REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8353 2019.07.03
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.11.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/309 2019.05.03
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15794560.1 2015.11.13
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3217945 2019.02.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
NL 2013794
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  61; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Hero AG Karl Roth-Strasse 8
(72) Shpikës
Emri Adresa
LEWERISSA, Ronald Michiel Nieuwe Plantage 90 , 2611 XM Delft , NL
VAN CAPPELLEN, Witte Garnsviksvagen 58 , S-18442 Akersberga , SE
GEELS, Abke Hoornsekade 4 , 2635 HA Den Hoorn , NL
ALTORF, Erich Ten Hovestraat 5 , 2582 RH Den Haag , NL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
(54) Titull
SET PËR USHQYERJEN E FËMIJËVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Set për ushqimin e fëmijës (1) që përmban një shishe ushqyese (2) dhe një kupë të vulosur (3), ku kupa ka një kavitet të vulosur që mban një vakt të vetëm formule për fëmijë (8) për tu përzier me ujë, karakterizuar në atë që shishja ushqyese (2) përmban: - një mbajtës kupe (9), të përshtatur për të mbajtur kupën (3), në një gjendje të hapur, domethënë kapakun vulosës të tij (7) të paktën pjesërisht të hequr; - një thithkë (10), ku thithka (10) ka një bazë në formë kubeje (12) dhe një lëfyt (13) në atë bazë, ku thithka imiton një gji; - një unazë montuese (11), ku kjo unazë montuese në mënyrë të lëvizshme mon-ton thithkën (10) në mbajtësen e kupës (9); - një kanal për kalimin e ujit (14), ku ky kanal për kalimin e ujit (14) është pozi-cionuar në unazën montuese (11) dhe/ose në bazën (12) e thithkës (10), ku nëpërmjet këtij kanali për kalimin e ujit (14) një kavitet përzierës (16) i shishes ushqyese (2) mund të mbushet me ujë ndërkohë që kupa e hapur (3) mbahet nga mbajtësja e kupës (9) dhe thithka (10) është montuar në mbajtësen e kupës (9), kupa (3) dhe thithka të paktën pjesërisht përcaktojnë kavitetin përzierës (16), - një pajisje mbyllëse (15) e përshtatur për të vulosur kanalin për kalimin e ujit të përmendur (14) për të lejuar përzierjen, në kavitetin përzierës (16) të paktën pjesërisht të përcaktuar nga thithka (10) dhe kupa (3), e formulës për fëmijë me ujë, nëpërmjet tundjes së shishes ushqyese (2).
2 2. Set ushqyerës sipas pretendimit 1, ku kupa ka një sektor kupe që përcakton një kavitet që mban formulën për fëmijë, një kanal shpërndarës që siguron një hyrje në kavitetin e përmendur, dhe një fllanxhë që shtrihet përgjatë kanalit shpërndarës të përmendur, dhe ku preferueshëm, në gjendjen e montuar të shishes ushqyese, thithka drejtpërsëdrejti aktivizon fllanxhën e kupës me vakt të vetëm, në mënyrë të tillë që thithka dhe kaviteti i kupës me vakt të vetëm sëbashku përcaktojnë kavitetin përzierës.
3 3. Set ushqyerës sipas pretendimit 1 ose 2, ku baza e thithkës është e pajisur me një fllanxhë, preferueshëm të bërë prej një materiali elastik, ku fllanxha e thithkës shtrihet në një drejtim të jashtëm, dhe unaza montuese është e pajisur me një fllanxhë për të aktivizuar fllanxhën e thithkës dhe për të fiksuar fllanxhën e thithkës në mbajtësen e kupës, preferueshëm në fllanxhën e kupës me vakt të vetëm, në një gjendje të montuar të shishesh ushqyese, dhe/ose kubeja dhe lëfyti i thithkës, dhe preferueshëm fllanxha e thithkës, janë një trup i vetëm, dhe thithka është bërë nga një material i epshëm, preferueshëm nga një material silikoni, dhe/ose unaza montuese dhe mbajtësja e kupës janë pajisur me filetaturë, në mënyrë të tillë që unaza montuese mund të vidhoset në mbajtësen e kupës për të siguruar thithkën në mbajtësen e kupës.
4 4. Set ushqyerës sipas njërit ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku unaza montuese përmban pjesë të shumëfishta, për shembull një unazë të parë për ta vidhosur në mbajtësen e kupës dhe një unazë të dytë për ta vidhosur në unazën e parë për të siguruar thithkën në unazën e parë, dhe/ose thithka është trup i vetëm me unazën montuese, ose një pjesë e unazës montuese, për shembull thithka dhe unaza montuese kanë bashkuar nëpërmjet ngjitjes me injektim të dy komponenteve.
