Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8403
2019.07.24
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.02.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/389
2019.06.03
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
16178223.0
2011.02.08
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3095871
2019.04.10
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 302282 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07; 01; 07; 07; 12
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Regeneron Pharmaceuticals, Inc. | 777 Old Saw Mill River Road |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| SMITH, Eric | 2152 Crescent Drive , Tarrytown, NY 10591 , US |
| MURPHY, Andrew J. | 10 Newton Court , Croton-on-Hudson, NY 10520 , US |
| STEVENS, Sean | 355 Berry StreetNo. 413 , San Francisco, CA 94158 , US |
| MacDONALD, Lynn | 16 Gedney Way , White Plains, NY 10605 , US |
| DAVIS, Samuel | 332 West 88th StreetApt. B2 , New York, NY 10024 , US |
| BUCKLER, David R. | 6 Erick Court , Chester, NJ 07930 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Ibrahim Rugova, P.1/1, Kati II, Tiranë, Shqipëri (Albania) , AL |
(54) Titull
MINJ ME VARG TË LEHTË TË ZAKONSHËM
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një metodë për përzgjedhjen e një regjioni të ndryshueshëm të vargut të rëndë human për të prodhuar një antitrup bispecifik, e cila përfshin: (a) imunizimin e një miu të modifikuar gjenetikisht me një antigjen me interes, ku miu përfshin (i) një zëvendësim në lokusin endogjen të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë κ të imunoglobulinës së miut të të gjitha segmenteve të gjenit të regjionit të ndryshueshëm endogjen të vargut të lehtë κ të imunoglobulinës së miut me një segment gjeni human të riorganizuar Vκ1-39/J, një segment gjeni human të riorganizuar Vκ3-20/J, ose një kombinim të tyre, ku segmenti i gjenit human të riorganizuar është i lidhur në mënyrë funksionale me një gjen të pandryshueshëm K endogjen të miut, ku miut i mungon një lokus endogjen i regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë κ të imunoglobulinës së miut, i cili është i aftë të riorganizojë dhe të formojë një gjen që kodon një regjion të ndryshueshëm κ të miut; dhe (ii) një zëvendësim të 90-100% të segmenteve të paorganizuara të gjenit VH të miut me të paktën një segment gjeni VH human të paorganizuar, dhe një zëvendësim të të gjitha segmenteve të gjenit D dhe JH endogjene të miut me të paktën një segment gjeni D human të paorganizuar dhe të paktën një segment gjeni JH human të paorganizuar, ku segmentet e gjenit human VH, D dhe JH janë të lidhura në mënyrë funksionale me një gjen të pandryshueshëm endogjen të vargut të rëndë të miut dhe segmentet e gjenit human VH, D dhe JH janë të afta të riorganizojnë dhe të formojnë një gjen të vargut të rëndë kimerik të riorganizuar human/të miut; (b) lejimin që miu të zhvillojë një përgjigje imune ndaj antigjenit me interes; dhe, (c) identifikimin e një limfociti të përzgjedhur klonikisht të miut që shpreh një antitrup që lidh në mënyrë specifike antigjenin me interes dhe përftimin nga limfociti ose antitrupi të një sekuence nukleotide që kodon një regjion të ndryshueshëm të vargut të rëndë human të antitrupit që lidh në mënyrë specifike antigjenin me interes. |
| 2 | 2. Metoda e pretendimit 1, e cila përfshin më tej një përforcues intronik κ 5' në lidhje me regjionin e pandryshueshëm të vargut të lehtë të miut. |
| 3 | 3. Metoda e pretendimit 1, e cila përfshin më tej një përforcues κ 3' të miut. |
| 4 | 4. Metoda e pretendimit 1, ku të paktën një segment gjeni human VH i paorganizuar përzgjidhet nga segmenti i gjenit VH1-2, VH1-8, VH1-24, VH2-5, VH3-7, VH3-9, VH3-11, VH3-13, VH3-15, VH3-20, VH3-23, VH3-30, VH3-33, VH3-48, VH4-31, VH4-39, VH4-59, VH5-51, VH6-1 , ose një kombinim i tyre. |
| 5 | 5. Metoda e pretendimit 1, ku të paktën një segment i gjenit human D përzgjidhet nga segmenti i gjenit D1-7, D1-26, D3-3, D3-10, D3-16, D3-22, D5-5, D5-12, D6-6, D6-13, D7-27, ose një kombinim i tyre. |
| 6 | 6. Metoda e pretendimit 1, ku miu përmban një qelizë B që përfshin një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së riorganizuar, e cila përfshin një gjen të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë human që rrjedh nga një segment gjeni VH i përzgjedhur nga një VH2-5, VH3-23, VH3-30, VH4-39, VH4-59, ose VH5-51, dhe që rrjedh nga një segment gjeni D i përzgjedhur nga D1-7, D1-26, D3-3, D3-16, D3-10, D3-22, D5-5, D5-12, D6-6, D6-13 ose D7-27. |
