Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8528
2019.12.16
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2037.12.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/650
2019.09.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.12.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
17207030.2
2017.12.13
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3385488
2019.06.19
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| BE | 201705243 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 06; 06
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| HARINCK, naamloze vennootschap | Heirweg 95 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| DE MUNSTER, Franck | Parkstraat 15 , 8710 Wielsbeke , BE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
(54) Titull
KANAT DERE ME PLLAKË DHE KASË PLLAKE PËR NJË KANAT DERË TË TILLË
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Kanat dere që përmban një kornizë (4) dhe një pllakë dere (5) me një fletë ballore (6) dhe një fletë të pasme (7) dhe mundësisht një fletë të ndërmjetme midis të dyjave, ku korniza (4) është bërë prej profilesh tradicionale (9) me një mur ballor (10) dhe mur të pasëm (11), respektivisht në ballë dhe pas kornizës (4), një mur të brendshëm (12) dhe një mur të jashtëm (13), respektivisht në anën e brendshme dhe në anën e jashtme të kornizës (4), dhe në murin e brendshëm (12) të profileve (9) një buzë me pamje për brenda (14) për të formuar një të thelluar lidhëse (15) dhe ku fleta ballore (6) vendoset përkundrejt ballit të kornizës (4), duke mbuluar ballin e kornizës (4) të paktën pjesërisht, që karakterizohet në atë që fleta ballore (6) lidhet tek korniza (4) me anën e një ose më shumë pjesëve çiftosëse të para (18a) të lidhura tek fleta ballore (6) dhe të lidhura nga një ose më shumë pjesë çiftosëse të dyta kooperuese (18b) të lidhura në fletën e pasme (7) ose në fletën e ndërmjetme (24), ku pjesët çiftosëse të para (18a) dhe pjesët çiftosëse të dyta (18b) parashikohet të tërheqin ose të shyjnë njëra tjetrën në mënyrë magnetike, në një mënyrë të të tillë që fleta e pasme (7) ose fleta e ndërmjetme (24) të kapet pas buzës së sipërpërmendur (14) nga bashkëpunimi magnetik i pjesëve çiftosëse dhe lidhet me të sa që një lëvizje ndërmjet pjesëve çiftosëse (18a, 18b) lejohet në një drejtim (Y-Y') paralel me sipërfaqen e fletës ballore (6). |
| 2 | 2. Kanat dere sipas pretendimit 1, që karakterizohet në atë që fleta ballore (6) mbulon plotësisht murin ballor (10) të kornizës (4). |
| 3 | 3. Kanat dere sipas pretendimit 1 ose 2, që karakterizohet në atë që, përveç pjesëve çiftosëse (18a, 18b) që kooperojnë në mënyrë magnetike, nuk kërkohen mjete të mbajnë fletën ballore (6) përkundrejt kornizës (4). |
| 4 | 4. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që pjesët çiftosëse të para (18a) ose të paktën një pjesë e tyre vendosen në të pasmen e fletës ballore (6). |
| 5 | 5. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që pjesët çiftosëse të dyta (18b) ose të paktën një pjesë e tyre vendosen në anë të fletës së pasme (7) përballë fletës ballore (6) ose fletës së ndërmjetme (24), nëse e pranishme, dhe kjo në një distancë përgjatë anës së brendshme të buzës me pamje për brenda (14) të sipërpërmendur të kornizës (4). |
| 6 | 6. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që çdo palë e pjesëve çiftosëse të para ose të dyta (18a, 18b) të paktën njëra pjesë çiftosëse është një magnet permanent, ndërsa pjesa çiftosëse tjetër bëhet prej një materiali që tërhiqet ose shtyhet nga një magnet. |
| 7 | 7. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që pjesët çiftosëse të para (18a) ose të paktën një pjesë e tyre futen në fletën ballore (6). |
| 8 | 8. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që pjesët çiftosëse të dyta (18b) ose të paktën një pjesë e tyre futen ose vidhosen në fletën e pasme (7) ose në fletën e ndërmjetme (24), nëse e pranishme. |
