhe foleja (14) janë në kontakt me njëra-tjetrën në sipërfaqet përkatëse unazore që shtrihen aksialisht përgjatë një aksi (B) të tubit (3) dhe të dyja në mënyrë cilindrike në lidhje me aksin (B); në fazën e montimit, pjesa bashkuese (24) dhe foleja (14) sillen në kontakt nga zona e ndërhyrjes në fjalë (26) dhe pjesa e jashtme (17), të dyja në mënyrë cilindrike, dhe zona e ndërhyrjes (26) që ka një diametër të tillë që të futet me ndërhyrje radiale në fole (14), në mënyrë që të bashkohet tubi (3) në shinën (2) mekanikisht; faza e montimit që rezulton bënë që tubat (3) të fiksohen në shinat (2), për shkak të ndërhyrjes mekanike midis pjesëve bashkuese (24) dhe vendeve përkatëse (14), kështu që montimi (50) realizohet me lehtësi , pa mjete ndihmëse shtesë; - një fazë izolimi, ku bashkimet (30) izolohen ndaj lëngjeve dhe secili fund (21) është i fiksuar në folenë përkatëse (14) me anë të një shtrese ngjitëse (31), të vendosur rreth pjesës bashkuese (24) për të formuar një element izolimi unazor të vazhduar (34); ose një thep (37) nga materiali i tubit (3) dhe/ose shinës (2), thepi (37) pozicionohet rreth një skaji periferik (36) të hapjes (15) dhe në mënyrë fikse bashkon tubin (3) në shinën (2) në mënyrë të izoluar nga lëngu. |
| 8 | 8. Metodë sipas pretendimit 7, ku faza e sigurimit të pjesës bashkuese (24) me të paktën një zonë të pjerrët (25), që konvergon drejt një skaji të përparëm të lirë (22) të pjesës bashkuese (24), dhe me një zonë ndërhyrje (26), në thelb cilindrike në formë, realizohet me heqje materiali. |
| 9 | 9. Metodë sipas pretendimit 7 ose 8, ku në fazën e montimit, pjesa bashkuese (24) futet në folenë (14) derisa skaji i lirë i përparmë (22) të takoj të dalën (20). |
| 10 | 10. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 9, që përfshin një fazë për të siguruar, veçanërisht me heqje materiali me punim mekanik, te pjesa bashkuese (24) një zonë lidhëse (27), e cila bashkohet me zonën e pjerrët (25) dhe zonën e ndërhyrjes (26) dhe inklinohet drejt zonën së pjerrët (25), por ka më pak konicitet sesa zona e pjerrët (25). |
| 11 | 11. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 10, ku vrimat (13) realizohen në pjesën e jashtme të përmendur (17) dhe pjesën e brendshme të përmendur (18) dhe kanë diametra të ndryshëm me anë të makinerive të shpimit. |
| 12 | 12. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 11, që përfshin një fazë të parë të përpunimit të tubit (3), me heqje materiali me punim mekanik, për të bërë pjesën bashkuese (24). |
| 13 | 13. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 12, që përfshin një fazë të dytë të përpunimit të shinës (2) për të formuar vrimat (13) në shinë (2). |
| 14 | 14. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 13, ku faza e izolimit përmban një fazë të ngjitjes së çdo skaji (21) të tubave (3) në folenë përkatëse (14), me anë të një shtrese ngjitëse (31) aplikuar ndërmjet një sipërfaqe anësore të jashtme (32) të pjesës bashkuese (24) dhe një sipërfaqe të brendshme laterale (33) të folesë (14) dhe e vendosur rreth pjesës bashkuese (24) për të formuar një element izolimi unazor të vazhdueshëm (34). |
| 15 | 15. Metodë sipas pretendimit 14, ku faza e izolimit përfshin një fazë trajtimi me nxehtësi për të arritur polimerizimin /ndërlidhjen seksionale të ngjitësit dhe në këtë mënyrë të përfundojë izolimin e papërshkueshëm nga uji të secilit bashkim (30). |
| 16 | 16. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 13, ku faza e izolimit përfshin një proces saldimi, në veçanti saldim me lazer, ose me shkrirje termoelektrike, me shtesë materiali; procesi i saldimit ose procesi i shkrirjes termoelektrike kryhet për secilin bashkim (30), pa shtuar material të jashtëm, përgjatë një skaji periferik (36) të hapjes (15) për formimin e një thepi (37) në materialin e tubit ( 3) dhe/ose në shinën (2), rreth skajit periferik (36); thepi (37) bashkon fort tubin (3) në shinën (2) në mënyrë të izoluar ndaj lëngut. |
| 17 | 17. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 16, ku faza e montimit përfshin: - vendosjen e shinave (2) karshi me njëra-tjetrën, me serinë përkatëse të foleve (14) në rradhë; - vendosjen e tubave (3) midis shinave (2) dhe rradhitjen e secilit tub (3) me një palë folesh (14) të formuara në shinat përkatëse (2); - futjen e pjesëve bashkuese (24) të secilit tub (3) në foletë përkatëse (14) të shinave (2); - presimin e shinave (2) drejt njëra tjetrës, dhe futja e pjesëve bashkuese (24) në foletë përkatëse (14) derisa secila pjesë bashkuese (24) të çiftëzohet me folenë përkatëse (14) me ndërhyrje mekanike. |
| 18 | 18. Metodë sipas pretendimit 17, ku faza e montimit përfshin: - vendosjen e shinave (2) në udhëzuesit përkatës (40A, 40B) të lëvizshëm në lidhje me njëri-tjetrin, dhe tubat (3) në një bazament (44) të pajisur me fole montimi (45) që mbajnë tubat (3) në një konfigurim të paracaktuar, në largësi nga njëri-tjetri; - vendosjen e bazamentit (44) midis udhëzuesve (40A, 40B), me tubat (3) të rradhitur me çiftet përkatëse të foleve (14) në shinat karshi (2); - shtytjen e udhëzuesve (40A, 40B) drejt njëri-tjetrit dhe ushtrimi i presionit për montimin e tubave (3) te shinat (2). |
| 19 | 19. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 18, ku të gjitha tubat (3) montohen te shinat (2) në një fazë të vetme. |
| 20 | 20. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 19, ku secila vrimë (3) ka një ngushtim (19) midis pjesës së jashtme (17) dhe pjesës së brendshme (18); dhe metoda përfshin një fazë për të bërë, përmes shpimit me makineri, vrimat (13) në shinat (2) që kanë ngushtica të diferencuara (19), d.m.th. që kanë seksione të ndryshme tërthore, në varësi të pozicionit të vrimave (13 ) përgjatë shinës (2). |
| 21 | 21. Metodë sipas pretendimit 20, ku vrimat (13) kanë pjesë të jashtme (17) në thelb të gjitha njësojë, ndërkohë që kanë pjesë të brendshme (18) me diametër të ndryshëm në varësi të pozicionit përgjatë shinës (2). |
| 22 | 22. Metodë sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 21, ku shinat (2) dhe tubat (3) realizohen prej alumini ose lidhje alumini me proces ekstrudimi. |