Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8588
2019.11.11
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.10.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/521
2019.07.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.12.05
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15801895.2
2015.10.20
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3209315
2019.04.24
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| FR | 1460064 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Universite De La Rochelle | 23 avenue Albert Einstein |
| CNRS | 3, rue Michel Ange |
| Valbiotis | Rue Paul Vatine Zl des quatre Chevaliers Bâtiment F |
| Université Clermont Auvergne | 49 Boulevard François Mitterand |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PELTIER, Sébastien | 3 impasse Hélène Boucher , F-17450 Fouras , FR |
| MAUGARD, Thierry | 6 rue des Bleuets , F-17220 La Jarne , FR |
| SIRVENT, Pascal | 59c avenue de la libération , F-63122 Ceyrat , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir Nika | Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL |
| Vladimir Nika | Bul. Gj.Fishta Pall.1 Jeshil prane Shallvareve, Kati 6, Ap. 16, Tirane , AL |
(54) Titull
PERBERJE QE PERMBAN NJE PERZJERJE EKSTRAKTESH BIMESH OSE NJE PERZJERJE MOLEKULASH QE NDODHEN NE KETO BIME DHE PERDORIMI PER TE VEPRUAR NE METABOLIZMIN GLUCIDIK DHE/OSE LIPIDIK
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Përbërje që përmban të paktën një përzierje molekulash që përbëhet nga të paktën: - një ekstrakt Chrysanthellum indicum, dhe - një ekstrakt Cynara scolymus, dhe - një ekstrakt Vaccinium myrtillus, dhe - piperinë sintetike dhe/ose një ekstrakt Piper që përmban piperinë, përzierja e përmendur e molekulave përmban: - të paktën një molekulë të zgjedhur nga apigeninë-7-O-glukuronidë, krizanthelinë A, krizanteletinë B, acid kafeik, luteolinë, maritimetinë, eriodiktoil, izookaninë, apigeninë, luteolinë-7-O-glu-kozide, maritimeinë, mareinë, eriodiktoil-7-O-glukozide, flavomareinë, apigeninë-8-C-α-L-arabi-nozide-6-C-β-D glikokside (shaftoside), apigeninë-6,8-C-di-β-D-glukopiranozid (viceninë-2), dhe të paktën një molekulë të zgjedhur nga një acid dikafeoilkinik, një acid sulfo-monokafeoilkinik, luteolinë, luteolinë-7-O-glukozide, luteolinë-7-O-glukuronide, apigeninë-7-O-glukozide, cinaro-pikrinë dhe - të paktën një molekulë të zgjedhur nga një acid monokafeoilkinik, delfinidinë-3-galaktoside, delfinidinë-3-glukozide, cianidinë-3-galaktoside, delfinidinë-3-arabinozide, cianidinë-3-glukozide, petunidinë-3-galaktoside, cianidinë-3-arabinozide, petunidinë-3-glukozide, peonidinë-3-galaktozide, petunidinë-3-arabinozide, peonidinë-3-glukozide, malvidinë-3-galaktozide, malvidinë-3 glukozide, malvidinë-3-arabinozide, dhe të paktën piperinë. |
| 2 | 2. Përbërje sipas pretendimit 1, karakterizuar nga fakti se përzierja e molekulave përmban gjithashtu një ekstrakt Olea europae. |
| 3 | 3. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se Piper zgjidhet nga Piper nigrum, Piper aduncum dhe/ose Piper longum. |
| 4 | 4. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se ekstrakti Chrysanthellum indicum përftohet nga bima e plotë dhe/ose pjesët ajrore të Chrysanthellum indicum. |
| 5 | 5. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se ekstrakti Cynara scolymus përftohet nga bima e plotë dhe/ose nga gjethet e Cynara scolymus. |
| 6 | 6. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se ekstrakti Vaccinum myrtillus pëftohet nga bima e plotë dhe/ose frutat e Vaccinum myrtillus. |
| 7 | 7. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se ajo ka të paktën një nga karakteristikat e mëposhtme: - përmban një sasi ekstrakti Chrysanthellum indicum që lejon administrimin e të paktën 0,00001 g ekstrakti Chrysanthellum indicum për kg të peshës trupore të personit të cilit i administrohet përbërja në ditë dhe/ose - përmban një sasi ekstrakti Cynara scolymus që lejon administrimin e të paktën 0,00001 g ekstrakti Cynara scolymus për kg të peshës trupore të personit të cilit i administrohet përbërja në ditë, dhe/ose - përmban një sasi ekstrakti Vaccinium myrtillus që lejon administrimin e të paktën 0,00001 g ekstrakti Vaccinium myrtillus për kg peshë trupore dhe në ditë dhe/ose - përmban një sasi piperinë që lejon administrimin e të paktën 0.001 mg piperinë për kg të peshës trupore të personit të cilit administrohet përbërja në ditë. |
| 8 | 8. Përbërje sipas pretendimit 2, karakterizuar nga fakti se ajo përmban një sasi ekstrakti Olea europaea që mundëson administrimin e të paktën 0,00001 g ekstrakt Olea europaea për kg të peshës trupore të personit të cilit i administrohet përbërja në ditë. |
