REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8249 2019.05.31
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.11.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/285 2019.04.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.06.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14841384.2 2014.11.04
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3066056 2019.02.27
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201361900308
US 201414531395
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  02; 02; 02; 02; 02; 04; 65; 05; 02; 02; 65; 02; 04; 02; 05; 07; 05; 02; 02
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Crystal Lagoons Technologies Inc. 1395 Brickell Avenue, Suite 800
(72) Shpikës
Emri Adresa
FISCHMANN, Fernando Benjamin Avenida Kennedy 907012th FloorVitacura , Santiago , CL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
LIQENI PLUSKUES DHE METODAT E TRAJTIMIT TË UJIT BRENDA LIQENIT PLUSKUES
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një metodë për trajtimin e ujit në një liqen pluskues artificial (1), ku liqeni pluskues (1) ka një zonë sipërfaqësore prej të paktën 5,000 m2 dhe është i përshtatshëm për pluskimin në një trup më të madh uji që e rrethon atë, dhe është instaluar brenda një trupi ujor më të madh të tillë si oqeani, lumi, liqeni, rezervuari, laguna, pellgu, kanali, grykëderdhja, rrjedha, gjiri i oqeanit, gjiri i lumit, mol, pellgu, port, ose gji, liqeni pluskues (1) duke përfshirë muret (3) dhe një fund (2), ku muret (3) kanë një skaj (4), ku skaji (4) përfshin një sistem pluskimi (5) dhe ku fundi (2) i liqenit pluskues (1) është ndërtuar nga një material fleksibël që ka një modul të Young prej deri në 20 GPa, ku metoda përfshin: a. aplikimin e një oksidanti në ujë për të mbajtur një nivel ORP prej të paktën 550 mV për një minimum prej 10 deri në 20 orë brenda një cikli prej 52-orësh; b. aplikimin e një flokulanti në ujë përpara se të tejkalohet turbullimi i ujit 5 NTU; c. operacionin e aktivizimit të një ose më shumë pajisjeve thithëse të lëvizshme (42) përpara se ngjyra e zezë përbërëse e fundit (2) të liqenit pluskues (1) tejkalon 30% në një shkallë CMYK, ku pajisja thithëse e lëvizshme thith një pjesë të ujit nga fundi (2) që përmban trupa të ngurtë të vendosur aty; d. filtrimin e ujit të thithur nga pajisja thithëse e lëvizshme (42) dhe rikthimi i ujit të filtruar në liqenin pluskues (1), në këtë mënyrë ofrimin e heqjes së mbetjeve të ngurta nga uji i liqenit pluskues(1) pa filtruar volumin total të ujit në liqenin pluskues (1); dhe e. furnizimin me ujë të liqenit pluskues (1) për të mbajtur një presion pozitiv të paktën 20 Njuton për metër katror të zonës sipërfaqësore të liqenit pluskues (1), ku uji i furnizuar ka një ngjyrë të vërtetë prej deri në 35 Pt-Co dhe më pak se 2,000 CFU/ml numër bakteriesh, dhe ku presioni pozitiv mbahet për të paktën 50% të kohës brenda intervaleve 7-ditësh dhe ku uji është furnizuar në liqenin pluskues (1) në një raport zëvendësimi sipas ekuacionit të mëposhtëm: ku një koordinim nënkupton se është organizuar dhe konfiguruar të marrë informacion në lidhje me parametrat e cilësisë së ujit, përpunojë informacionin, dhe aktivizojë sistemin e aplikimit kimik (30), pajisjen thithëse të lëvizshme (42) dhe sistemi i filtrimit (40).
2 2. Metoda e pretendimit 1, ku fundi (2) dhe muret (3) të liqenit pluskues (1) janë ndërtuar nga materiale të padepërtueshme që janë të afta të mbajnë një trup prej uji brenda liqenit pluskues(1) dhe në mënyrë esenciale të ndajë ujin në brendësi të liqenit pluskues nga trupi i ujit rrethues artificial ose natyral.
3 3. Metoda e pretendimit 1, ku fundi (2) i liqenit pluskues (1) përfshin sisteme që ofrojnë stabilitet për veprimin e një pajisjeje thithëse, të tilla si sisteme të llojit-jastëk, korniza strukturore(15), një shumicë shtresash, dhomash, ose kombinime të tyre.
4 4. Metoda e pretendimit 1, ku oksidanti është zgjedhur nga grupi i përbërë nga një përbërje me bazë-halogjene, një kripë permanganate, një peroksid, ozon, persulfat sodiumi, persulfat kaliumi, një oksidant i prodhuar nga një metodë elektrolitike, dhe kombinimet e tyre.
5 5. Metoda e pretendimit 1, ku flokulanti është zgjedhur nga grupi i përbërë nga një polimer kationik, polimer anionik, kripë alumini, klorhidrat alumini, alum, sulfat alumin, polimere katërsore që përmbajnë amonium, polikuaternium, oksid kalciumi, hidroksid kalciumi, sulfat hekuri, klorid ferrik, poliakrilamide, aluminat sodiumi, silikat sodiumi, kitosan, xhelatin, gomë guar, alginate, farë moringa, derivate të niseshtesë, dhe kombinimet e tyre.
