Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8683
2019.12.05
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.12.01
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/609
2019.08.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.12.23
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15813198.7
2015.12.01
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3226944
2019.06.12
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
US | 201462086937 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 61; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Eli Lilly and Company | Lilly Corporate Center |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
MADLAND, Steven Michael | c/o Eli Lilly and CompanyP.O. Box 6288 , Indianapolis, IN 46206-6288 , US |
ATTERBURY, William G. | c/o Eli Lilly and CompanyP.O. Box 6288 , Indianapolis, IN 46206-6288 , US |
LAFEVER, Mark | c/o Eli Lilly and CompanyP.O. Box 6288 , Indianapolis, IN 46206-6288 , US |
HASSENPFLUG, Eric Gustin | c/o Eli Lilly and CompanyP.O. Box 6288 , Indianapolis, IN 46206-6288 , US |
MCKENZIE, Christopher Paul | c/o Eli Lilly and CompanyP.O. Box 6288 , Indianapolis, IN 46206-6288 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
(54) Titull
MEKANIZËM NË FORMË KAPAKU PËR TËRHEQJEN E MBROJTËSES SË GJILPËRËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | 1. Një mekanizëm tërheqës (20) që bashkohet me mbrojtësen (210) e gjilpërës (230) së shiringës (232), ku mbrojtësja zgjatet në drejtim aksial përmes një hapësire në folenë e pajisjes që mban shiringën, i cili përbëhet nga: një komponent shtrëngues (25) me strukturë tubulare (32) që formon një zgavër të brendshme (34) për kapjen e mbrojtëses në mënyrë aksiale gjatë vendosjes në të të komponentit shtrëngues për formimin e një nënmekanizmi, ku struktura tubulare e lartpërmendur përfshin skaje të kundërta këndore (38,39) të cilat formojnë një shlizë (37) që shtrihet në mënyrë të vazhdueshme nga skaji i parë (42) tek skaji i dytë aksial (43) i kësaj strukture tubulare për të mundësuar zhvendosjen me forcë të saj nga një pozicion fillestar neutral në një pozicion sekondar të zgjatur në formë radiale duke rritur gjerësinë këndore, ku zgavra e brendshme e lartpërmendur është në përmasa më të vogla në pozicionin fillestar në fjalë, ku struktura tubulare e mësipërme përfshin një faqe të brendshme radiale (100) me të paktën një zgjatim radial nga brenda (102-106) për kapjen e drejtpërdrejtë të mbrojtëses në nënmekanizmin në fjalë; dhe një kapak (30) që mund të mbërthehet nga përdoruesi dhe që përfshin një strukturë (125) me sipërfaqe (142) e cila formon një xhep (140) në të cilin futet komponenti shtrëngues gjatë vendosjes së kapakut në nënmekanizmin në fjalë, ku kapaku është i ndërtuar në mënyrë të tillë që ta kapë komponentin shtrëngues të futur dhe ku sipërfaqja e strukturës është e ndërtuar në mënyrë të tillë që të kufizojë zgjerimin radial të komponentit shtrëngues të futur, duke shkaktuar rrjedhimisht që të paktën një nga zgjatimet radiale për brenda të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me mbrojtësen, në mënyrë të tillë që kur kapaku të hiqet nga foleja të hiqet edhe mbrojtësja e gjilpërës, ku mekanizmi tërheqës ku struktura e komponentit shtrëngues të lartpërmendur (32), në prerjen e tërthorë pingul me drejtimin aksial, është në trajtë C-je. |
2 | 2. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 1 ku komponenti shtrëngues në fjalë (25) përbëhet vetëm nga një pjesë. |
3 | 3. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 2 ku komponenti shtrëngues në fjalë (25) përbëhet nga disa seksione në formë harku (44-46) të ndërlidhura në mënyrë të artikuluar. |
