REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8461 2019.08.13
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.03.15
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/529 2019.07.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.09.02
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13714127.1 2013.03.15
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2825037 2019.05.01
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201261612126
US 201261613352
US 201261736930
US 201261611950
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  07; 12; 01
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road
(72) Shpikës
Emri Adresa
MURPHY, Andrew, J. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc.777 Old Saw Mill River Road , Tarrytown, NY 10591 , US
MARTIN, Joel, H. c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc.777 Old Saw Mill River Road , Tarrytown, NY 10591 , US
MACDONALD, Lynn c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road , Tarrytown, NY 10591 , US
SMITH, Eric c/o Regeneron Pharmaceuticals, Inc.777 Old Saw Mill River Road , Tarrytown, NY 10591 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
(54) Titull
BREJTËS QË SHPREHIN SEKUENCA IMUNOGLOBULINE TË NDJESHME NDAJ pH
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një brejtës i modifikuar gjenetikisht, që përmban në gjenomin e tij një lokus imunoglobuline që përmban një sekuencë të regjionit të ndryshueshëm të imunoglobulinës humane të paorganizuar, të lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë të regjionit të pandryshueshëm të imunoglobulinës, ku sekuenca e regjionit të ndryshueshëm të imunoglobulinës humane të paorganizuar përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni pa histidinë me një kodon histidinë, ose një futje të të paktën një kodoni histidinë, në një sekuencë të acidit nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR), ku kodoni histidinë nuk është koduar nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit human të llojit të egër.
2 2. Brejtësi i pretendimit 1, ku: (I) brejtësi përmban një lokus të ndryshueshëm të parë dhe të dytë të imunoglobulinës, ku lokusi i ndryshueshëm i parë ose i dytë i imunoglobulinës përmban të paktën një sekuencë të gjenit të regjionit të ndryshueshëm të imunoglobulinës humane të paorganizuar, që përmban futjen e të paktën një kodoni histidinë ose zëvendësimin e të paktën njërit kodon pa histidinë me të paktën një kodon histidinë; ose (II) futja e një kodoni histidinë është në CDR-në e përzgjedhur nga një CDR1 e një vargu të rëndë, një CDR2 e një vargu të rëndë, një CDR3 e një vargu të rëndë, një CDR1 e një vargu të lehtë, një CDR2 e një vargu të lehtë, një CDR3 e një vargu të lehtë, dhe një kombinim i tyre; ose (III) sekuenca e gjenit të regjionit të ndryshueshëm të paorganizuar të imunoglobulinës humane në lokusin e ndryshueshëm të imunoglobulinës përmban një grup prej 2, 3, 4 ose 5 histidina që janë zëvendësime të një kodoni histidinë për një kodon pa histidinë dhe/ose futjet e kodoneve histidinë.
3 3. Brejtësi i pretendimit 2(I), ku të dy lokuset e ndryshueshëm, i parë dhe i dytë të imunoglobulinës, përmbajnë secili një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të paorganizuar të imunoglobulinës, që përmban një zëvendësim të të paktën një kodoni pa histidinë me të paktën një kodon histidinë ose futjen e të paktën një kodoni histidinë.
4 4. Brejtësi i pretendimit 3, ku: (I) lokusi i ndryshueshëm i parë i imunoglobulinës është një lokus i ndryshueshëm i vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar (segmentet e paorganizuara V, D, J); ose (II) lokusi i ndryshueshëm i dytë i imunoglobulinës është një lokus i vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar (segmentet e paorganizuara V, J).
5 5. Brejtësi i pretendimit 4 (I), ku: (a) lokusi i ndryshueshëm i vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar përmban segmentet humane të paorganizuara V, D dhe J; (b) lokusi i vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar përmban segmentet V humane të paorganizuara, një segment D sintetik që përmban një lidhës, dhe një segment J human, ku në mënyrë opsionale segmenti D sintetik përmban të paktën një kodon histidinë; (c) lokusi i dytë i ndryshueshëm i imunoglobulinës përmban një sekuencë gjeni të ndryshueshme të vargut të lehtë të imunoglobulinës së organizuar (sekuenca VJ e riorganizuar); ose (d) lokusi i vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar përmban segmentet e gjenit human D të cilat janë shndërruar sipas drejtimit të orientimit të lokusit të vargut të rëndë të imunoglobulinës.