6 6. Metoda e pretendimit 1, ku ngjyra e fundit (2) e liqenit pluskues (1) ofron një ngjyrim specifik të trupit të ujit.
7 7. Metoda e pretendimit 6, ku fundi ka një ngjyrë të bardhë, verdhë, ose blu të çelët, ose kombinimet e tyre.
8 8. Metoda e pretendimit 1, ku ngjyra e fundit (2) është përcaktuar nga metoda empirike, algoritma, bazuar në eksperiencë, inspektim pamor, ose pajisje automatike.
9 9. Metoda e pretendimit 1, ku pajisja thithëse e lëvizshme është në gjendje të pastrojë një fund fleksibël (2) me një modul të Young prej më pak se 20 GPa.
10 10. Metoda e pretendimit 1, ku pajisja thithëse e lëvizshme (42) përfshin një sistem magnetik të aftë të mbajë pajisjen thithëse të lëvizshme së bashku me fundin fleksibël.
11 11. Metoda e pretendimit 1, ku pajisja thithëse e lëvizshme (42) përfshin një pajisje fleksibël.
12 12. Metoda e pretendimit 1, ku sistemi i filtrimit (40) është vendosur në një vend pluskues ose në tokë.
13 13. Metoda e pretendimit 1, ku uji zëvendësues ushqehet në liqenin pluskues nëpërmjet një sistemi pompues.
14 14. Një sistem liqeni pluskues artificial (1), ku liqeni pluskues (1) është i përshtatshëm për tu instaluar brenda një trupi më të madh ujor të tillë si një oqeani, lumi, liqeni, rezervuari, laguna, pellgu, kanali, grykëderdhja, rrjedha, gjiri i oqeanit, gjiri i lumit, mol, pellgu, port, ose gji, dhe sistemi përfshin: a. një liqen pluskues (1) që ka një zonë sipërfaqësore prej të paktën 5,000 m2, ku liqeni pluskues (1) është i përshtatshëm për pluskim në një trup më të madh uji që e rrethon atë, dhe përfshin një fund fleksibël (2) që ka një modul të Young prej më pak se rreth 20 GPa dhe mure (3) që kanë një skaj, ku skaji përfshin një sistem pluskues (5); b. një sistem aplikimi kimik (30) i konfiguruar për aplikimin e një oksidanti dhe një flokulanti në ujë në liqenin pluskues (1); ku sistemi i aplikimit kimik (30) është aktivizuar për të aplikuar një oksidant në ujë në liqenin pluskues(1) për të vendosur një potencial të reduktimit të oksidantit (ORP) në ujë për të paktën 550 mV për rreth 10 deri në 20 orë brenda një cikli prej 52-orësh; c. një sistem pompimi i konfiguruar për të mbajtur një presion pozitiv prej të paktën 20 Njuton për metër katror të zonës sipërfaqësore të liqenit pluskues (1), ku presioni pozitiv është mbajtur për të paktën 50% të kohës brenda intervaleve 7-ditore; d. një pajisje thithëse e lëvizshme (42) e konfiguruar për të lëvizur së bashku me fundin fleksibël; (2) të liqenit pluskues (1) dhe thithjen e një pjese të ujit nga fundi (2) që përmbajnë mbetje të forta; e. një sistem filtrimi (40) në komunikim fluid me pajisjen thithëse të lëvizshme (42), ku sistemi filtrues (40) merr pjesën e ujit të thithur nga sistemi thithës I lëvizshëm; f. një linjë kthyese (60) për kthimin e ujit të filtruar nga sistemi i filtrimit (40) në liqenin pluskues (1); dhe një sistem koordinues i organizuar dhe konfiguruar për të marrë informacion në lidhje me parametrat e cilësisë së ujit, përpunon informacionin, dhe aktivizion sistemin e aplikimit kimik (30) pajisjen thithëse të lëvizshme (42), dhe sistemin e filtrimit (40).
15 15. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) dhe muret (3) e liqenit pluskues janë ndërtuar nga materiale jo-të depërtueshme që janë të afta të mbajnë një trup uji brenda liqenit pluskues (1) dhe në mënyrë thelbësore të ndajnë ujin në brendësi të liqenit pluskues nga trupi natyral ose artificial i ujit rrethues.
16 16. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) përfshin një shtresë të vetme të padepërtueshme për të ndarë ujin brenda liqenit pluskues nga trupi ujor rrethues.
17 17. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) përfshin një shumicë shtresash për të ndarë ujin brenda liqenit pluskues nga trupi i ujit rrethues.
18 18. Sistemi i liqenit pluskues i pretendimit 17, ku shumica e shtresave mund të jenë materiale të njëjta ose të ndryshme dhe kanë përthithje të ndryshme.
