REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8427 2019.07.30
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.01.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/400 2019.06.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.08.05
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13701871.9 2013.01.25
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2806892 2019.03.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
GB 201201314
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  61; 07; 12
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Hansa Biopharma Limited Ashcombe Court, Woolsack Way, Godalming,
(72) Shpikës
Emri Adresa
CRISPIN, Matthew David Max Teme PlaceTeme Road , Cheltenham GL52 6UE , GB
SCANLAN, Christopher Neil ----- , deceased , GB
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL
(54) Titull
PËRDORIMI I KOMBINUAR TERAPEUTIK I ANTITRUPAVE DHE ENDOGLIKOZIDAZAVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një agjent që redukton lidhjen e receptorit Fc nëpërmjet degradimit enzimatik të antitrupave endogjenë në serum, për përdorim në një metodë trajtimi të një sëmundjeje, ku agjenti është një endoglikozidazë, një proteazë ose një proteinë-N-glikanazë dhe metoda rrit fuqinë terapeutike të një antitrupi, ku mënyra e veprimit të antitrupit në fjalë varet nga ndërveprimi Fc:FcR, dhe ku metoda përfshin hapat në vijim: (a) administrimin e agjentit në fjalë te një subjekt; dhe në vazhdim, (b) pas një intervali kohor të përcaktuar, administrimin e antitrupit në fjalë te subjekti.
2 2. Agjenti për përdorim i pretendimit 1, ku sëmundja është kancer, infeksion ose autoimunitet.
3 3. Agjenti për përdorim i pretendimit 2, ku kanceri është leukemi limfoblastike akute, leukemi mieloide akute, karcinomë adrenokortikale, lloje kanceri të lidhura me SIDA-n, limfomë e lidhur me SIDA-n, kancer anal, kancer i apendicitit, astrocitomë cerebelare ose cerebrale e fëmijërisë, karcinomë me qeliza bazale, kancer i duktit biliar ekstrahepatik, kancer i fshikëzës së urinës, kancer i kockave, osteosarkomë/histiocitomë fibroze malinje, gliomë e trungut të trurit, kancer i trurit, tumor i trurit astrocitomë cerebelare, tumor i trurit astrocitomë cerebrale/gliomë malinje, tumor i trurit ependimomë, tumor i trurit meduloblastomë, tumor i trurit - tumore neuroektodermale primitive supratentoriale, tumor i trurit gliomë e rrugëve të shikimit dhe hipotalamike, kancer gjiri, adenoma/karcinoide bronkiale, limfomë Burkitt, tumor karcinoid, tumor karcinoid gastrointestinal, karcinomë primare e panjohur, limfomë e sistemit nervor qendror, astrocitomë cerebelare, astrocitomë cerebrale/gliomë malinje, kancer cervikal, leukemi limfocitike kronike, leukemi mielogjenike kronike, çrregullime mieloproliferative kronike, kancer i zorrës së trashë, limfomë e lëkurës me qeliza T, tumor dermoplastik me qeliza të vogla rrumbullake, kancer endometrial, ependimomë, kancer ezofageal, sarkoma Ewing në familjen Ewing të tumoreve, tumor ekstrakranial me qeliza embrionale, tumor ekstragonadal me qeliza embrionale i fëmijërisë, kancer i duktit biliar ekstrahepatik, kancer i syrit, melanomë intraokulare, kancer i syrit, retinoblastomë, kancer i fshikëzës së tëmthit, kancer gastrik (i stomakut), tumor karcinoid gastrointestinal, tumor stromal gastrointestinal (GIST), tumor me qeliza embrionale: ekstrakranial, ekstragonadal ose ovarian, tumor trofoblastik gestacional, gliomë e trungut të trurit, gliomë, astrocitomë cerebrale e fëmijërisë, gliomë e fëmijërisë e rrugëve të shikimit dhe hipotalamike, karcinoid gastrik, leukemi me qeliza leshtore, kancer i i kokës dhe qafës, kancer i zemrës, kancer hepatocelular (i mëlçisë), limfomë Hodgkin, kancer hipofaringeal, gliomë hipotalamike dhe rrugëve të shikimit, melanomë intraokulare, karcinomë e qelizave ishullore (endokrine të pankreasit), sarkomë Kaposi, kancer i veshkave (kancer i qelizave renale), kancer laringeal, leukemitë, leukemi limfoblastike akute (e quajtur gjithashtu leukemi limfocitike akute), leukemi mieloide akute (e quajtur gjithashtu leukemi mielogjenike akute), leukemi limfocitike kronike (e quajtur gjithashtu leukemi limfocitike kronike), leukemi mielogjenike kronike (e quajtur gjithashtu leukemi mieloide kronike), leukemi me qeliza leshtore, kancer i buzës dhe kavitetit të gojës, liposarkomë, kancer i mëlçisë (primar), kancer i mushkërisë me qeliza jo të vogla, kancer i mushkërisë me qeliza të vogla, limfomat, limfomë e lidhur me SIDA-n, limfomë Burkitt, limfomë me qeliza T e lëkurës, limfomë Hodgkin, limfomë jo Hodgkin (një klasifikim i vjetër i të gjitha limfomave, me përjashtim të atyre Hodgkin), limfomë e sistemit nervor