5 5. Set ushqyerës sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku kanali për kalimin e ujit është e pozicionuar në anën e shishes ushqyese, preferueshëm, të paktën një unazën montuese, domethënë në unazën montuese dhe në një pjesë të thithkës që mbahet në unazën montuese, në mënyrë të tillë që boshti i kanalit për kalimin e ujit shtrihet në një kënd të mprehtë, preferueshëm shtrihet kryesisht paralelisht me një plan të përcaktuar nga sipërfaqja vulosëse e fllanxhës së kupës ku kupa mbahet në mbajtësen e kupës, dhe preferueshëm, një sipërfaqe e brendshme, e kanalit për kalimin e ujit e pozicionuar në unazën montuese dhe/ose në thithkë është e pajisur me filetaturë dhe/ose nervatura për të siguruar pajisjen mbyllëse në kanalin e kalimit të ujit, ku kjo pajisje mbyllëse pre-ferueshëm është e pajisur gjithashtu me filetaturë dhe/ose nervatura për të bashkëve-pruar me nervaturat dhe/ose filetaturën e kanalit për kalimin e ujit.
6 6. Set ushqyerës sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku lëfyti i thithkës është pozicionuar jashtë qendrës në bazën e thithkës, në mënyrë të tillë që një bosht qendror i kanalit për kalimin e ujit dhe një bosht qendror i lëfytit krijojnë një kënd më të vogël se 90 gradë, preferueshëm krijojnë një kënd që varion ndërmjet 30 dhe 70 gradë, për shembull krijojnë një kënd prej 45 gradësh.
7 7. Set ushqyerës sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku seti ush-qyes për më tej përmban një enë, preferueshëm një enë dozuese, për të mbushur shi-shen ushqyese me ujë nëpërmjet kanalit për kalimin e ujit, ku kjo enë është e pajisur me një lëfyt për të bashkëvepruar me kanalin për kalimin e ujit të shishes ushqyese, ku ky lëfyt preferueshëm është konfiguruar për tu ndërfutur brenda kanalit për kalimin e ujit.
8 8. Set ushqyerës sipas pretendimit 7, ku ena është e përshtatur për tu siguruar në shishen ushqyese në një pozicion ruajtës, preferueshëm ka dimensione që të mbulojë thithkën kur montohet në pozicionin e saj ruajtës, dhe ku një pajisje përshpejtuese vendoset për të siguruar në mënyrë të lëvizshme enën në pozicionin e saj ruajtës.
9 9. Set ushqyerës sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku kupa është enë e cekët, domethënë kaviteti ka një gjerësi që është të paktën dy herë sa thellësia e kavitetit preferueshëm është të paktën tre herë sa thellësia e kavitetit, dhe/ose ku kaviteti i kupës ka dimensione të tilla që të mbajë një vakt të vetëm të formulës për fëmijë që të përzihet me ujë, domethënë të mbajë ndërmjet 8 dhe 28 gramë të formulës për fëmijë për shembull ndërmjet 12 dhe 22 gramë, për shembull të mbajë 17 gramë të formulës për fëmijë, ku kupa preferueshëm ka dimensione të tilla që të përfshijë një hapësirë të lirë, dhe/ose ku kaviteti i kupës ka një vëllim të brendshëm që varion ndërmjet 15 dhe 60 ml, për shembull 18 ml, 28 ml ose 42 ml për të mbajtur ndërmjet 8 dhe 26 gramë të formulës për fëmijë.
10 10. Set ushqyerës sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku kupa ka një sektor kupe që përcakton kavitetin që mban formulën e fëmijës, një kanal shpërndarës që siguron një hyrje tek kaviteti i përmendur, dhe një fllanxhë që zgjatet përgjatë kanalit shpërndarës të përmendur, ku fllanxha e kupës ka një anë fundore që siguron një sipërfaqe mbështetëse me formë planore dhe unazore dhe një anë të sipërme që krijon një sipërfaqe vulosëse me formë planore dhe unazore, dhe ku fllanxha e kupës është e pajisur me një skaj që zgjatet në një kënd me sipërfaqen mbështetëse të fllanxhës së kupës, preferueshëm në një kënd të djathtë me sipërfaqes mbështetëse të fllanxhës së kupës, dhe ku mbajtësja e kupës është e pajisur me një kamare për të strehuar skajin e kupës, ose me një kreshtë për tu mbërthyer pas skajit të kupës, për të siguruar kupën në mbajtësen e kupës, dhe/ose ku të paktën një pjesë e sektorit të kupës së kupës ka një fleksibilitet që lejon, kur kupa e hapur është montuar në shishen ushqyese, sektorin e poshtëm, ose të paktën një pjesë të tij, të harkohet nga brenda, domethënë të dallgëzojë në drejtim të kanalit shpërndarës të kupës dhe preferueshëm nëpërmjet të përmendurit kanal shpërndarës dhe brenda thithkës, për të balancuar një nënpresion të krijuar brenda shishes së ushqimit të shkaktuar nga një fëmijë që pi nga shishja ushqyese, dhe/ose ku sektori i kupës së kupës është i pajisur me një sektor të poshtëm qendror të ngritur, preferueshëm një sektori i poshtëm qendror me formë të mysët nga i cili kulmi është orientuar në drejtim të kanalit shpërndarës të kupës, për të shtuar dallgëzimet e kupës gjatë ushqyerjes.
