Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8564
2019.11.08
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.08.29
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/566
2019.08.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.11.19
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14780610.3
2014.08.29
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3041962
2019.06.05
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20130078 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 14; 14
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Kemas S.r.l. | Via Sardegna 2/4 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MARINAI, Daniele | Via Artemisia Gentileschi 11 , I-56029 Santa Croce sull'Arno (PI) , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul. Gj. Fishta Pall. 1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap.16, Tirane , AL |
| Vladimir NIKA | Bul. Gj. Fishta Pall. 1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap.16, Tirane , AL |
(54) Titull
PROCES REGJIEJE PER PRODHIM LEKURE ME VETI TE LARTA ELASTIKE DHE LEKURA E PERFTUAR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Procesi i regjes që përfshin një trajtim gomimi në të cilin gjatë të paktën një faze të lagësht të procesit të regjes në mjedisin e trajtimit ka elastomerë, karakterizuar në atë që elastomerët e lartpërmendur janë një polimer ose një përzierje polimerësh që i përkasin familjes së elastomerëve termoplastikë të karboksiluar, që janë në një sasi të peshës së thatë të produktit që përmban elastomere prej të paktën 0.1% të peshës së lëkurave të freskëta të kripura, ose 0.5% të peshës së lëkurave të rruara të lagura, ose 1% të peshës së thatë të lëkurave të lartpërmendura, ku mjedisi i trajtimit është fillimisht anionik në pH alkalik referuar pikës izoelektrike të lëkurës dhe pas një periudhe minimale prej 15 minutash trajtimi gomimi, mjedisi i trajtimit bëhet acid, ku trajtimi i gomimit pasohet nga një trajtim tharjeje në vakum me shtypje të njëkohshme. |
| 2 | Procesi i regjes sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që elastomeri i lartpërmendur është një përzierje elastomerësh të përzgjedhur nga goma kloroprene e karboksiluar (neopren) (XCR), goma izoprene e karboksiluar (XIR), goma nitrile e karboksiluar (XNBR), goma stiren butadien e karboksiluar (XSBR). |
| 3 | Procesi i regjes sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që mjedisi i trajtimit bëhet acid me shtimin e një produkti që përmban të paktën një nga acid formik dhe acid acetik, ku produkti i lartpërmendur shtohet në një sasi të tillë që të arrijë një pH më të ulët se 4. |
| 4 | Procesi i regjes sipas secilit prej
pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që trajtimi i gomimit
pasohet nga operacione tharjeje në fund të të cilave lëkurat e përmendura kanë
përmbajtje lagështie të mbetur që nuk tejkalon 40% krahasuar me ë e tyre të
thatë. |
| 5 | Procesi i regjes sipas pretendimit të mëparshëm, karakterizuar në atë që midis fazës së fundit të lagësht të procesit të regjes, pas trajtimit të gomimit, dhe operacioneve të tharjes, lëkurat e përmendura ruhen në një mjedis të lagësht në mënyrë të tillë që, midis fazës së fundit të lagësht të procesit të regjes dhe fazës së tharjes së procesit të regjes, lagështia e lëkurave të përmendura nuk është kurrë më e ulët se 250% e peshës së thatë të lëkurave të përmendura. |
| 6 | Procesi i regjes sipas pretendimit
të mëparshëm, karakterizuar në atë që ruajtja në një mjedis të lagësht
ndodh kur lëkurat mbahen në një enë zhytjeje me lëng, me ujë ose lëngje të
tjera me bazë uji. |
| 7 | Procesi i regjes sipas pretendimit të mëparshëm, karakterizuar në atë që midis heqjes së lëkurave nga mjedisi i lagësht i ruajtjes dhe operacionit të tharjes në të cilën lagështia e mbetur e lëkurës nuk është më e madhe se 40% e peshës së thatë të lëkurës, zgjat një periudhë që nuk i kalon dy orë. |
| 8 | Procesi i regjes sipas pretendimit 5 dhe 6, karakterizuar në atë që operacionet e tharjes përfshijnë operacione shtrydhjeje dhe operacione të njëpasnjëshme të tharjes me vakum, nga heqja e lëkurave nga mjedisi i lagësht i ruajtjes dhe ku fundi i operacioneve të tharjes me vakum zgjat për një periudhë që nuk i kalon dy orë. |
| 9 | Procesi i regjes sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që trajtimi i gomimit kryhet në një tambur ose lavatriçe, ose makina të ngjashme si për fazën e lagësht, ku elastomeri i shtohet një banje trajtimi kimik që përmbahet në tambur ose në lavatriçe. |
| 10 | Lëkurë e gomuar, karakterizuar në atë që është përftuar me anë të një procesi të regjes sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme. |
| 11 | Artikull lëkure prodhuar nga lëkurë e gomuar ose që përmban elementë me lëkurë të gomuar, karakterizuar në atë që është përftuar me anë të një procesi të regjes sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme. |