qendror primare, makroglobulinemi Waldenstrom, histiocitomë fibroze malinje e kockave/osteosarkomë, meduloblastomë, melanomë, melanomë intraokulare (e syrit), karcinomë me qeliza Merkel, mezoteliomë, mezoteliomë malinje tek të rriturit, mezoteliomë, kancer i qafës me qeliza skuamoze metastatike, kancer i gojës, sindroma neoplazike endokrine shumëfishe, mielomë multiple/neoplazmë e qelizave plazmatike, mikozë lungoide, sindroma mielodisplazike, sëmundjet mielodisplazike/mieloproliferative, leukemi mielogjenike, leukemi mieloide kronike, leukemi mieloide akute tek të rriturit, leukemi akute, mielomë akute e fëmijërisë, multiple (Kancer i palcës së kockës), çrregullime mieloproliferative, kancer i kavitetit nazal dhe sinusit paranazal, karcinomë nazofaringeale, neuroblastomë, limfomë jo Hodgkin, kancer i mushkërisë me qeliza jo të vogla, kancer oral, Kancer orofaringeal, osteosarkomë/histiocitomë fibroze malinje e kockës, kancer i ovareve, kancer epitelial i ovareve (tumor sipërfaqësor epitelial stromal), tumor me qeliza embrionale i vezoreve, tumor me potencial malinj të ulët i ovareve, kancer i pankreasit, kancer i pankreasit i qelizave ishullore, kancer i kavitetit nazal dhe sinusit paranazal, kancer paratiroid, kancer penil, kancer faringeal, feokromacitomë, astrocitomë pineale, germinomë pineale, pineoblastomë dhe tumore neuroektodermale primitive supratentoriale, adenomë e hipofizës, neoplazi e qelizave plazmatike/mielomë multiple, blastomë pleuropulmonare, limfomë primare e sistemit nervor qendror, kancer i prostatës, kancer rektal, karcinomë e qelizave renale (kancer i veshkave), kancer me qeliza kalimtare i pelvisit renal dhe ureterit, retinoblastomë, rabdomiosarkomë, kancer i gjëndrave të pështymës, sarkomë, familja Ewing e tumoreve, sarkomë Kaposi, sarkomë e indeve të buta, sarkomë uterine, sindroma Sezariane, kancer i lëkurës (jo melanoma), kancer i lëkurës (melanomë), karcinomë e lëkurës me qeliza Merkel, kancer i mushkërisë me qeliza të vogla, kancer i zorrës së hollë, sarkomë e indeve të buta, karcinomë me qeliza skuamoze, kancer i qafës me qeliza skuamoze, me metastaza okulte primare, kancer i stomakut, tumor neuroektodermal primitiv supratentorial, limfomë me qeliza T i lëkurës – shih mikoza fungoide dhe sindroma Sezariane, kancer i testikujve, kancer i fytit, timomë, timomë dhe karcinomë e timusit,kancer tiroid, kancer tiroid, kancer me qeliza kalimtare i pelvisit renal dhe ureterit, tumor trofoblastik, kancer me qeliza kalimtare i pelvisit renal dhe ureterit, kancer uretral, kancer uterin endometrial, sarkomë uterine, kancer vaginal, gliomë e hipotalamusit dhe rrugëve të shikimit, kancer vulvar, makroglobulinemi Waldenstrom dhe tumor i Wilms-it (tumor i veshkave).
4 4. Agjenti për përdorim i pretendimit 2, ku kanceri është kancer i fshikëzës së urinës, kancer i mushkërisë, kancer i gjirit, melanomë, kancer i zorrësh së trashë, kancer rektal, limfomë jo Hodgkin, kancer endometrial, kancer i pankreasit, kancer i veshkave (qelizave renale), kancer i prostatës, leukemi, kancer i tiroides dhe kancer i ezofagut, në mënyrë të preferueshme kancer i gjirit.
5 5. Agjenti për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku agjenti dhe antitrupi janë të pranishëm si një përgatitje e kombinuar për përdorim të njëpasnjëshëm.
6 6. Agjenti për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku intervali kohor i përcaktuar është 1-2, 1-5, 1-10 ose 1-20 ditë.
7 7. Agjenti për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 6, ku metoda përfshin hapat në vijim: (a) trajtimin e gjakut nga subjekti ex vivo me agjentin; (b) kthimin e gjakut të trajtuar te subjekti; dhe në vazhdim (c) administrimin e antitrupit në fjalë te subjekti.
8 8. Agjenti për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku endoglikozidaza është endoglikozidazë S (EndoS) ose endoglikozidazë F3, ose endoglikozidazë Ebeta, ose ku proteaza është IdeS.
9 9. Agjenti për përdorim i pretendimit 8, ku agjenti është EndoS ose IdeS.
10 10. Agjenti për përdorim i çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9, ku antitrupi në fjalë është Natalizumab, Vedolizumab, Belimumab, Atacicept, Alefacept, Oteliksizumab, Teplizumab, Rituksimab, Ofatumumab, Okrelizumab, Epratuzumab, Alemtuzumab, Abatacept, Eculizamab, Omalizumab, Canakinumab, Meplizumab, Reslizumab, Tocilizumab, Ustekinumab, Briakinumab, Etanercept, Inlfliksimab, Adalimumab, Certolizumab pegol, Golimumab, Trastuzumab, Gemtuzumab, Ozogamicin, Ibritumomab, Tiuksetan, Tostitumomab, Cetuksimab, Bevacizumab, Panitumumab, Denosumab, Ipilimumab, Brentuksimab dhe Vedotin.
11 11. Agjenti për përdorim i pretendimit 10, ku antitrupi në fjalë është Trastuzumab.