REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8310 2019.06.17
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.10.31
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/327 2019.05.09
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.06.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14800207.4 2014.10.31
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3062811 2019.04.03
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201462040514
US 201361898539
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  61; 61; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road
University Health Network (UHN) 190 Elizabeth Street R. Fraser Elliott Building Room 1S-417
(72) Shpikës
Emri Adresa
PURCELL NGAMBO, Lisa Arleen 88 Captain Shankey Drive , Garnerville, NY 10923 , US
KAIN, Kevin, C. 27 Cortleigh Boulevard , Toronto, ON M4R 1K5 , CA
HIGGINS, Sarah, J. MaRS CentreToronto Medical Discovery Towers101 College StreetRm. 10-351 , Toronto, ON M5G 1L7 , CA
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
NDËRHYRJE ME BAZË ANGIOPOETINE PËR TRAJTIMIN E MALARIES CEREBRALE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një përbërje farmaceutike që përmban një sasi terapeutikisht të efektshme të një proteine angiopoetine të modifikuar për përdorim në një metodë trajtimi, parandalimi apo përmirësimi të së paku një simptome, indikacioni apo komplikacioni të malaries cerebrale, ku metoda në fjalë përbëhet nga administrimi i përbërjes te një subjekt në nevojë të saj, në të cilin angiopoetina e modifikuar përbën një proteinë të kombinuar prej së paku një strukture angiopoetine-1, të ngjashme me fibrinogjenin, të bashkuar me një fragment imunoglobuline Fc.
2 2. Përbërja për përdorim në metodën e pretendimit 1, ku së paku një simptomë, indikacion apo komplikacion zgjidhet nga një grup i përbërë prej etheve, dhimbjes së kokës dhe mialgjisë, ndjekur nga përgjumje, konfuzion, rrjedhje vaskulare, humbje e integritetit të barrierës gjak-tru, nivel i lartë gjaku të treguesve endotelialë, zgjedhur mundësisht nga një grup i përbërë prej Ang1, Ang2, Tie2, vWF, ICAM-1, selektinë-E dhe VCAM-1, sekuestrim eritrocitesh të parazituara në tru, dobësim i ekuilibrit ose i koordinimit, dobësim motorik, splenomegali, humbje e reflekseve dhe e vetëruajtjes, mungesë e sjelljeve të lidhura me higjienën, lëndim akut i mushkërive, konvulsion, krizë, komë dhe vdekje.
3 3. Përbërja për përdorim në metodën e pretendimit 1 ose 2, ku: (a) angiopoetina e modifikuar administrohet në dozë prej 5-50 mg/kg të peshës trupore të subjektit, ku në mënyrë opsionale angiopoetina administrohet si dozë prej 15 mg/kg të peshës trupore të subjektit; dhe/ose (b) angiopoetina e modifikuar administrohet nën lëkurë; dhe/ose (c) angiopoetina e modifikuar administrohet në kombinim me një agjent të dytë terapeutik; dhe/ose (d) angiopoetina e modifikuar administrohet në kombinim me një agjent të dytë terapeutik dhe agjenti i dytë terapeutik zgjidhet nga një grup i përbërë prej një artemisinine, kinine dhe një varianti ose derivati të tyre, ku në mënyrë opsionale agjenti i dytë terapeutik është artesunat
4 4. Përbërja për përdorim në metodën e cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku administrimi i angiopoetinës së modifikuar shton mbijetesën.
5 5. Përbërja për përdorim në metodën e cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku administrimi i angiopoetinës së modifikuar mbron integritetin e barrierës gjak-tru.
6 6. Një përbërje farmaceutike që përmban një sasi terapeutikisht të efektshme të një proteine angiopoetine të modifikuar për përdorim në një metodë parandalimi të malaries së rëndë cerebrale në një subjekt të infektuar me Plasmodium spp., ku metoda përbëhet nga: (a) zgjedhja e një subjekti me mbi 0,1% parazitemi; dhe (b) administrimi i përbërjes farmaceutike te subjekti në nevojë të saj, në të cilin angiopoetina e modifikuar përbën një proteinë të kombinuar prej së paku një strukture angiopoetine-1, të ngjashme me fibrinogjenin, të bashkuar me një fragment imunoglobuline Fc.
7 7. Përbërja për përdorim në metodën e pretendimit 6, ku administrimi i angiopoetinës së modifikuar parandalon së paku një indikacion të zgjedhur nga grupi që përfshin dobësimin neurologjik dhe rrjedhjen vaskulare, ku në mënyrë opsionale të paktën një indikacion i dobësimit neurologjik zgjidhet nga grupi që përfshin dobësimin e ekuilibrit apo të koordinimit, dobësimin motorik, humbjen e reflekseve dhe vetëruajtjes, lëndimin dhe dobësimin afatgjatë neurokonjitiv, deficitet e kujtesës, çrregullimet emotive, mungesën e sjelljeve të lidhura me higjienën, konvulsionet dhe krizat.
8 8. Përbërja për përdorim në metodën e pretendimit 6 ose 7, ku administrimi i angiopoetinës së modifikuar parandalon humbjen e integritetit të barrierës gjak-tru.
9 9. Përbërja për përdorim në metodën e cilitdo prej pretendimeve 6-8, ku: (a) angiopoetina e modifikuar administrohet në një dozë prej 15 mg/kg të peshës trupore të subjektit; dhe/ose (b) angiopoetina e modifikuar administrohet nën lëkurë; dhe/ose (c) angiopoetina e modifikuar administrohet në kombinim me një agjent të dytë terapeutik, ku në mënyrë opsionale agjenti i dytë terapeutik është artesunat.
10 10. Përbërja për përdorim në metodën e cilitdo prej pretendimeve 1-9, ku proteina e kombinuar përbëhet prej një strukture të parë angiopoetine-1, të ngjashme me fibrinogjenin, të bashkuar në skajin fundor C me skajin fundor N të një fragmenti Fc dhe fragmenti Fc i bashkuar në skajin e vet fundor C me skajin fundor N të një strukture të dytë angiopoetine-1 të ngjashme me fibrinogjenin.
11 11. Përbërja për përdorim në metodën e cilitdo prej pretendimeve 1-10, ku administrimi i angiopoetinë-1 të modifikuar është AngF1-Fc-F1.
12 12. Përbërja për përdorim në metodën e cilitdo prej pretendimeve 1-11, ku fragmenti Fc përbën një strukturë IgG Fc.
13 13. Përbërja për përdorim në metodën e pretendimit 12, ku struktura IgG Fc është strukturë humane lgG1 Fc.
14 14. Përbërja për përdorim në metodën e cilitdo prej pretendimeve 1-13, ku angiopoetina-1 e modifikuar përbëhet nga sekuenca aminoacide me SEQ ID NR: 2.