REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8420 2019.07.26
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.09.15
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/416 2019.06.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
17207623.4 2015.09.15
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3332767 2019.03.20
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
GB 201416274
GB 201504662
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Verona Pharma PLC One Central Square
(72) Shpikës
Emri Adresa
FRENCH, Edward James 28 Norman Road , Canterbury, Kent CT1 3LX , GB
HAYWOOD, Philip A GoldingsSilver StreetAnstey , Buntingford, Hertfordshire SG9 0DH , GB
SPARGO, Peter Lionel Nash House, Beech Drive, Harbledown Park, Harbledown , Canterbury, Kent CT2 8NR , GB
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
(54) Titull
FORMULIM I LËNGËT PËR INHALACION QË PËRMBAN RPL554
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një përbërje e lëngët farmaceutike, e përshtatshme për administrim me inhalacion, e cila përmban një hollues dhe një pezulli grimcash të 9,10-dimetoksi-2-(2,4,6-trimetilfenilimino)-3-(N-karbamoil-2-aminoetil)-3,4,6,7-tetrahidro-2H-pirimido[6,1- a]izokuinolinë-4-one (RPL554) ose një kripë farmaceutikisht të pranueshme të tyre, ku grimcat e RPL554 kanë një shpërndarje të madhësisë së grimcave me një vlerë Dv50 (madhësia mesatare e grimcave sipas vëllimit) nga 0,2 μm deri në 5 μm, dhe ku (a) holluesi është ujë dhe/ose (b) përbërja e lëngët farmaceutike përmban edhe një a më shumë buferë.
2 2. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas pretendimit 1, ku grimcat e RPL554 kanë një shpërndarje të madhësisë së grimcave me vlerë të Dv50 nga 0,7 μm deri në 2,5 μm.
3 3. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, ku përqendrimi i grimcave të RPL554 në përbërjen e lëngët farmaceutike është nga 0,01 mg/mL deri në 40 mg/mL.
4 4. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku përbërja ka vlerë pH-je nga 6 deri në 8.
5 5. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, e cila përmban edhe një a më shumë surfaktantë, ku preferimisht një a më shumë surfaktantë përzgjidhen nga një a më shumë surfaktantë jojonikë, ku më preferimisht një a më shumë surfaktantë përzgjidhen nga esteret e polioksietilen-glikol-sorbitan-alkilit dhe esteret e sorbitan-alkilit.
6 6. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, e cila përmban edhe një a më shumë buferë, ku preferimisht një a më shumë buferë përzgjidhen nga buferët e citratit ose fosfatit.
7 7. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku përbërja përmban: (a) grimcat e RLP554 në një përqendrim nga 0,01 mg/mL deri në 40 mg/mL; (b) një a më shumë surfaktantë në një përqendrim nga 0,01 mg/mL deri në 5 mg/mL; dhe (c) një bufer në një përqendrim nga 5 mg/mL deri në 20 mg/mL.
8 8. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku përbërja përmban edhe një rregullues toniciteti, ku në mënyrë opsionale rregulluesi i tonicitetit është klorur natriumi.
9 9. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku holluesi është ujë.
10 10. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku përbërja përmban: (a) grimcat e RLP554 në një përqendrim nga 0,01 mg/mL deri në 30 mg/mL; (b) një ester polioksietilen-glikol-sorbitan-alkili në një përqendrim nga 0,1 mg/mL deri në 2 mg/mL; (c) një ester sorbitan-alkili në një përqendrim nga 0,01 mg/mL deri në 0,1 mg/mL; (d) një përbërës të parë buferi fosfati në një përqendrim nga 5 mg/mL deri në 10 mg/mL; (e) një përbërës të dytë buferi fosfati në një përqendrim nga 5 mg/mL deri në 10 mg/mL; dhe (f) një rregullues toniciteti në një përqendrim nga 2 mg/mL deri në 8 mg/mL, përbërja e të cilit përmban preferimisht: (a) grimcat e RLP554 në një përqendrim nga 0,05 mg/mL deri në 25 mg/mL; (b) polioksietilen (20) sorbitan monolaurati (Polisorbat 20, Tween 20) në një përqendrim nga 0,1 mg/mL deri në 2 mg/mL; (c) sorbitan monolaurati (Span 20) në një përqendrim nga 0,01 mg/mL deri në 0,1 mg/mL; (d) monohidrat fosfati mononatriumi në një përqendrim nga 5 mg/mL deri në 10 mg/mL; (e) fosfat natriumi dibazik anhidroz në një përqendrim nga 5 mg/mL deri në 10 mg/mL; dhe (f) klorur natriumi në një përqendrim nga 2 mg/mL deri në 8 mg/mL.
11 11. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, e cila është e përshtatshme për administrim me nebulizator.
12 12. Një nebulizator që përmban një përbërje sipas çdonjërit prej pretendimeve pararendëse.
13 13. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 11 për përdorim në trajtimin e trupit të njeriut ose të kafshës.
14 14. Një përbërje e lëngët farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 11 për përdorim në trajtimin ose parandalimin e një sëmundjeje ose gjendjeje të përzgjedhur nga astma, astma alergjike, ethja e barit, riniti alergjik, bronkiti, emfizema, bronkektazia, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), sindroma e distresit respirator tek të rriturit (ARDS), astma rezistente ndaj steroidëve, astma e rëndë, astma pediatrike, fibroza cistike, fibroza e mushkërive, sëmundja intersticiale e mushkërive, çrregullimet e lëkurës, dermatiti atopik, psoriaza, inflamacioni okular, ishemia cerebrale, sëmundjet inflamatore dhe sëmundjet autoimune.
15 15. Një përbërje e lëngët farmaceutike për përdorim për përdorim sipas pretendimit 14, ku sëmundja ose gjendja është sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK).