REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8389 2019.07.19
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2025.03.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/482 2019.07.01
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.22
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
05736314.5 2005.03.25
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1732629 2019.04.24
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 638027
US 557545
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
ELI LILLY AND COMPANY Lilly Corporate Center
(72) Shpikës
Emri Adresa
JACOBS, Alexander, Thomas 764 Cambridge Street 7 , Cambridge, MA 02141 , US
ROW, Gordon, Davidson 47 Town Forest Road , Groton, MA 01450 , US
JUDSON, Jared, Alden 114 South Main Street , Topsfield, MA 01983 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
(54) Titull
APARAT SHPËRNDARËS I MJEKIMIMIT ME FUNKSION MBËRTHIMI ME ANË TË SUSTËS QË AKTIVIZOHET NGA ADMINISTRIMI I DOZËS PËRFUNDIMTARE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një aparat shpërndarës i mjekimit (20, 220) që përfshin: një kasë (35); një pjesë drejtuese (60, 280) brenda kasës në fjalë dhe me lëvizje në drejtim distal; një enë lëngu (28) që përcakton një depozitë të mbushur me mjekim (30) me një piston lëvizës (32) në njërin skaj dhe një dalje në skajin tjetër, ku pistoni vihet në lëvizje nga pjesa drejtuese në fjalë për t'u avancuar drejt daljes në fjalë në një distancë të barabartë me lëvizjen distale të asaj pjese drejtuese kur pjesa drejtuese në fjalë lëvizet në drejtim distal; një element pistoni (90, 260); një komplet ingranazhi (52, 270) që përfshin pinjonët e parë dhe të dytë të dhëmbëzuar (160, 166); një mbajtëse të parë të dhëmbëzuar, (84) të rrjetëzuar me pinjonin e parë në fjalë dhe fikse nga aspekti aksial brenda kasës në fjalë; një skarë e dytë e dhëmbëzuar, (80) e rrjetëzuar me pinjonin e dytë në fjalë dhe me lëvizje brenda kasës në fjalë në një pjesë që vendos në lëvizje pinjonin (62), e lidhur me friksion me pjesën drejtuese në fjalë; në të cilin: kompleti i ingranazhit në fjalë është boshtor në elementin e pistonit në fjalë dhe me zhvendosje proksimale dhe distale me elementin e pistonit në fjalë, për të përcjellë lëvizjen e elementit të pistonit në lëvizjen e pjesës drejtuese; dhe aparati në fjalë përmban më tej një element mbërthyes (180, 225) që përfshin një gjuhëz mbërthyese (186, 240) dhe një rrëshqitëse (190, 236); pjesa drejtuese në fjalë përfshin një sipërfaqe me shtrirje boshtore që angazhon rrëshqitësen (71, 71') përgjatë të cilës rrëshqet rrëshqitësja në fjalë teksa pjesa drejtuese në fjalë kalon distalisht në avancimin gjatë zhvendosjes së elementit të pistonit në drejtim distal, sipërfaqja në fjalë që angazhon rrëshqitësen ka gjatësi boshtore dhe fund proksimal, pjesa drejtuese në fjalë përgjatë gjatësisë boshtore në fjalë është e strukturuar dhe e sistemuar me rrëshqitësen në fjalë në mënyrë të atillë që të mbajë gjuhëzën mbërthyese në fjalë përkundër një force suste në pozicionin e parë pa një element të mbërthyeshëm (117, 266), lëshuar mbi elementin e pistonit në fjalë gjatë përgatitjes së dozës dhe injektimit përpara administrimit përfundimtar të dozës; dhe ku sipërfaqja angazhuese e rrëshqitëses në fjalë zhvendoset distalisht nga rrëshqitësja në fjalë në mënyrë të atillë që rrëshqitësja në fjalë kalon përtej skajit proksimal me administrimin e dozës përfundimtare, duke i lejuar gjuhëzës mbërthyese në fjalë të nxitet nga forca e sustës në fjalë nga pozicioni i parë në fjalë drejt një pozicioni të dytë për angazhimin e elementit të mbërthyeshëm në fjalë për të kyçur fizikisht elementin e pistonit në fjalë, për të parandaluar përgatitjen dhe injektimin dozës së mëtejshme.
2 2. Aparati shpërndarës i mjekimit i pretendimit 1 ku skaji proksimal në fjalë i sipërfaqes angazhuese të rrëshqitëses në fjalë përfshin një skaj proksimal të pjesës drejtuese në fjalë.
3 3. Aparati shpërndarës i mjekimit në fjalë i pretendimit 1 ku rrëshqitësja në fjalë hidhet distalisht nga gjuhëza mbërthyese në fjalë.
4 4. Aparati shpërndarës i mjekimit i pretendimit 1 ku rrëshqitësja në fjalë përfshin një pjesë në formë tehu (192) me shtrirje boshtore dhe ku gjuhëza mbërthyese në fjalë përfshin një flanxhë të dalë në drejtim tërthor (186).
5 5. Aparati shpërndarës i mjekimit i pretendimit 1 ku elementi i mbërthyeshëm në fjalë përfshin një faqe të pjerrët distale (118, 267) mbi të cilën gjuhëza mbërthyese në fjalë është e kalibrueshme për të arritur angazhimin mbërthyes me elementin e mbërthyeshëm në fjalë.
6 6. Aparati shpërndarës i mjekimit i pretendimit 1 ku elementi mbërthyes në fjalë ka fiksim boshtor në kasën në fjalë me së paku një flanxhë (184) të vendosur në një fole të ofruar në kasën në fjalë.
7 7. Aparati shpërndarës i mjekimit i pretendimit 1 ku forca e sustës në fjalë që vepron mbi elementin mbërthyes në fjalë përfshin një elasticitet të elementit mbërthyes në fjalë që synon ta kthejë gjuhëzën mbërthyese në fjalë në një vendosje neutrale.
8 8. Aparati shpërndarës i mjekimit i pretendimit 7 ku elementi mbërthyes në fjalë përfshin një pjesë të stampuar metalike.
9 9. Aparati shpërndarës i mjekimit në fjalë i pretendimit 1 ku sipërfaqja angazhuese e rrëshqitëses në fjalë është e lëmuar.
10 10. Aparati shpërndarës i mjekimit i pretendimit 1 ku gjuhëza mbërthyese në fjalë përfshin një buzë (240) përgjatë një pjese të hapur në të cilën shtrihet elementi i mbërthyeshëm në fjalë për të realizuar angazhimin mbërthyes me elementin mbërthyes në fjalë.