4 | 4. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 3 ku numri i seksioneve të lartpërmendura në formë harku (44-46) është tre. |
5 | 5. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 1 ku skaji i dytë aksial i lartpërmendur(43) i strukturës së komponentit shtrëngues të lartpërmendur (32) është i hapur. |
6 | 6. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 1 ku të paktën një prej zgjatimeve radiale të drejtuara për brenda përbëhet nga një sërë dhëmbëzimesh me hapësira aksiale (102-106). |
7 | 7. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 6 ku i pari (106) ndër dhëmbëzimet e lartpërmendura, i cili është më i afërti me skajin e dytë aksial në fjalë (43), zgjatet nga brenda në formë radiale më shumë se dhëmbëzimi i dytë (103-105) që është më afër me skajin e parë aksial në fjalë (42). |
8 | 8. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 7 ku i treti (102) ndër dhëmbëzimet e lartpërmendura, i cili është më i afërti me skajin e parë aksial në fjalë (42) zgjatet nga brenda në formë radiale më shumë se dhëmbëzimi i parë (106). |
9 | 9. Mekanizmi tërheqës i Pretendimit 1 ku shliza e lartpërmendur (37) zgjatet vetëm në drejtim aksial. |
10 | 10. Një metodë për bashkimin e mekanizmit tërheqës (20) me mbrojtësen (210) e gjilpërës (230) të nje shiringe (232), ku kapaku zgjatet në drejtim aksial përmes hapësirës së folesë, metodë e cila përfshin: sigurimin e një komponenti shtrëngues (25) me strukturë tubulare (32) që formon një zgavër të brendshme (34), ku struktura tubulare në fjalë përfshin skaje të kundërta këndore (38, 39) që formojnë një shlizë (37) si dhe një faqe të brendshme radiale (100) me të paktën një zgjatim radial të drejtuar për brenda (102-106) për kapjen e drejtpërdrejtë të mbrojtëses pas vendosjes së kësaj strukture tubulare rreth saj; krijimin e një nënmekanizmi duke e vendosur strukturën tubulare në fjalë rreth mbrojtëses në një pozicion të zgjatur në formë radiale në të cilin shliza e lartpërmendur është më e madhe se sa kur kjo strukturë tubulare është në pozicion neutral, ku mburoja zgjatet brenda zgavrës së brendshme në fjalë; dhënien e elasticitetit strukturës tubulare të lartpërmendur në mënyrë që ajo të kthehet automatikisht në pozicion neutral rreth mbrojtëses në nënmekanizmin në fjalë; dhe vendosjen e një kapaku të mbërthyeshëm (30) në komponentin shtrëngues të nënmekanizmit në fjalë në mënyrë që struktura tubulare në fjalë të puthitet brenda xhepit (140) të kapakut të mbërthyeshëm, në mënyrë që ky i fundit të përforcojë komponentin shtrëngues, ku të paktën një prej zgjatimeve radiale nga brenda të mund ta kapë mbrojtësen për ta nxjerrë kur kapaku hiqet nga foleja. |
11 | 11. Metoda e Pretendimit 10 ku hapi i vendosjes së strukturës tubulare në fjalë (32) rreth mbrojtëses (210) konsiston në rrëshqitjen e kësaj strukture tubulare nga pozicioni fillestar në atë sekondar përgjatë një rrëshqitësi (260) që zgjatet në mënyrë aksiale në zgavrën e brendshme (34) dhe që ka një skaj (264) i cili puthitet fillimisht me mbrojtësen, ku ky rrëshqitës ka një diametër më të madh në pozicionin sekondar sesa në pozicionin fillestar. |
12 | 12. Metoda e Pretendimit 11 ku struktura tubulare në fjalë (32) është në pozicionin sekondar të lartpërmendur, ku skaji i parë aksial i strukturës tubulare në fjalë bashkohet me folenë. |
13 | 13. Metoda e Pretendimit 11 ku hapi i dhënies së elasticitetit strukturës tubulare në fjalë (32) për të mundësuar që struktura të kthehet automatikisht në pozicion neutral rreth mbrojtëses (210), përfshin nxjerrjen e rrëshqitësit (260) nga zgavra e brendshme. |