Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8327
2019.06.21
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.07.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/298
2019.05.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13185422.6
2009.07.17
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2700651
2019.04.10
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 82078 |
| US | 162121 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Bristol-Myers Squibb Company | Route 206 and Province Line Road |
| Domantis Limited | 980 Great West Road |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Grant, Steve | c/o Domantis Limited 315 Cambridge Science Park , Cambridge Cambridgeshire CB4 0WG , GB |
| Classon, Brendan | 173 Jefferson Road , Princeton, NJ 08540 , US |
| Ignatovich, Olga | c/o Domantis Limited 315 Cambridge Science Park , Cambridge Cambridgeshire CB4 0WG , GB |
| Plummer, Christopher | c/o Domantis Limited315 Cambridge Science Park , Cambridge Cambridgeshire CB4 0WG , GB |
| Holmes, Steve | c/o Domantis Limited 315 Cambridge Science Park , Cambridge Cambridgeshire CB4 0WG , GB |
| McKinnon, Murray | 55 Willowbrook Drive , Doylestown, PA 18901 , US |
| Suchard, Suzanne J. | 3207 NE Jarrett St. , Portland, OR 97211 , US |
| Nadler, Steven G. | 15 Houghton Road , Princeton, NJ 08540 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | Rr. "Nikolla Tupe", N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
| Fatos DEGA | Rr. "Nikolla Tupe", N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
(54) Titull
PËRBËRJET MONOVALENTE PËR LIDHJEN CD28 DHE METODAT E PËRDORIMIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një antitrup me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës që lidhet te CD28, që përmban sekuencën CDR1 të SEQ ID NO:636, sekuencën CDR2 të SEQ ID NO:637, dhe sekuencën CDR3 të SEQ ID NO:638. |
| 2 | 2. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas pretendimit 1, që përmban një sekuencë aminoacide të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NO:476, SEQ ID NO:533, SEQ ID NO:534, SEQ ID NO:535, SEQ ID NO:536, SEQ ID NO:537, SEQ ID NO:538, SEQ ID NO:539, SEQ ID NO:540, SEQ ID NO:541, SEQ ID NO:542, SEQ ID NO:544, SEQ ID NO:545, dhe SEQ ID NO:546. |
| 3 | 3. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas pretendimit 1 ose 2, ku antitrupi lidhet te një glikol polietileni (PEG) me anë të një reaksioni PEGilimi. |
| 4 | 4. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas pretendimit 3, ku PEG është linear. |
| 5 | 5. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas pretendimit 3, ku PEG është i degëzuar. |
| 6 | 6. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 3-5, ku PEG është rreth 10 deri në rreth 50 kD. |
| 7 | 7. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas pretendimit 3 ose pretendimit 4, që përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:543, ku PEG është një PEG linear 30 kD, dhe ku PEG-u polimer lidhet te mbetja cisteine D70C. |
| 8 | 8. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas pretendimit 3 ose pretendimit 5, që përmban sekuencën aminoacide të SEQ ID NO:543, ku PEG është një PEG i degëzuar 40 kD, dhe ku PEG-u polimer lidhet te mbetja cisteine D70C. |
| 9 | 9. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas pretendimit 3 ose pretendimit 5, që përbëhet nga sekuenca aminoacide e SEQ ID NO:543, ku PEG është një PEG i degëzuar 40 kD, dhe ku PEG-u polimer lidhet te mbetja cisteine D70C. |
| 10 | 10. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-9, ku antitrupi ka të paktën dy karakteristika të përzgjedhura nga grupi i përbërë nga: a) ka Kd nga rreth 50 nM deri në rreth 1 pM për lidhje te CD28, b) ka gjysmë-jetë tα nga rreth 15 sekonda deri në rreth 12 orë, dhe c) ka gjysmë-jetë tβ nga rreth 12 orë deri në rreth 336 orë. |
| 11 | 11. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-10 që përmban sekuencat aminoacide të FW1, FW2, FW3, dhe FW4, ku sekuencat e FW1, FW2, FW3, dhe FW4 ndryshojnë nga sekuencat FW1, FW2, FW3, dhe FW4 të një antitrupi human me jo më shumë se 10 amino acide, preferueshëm kur a) sekuencat e FW1, FW2, FW3, dhe FW4 janë identike me FW1, FW2, FW3, dhe FW4 të një antitrupi human, ose b) sekuenca e FW2 është identike me FW2 të një antitrupi human. |
| 12 | 12. Një acid nukleik që kodon antitrupin me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11. |
| 13 | 13. Një antitrup me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11 për përdorim në një metodë për mjekimin, lehtësimin ose parandalimin e një sëmundjeje autoimmune ose të një sëmundjeje që lidhet me transplantimin, preferueshëm të një sëmundjeje të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga refuzimi i të gjitha transplanteve, refuzimi i transplantit të xenograftit, transplanti kundrejt sëmundjes pritëse, eritematoza sistemike lupus, sindromi i Sjogren-it, skleroza e shumëfishtë, artriti rheumatoid, diabeti, psoriazis, skleroderma, ateroskleroza, sëmundja inflamatore e zorrëve, sëmundja Crohn-it, koliti ulçeroz, dhe nefriti lupik. |
| 14 | 14. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11 për përdorim sipas pretendimit 13, ku sëmundja përzgjidhet nga grupi i përbërë nga eritematoza sistemike lupus, sindromi i Sjogren-it, sëmundja inflamatore e zorrëve, sëmundja Crohn-it, dhe koliti ulçeroz. |
| 15 | 15. Antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11 për përdorim sipas pretendimit 13, ku sëmundja është eritematoza sistemike lupus. |
| 16 | 16. Një përbërje farmaceutike që përmban një sasi terapeutikisht të efektshme të një antitrupi me domen të vetëm të ndryshueshëm të imunoglobulinës sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11 dhe një transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm. |
| 17 | 17. Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 16, që përmban edhe një agjent imunosupresiv /imunomodulator dhe/ose anti-inflamator. |