| 9 | 9. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që dimensionet e fletës së pasme (7) janë pak më të vogla se sa dimensionet e të thelluarës lidhëse (B) të kornizës (4) dhe se e thelluara lidhëse (15) ndërmjet pllakës së derës (5) në të pasmen e kornizës (4) mbulohet me anën e pllakës ose të ristelës dekorative (22). |
| 10 | 10. Kanat dere sipas pretendimit 9, që karakterizohet në atë që ristelat e pllakës (22) lidhen në kornizë (4) në një ulluk të bërë për këtë qëllim në murin e brendshëm (12) të kornizës (4), me ristela pllake (22) të cilat sigurohen me një spesor mbyllës (23) për mbylljen e fletës së pasme (7), ku trashësia e kanatit të derës përbërëse (3) zgjidhet në atë mënyrë që spesorët mbyllës (23) të ristelave të pllakës (22) në gjendje të mbledhur ushtrojnë presion në të pasmen e fletës së pasme (7). |
| 11 | 11. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 8, që karakterizohet në atë që dimensionet e fletës së pasme (7) janë më të mëdha se sa dimesionet e të thelluarës lidhëse (B) të kornizës (4) dhe dimensionet e fletës së ndërmjetme (24) janë më të vogla se sa këto dimensionet e të thelluarës lidhëse (B) të kornizës (4), ku fleta e ndërmjetme (24) i bshkëngjitet buzës (14) nga kooperimi magnetik ndërmjet pjesëve çiftosëse të para dhe të dyta (18a, 18b) dhe fleta e pasme (7) tërhiqet përkundrejt murit të brendshëm (11) të kornizës (4) nga kooperimi magnetik ndërmjet pjesëve çiftosëse të treta dhe të katërta (26a, 26b) që lidhen respektivisht tek fleta e ndërmjetme (24) dhe fleta e pasme (7). |
| 12 | 12. Kanat dere sipas pretendimit 11, që karakterizohet në atë që pjesët çiftosëse të katërta (26b) ose të paktën një pjesë e tyre vendosen të fshehura në anë të fletës së pasme (7) me pamje nga fleta e ndërmjetme (24). |
| 13 | 13. Kanat dere sipas pretendimit 11 ose 12, që karakterizohet në atë që pjesët çiftosëse të katërta (26b) ose të paktën një pjesë e tyre futen në fletën e pasme (7). |
| 14 | 14. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve 11 deri 13, që karakterizohet në atë që fleta e ndërmjetme (24) mbahet në kornizë (4) nga një profil shtesë (27) që shtrihet përkundrejt të pasmes së fletës së ndërmjetme (24) dhe lidhet në murin e brendshëm (12) të kornizës (4). |
| 15 | 15. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve 11 deri 14, që karakterizohet në atë që fleta e pasme (7) mbulon plotësisht murin e brendshëm (11) të kornizës (4) dhe është e palosur sipër anëve (25) që angazhohet mbi harkun e jashtëm të murit të brendshëm (11) të kornizës (4). |
| 16 | 16. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që fleta ballore (6) është një shtresë alumini. |
| 17 | 17. Kanat dere sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, që karakterizohet në atë që fleta e pasme (7) është një shtresë orej alumini ose një shtresë prej së cilës e pasmja sigurohet me një veshje alumini ose PVC-je. |
| 18 | 18. Kasë pllake për mbështjellen e një kanati dere sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 17 duke filluar me një kornizë (4) të bërë prej profilesh tradicionalë (9) me një buzë (14) për të formuar një të thelluar lidhëse (15), që karakterizohet në atë që kjo kasë pllake përmban elementët e mëposhtëm: - një fletë ballore (6) me një ose më shumë pjesë çiftosëse të para (18a) të bashkëngjitura asaj me një distancë nga harku për të fiksuar fletën ballore (6) në kornizë (4); - një fletë e pasme (7) e lirë dhe/ose fletë e ndërmjetme (24) e pajisur me pjesë çiftosëse të dyta (18b), pjesë çiftosëse të dyta 18b) të përmendura të cilat lidhen në fletën e pasme (7) ose në fletën e ndërmjetme (24), me pjesët çiftosëse të dyta (18b) të afta të kooperojnë në mënyrë magnetike me pjesët çiftosëse të para (18a). |