Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8382
2019.07.17
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.10.02
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/484
2019.07.01
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13779727.0
2013.10.02
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2909828
2019.04.24
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| BE | 201200707 |
| BE | 201300095 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 09; 09
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| CREA N.V. | Grijspeerdstraat 71 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LASSEEL, Sammy | Kapellenhoek 21 , B-9340 Smetlede , BE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
(54) Titull
SISTEM INFORMACIONI RRËSHQITËS DHE METODË PËR PRODHIMIN DHE PËRDORIMIN E PAJISJES SË INFORMACIONIT TË SISTEMIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Sistem inforamcioni rrëshqitës që përmban një sipërfaqe mbështetëse (2) dhe një pajisje informacioni rrëshqitëse (1) për vendosjen dhe rrëshqitjen në sipërfaqen mbështetëse (2), ku kjo pajisje përmban një pllakbazë (3) dhe një element vertikal (5) i lidhur në pjesën e sipërme të sipërfaqes me anën e një baze (6) që mundëson përkuljen elastike të elementit vertikar para dhe mbrapa nga një pozicion A pushimi të pasforzuar në një pozicion B të pjerrët të sforzuar në mënyrë transversale, dhe që karakterizohet në atë që distanca "b" ndërmjet anës periferike (19) të pllakbazës dhe të anës periferike (18) të zonës lidhëse ose hapësira (7) ndërmjet bazës (6) dhe pllakbazës (3) nuk është më pak se sa 2.5 cm kudo, dhe sipërfaqja mbështetëse (2) përmban një sipërfaqe të rregullt dhe të sheshtë dhe pllakbaza përmban një sipërfaqe të poshtme (4) të rregullt dhe të sheshtë në nën-anën e saj në mënyrë që kur pajisja e infomacionit të vendoset në sipërfaqen mbështetëse, sipërfaqja e poshtme të bëjë një kontakt perfekt me sipërfaqen mbështetëse pa bashkëngjitur një film, për të përftuar një hapësirë nën-presioni ndërsa sipërfaqja e saj e sipërme i ekspozohet presionit atmosferik, kur pajisja ngrihet lart nga sipërfaqja mbështetëse (2). |
| 2 | 2. Sistem sipas pretendimit 1, ku elementi vertikal (5) lidhet thelbësisht në mënyrë përpendikulare me sipërfaqen e sipërme të pllakbazës (3) dhe pothuaj në qendër të sipërfaqes së pllakbazës (3). |
| 3 | 3. Sistem sipas pretendimit 2, ku pllakbaza (3) është një pllakë PVC-je dhe trashësia e saj është ndërmjet 0.20 mm dhe 0.80 mm. |
| 4 | 4. Sistem sipas pretendimit 1, ku hapësira e sipërfaqes së poshtme të përmendur (4) të bazpllakës (3) është më e madhe se sa 30 cm2. |
| 5 | 5. Sistem sipas pretendimit 1, ku gjendet një zonë lidhëse e përbashkët (8) ndërmjet elementit vertikal (5) dhe bazës (6) që mundëson përkuljen elastike. |
| 6 | 6. Sistem sipas pretendimit 1, ku baza (6) e elementit vertikal (5) dhe pllakbaza (3) bashkohen së bashku në zonën lidhëse të përbashkët (7). |
| 7 | 7. Sistem sipas pretendimit 1, ku një ose më shumë pajisje informacioni të veçanta ekstra (13) fiksohem ose fiksohen në mënyrë të shkëputshme me pllakbazën (3) dhe/ose me elementin vertikal (5). |
| 8 | 8. Sistem sipas pretendimit 3, ku elementi vertikal (5) është një pllakë PVC-je me të njëjtën trashësi sa ajo e pllakbazës (3). |
| 9 | 9. Sistem sipas pretendimit 1, ku elementi vertikal (5) përmban një element mbajtës (27) që mund të paloset jashtë përkundrejt pllakbazës (3). |
| 10 | 10. Sistem sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku pajisja e informacionit rrëshqitës (1) për më tepër ka një pjesë zgjeruese (12) tek baza (6) afër anës së jashtme të saj (11), duke mbuluar pllakbazën (3) të paktën pjesërisht, ku një vijë ndarëse (23) ndërmjet pllakbazës (3) dhe pjsesës zgjeruese (12) ndahet përmes plotësisht. |
| 11 | 11. Një Metodë për prodhimin e pajisjes së informacionit rrëshqitës (1) të sistemit të pretendimit 1, metodë që përmban prerjen e një serie segmentesh (21) nga një substrakt (20) i përkulshëm në mënyrë elastike (20) në formë pllake i mbuluar me shtypje (14), periferia e jashtme (22) e së cilës (22) përcakton komponentët e pajisjes (1) që kufizojnë njëra tjetrën, si elmenti vertikal (5), baza (6), pjesa zgjeruese (12) dhe pllakbaza (3), dhe - ku vija ndarëse (23) ndërmjet pjesës zgjeruese (12) dhe pllakbazës (3) nuk është e prerë përgjatë tërë gjatësisë së saj - ku mjetet fiksuese (24) applikohen tek baza (6), dhe - ku pllakbaza (3) paloset përkundrejt segmentit (21) me 180° gjatë vijës ndarëse (23) dhe lidhet përkundrejt bazës (6) tek mjetet fiksuese (24), dhe - ku elementi vertikal (5) paloset pas me 90° gjatë vijës palosëse (10) ndërmjet bazës (6) dhe elementit vertikal (5). |
| 12 | 12. Metodë sipas pretendimit 11, ku pas prerjes së segmenteve (21) ata vendosen në grup në mënyrë të sheshtë tek njëri tjetri dhe mbështillen së bashku, ku mjetet fiksuese (24) aplikohen pas çvendosjes. |
| 13 | 13. Metodë sipas pretendimit 11, ku pas prerjes, mjetet fiksuese (24) aplikohen tek baza (6) në secilin prej segmenteve (21) dhe pastaj pllakbaza (3) shoqëruese paloset sipër me 180° dhe lidhet me bazën, pas së cilës strukturat (25) e laminuara esencialisht të sheshta të përftuara në këtë mënyrë vendosen në grup për t’u grumbulluar tek mjetet mbështjellëse (26). |
| 14 | 14. Metodë sipas njërit ose tjetrit prej pretendimeve 11 deri 13, ku pas kthimit mbrapsht të elementit vertikal (5) me 90° përgjatë vijës palosëse (10), një element mbajtës palosës (27) paloset përkundrejt elementit vertikal (5) për ta fiksuar këtë element vertikal (5) në pozicionin vertikal. |
| 15 | 15. Përdorimi i pajisjes së informacionit rrëshqitës (1) të sistemit të pretendimit 1 në një sipërfaqe mbështetëse (2) të sheshtë dhe të rregullt, duke kontaktuar sipërfaqen e poshtme (4) të sheshtë dhe të rregullt të pllakbazës (3) së pajisjes me sipërfaqen mbështetëse (2) pa bashkëngjitur një film, duke përftuar kështu një hapësirë nën-presion në zonën e kontaktit kur pajisja ngrihet lart nga sipërfaqja mbështetëse (2), ndërsa sipërfaqja e sipërme e pllakbazës (3) i ekspozohet presionit atmosferik, duke lejuar kështu pajisjen e informacionit rrëshqitës (1) të kalojë në sipërfaqen mbështetëse (2) dhe duke parandaluar shkëputjen prej tij. |