Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8421
2019.07.26
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.07.29
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/455
2019.06.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
17160949.8
2011.07.29
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3211898
2019.04.03
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| KR | 20110062603 |
| KR | 20100074462 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 04; 04; 04; 04; 04; 04
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| M&K Holdings Inc. | 3rd Floor Kisan Building, 67 Seocho-Daero 25-Gil Seocho-Gu |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Oh, Soo Mi | 707-1102, BaekhyeonMaeul, Baekhyeon-dongBundang-gu , 463-887 Seongnam-si Gyeonggi-do , KR |
| Yang, Moonock | Block 405 Bedok North Avenue 316-199 , 460405 Singapore , SG |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
APARAT PËR KODIMIN E NJË IMAZHI;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një aparat për të koduar një imazh, aparati përmban: një njësi të parashikimit të brendshëm (150) e konfiguruar për të gjeneruar një bllok parashikimi që i korrespondon një blloku aktual sipas një mënyre të parashikimit të brendshëm të përzgjedhur nga një mori mënyrash të parashikimit të brendshëm; një njësi transformimi (120) e konfiguruar për të transformuar një bllok të mbetur, të përftuar duke llogaritur një diferencë midis një blloku origjinal të bllokut aktual dhe bllokut të parashikimit për të gjeneruar një bllok transformimi; një njësi kuantizimi (130) e konfiguruar për të kuantizuar bllokun e transformimit për të gjeneruar një bllok transformimi të kuantizuar duke përdorur një madhësi të hapit të kuantizimit; një njësi skanimi (131) e konfiguruar për të skanuar koefiçientët e bllokut të transformimit të kuantizuar për të gjeneruar koefiçientët një-dimensionalë (1D) të bllokut të transformimit të kuantizuar; dhe një njësi kodimi entropik (140) e konfiguruar për të entropi-koduar koefiçientët (1D) të bllokut të transformimit të kuantizuar; ku, kur një përmasë e bllokut të transformimit është më e madhe se 4x4, njësia e skanimit (131) i ndan koefiçientët e transforimimit të kuantizuar në një mori nën-blloqesh dhe skanon morinë e nën-blloqeve dhe koefiçientët e transformimit të kuantizuar të çdo nënblloku duke përdorur një model skanimi të përcaktuar sipas mënyrës së përzgjedhur të parashikimit të brendshëm, ku, kur mënyra e parashikimit të brendshëm është një mënyrë horizontale, modeli i skanimit është një model vertikal skanimi, ku informacioni që tregon një pozicion të koefiçientit të fundit jo-zero të bllokut të transformimit transmetohet në një deshifrues , dhe ku njësia e parashikimit të brendshëm (150) përfshin: një njësi që gjeneron piksela reference (151) e konfiguruar për të gjeneruar piksela reference duke përdorur piksela reference të disponueshëm të bllokut aktual, kur ekzistojnë piksela reference të padisponueshëm; një njësi filtrimi për pikselat e referencës (152) e konfiguruar për të filtruar në mënyrë përshtatëse pikselat e referencës, të afërt me bllokun aktual, bazuar në mënyrën e përzgjedhur të parashikimit të brendshëm dhe një madhësie të bllokut aktual; një njësi për gjenerimin e bllokut të parashikimit (153) e konfiguruar për të gjeneruar bllokun e parashikimit të bllokut aktual sipas mënyrës së përzgjedhur të parashikimit të brendshëm; dhe një njësi për filtrimin e bllokut të parashikimit (154) e konfiguruar për të filtruar në mënyrë përshtatëse disa piksela të parashikimit të bllokut të parashikimit bazuar në mënyrën e përzgjedhur të parashikimit të brendshëm dhe një madhësie të bllokut actual. |
| 2 | 2. Aparati i pretendimit 1, ku njësia e kuantizimit (130) përcakton një mesatare prej dy madhësish të vlefshme të hapit të kuantizimit mes një madhësie të hapit të kuantizimit të njësisë së majtë të kodimit të një njësie aktuale kodimi, një madhësie të hapit të kuantizimit të një njësie të sipërme të kodimit të njësisë aktuale të kodimit dhe një madhësie të hapit të kuantizimit të një njësise të mëparshme kodimi të njësisë aktuale të kodimit si një parashikues i madhësisë së hapit të kuantizimit, dhe transmeton një diferencë midis madhësisë së hapit të kuantizimit dhe parashikuesit të madhësisë së hapit të kuantizimit në njësinë e kodimit entropik (140). |
| 3 | 3. Aparati i pretendimit 1, ku moritë e nën-blloqeve skanohen në një drejtim të anasjelltë. |