Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8334
2019.06.27
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.08.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/339
2019.05.14
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12747915.2
2012.08.08
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2742068
2019.04.03
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161521593 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Athera Biotechnologies AB | Business Center S:t Eriksgatan 117 113 43 Stockholm |
| Dyax Corp. | 300 Shire Way, Lexington, MA 02421 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| SEXTON, Dan | 59 Marvin , MelroseMassachusetts 02176 , US |
| PETTERSSON, Knut | Kungsladugårdsgatan 110 , SE-414 76 Göteborg , SE |
| CAMBER, Ola | Topeliusvägen 8 , SE-167 61 Bromma , SE |
| NIXON, Andrew E | 41 Evergreen Lane , HanoverMassachusetts 02339 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
(54) Titull
ANTITRUPA TË RINJ KUNDËR FOSFORILKOLINËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një antitrup njerëzor ose pjesë (fragment) antitrupi i aftë të lidhet te fosforilkolina, ku antitrupi njerëzor ose pjesa e antitrupit përmban një domen të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë (VH) dhe një domen të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë (VL), dhe ku - (a) domeni VH përmban një sekuencë aminoacide që përfshin tre rajone përcaktuese komplementariteti (CDRs) që përbëhen nga: një sekuencë CDR1 që përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 75% ose 100% identitet sekuence me sekuencën e SEQ ID NO: 17; një sekuencë CDR2 që përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 94% ose 100% identitet sekuence me sekuencën e SEQ ID NO: 18; dhe një sekuencë CDR3 që përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 95% ose 100% identitet sekuence me sekuencën e SEQ ID NO: 19, 20, 21 ose 22; dhe (b) domeni VL përmban një sekuencë aminoacide që përfshin tre rajone përcaktuese komplementariteti (CDRs) që përbëhen nga: një sekuencë CDR4 që përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 94% ose 100% identitet sekuence me sekuencën e SEQ ID NO: 23 ose 24; një sekuencë CDR5 që përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 85% ose 100% identitet sekuence me sekuencën e SEQ ID NO: 25; një sekuencë CDR6 që përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 88% ose 100% identitet sekuence me sekuencën e SEQ ID NO: 26, ku antitrupi ose pjesa e antitrupit lidhet te aminofenil-fosforilkolina e palëvizshme (immobilized) me Kd jo më të madhe se 500nM, kur testohet në kushtet e rezonancës plazmone sipërfaqësore të përdorur te shëmbujt. |
| 2 | 2. Antitrupi ose pjesa e antitrupit sipas pretendimit 1, ku sekuenca CDR1 përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 17; sekuenca CDR2 përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 18; dhe sekuenca CDR3 përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 19, 20, 21 ose 22; dhe (b) sekuenca CDR4 përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 23 ose 24; sekuenca CDR5 përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 25; sekuenca CDR6 përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 26. |
| 3 | 3. Një antitrup ose pjesë antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku - domeni VH përmban një sekuencë aminoacide të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NOs: 1, 3, 5, 7, 9, 11, 13, ose 15, ose një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, ose 95% identitet sekuence me sekuencën aminoacide të cilësdo prej SEQ ID NOs: 1, 3, 5, 7, 9, 11, 13, ose 15; dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NOs: 2, 4, 6, 8, 10, 12, 14, ose 16, ose një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, ose 95% identitet sekuence me sekuencën aminoacide të cilësdo prej SEQ ID NOs: 2, 4, 6, 8, 10, 12, 14, ose 16. |
| 4 | 4. Antitrupi ose pjesa e antitrupit sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku - domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:1, dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100 identitet sekuence me SEQ ID NO: 2; domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:3, dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO: 4; domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:5, dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO: 6; domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:7, dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO: 8; domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:9, dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO: 10; domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:11, dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO: 12; domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:13 dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO: 14; ose domeni VH përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO:15, dhe domeni VL përmban një sekuencë aminoacide me të paktën 80%, 85%, 90%, 95% ose 100% identitet sekuence me SEQ ID NO: 16; |