6 6. Brejtësi i pretendimit 2(I), ku të paktën njëri nga lokuset e parë të ndryshueshëm të imunoglobulinës ose të dytë është lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë të acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm endogjen të brejtësit në një lokus endogjen të imunoglobulinës së brejtësit.
7 7. Brejtësi i pretendimit 5(a), ku segmentet e paorganizuara V, D, J janë të lidhura në mënyrë funksionale me një sekuencë të acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës johumane endogjene, të lidhura në mënyrë funksionale me sekuencën e acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës endogjene të brejtësit në një lokus të imunoglobulinës endogjene të brejtësit.
8 8. Një brejtës i modifikuar gjenetikisht që përmban një sekuencë të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të paorganizuar që përmban segmentet humane VH, D, dhe JH , ku sekuenca e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar është lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë gjeni të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës, ku një ose më shumë segmente gjeni VH, D, dhe JH përmbajnë të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë me një kodon histidinë, dhe/ose futjen e të paktën një kodoni histidinë, në një sekuencë acidi nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR), ku kodoni histidinë i zëvendësuar ose i futur nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit human të llojit të egër; dhe një sekuencë e acidit nukleik e regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar që përmban segmentet humane VL dhe J, ku sekuenca e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës së paorganizuar është lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë gjeni të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë , ku një ose më shumë nga segmentet e gjenit VL dhe JL përmbajnë të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë me një kodon histidinë, dhe/ose të paktën një futje të kodonit histidinë, në një sekuencë të acidit nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR), ku kodoni histidinë i zëvendësuar ose i futur i sekuencës së acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit human të llojit të egër.
9 9. Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 8, ku: (I) sekuenca e acidit nukleik e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar është lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë të acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të imunoglobulinës së brejtësit, ku në mënyrë opsionale sekuenca e acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së brejtësit e lidhur në mënyrë funksionale me sekuencën e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar është në një lokus të imunoglobulinës endogjene të brejtësit në gjenomin e brejtësit; dhe/ose (II) ku sekuenca e acidit nukleik e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës së brejtësit e lidhur në mënyrë funksionale me sekuencën e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar është në një lokus të imunoglobulinës endogjene të brejtësit në gjenomin e brejtësit.
10 10. Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 8 ose pretendimit 9, ku sekuenca e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës së paorganizuar përmban jo më shumë se dy segmente gjeni human VL , ku secili prej jo më shumë se dy segmenteve të gjenit VL përmban një zëvendësim të të paktën një mbetjeje pa histidinë me një mbetje histidinë.
11 11. Një brejtës i modifikuar gjenetikisht që përmban një sekuencë të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar që përmban segmentet e paorganizuara VH, D, dhe JH , ku sekuenca e regjionit të ndryshueshëm të vargut të imunoglobulinës humane të pa organizuar është lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë gjeni të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës, ku të paktën një ose më shumë nga segmentet e gjeneve humane VH, D, dhe JH përmbajnë të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë me një kodon histidinë, ose të paktën një futje kodoni histidinë, në një sekuencë acidi nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR), ku kodoni histidinë nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit human të llojit të egër; dhe një sekuencë e vetme e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm VJ të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të riorganizuar që përmban sekuencat e segmenteve VL dhe JL , ku sekuenca e vetme e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të riorganizuar është lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë të gjenit të regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës, ku sekuenca e riorganizuar VJ përmban të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë me një kodon histidinë, ose të paktën futjen e një kodoni histidinë, në një sekuencë të acidit nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR), ku kodoni histidinë i sekuencës së acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të riorganizuar nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit human të llojit të egër.
12 12. Brejtësi i modifikuar gjenetikisht i pretendimit 11, ku: (I) sekuenca e acidit nukleik e regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar është lidhur në mënyrë funksionale me një sekuencë të acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së brejtësit, ku në mënyrë opsionale sekuenca e acidit nukleik të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së brejtësit e lidhur në mënyrë funksionale me sekuencën e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar është në një lokus të imunoglobulinës endogjene të brejtësit në gjenomin e brejtësit dhe/ose (II) ku sekuenca e regjionit të pandryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës së brejtësit e lidhur në mënyrë funksionale me sekuencën e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar është në një lokus të imunoglobulinës endogjene të brejtësit në gjenomin e brejtësit.