| 7 | 7. Metoda e pretendimit 1, ku segmenti i gjenit human Vκ1-39 është i pranishëm në një riorganizim me një segment gjeni human Jκ5. |
| 8 | 8. Metoda e pretendimit 1, ku segmenti i gjenit human Vκ3-20 është i pranishëm një riorganizim me një segment gjeni human Jκ1. |
| 9 | 9. Një metodë joterapeutike për prodhimin e një antitrupi që përfshin realizimin e metodës së pretendimit 1 për herë të parë, për një antigjen të parë me interes, për të gjeneruar një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë human të parë, realizimin e metodës së pretendimit 1 për një antigjen të dytë me interes, për të gjeneruar një sekuencë të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë human të dytë, ku metoda përfshin më tej shprehjen e sekuencës së regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë human të parë të shkrirë me një regjion të pandryshueshëm të vargut të rëndë human të parë për të formuar një varg të rëndë human të parë, shprehjen e sekuencës së regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë human të dytë të shkrirë me një regjion të pandryshueshëm të vargut të rëndë human të dytë për të formuar një varg human të rëndë të dytë, ku vargjet e rënda humane të para dhe të dyta shprehen në prani të një vargu të lehtë human të vetëm që rrjedh nga një segment gjeni Vκ1-39 ose Vκ3-20. |
| 10 | 10. Metoda e pretendimit 9, ku vargu i rëndë human i parë përmban një modifikim që eliminon ose redukton thelbësisht afinitetin e vargut të rëndë human të parë me proteinën A, dhe vargu i rëndë human i dytë ruan aftësinë për të lidhur proteinën A. |
| 11 | 11. Metoda e pretendimit 10, ku modifikimi që eliminon ose redukton thelbësisht afinitetin e vargut të rëndë human të parë me proteinën A është përzgjedhur nga një 95R (EU 435R), një 96F (EU 436F) dhe një kombinim i tyre. |
| 12 | 12. Një mi që përmban: (a) një zëvendësim në lokusin endogjen të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ të miut të të gjitha segmenteve të gjenit të regjionit të ndryshueshëm endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës K të miut me një segment gjeni human të riorganizuar Vκ1-39/J, një segment gjeni human të riorganizuar Vκ3-20/J, ose një kombinim të tyre, ku segmenti i gjenit human është i lidhur në mënyrë funksionale me një gjen të pandryshueshëm endogjen κ të miut dhe ku miut i mungon një lokus endogjen i regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës κ të miut, i cili është i aftë të riorganizojë dhe të formojë një gjen që kodon një regjion të ndryshueshëm κ të miut; dhe (b) një zëvendësim të 90-100% të segmenteve të paorganizuara të gjenit VH të miut me të paktën një segment gjeni VH human të paorganizuar, dhe një zëvendësim të të gjitha segmenteve endogjene të gjenit D dhe JH të miut me të paktën një segment gjeni human D të paorganizuar dhe të paktën një segment gjeni human JH të paorganizuar, ku segmentet e gjenit human VH, D dhe JH janë të lidhura në mënyrë funksionale me një gjen të pandryshueshëm të vargut të rëndë endogjen të miut dhe segmentet e gjenit human VH, D dhe JH janë të afta të riorganizojnë dhe të formojnë një gjen të vargut të rëndë kimerik të riorganizuar human/të miut. |
| 13 | 13. Miu i pretendimit 12, ku: (a) miu përmban më tej një përforcues intronik κ 5' në lidhje me regjionin e pandryshueshëm të vargut të lehtë të miut; ose (b) miu përmban më tej një përforcues κ 3' të miut. |
| 14 | 14. Miu i pretendimit 12, ku: (a) të paktën një segment gjeni VH përzgjidhet nga segmenti i gjenit VH1-2, VH1-8, VH1-24, VH2-5, VH3-7, VH3-9, VH3-11, VH3-13, VH3-15, VH3-20, VH3-23, VH3-30, VH3-33, VH3-48, VH4-31, VH4-39, VH4-59, VH5-51, VH6-1 , ose një kombinim i tyre; (b) të paktën një segment gjeni D përzgjidhet nga segmenti i gjenit D1-7, D1-26, D3-3, D3-10, D3-16, D3-22, D5-5, D5-12, D6-6, D6-13, D7-27, ose një kombinim i tyre; (c) miu përmban një qelizë B që përfshin një sekuencë gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë të imunoglobulinës së riorganizuar, e cila përfshin një gjen të regjionit të ndryshueshëm të vargut të rëndë human që rrjedh nga një segment gjeni VH i përzgjedhur nga një VH2-5, VH3-23, VH3-30, VH4-39, VH4-59, ose VH5-51, dhe që rrjedh nga një segment gjeni D i përzgjedhur nga D1-7, D1-26, D3-3, D3-16, D3-10, D3-22, D5-5, D5-12, D6-6, D6-13 ose D7-27; (d) segmenti i gjenit human Vκ1-39 është i pranishëm në një riorganizim me një segment gjeni human Jκ5 ; ose (e) segmenti i gjenit human Vκ3-20 është i pranishëm në një riorganizim me një segment gjeni human Jκ1. |