| 5 | 5. Antitrupi ose pjesa e antitrupit sipas pretendimit 3 ose 4, ku domeni VH, domeni VL, ose preferueshëm të dyja domenet VH dhe VL, përmbajnë një sekuencë aminoacide me 100% identitet sekuence me SEQ ID NO të deklaruar; ose domeni VH, domeni VL, ose të dyja domenet VH dhe VL, përmbajnë një sekuencë aminoacide me më pak se 100%, por të paktën me 90%, 95%, identitet sekuence me, ose me një ose më shumë prej secilës, SEQ ID NO të deklaruar. |
| 6 | 6. Një antitrup njerëzor ose pjesë antitrupi i aftë të lidhet te fosforilkolina, ku antitrupi njerëzor ose pjesa e antitrupit përmban një domen të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë (VH) dhe një domen të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë (VL), dhe ku - domeni VH përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:3, dhe domeni VL përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 4; domeni VH përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:5, dhe domeni VL përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 6; domeni VH përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:7, dhe domeni VL përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 8; domeni VH përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:9, dhe domeni VL përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 10; domeni VH përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:11, dhe domeni VL përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 12; domeni VH përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:13 dhe domeni VL përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 14; ose domeni VH përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:15, dhe domeni VL përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 16. |
| 7 | 7. Antitrupi ose pjesa e antitrupit sipas pretendimit 6, ku domeni VH përmban sekuencën e SEQ ID No:1, të lidhur te rajoni CH i SEQ ID No: 28 dhe domeni VL përmban sekuencën e SEQ ID NO:2 të lidhur te rajoni CL i SEQ ID No:29. |
| 8 | 8. Një përbërje farmaceutike që përmban një antitrup ose pjesë antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse dhe një transportues (bartës) ose mbushës farmaceutikisht të pranueshëm, ku jodetyrimisht të vetmet antitrupa ose pjesë antitrupash të pranishme në përbërje janë ato të përcaktuara në ndonjërën prej pretendimeve paraprirëse. |
| 9 | 9. Antitrupi ose pjesa e antitrupit sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7, ose një përbërje farmaceutike sipas pretendimit 8 për përdorim në mjekësi. |
| 10 | 10. Një antitrup njerëzor ose pjesë antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7, ose një përbërje farmaceutike sipas pretendimit 8 për përdorim në: parandalimin, profilaksinë dhe/ose mjekimin e gjitarëve, përfshirë njerëzit, kundër aterosklerozës, një sëmundje të lidhur me aterosklerozën ose sëmundje kardiovaskulare, ku jodetyrimisht sëmundja kardiovaskulare përzgjidhet nga grupi i përbërë nga ateroskleroza, sindromi koronar akut, infarkti miokardial akut, infarkti miokardial (ataku në zemër), angina pectoris (stenokardia) e qëndrueshme dhe e paqëndrueshme, aneurizmi, sëmundja e arteries koronare (CAD), sëmundja ishemike e zemrës, miokardi ishemik, vdekja kardiake dhe papritur kardiake, kardiomiopatia, insufiçenca kardiake konxhestive, insufiçenca kardiake, stenoza, sëmundja arteriale periferike (PAD), klaudi i përhershëm, ishemia kritike e gjymtyrëve, dhe iktusi (goditja). |
| 11 | 11. Një sekuencë e acidit nukleik që kodon një antitrup ose një pjesë antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7. |
| 12 | 12. Një vektor ose plasmid që përmban sekuencën e acidit nukleik sipas pretendimit 11. |
| 13 | 13. Një qelizë bujtëse që përmban sekuencën e acidit nukleik sipas pretendimit 11 dhe/ose një vektor ose plasmid sipas pretendimit 12. |
| 14 | 14. Një metodë për prodhimin e një antitrupi ose një pjese antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7 që përfshin kulturimin e një qelize bujtëse sipas pretendimit 13, dhe marrjen prej andej të një antitrupi ose një pjese antitrupi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7. |
| 15 | 15. Një metodë për përgatitjen e një varianti të antitrupit ose të pjesëve të antitrupit sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7, ku varianti ruan aftësinë për t’u lidhur te fosforilkolina, ku metoda përfshin - (i) dhënien e një acidi nukleik sipas pretendimit 11 që kodon një antitrup ose një pjesë antitrupi prind; (ii) futjen e një ose më shumë mutacioneve nukleotide në aminoacidin që kodon rajonet e sequencës së acidit nukleik, jodetyrimisht brenda rajoneve që kodojne domenet VH dhe/ose VL, në mënyrë të tillë që acidi nukleik i mutuar (ndryshuar) të kodojë një variant antitrupi ose pjese antitrupi me sequencë aminoacide të ndryshme nga antitrupi ose pjesa e antitrupit prind; (iii) shprehjen e variantit të antitrupit ose të pjesës së antitrupit që kodohet prej sequencës së acidit nukleik të mutuar; dhe (iv) krahasimin e aftësisë së variantit të antitrupit ose të pjesës së antitrupit me atë të antitrupit ose pjesës së antitrupit prind për t’u lidhur te fosforilkolina. |