11 11. Set ushqyerës sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku mbajtësja e kupës është e pajisur me një sektor të poshtëm, i cili mbron kupën kur shisha ush-qyese është në gjendjen e saj të montuar, dhe ku sektori i poshtëm i mbajtëses së kupës ka një sektor të poshtëm qendror, ku sektori i poshtëm qendror i ngritur i tij është konfiguruar për të mbështetur të paktën një pjesë qendrore të sektorit të poshtëm qen-dror të mysët të kupës të pozicionuar në mbajtëse, për të parandaluar sektorin e poshtëm qendror me formë të mysët nga dallgëzimi i jashtëm, dhe ku preferueshëm sektori i poshtëm i ngritur ka një formë të mysët, të konfiguruar që kryesisht të përshtatet me sektorin e poshtëm qendror në formë të mysët të kupës të pozicionuar në mbajtëse.
12 12. Kupë për formulë fëmijësh e vulosur (3) për të siguruar një set ushqyerës (1) sipas një ose më shumë prej pretendimeve 1-11, ku kupa (3) ka një sektor kupe (17) i cili përcakton kavitetin (4), një kanal shpërndarës (18) që siguron një hyrje në kavitetin e përmendur (4), dhe nja fllanxhë (19) që shtrihet përgjatë kanalit shpërndarës të përmendur (18), ku fllanxha (19) e kupës (3) ka një anë fundore që siguron një sipërfaqe mbështetëse me formë planore dhe unazore (20) dhe një anë të sipërme që siguron një sipërfaqe mbështetëse me formë planore dhe unazore (21), ku kaviteti (4) ka një thellësi që shtrihet në një drejtim pingul me një plan të përcaktuar nga sipërfaqja vulosëse (21) e fllanxhës (19) e kupës (3), dhe një diametër që shtrihet në një plan paralel me një plan të përcaktuar nga sipërfaqja vulosëse (21) e fllanxhës (19) të kupës (3), ku gjerësia e kavitetit (4) është më e madhe se thellësia e tij, preferueshëm të paktën 1,5 herë më e madhe, akoma më preferueshëm të paktën 2 herë më e madhe, dhe ku kaviteti (4) i kupës (3) është të paktën pjesërisht i mbushur me formulë fëmijësh (8), dhe një kapak (7) është bashkuar për të vulosur sipërfaqen (21) të fllanxhës (19) të kupës (3) në mënyrë të tillë që kapakut (7) vulos kanalin shpërndarës (18), kupa me formulë fëmijësh e vulosur (3) për pasojë siguron një paketë një përdorimshme të hedhshme që mban një sasi të formulës së fëmijëve (8) për të ushqyer një fëmijë me një vakt të vetëm formule për fëmijë kur përzihet me ujin, dhe ku sektori i kupës (17) i kupës (3) është i siguruar me një sektor të poshtëm qendror në formë të mysët (33), nga i cili kulmi (34) është orientuar në drejtim të kanalit shpërndarës (18) të kupës (3), për të shtuar dallgëzimet e kupës (3) gjatë ushqyerjes.
13 13. Metoda për të përgatitur një shishe ushqyese (12) për të ushqyer një fëmijë, preferu-eshëm duke përdorur një set ushqyerës (1) sipas një ose më shumë prej pretendimeve 1-11, ku metoda përmban hapat si vijon: - sigurimin e një kupe vulosëse (3), preferueshëm një kupë vulosëse sipas pre-tendimit 12, kupa (3) mban një vakt të vetëm formule për fëmijë (8); - sigurimin e një shishe ushqyese (2), preferueshëm një shishe ushqyese sipas pretendimit 13, ku shishja ushqyese (2) përmban një mbajtëse kupe (9) për të mbajtur kupën (3), një thithkë (10), një unazë montuese (11) për të montuar thithkën (10) në mbajtësen e kupës (9), dhe një tapë (15) për të mbyllur një kanal për kalimin e ujit (14), ku ky kanal për kalimin e ujit (14) është i pozicionuar në unazën montuese (11) dhe/ose në thithkë (10); - vendosjen e kupës me vakt të vetëm (3) në mbajtësen e kupës (9) dhe heqjen e kapakut (7) të kupës me vakt të vetëm (3); - montimin e thithkës (10) në mbajtësen e kupës (9) duke përdorur unazën mon-tuese (11), preferueshëm duke përdorur thithkën (10) për të fiksuar kupën (3) në mbajtësen e kupës (9); - mbushjen e shishes ushqyese (2) nëpërmjet kanalit për kalimin e ujit (14) dhe mbylljen e kanalit për kalimin e ujit (14) pasi që shishja ushqyese (2) është mbushur me vëllimin e saktë të ujit; dhe - përzierjen e formulës së fëmijës (8), me ujin e mbushur në shishen ushqyese (2), nëpërmjet tundjes së shishes ushqyese të mbyllur (2).