13 13. Një brejtës i modifikuar gjenetikisht, ku kafsha përmban në gjenom të paktën një futje të një kodoni histidinë ose të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë me një kodon histidinë në një sekuencë të gjenit të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së paorganizuar të lidhur në mënyrë funksionale me një gjen të regjionit të pandryshueshëm të vargut të rëndë në një lokus të vargut të rëndë të imunoglobulinës, ku kodoni histidinë i lokusit të vargut të rëndë të imunoglobulinës është në një sekuencë acidi nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR) dhe nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit të llojit të egër; dhe të paktën një futje të një kodoni histidinë ose të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë në një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës të lidhur në mënyrë funksionale me një regjion të pandryshueshëm të vargut të lehtë në një lokus të vargut të lehtë të imunoglobulinës, ku kodoni histidinë i lokusit të vargut të lehtë të imunoglobulinës është një sekuencë e acidit nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR) dhe nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit të llojit të egër.
14 14. Një metodë për krijimin e një brejtësi që prodhon domene të ndryshueshme antitrupi me histidinë të koduara nga kodone me histidinë inxhinierike, që përmbajnë: modifikimin e brejtësit në gjenomin e tij për të përfshirë të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë për një kodon histidinë ose të paktën një futje të një kodoni histidinë në një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane të paorganizuar që përmban segmentet humane të paorganizuara VH, D, dhe JH , ku kodoni histidinë është në një sekuencë të acidit nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR) dhe nuk kodohet nga një segment gjeni i gjenomit të llojit të egër human korrespondues; dhe/ose modifikimin e brejtësit në gjenomin e tij për të përfshirë të paktën një zëvendësim të një kodoni pa histidinë për një kodon histidinë ose të paktën një futje të një kodoni histidinë, në një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar, që përmban segmentet humane të paorganizuara VL dhe JL , ku kodoni histidinë është në një sekuencë acidi nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR) dhe nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit human të llojit të egër.
15 15. Metoda e pretendimit 14, ku metoda përfshin: (I) modifikimin gjenetik të gjenomit të brejtësit për të përfshirë një sekuencë të ndryshueshme të vargut të rëndë të imunoglobulinës së paorganizuar që përmban segmentet humane VH, D, dhe JH , dhe krijimin e zëvendësimit ose futjes së histidinës në segmentet humane të paorganizuara VH, D, dhe JH ; dhe/ose (II) modifikimin gjenetikisht të gjenomit të brejtësit për të përfshirë një sekuencë të acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar që përmban segmentet humane VL dhe JL , dhe krijimin e zëvendësimit të histidinës ose futjen në sekuencën e acidit nukleik të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane të paorganizuar.
16 16. Një metodë për krijimin e një brejtësi që prodhon domene të ndryshueshme antitrupi me histidinë të koduara nga kodone me histidinë inxhinierike, që përmbajnë: modifikimin e brejtësit për të përfshirë të paktën një zëvendësim të një kodoni histidinë për një kodon pa histidinë ose të paktën një futje të një kodoni histidinë në një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së paorganizuar të një lokusi të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së paorganizuar që përmban segmentet e paorganizuara VH, D, dhe JH, ku kodoni histidinë është në një sekuencë acidi nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR) dhe nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit të llojit të egër; dhe modifikimin e brejtësit për të përfshirë të paktën një zëvendësim të një kodoni histidinë për një kodon pa histidinë ose të paktën një futje të një kodoni histidinë në një sekuencë të vetme të ndryshueshme të vargut të lehtë të imunoglobulinës së riorganizuar, që përmban sekuencat e segmenteve të riorganizuara VL dhe JL në gjenom, ku kodoni histidinë është në një sekuencë acidi nukleik që kodon një regjion përcaktues komplementar (CDR) dhe nuk kodohet nga një segment gjeni korrespondues i gjenomit të llojit të egër.
17 17. Brejtësi i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 13 ose i krijuar nga metoda e çdonjërit prej pretendimeve 14 deri në 16, ku brejtësi është përzgjedhur nga një mi, një brejtës dhe një kastor.
18 18. Një metodë për gjenerimin e një antitrupi që shfaq lidhje të varur nga pH për një antigjen të interesuar, që përfshin imunizimin e një brejtësi në përputhje me çdonjërin prej pretendimeve 1 deri në 13, ose të prodhuar nga metoda e çdonjërit prej pretendimeve 14 deri në 16 me një antigjen të interesuar dhe përzgjedhjen e një antitrupi që lidhet me antigjenin e interesuar në një pH neutral, ndërkohë që shfaq reduktim të lidhjes me antigjenin në një pH acid.