REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8307 2019.06.17
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.12.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/319 2019.05.07
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.06.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12809955.3 2012.12.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2793567 2019.02.27
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201161578097
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  12; 07; 01
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Regeneron Pharmaceuticals, Inc. 777 Old Saw Mill River Road
(72) Shpikës
Emri Adresa
MACDONALD, Lynn 16 Gedney Way , White Plains, NY 10605 , US
HOSIAWA, Karolina, A. 14 Church Street2nd Floor , Tarrytown, NY 10591 , US
GURER, Cagan 8 Pamela Lane , Valhalla, NY 10595 , US
STEVENS, Sean 355 Berry Street413 , San Francisco, CA 94158 , US
MURPHY, Andrew, J. 10 Newton Court , Croton-on-Hudson, NY 10520 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
MINJ ME VARG TË LEHTË TË HUMANIZUAR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një mi që përmban: (a) një a më shumë segmente gjeni të paorganizuar Vλ human dhe një a më shumë segmente gjeni të paorganizuar Jλ human në një lokus të vargut të lehtë kappa të imunoglobulinës endogjene të miut, ku lokusi i vargut të lehtë kappa të imunoglobulinës përmban një regjion Cκ të miut; (b) një a më shumë segmente gjeni VH human, një a më shumë segmente gjeni DH human dhe një a më shumë segmente gjeni JH human në një lokus të vargut të rëndë të imunoglobulinës endogjene të miut; dhe (c) një modifikim i një lokusi të vargut të rëndë të imunoglobulinës, ku modifikimi eliminon funksionin e ADAM6 endogjen, i cili lidhet me një reduktim të fertilitetit te minjtë meshkuj, ku miu më tej përmban një sekuencë të acidit nukleik që kodon një proteinë ADAM6a të miut, ose një ortolog, homolog ose fragment funksional të tyre, ku secili është funksional për të përmirësuar ose rivendosur reduktimin në fjalë të fertilitetit në një mi mashkull, dhe një sekuencë të acidit nukleik që kodon një proteinë ADAM6b të miut, ose një ortolog, homolog ose fragment funksional të tyre, ku secili është funksional për të përmirësuar ose rivendosur reduktimin në fjalë të fertilitetit në një mi mashkull, ku sekuencat e acidit nukleik që kodojnë proteinat ADAM6 ortologët, homologët ose fragmentet funksionale të tyre janë të pranishme në brendësi të segmenteve të gjeneve të vargut të rëndë human.
2 2. Miu i pretendimit pararendës, ku miu përmban 12 deri në 40 segmente gjeni Vλ human dhe të paktën një segment gjeni Jλ human.
3 3. Miu i pretendimit 2, ku: (a) miu përmban 12 segmente gjeni Vλ human dhe të paktën një segment gjeni Jλ human; (b) miu përmban 28 segmente gjeni Vλ human dhe të paktën një segment gjeni Jλ human; ose (c) miu përmban 40 segmente gjeni Vλ human dhe të paktën një segment gjeni Jλ human.
4 4. Miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku: (a) të paktën një segment gjeni Jλ human është përzgjedhur nga Jλ1, Jλ2, Jλ3, Jλ7 dhe një kombinim i tyre; dhe/ose (b) miu përmban të paktën katër segmente gjeni Jλ human.
5 5. Miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku miut i mungon një regjion i ndryshueshëm i vargut të lehtë kappa endogjen në lokusin e vargut të lehtë kappa të imunoglobulinës endogjene.
6 6. Miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, që përmban më tej një regjion intergjenik Vκ-Jκ human nga një lokus i vargut të lehtë κ human, ku regjioni intergjenik Vκ-Jκ human është fqinj me një a më shumë segmente gjeni të paorganizuar Vλ dhe me një a më shumë segmente gjeni të paorganizuar Jλ, ku preferimisht regjioni intergjenik Vκ-Jκ human është i vendosur ndërmjet një segment gjeni Vλ dhe një segmenti gjeni Jλ dhe ku regjioni intergjenik Vκ-Jκ human përmban SEQ ID NR: 158.
7 7. Miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, i cili është mi mashkull.
8 8. Një ind ose qelizë e izoluar nga miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse.
9 9. Përdorimi i miut sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7 për të prodhuar: (i) një antitrup kimerik të kundërt; (ii) një antitrup plotësisht human; (iii) një fragment Fab plotësisht human; ose (iv) një fragment F(ab)2 plotësisht human.
10 10. Një metodë për të prodhuar një antitrup, metodë e cila përfshin: (a) ekspozimin e miut ndaj një antigjeni, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7; (b) lejimin që miu të zhvillojë një përgjigje imune ndaj antigjenit; dhe (c) izolimin nga miu të (b) një antitrupi që njeh në mënyrë specifike antigjenin, ku antitrupi përmban një varg të lehtë të derivuar nga një hVλ, një hJλ dhe regjioni Cκ i miut, ose izolimin nga miu të (b) një qelize që përmban një domen imunoglobuline që njeh në mënyrë specifike antigjenin, ose identifikimin te miu të (b) një sekuence të acidit nukleik që kodon një domen të ndryshueshëm të vargut të rëndë dhe/ose të lehtë që lidh antigjenin.
11 11. Një metodë për prodhimin e një antitrupi human, metodë e cila përfshin ekspozimin e miut ndaj një antigjeni sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7, lejimin që miu të zhvillojë një përgjigje imune që përfshin prodhimin e një antitrupi që lidh në mënyrë specifike antigjenin, identifikimin në një qelizë B nga miu të një sekuence të acidit të nukleik të riorganizuar, e cila kodon një domen të ndryshueshëm të vargut të rëndë human dhe një të një sekuence të acidit nukleik të riorganizuar që kodon një sekuencë të domenit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të afërt të një antitrupi, ku antitrupi lidh në mënyrë specifike antigjenin, dhe përdorimin e sekuencave të acidit nukleik që kodojnë domenet e ndryshueshme të vargut të rëndë human dhe të vargut të lehtë human, të lidhura përkatësisht me një sekuencë të acidit nukleik që kodon një domen të pandryshueshëm të vargut të rëndë human dhe një sekuencë të acidit nukleik që kodon një domen të pandryshueshëm të vargut të lehtë human për të përftuar një antitrup të dëshiruar.
12 12. Një metodë për përftimin e një sekuence të acidit nukleik që kodon një domen të ndryshueshëm të vargut të rëndë dhe/ose të lehtë, duke përfshirë: (a) ekspozimin e miut ndaj një antigjeni, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 7; (b) identifikimin në një qelizë B nga miu të: (i) një gjeni imunoglobuline të vargut të lehtë të riorganizuar, ku gjeni i imunoglobulinës së vargut të lehtë të riorganizuar përmban të paktën një segment gjeni të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë λ human të lidhur me një regjion Cκ të miut; ose (ii) një gjeni imunoglobuline të vargut të lehtë të riorganizuar të (b)(i) dhe një gjeni imunoglobuline të vargut të rëndë të riorganizuar, ku gjeni i imunoglobulinës së vargut të rëndë të riorganizuar kodon një varg të rëndë që çiftohet me vargun e lehtë të koduar nga gjeni i imunoglobulinës të vargut të lehtë të riorganizuar të (b)(i); dhe (c) klonimin e një sekuence të acidit nukleik që kodon një domen të ndryshueshëm të vargut të rëndë dhe/ose të lehtë nga qeliza B e miut, ku domeni i ndryshueshëm i vargut të rëndë dhe/ose të lehtë është nga një antitrup që përmban një Vλ human dhe një Cκ të miut.