Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8254
2019.06.03
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.06.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/291
2019.04.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.07.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
16154526.4
2011.06.22
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3034608
2019.01.30
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 357314 |
| US | 357317 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07; 12; 07; 07; 12; 01
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| REGENERON PHARMACEUTICALS, INC. | 777 Old Saw Mill River Road |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| GURER, Cagan | 8 Pamela Lane , Valhalla, NY 10595 , US |
| STEVENS, Sean | 355 Berry Street 413 , San Francisco, CA 94158 , US |
| MURPHY, Andrew J. | 10 Newton Court , Croton-on-Hudson, NY 10520 , US |
| HOSIAWA, Karolina A. | 14 Church Street2nd Floor , Tarrytown, NY 10591 , US |
| MACDONALD, Lynn | 16 Gedney Way , White Plains, NY 10605 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
MINJ QË SHPREHIN NJË VARG TË LEHTË HIBRID TË IMUNOGLOBULINËS ME NJË REGJION TË NDRYSHUESHËM HUMAN
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 2 | 1. Një mi që përmban: një segment gjeni të pariorganizuar të ndryshueshëm (hVH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane, një segment gjeni të paorganizuar të ndryshimit (hDH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane dhe një segment gjeni të paorganizuar lidhës (hJH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane, të cilët lidhen në mënyrë funksionale me një gjen të pandryshueshëm (CH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës së miut, dhe një segment gjeni të paorganizuar të ndryshueshëm (hVλ) të vargut të lehtë λ të imunoglobulinës humane dhe një segment gjeni lidhës (hJλ) human λ, të cilët lidhen në mënyrë funksionale me një gjen (CK) të vargut të lehtë të pandryshueshëm K të imunoglobulinës së miut në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës K të miut, ku në lokusin në fjalë mbahen elementi intronik i rritjes K në pjesën e sipërme të segmentit të gjenit CK (i emërtuar EKi) dhe elementi i rritjes 3' K në pjesën e poshtme të segmentit të gjenit CK (i emërtuar EK3'), ku miu shpreh një antitrup që përmban një varg të rëndë që përbëhet nga një sekuencë e riorganizuar humane VH-DH-JH dhe një sekuencë CH e miut dhe një varg i lehtë që përmban një sekuencë të riorganizuar humane Vλ-Jλ dhe një sekuencë CK të miut. |
| 3 | 3. Miu i pretendimit 1, që përmban një shumëllojshmëri segmentesh të paorganizuara të gjenit hVλ. |
| 4 | 4. Miut i pretendimit 3, ku shumëllojshmëria e segmenteve të paorganizuara të gjenit hVλ përfshin: (a) të paktën 12 segmente gjeni hVλ ; ose (b) 13 deri në 28 ose më shumë segmente gjeni hVλ . |
| 5 | 5. Miu i pretendimit 4, ku segmentet e gjenit hVλ përfshijnë 3-1,4-3, 2-8, 3-9, 3- 10, 2-11 dhe 3-12. |
| 6 | 6. Miu i pretendimit 4, ku segmentet e gjenit hVλ përfshijnë 2-14, 3-16, 2-18, 3-19, 3-21,3-22, 2-23, 3-25 dhe 3-27. |
| 7 | 7. Miu i pretendimit 1, ku segmenti i gjenit Jλ human është Jλ1 human |
| 8 | 8. Miu i pretendimit 1, ku miu përmban katër segmente gjeni Jλ human, ku preferimisht katër segmentet e gjenit Jλ human janë Jλ1, Jλ2, Jλ3 dhe Jλ7. |
| 9 | 9. Miu i pretendimit 1, ku lokusi endogjen i vargut të lehtë λ të miut është i fshirë plotësisht ose pjesërisht. |
| 10 | 10. Miu i pretendimit 1, ku lokusi endogjen i vargut të lehtë K të miut përfshin (a) një sekuencë fqinje të lokusit të vargut të lehtë λ human që varion nga hVλ3-12 deri në hVλ3-1; (b) një sekuencë fqinje të lokusit të vargut të lehtë λ human që varion nga hVλ3-27 deri në hVλ3-1; ose (c) një sekuencë fqinje të lokusit të vargut të lehtë λ human që varion nga hVλ5-52 deri në hVλ1-40 dhe një sekuencë fqinje të lokusit të vargut të vargut të lehtë λ human që varion nga hVλ3-29 deri në hVλ3-1. |
| 11 | 11. Një qelizë e izoluar që shpreh një antitrup që përmban një varg të rëndë që përbëhet nga një sekuencë e riorganizuar VH-DH-JH humane dhe një sekuencë CH e miut dhe një varg të lehtë që përbëhet nga një sekuencë të riorganizuar Vλ-Jλ humane dhe një sekuencë CK e miut, ku qeliza është nga, ose është e përftueshme nga, miu i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, dhe ku qeliza përmban: një hVH, një hDH dhe një hJH, të cilat lidhen në mënyrë funksionale me një gjen CH të miut, dhe një hVλ dhe një hJλ, të cilat lidhen në mënyrë funksionale me një gjen CK të miut në një lokus endogjen të vargut të lehtë K të imunoglobulinës së miut, ku në lokusin në fjalë mbahen elementi intronik i rritjes në pjesën e sipërme të gjenit CK (i emërtuar EKi) dhe elementi i rritjes 3' K në pjesën e poshtme të gjenit CK (i emërtuar EK3'). |
| 12 | 12. Qeliza e izoluar e pretendimit 11, ku qeliza është një qelizë B. |