19 19. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) përfshin një kornizë strukturore (15) që përfshin një ose më shumë përbërës të kornizës të aftë për të siguruar më shumë stabilitet dhe/ose konfigurim modular në fund (2).
20 20. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 19, ku fundi përfshin lidhës kornize ndërmjet përbërësve të kornizës.
21 21. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 19, ku liqeni pluskues përfshin një ose më shumë shina për sigurimin e lidhjes midis fundit fleksibël (2) dhe të një ose më shumë komponentëve të kornizës.
22 22. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 19, ku përbërësit e kornizës janë ndërtuar nga materiale të ngurta.
23 23. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 22, ku materialet e forta të përbërësve të kornizës përfshijnë metal, mbetje metalike, plastikë, dru, beton, ose kombinime të tyre.
24 24. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 19, ku përbërësit e kornizës janë ndërtuar nga materiale fleksible.
26 26. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 20, ku lidhësit e kornizës janë ndërtuar nga materiale fleksible.
27 27. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 20, ku lidhësit e kornizës janë ndërtuar nga materiale të ngurta.
28 28. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) përfshin një ose më shumë qeliza të llojit-jastëk të afta për të siguruar një fund të qëndrueshëm (2).
29 29. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 28, ku qelizat e llojit-jastëk janë të mbushura me një lëng që përfshin gaz ose lëng, ose një material me shkumë të zgjerueshme, ose një kombinim i tyre.
30 30. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku sistemi pluskues (5) përfshin një ose më shumë elementë pluskues të zgjedhur nga grupi i përbërë nga sisteme poliuretane; sisteme polistirene , të tilla si polistirene të nxjerra dhe polistirene rruazë të zgjeruara; sisteme polietilene; sisteme të mbushura me ajër, të tilla si dhoma ajri, canta ajri gome, ose canta ajri vinil; dhe sisteme të ndërtuara nga materiale të tjera të përshtatshme të tilla si plastike, gome, vinili, rrëshirë, beton, alumin, lloje të ndryshme drurësh, dhe kombinime të tyre.
31 31. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku liqeni pluskues përfshin një ose më shumë artikuj shtesë të zgjedhur nga plazhet, vend kalimet, shëtitoret e këmbësorëve, platformave, binarëve, ose sistemeve hyrëse të pjerrëta.
32 32. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) dhe/ose muret (3) e liqenit pluskues janë ankoruar në fund (2) të trupit ujor rrethues për tu përballur me rrymat detare, erërat, baticat dhe kushtet specifike të motit të trupit ujor rrethues dhe mjedisit.
33 33. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku sistemi i liqenit pluskues përfshin një ose më shumë pika ankoruese të lidhura me pikat ankoruese korresponduese në fund (2) të trupit ujor rrethues.
34 34. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku liqeni pluskues është ankoruar në tokë për të siguruar një hyrje në sistemin e liqenit pluskues.
35 35. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku liqeni pluskues është ndarë nga toka në një distancë, dhe hyrja nga toka në liqenin pluskues sigurohet nga një ose më shumë porte dhe ura që lidhin tokën me liqenin pluskues.
36 36. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku sistemi koordinues është organizuar dhe konfiguruar të aktivizojë veprimin e pajisjes thithëse të lëvizshme (42) përpara se ngjyra e zezë e përbërësit të fundit tejkalon 30% në një shkallë CMYK.
37 37. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku materiali i fundit (2) është një material fleksibël i zgjedhur nga grupi i përbërë nga goma, plastika, teflon, polietilen me densitet të ulët, polietilen me densitet të lartë, polipropilen, najlon, polistirene, polikarbonate, Polietilene Tereftalate, fibra, fiberboard, dru, poliamide, membrana PVC, pëlhurë, pëlhurë e përbërë, geomembrana, akrilikë dhe kombinime të tyre.
38 38. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku muret (3) përfshijnë një material të penetrueshëm që lejon ujin nga trupi ujor në të cilin liqeni pluskues është instaluar për të kaluar nëpërmjet mureve (3) në një nivel përthithje të paracaktuar.
39 39. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku sistemi përfshin një shumicë të pajiseve thithëse të lëvizshme (42), ku sistemi i filtrimit (40) përfshin një shumicë të filtrave.
40 40. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) ka një ngjyrë që siguron një ngjyrim specifik të ujit në liqenin pluskues.
41 41. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, ku fundi (2) ka një ngjyrë të bardhë, të verdhë, ose blu të celët, ose kombinime të tyre.
42 42. Sistemi i liqenit pluskues (1) i pretendimit 14, më tej përfshin një linjë ushqyese nga liqeni pluskues në një sistem shndërrimi nxehtësie në një proces industrial për të ushqyer shndërruesin e nxehtësisë me ujë nga liqeni pluskues dhe një linjë uji kthyese nga shndërruesi i nxehtësisë i procesit industrial në liqenin pluskues.