| 9 | 9. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se përbërja përmban gjithashtu të paktën një molekulë të zgjedhur nga oleuropeinë dhe hidroksitirozol. |
| 10 | 10. Përbërje që përmban të paktën një përzierje molekulash, karakterizuar nga fakti se përzierja në fjalë përmban të paktën një acid dicafeoilkinik, apigeninë-7-O-glukuronide, një acid monokafeoilkinik, piperinë dhe oleuropeinë. |
| 11 | 11. Pëbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se ajo përmban gjithashtu të paktën një element shtesë të shtuar krahas përzierjes së molekulave, ku elementi shtesë zgjidhet nga: - vitaminat: B1, B2, B3, B5, B6, B8, B9, B12 C, A, D, E, K1 et K2 ; - komponimet e mëposhtme: acid obetikolik, acid corozolik, acidet yndyrore poliin të ngopur të familjes omega 6 dhe/ose omega 3, acid orotik, acid pangamik, acid para-amino benzoik, amigdalin, beta-glukanë, karnitinë, dimetilglicinë, imegliminë, izoflavone, L-argininë, oksitocinë, pektinë, piridoksaminë, res-veratrol, viniferinë, L-citrulinë; - oligo elementët dhe mineralet e mëposhtëm: arsenik, bor, kalcium, bakër, hekur, fluor, jod, litium, mangan, magnez, molibden, nikel, fosfor, selen, vanadë, zink; - mikroelementet e mëposhtëm jo të domosdoshëm: acid linolenik i modifikuar, acid lipoik, karotenoide, karnitinë, kolinë, koenzimë Q10, fitosterole, polifenole të familjes së taninave dhe linjaneve, taurinë; - frukto-oligosakaride, galakto-oligosakaride; - fermente laktike; - majaja; - kërpudhat; - produkte të prodhuara nga insekte në përputhje me sektorin ushqimor dhe farmaceutik; - marijuanë dhe hashish; - agjentë veshës; - aroma; - acidifikues; - antiaglomerues; - trashës; - stabilizues; - përzjerës; - agjentë ngarkese; - ekcipiente. |
| 12 | 12. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se ajo ka formën e pluhurit, xhelit, emulsionit ose formë të lëngshme. |
| 13 | 13. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti se ajo është në formë hapesh, kapsulash, xheli, shkopinjsh, qesesh, ampulash, me pika ose formash injektimi. |
| 14 | 14. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, për përdorim si medikament. |
| 15 | 15. Përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 14 për përdorimin e saj si medikament ose ushqyes në parandalimin dhe/ose luftën kundër çrregullimeve patologjike të metabolizmit glucidik dhe/ose lipidik te njeriu ose te kafsha. |
| 16 | 16. Përbërje për përdorimin e saj sipas pretendimit 14 ose 15, në parandalimin dhe/ose luftën kundër diabeteve të tipit 1 dhe 2 dhe/ose sëmundjeve të mëlçisë yndyrore joalkoolike dhe/ose patologjive kardiovaskulare dhe/ose patologjive që lidhen me insulino-rezistencën. |
| 17 | 17. Përbërje për përdorim sipas pretendimit 16, karakterizuar nga fakti se sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike është stetoza hepatike jo-alkoolike. |
| 18 | 18. Përbërje për përdorimin e saj sipas pretendimit 16, karakterizuar nga fakti se patologjitë kardiovaskulare janë sëmundjet koronare të zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare, sëmundjet arteriale periferike, trombozat e thella të venave. |
| 19 | 19. Përbërje për përdorim sipas pretendimit 16, karakterizuar nga fakti se patologjia e lidhur me insulino-rezistencën është sëmundja Alzheimer. |
| 20 | 20. Përbërje për përdorimin e saj sipas secilit prej pretendimeve 16 deri në 19, karakterizuar nga fakti se ajo përdoret në kombinim me të paktën një agjent terapeutik antidiabetik të zgjedhur nga biguanidet përfshirë metforminën, frenuesit dipeptidil peptidase-IV (DPP-IV), analogët glucagon-like peptide-1 (GLP-1), tia-zolidinedione (TZDs), sulfoniluret, insulinat e shpejta dhe të ngadalta, frenuesit glukozë bashkë-transportues-2 (SGLT2), frenuesit dlikozidase (akarbozë, miglitol, voglibose, peptide që përmbajnë sekuencën alanine-proline ose proline-alanine), molekulat e familjes fibranor si elafibranor, ose molekulat që synojnë receptorët bërthamore dhe në veçanti receptorët ROR (α, β, γ) dhe Rev-Erbs (α, β). |
| 21 | 21. Përbërje për përdorimin e saj sipas pretendimit 14 ose 15, në parandalimin dhe/ose luftën kundër dislipidemisë. |
| 22 | 22. Përbërje për përdorim sipas pretendimit të mësipërm, karakterizuar nga fakti se ajo përdoret në kombinim me një agjent terapeutik që zvogëlon lipidet, zgjedhur nga: statinet, fibratet, acidi nikotinik, rrëshirat për shkëmbimin e joneve, frenuesit e absorbimit të kolesterolit, acidet yndyrore poliine të ngopura omega 3, tiadenol, dhe agonistët receptor bërthamor FXR (Farnesoid X Receptor). |
| 23 | 23. Përbërje për përdorimin e saj sipas pretendimit 14 ose 15, në parandalimin dhe/ose luftën ndaj obezitetit dhe mbipeshës dhe/ose sindromës metabolike dhe/ose problemeve patologjike të presionit arterial. |