| 13 | 13. Një qelizë staminale embrionale (ES) e izoluar e miut që përmban: një segment gjeni të pariorganizuar të ndryshueshëm (hVH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane, një segment gjeni të paorganizuar të ndryshimit (hDH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane dhe një segment gjeni të paorganizuar lidhës (hJH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane, të cilët lidhen në mënyrë funksionale me një gjen të pandryshueshëm (CH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës së miut, dhe një segment gjeni të paorganizuar të ndryshueshëm (hVλ) të vargut të lehtë λ të imunoglobulinës humane dhe një segment gjeni lidhës (hJλ) human λ, të cilët lidhen në mënyrë funksionale me një gjen (CK) të vargut të lehtë të pandryshueshëm K të imunoglobulinës së miut në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës K të miut, ku në lokusin K në fjalë mbahen elementi intronik i rritjes në pjesën e sipërme të gjenit CK (i emërtuar EKi) dhe elementi i rritjes 3' K në pjesën e poshtme të gjenit CK (i emërtuar EK3'). |
| 14 | 14. Një embrion miu që përmban, përbëhet nga ose është i përftueshëm nga qeliza ES e miut e pretendimit 13, ku embrioni i miut përmban: një segment gjeni të pariorganizuar të ndryshueshëm (hVH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane, një segment gjeni të paorganizuar të ndryshimit (hDH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane dhe një segment gjeni të paorganizuar lidhës (hJH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës humane, të cilët lidhen në mënyrë funksionale me një gjen të pandryshueshëm (CH) të vargut të rëndë të imunoglobulinës së miut, dhe një segment gjeni të paorganizuar të ndryshueshëm (hVλ) të vargut të lehtë λ të imunoglobulinës humane dhe një segment gjeni lidhës (hJλ) human λ, të cilët lidhen në mënyrë funksionale me një gjen (CK) të vargut të lehtë të pandryshueshëm K të imunoglobulinës së miut, në një lokus endogjen të vargut të lehtë të imunoglobulinës K të miut, ku në lokusin në fjalë mbahen elementi intronik i rritjes K në pjesën e sipërme të gjenit CK (i emërtuar EKi) dhe elementi i rritjes 3' K në pjesën e poshtme të gjenit CK (i emërtuar EK3'). |
| 15 | 15. Një hibridomë që përmban një sekuencë të riorganizuar gjeni të vargut të lehtë të imunoglobulinës që rrjedh nga miu i pretendimit 1, sekuencën e riorganizuar që përmban një segment gjeni hVλ, një segment gjeni hJλ dhe një gjen CK të miut në një lokus endogjen të vargut të lehtë K të imunoglobulinës së miut, ku në lokusin në fjalë mbahen elementi intronik i rritjes K në pjesën e sipërme të gjenit CK (i emërtuar EKi) dhe elementi i rritjes 3' K në pjesën e poshtme të gjenit CK (i emërtuar EK3') , ku hibridoma shpreh një antitrup që përmban një varg të lehtë që përbëhet nga një sekuencë e riorganizuar Vλ-Jλ humane dhe një sekuencë CK e miut. |
| 16 | 16. Përdorimi i qelizës B të pretendimit 12 për të përftuar një hibridomë që përmban një sekuencë të riorganizuar gjeni të vargut të lehtë të imunoglobulinës që rrjedh nga miu i pretendimit 1, sekuencën e riorganizuar që përmban një segment gjeni hVλ, një segment gjeni hJλ dhe një gjen CK të miut në një lokus endogjen të vargut të lehtë K të imunoglobulinës së miut, ku në lokusin në fjalë mbahen elementi intronik i rritjes K në pjesën e sipërme të gjenit CK (i emërtuar EKi) dhe elementi i rritjes 3' K në pjesën e poshtme të gjenit CK (i emërtuar EK3') , ku hibridoma shpreh një antitrup që përmban një varg të lehtë që përbëhet nga një sekuencë e riorganizuar humane Vλ-Jλ dhe një sekuencë CK e miut. |
| 17 | 17. Miu i pretendimit 1, ku miu përmban: 12 deri në 40 segmente gjeni të paorganizuara (hVλ) të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë λ të imunoglobulinës humane dhe të paktën një segment gjeni Jλ (hJλ) human; dhe një sekuencë intergjenike të acidit nukleik human VK-JK që gjendet ndërmjet segmenteve 12 deri në 40 të gjenit të regjionit të ndryshueshëm të vargut të lehtë të imunoglobulinës humane dhe të paktën një sekuencë të acidit nukleik Jλ human. |
| 18 | 18. Miu i pretendimit 1, ku miu përmban (a) 12 segmente gjeni human Vλ; ose (b) 28 ose më shumë segmente gjeni human Vλ. |
| 19 | 19. Një metodë për prodhimin e një antitrupi te një mi, metodë e cila përfshin (a) ekspozimin e një miu sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 10 ose 17 ndaj një antigjeni; (b) lejimin që miu të zhvillojë një përgjigje imune ndaj antigjenit; dhe (c) izolimin nga miu të (b) një antitrupi që njeh në mënyrë specifike antigjenin, ose izolimin nga miu të (b) një qelize që përmban një strukturë imunoglobuline që njeh në mënyrë specifike antigjenin, ku antitrupi përmban një varg të rëndë që rrjedh nga një segment gjeni VH human, një segment gjeni DH human, një segment gjeni JH human dhe një gjen CH miu, dhe një varg të lehtë që rrjedh nga një segment gjeni Vλ human, një segment gjeni Jλ human dhe një gjen CK i miut. |