Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8594
2019.11.11
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.07.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/542
2019.07.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.12.05
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15739647.4
2015.07.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3197444
2019.06.26
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
EP | 14386023 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Tseti, Ioulia | 13 Pavlou Mela Street |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Tseti, Ioulia | 13 Pavlou Mela Street , 145 61 Kifissia Attikis , GR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
(54) Titull
KOMPLEKSET E HIDROKSIDIT TË HEKURIT (III) ME SHURUPET E GKULOZËS SË AKTIVIZUAR DHE PROCESI PËR PËRGATITJEN E SË NJËJTËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | 1. Procesi për përgatitjen e komplekseve të hidroksidit të hekurit (III) dhe shurupit të glukozës së aktivizuar, ku pesha molekulare e kompleksit është në një rang prej nga 100 kDa deri në 150 kDa, siç matet nga kromatografia me përhapje e kromatografisë-xhel me performancë të lartë (HPLC-GPC), procesi i sipërpërmendur përfshin hapat: (i) sigurimin e një tretësire ujore të shurupit të glukozës, që ka një dekstrozë të barabartë (DE) me të paktën 21 dhe më së shumti 60, siç përcaktohet nga analizat gravimetricale, në një temperaturë në rangun prej nga 25°C deri në 80°C dhe në një pH në rangun prej nga 6 deri në 13; (ii) shtimin e peroksidit të hidrogjenit, dhe në mënyrë opsionale një sasi katalitike të një katalisti oksidimi, te tretësira e (i), gjatë ruajtjes së pH dhe temperaturës brenda rangut siç përcaktohet në hapin (i), që lejon tretësirën për t’u ftohur në një temperaturë në rangun prej nga 10°C deri në 45°C, që mban tretësirën në këtë temperaturë për 5 min deri në 24 orë, në këtë mënyrë duke marrë shurupin e glukozës së aktivizuar; (iii) kthimin e shurupit të glukozës të aktivizuar të sipërpërmendur në një kompleks me hidroksid hekuri (III); dhe (iv) marrjen e një kompleksi të hidroksidit të hekurit (III) dhe shurupit të glukozës të aktivizuar, ku peroksidi i hidrogjenit është përdorur në një sasi totale prej 0.0005-0.01 mol/g (shurup glukoze) shumëzuar me faktorin e korrigjimit: (dekstrozë e barabartë me shurupin e glukozës)/21, ku kompleksi ka një përmbajtje hekuri në rangun prej nga 27 deri në 35 wt.%, bazuar në peshën e kompleksit; dhe ku kompleksi i marrë i hidroksidit të hekurit (III) dhe shurupit të glukozës së aktivizuar ka më shumë se dy grupe -COOH për molekulë glukoze dhe ku shurupi i glukozës i hapit (i) nuk ka ndonjë grup - COOH në molekulën glukozë. |
2 | 2. Procesi i pretendimit 1, ku dekstroza e barabartë (DE) e shururpit të glukozës së aktivizuar është në rangun prej nga 0.1 deri në 1.0, në mënyrë te preferueshme është rreth 0.3 dhe/ose kompleksi i hidroksidit të hekurit (III) të marrë dhe shurupi i glukozës së aktivizuar ka të paktën tre grupe -COOH për molekulë glukoze, e cila tregon që shurupi i glukozës është aktivizuar. |
3 | 3. Procesi i ndonjërit prej pretendimeve 1-2, ku hapi i kthimit të shurupit të glukozës së aktivizuar të sipërpërmendur në një kompleks me hidroksid hekuri (III) përfshin hapat e: (iii)(a) shtimit të një tretësire të FeCl3 te një tretësirë të (ii) në një temperaturë brenda rangut prej nga 10 deri në 30°C; sasia e FeCl3 është në rangun prej nga 30% wt.-% deri në 120% wt.-% të sasisë së shurupit të glukozës. (iii)(b) shtimit të një baze inorganike te reaksioni i përzierjes së hapit (iii)(a)derisa pH është brenda një rangu prej nga 1.5 deri në 2.5; dhe (iii)(c) nxehjes së reaksionit të përzierjes së hapit (iii)(b) në një temperaturë brenda rangut prej nga 40 deri në 60°C. |
4 | 4. Procesi i ndonjërit prej pretendimeve 1-3, ku katalisti i oksidimit përmban jone bromine dhe jodi. |
5 | 5. Kompleksi i hidroksidit të hekurit (III) dhe shurupit të glukozës së fitueshme ose të fituar nga procesi i ndonjërit prej pretendimeve 1-4. |
6 | 6. Kompozimi farmaceutik që përfshin kompleksin e pretendimit 5. |
7 | 7. Kompleksi i pretendimit 5 ose kompozimit farmaceutik të pretendimit 6 për përdorim si medikament. |
8 | 8. Kompleksi i pretendimit 5 ose kompozimit farmaceutik të pretendimit 6 për përdorim në një metodë të trajtimit të deficencës së hekurit në njeri dhe kafshë. |
9 | 9. Kompleksi ose kompozimi farmaceutik për përdorim sipas pretendimit 8, ku trajtimi përfshin në mënyrë parentale administrimin e kompleksit të sipërpërmendur të pretendimit 5 ose kompozimit farmaceutik të pretendimit 6. |