Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8623
2019.11.14
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.02.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/592
2019.08.20
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.11.25
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
17186255.0
2012.02.16
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3272200
2019.05.22
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
DE | 102011011411 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 01; 01
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Pilzkulturen Wesjohann GbR | Paul-Wesjohann-Strasse 43 |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Derkx, Matt | Expeditiestraat 7 , 5961 PX Horst , NL |
Vogt, Christian | Wicheler Str. 9a , 49393 Lohne , DE |
Kruse, Torben | Thomas-Mann-Weg 4 , 49685 Emstek , DE |
Cornelissen, Frank | Herenbosweg 29 , 5962 NW Melderslo , NL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vladimir Nika | Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL |
Vladimir Nika | Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL |
(54) Titull
SISTEM DHE METODE PER KULTIVIMIN DHE MBLEDHJEN E KERPUDHAVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | 1. Sistem për kultivimin dhe mbledhjen e kërpudhave, me një mori tavolinash për mbledhje (5) që ndodhen në një zonë mbledhjeje (6), ku kërpudhat që rriten në një substrat (3) janë të vendosura në një nivel në tavolinat e mbledhjes (5 ), me të paktën një raft (1), në të cilin kërpudhat në rritje në substrat (3) janë të vendosura njëra mbi tjetrën në disa nivele, ku rafti (1) është vendosur në një zonë rritjeje (2) e ndarë nga zona e mbledhjes (6), ku sistemi përmban një mjet transportimi (4) i cili transporton substratin (3) me kërpudha nga rafti (1) te tavolina e mbledhjes (5), karakterizuar nga fakti se substrati (3) i vendosur në nivele të ndryshëm të raftit (1) është vendosur respektivisht në një zonë të rripit (7) të një substrati i cili mund të zhvendost në drejtimin gjatësor të raftit (1), ku zonat e rripit (7) mund të bashkohen me njëra-tjetrën me anë të elementeve të bashkimit (8) të vendosur në fund në zonave të rripit (7). |
2 | 2. Sistem sipas Pretendimit 1, karakterizuar nga fakti se të paktën një transportier (17) ndodhet në zonën e mbledhjes (6), transportieri transversal (17) është një transportier me rripa që kap një mori tavolinash për mbledhje (5) ngjitur me njëra-tjetrën dhe ka një drejtim transportimi transversal me shtrirjen gjatësore të tavolinave të mbledhjes (5). |
3 | 3. Sistem sipas njërit prej Pretendimeve 1 ose 2, karakterizuar nga fakti se rafti (1) dhe një nga tavolinat e mbledhjes (5) janë renditur në mënyrë gjatësore njeri pas tjetrit ku parashikohet një pajisje tërheqëse (9) e cila tërheq zonat e rripave të ndërlidhura në mënyrë të ndërsjelltë (7) gjatë transportimit jashtë raftit (1) në tavolinat e mbledhjes (5). |
4 | 4. Sistem sipas Pretendimit 3, karakterizuar nga fakti se pajisja tërheqëse (9) është një çikrik me kabëll, i cili ndodhet gjatë transportimit në anën fundore të tavolinave të mbledhjes (5), në anën e kundërt të raftit (1), ku kablli (10) i çikrikut me kabëll (9) mund të lidhet në mënyrë të çmontueshme në një fund të njërit prej zonave të rripit (7). |
5 | 5. Sistem sipas njërit Pretendim nga 1 deri në 4, karakterizuar nga fakti se substrati (3) me kërpudhat që rriten aty (5) pas transportimit te tavolina e mbledhjes ndodhet në zonat e rripit (7) të transportimit të substratit që janë suksesivisht të lidhura në mënyrë të ndërsjelltë. |
6 | 6. Sistem sipas njërit prej Pretendimeve 1 deri në 5, i karakterizuar nga një pështjellëse rripi (13) që mbledh rripin e substratit për zbrazjen e tavolinës së mbledhjes (5) pas mbledhjes së kërpudhave. |
7 | 7. Sistem sipas Pretendimit 6, karakterizuar nga një gropëz e substratit (16) që ndodhet në zonën e një sipërfaqeje fundore të tavolinës (5) ku transportohet substrati (3) që ndahet nga rripi i substratit gjatë pështjellimit të këtij të fundit. |
8 | 8. Sistem sipas njërit prej Pretendimeve 1 deri në 7, karakterizuar nga fakti se pajisja e transportimit (4) ka një kornizë udhëzuese (11) për rripin e substratit, ku korniza udhëzuese (11) mund të pjerrësohet në mënyrë të ndryshueshme sipas lartësisë midis nivelet të raftit (1) dhe tavolinës së mbledhjes (5). |
9 | 9. Metodë për kultivimin dhe mbledhjen e kërpudhave, ku një substrat (3) ku rriten kërpudha, vendoset në një raft (1) ku kërpudhat që rriten në substrat (3) vendosen në një mori nivelesh njëri mbi tjetrin, ku rafti (1) ndodhet në një zonë rritjeje (2), ku kërpudhat rriten nën kushte të kontrolluara mjedisore gjatë fazës së rritjes, ku, pas fazës së rritjes, substrati (3) me kërpudha hiqet nga rafti (1) dhe transportohet në një tavolinë mbledhjeje (5) që gjendet në një zonë mbledhjeje (6), e cila është e ndarë nga zona e rritjes (2), ku kërpudhat në rritje në substratin (3) janë të vendosura në një nivel të tavolinës së mbledhjes (5), ku kërpudhat mblidhen nga substrati (3) që ndodhet në tavolinën e mbledhjes (5) gjatë fazës së mbledhjes pas fazës së rritjes, karakterizuar nga fakti se substrati (3) i vendosur në nivele të ndryshme të raftit (1) vendoset në çdo vend në zonën e rripit (7) të rripit të substratit i cili zhvendoset në drejtimin gjatësor të raftit (1), ku zonat e rripit (7) lidhen me njëra-tjetrën në skajet e zonave të rripit (7). |
10 | 10. Metodë sipas Pretendimit 9, karakterizuar nga fakti se të paktën një transportier transversal (17) ndodhet në zonën e mbledhjes (6), ku transportieri në fjalë është një transportier me rripa që kap një mori tavolinash (5) të vendosura njëra mbas tjetrës dhe ka një drejtim transportues transversal me shtrirjen gjatësore të tavolinave të mbledhjes (5), kërpudhat mblidhen nga substrati (3), vendosen në kontenierët (21) dhe kontenierët (21) të mbushur me kërpudha depozitohen te transportieri transversal (17). |
11 | 11. Metodë sipas njërit prej Pretendimeve 11 dhe 13, karakterizuar nga fakti që zonat e rripave (7) të lidhura me njëra tjetrën tërhiqen jashtë raftit (1) gjatë transportimit dhe tërhiqen në tavolinën e mbledhjes (5). |
12 | 12. Metodë sipas Pretendimit 13, karakterizuar nga fakti se substrati (3) me kërpudhat që rriten aty (5) pas transportimit te tavolina e mbledhjes ndodhet në zonat e rripit (7) të transportimit të substratit që janë suksesivisht të lidhura në mënyrë të ndërsjelltë. |