Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8251
2019.06.03
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.11.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/280
2019.04.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.06.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14792834.5
2014.11.03
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3066115
2019.04.03
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201361899680 |
| GB | 201319446 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 61; 07; 61; 07; 07
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Immatics Biotechnologies GmbH | Paul-Ehrlich-Strasse 15 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| WALTER, Steffen | 2901 Wroxton Road , 77005 Houston , US |
| HILF, Norbert | Im Wengertacker 17 , 72138 Kirchentellinsfurt , DE |
| SINGH, Harpreet | Heckscherstraße 25a , 80804 Munich , DE |
| SCHOOR, Oliver | Eichhaldenstrasse 19 , 72074 Tübingen , DE |
| SONG, Colette | Willi Baumeisterweg 21 , 73760 Ostfildern , DE |
| KUTTRUFF-COQUI, Sabrina | Torstrasse 2-6 , 70794 Filderstadt-Sielmingen , DE |
| FRITSCHE, Jens | Lärchenweg 11 , 72144 Dusslingen , DE |
| WEINSCHENK, Toni | Im Morgenrain 15 , 73773 Aichwald , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
IMUNOTERAPI E PERSONALIZUAR KUNDËR DISA TUMOREVE NEURONALE DHE TË TRURIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një peptid që konsiston në SEQ ID NO. 28, ose një kripë e tij farmaceutikisht e pranueshme. |
| 2 | 2. Peptidi sipas Pretendimit 1, ku peptidi i përmendur përfshin lidhje jo-peptide. |
| 3 | 3. Një metodë in-vitro për të prodhuar limfocite T citotoksike të aktivizuara (CTL), ku metoda përmban kontaktimin in vitro të CTL me molekula MHC klasa I njerëzore të ngarkuara me antigjen të shprehura në sipërfaqen e një qelize të përshtatshme që përfaqëson antigjen ose të një konstrukti artificial që imiton një qelize përfaqësuese antigjeni për një periudhë kohore të mjaftueshme për të aktivizuar CTL e përmendur në një mënyrë specifike antigjenike, ku antigjeni i përmendur është një peptid sipas pretendimit 1. |
| 4 | 4. Një limfocit T citotoksik i aktivizuar (CTL), i prodhuar nga metoda sipas pretendimit 3, i cili në mënyrë përzgjedhëse njeh një qelizë e cila gabimisht shpreh një polipeptid që përmban një sekuencë aminoacide të dhënë në pretendimin 1. |
| 5 | 5. Një antitrup i cili specifikisht njeh peptidin sipas pretendimeve 1 ose 2, ose peptidi i përmendur kur lidhet tek një molekulë MHC. |
| 6 | 6. Një receptor i qelizës-T i cili është reaktiv me një ligan HLA që konsiston në sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 28. |
| 7 | 7. Një acid nukleik, që kodon një peptid sipas secilit prej pretendimve 1 ose 2, një limfocit T citotoksik i aktivizuar sipas pretendimit 4, një antitrup sipas pretendimit 5, ose një receptor i qelizës T sipas pretendimit 6, opsionalisht i bashkuar tek një sekuencë nxitëse heterologe, ose një vektor shprehës që shpreh acidin nukleik të përmendur. |
| 8 | 8. Një qelizë pritëse e cila përmban acidin nukleik ose vektorin shprehës sipas pretendimit 7. |
| 9 | 9. Qeliza pritëse sipas pretendimit 8, ku qeliza pritëse e përmendur është një antigjen që përfaqëson një qelizë ose një qelië dendritike. |
| 10 | 10. Një peptid sipas secilit prej pretendimeve 1 ose 2, një limfocit T citotoksik i aktivizuar sipas pretendimit 4, një antitrup sipas pretendimit 5, një receptor i qelizës T sipas pretendimit 6, acidi nukleik ose vektori shprehës sipas pretendimit 7, ose qeliza sipas pretendimit 8 ose 9, për tu përdorur në trajtimin e një sëmundjeje. |
| 11 | 11. Peptidi, limfociti T citotoksik i aktivizuar, antitrupi, receptori i qelizës T, acidi nukleik ose vektori shprehës, ose qeliza për tu përdorur sipas pretendimit 10, ku sëmundja e përmendur është kancer, preferueshëm në formën e një përbërjeje farmaceutike, p.sh. vaksinë. |
| 12 | 12. Përbërja farmaceutike për tu përdorur sipas pretendimit 11, ku kanceri i përmendur është përzgjedhur nga astrocitoma, astrocytoma pilocitike, tumori neuroepitelial disembrioplastik, oligodendrogliomat, ependimoma, glioblastoma shumëformëshe, gliomat e përziera, oligoastrocitomat, meduloblastoma, retinoblastoma, neuroblastoma, germinoma, teratoma, gangliogliomat, gangliocitoma, gangliocitoma qendrore, tumoret primitive neuroektodermale (PNET, p.sh. meduloblastoma, meduloepitelioma, neuroblastoma, retinoblastoma, ependimoblastoma), tumoret e parenkimës pineale (p.sh. pineocitoma, pineoblastoma), tumoret e qelizave ependimale, tumoret e pleksusit koroid, tumoret neuroepiteliale me origjinë të pasigurtë (p.sh. gliomatosis cerebri, astroblastoma), tumori i prostatës, glioblastoma, kanceri i gjirit, kanceri i ezofagut, kanceri kolorektal, karcinoma renale e qelizave të pastra, kanceri i mushkërisë, kanceri i Sistemit Nervor Qendror, kanceri i vezoreve, melanoma, kanceri pankreatik, karcinoma e qelizave skuamoze, leuçemia, meduloblastoma, kanceri i zorrës së trashë, kanceri rektal, kanceri i stomakut, kanceri i veshkës, kanceri i mushkërisë, kanceri pankreatik, kanceri i prostatës, dhe kanceri i lëkurës. |
| 13 | 13. Një set që përmban: (a) një konteiner që përmban një përbërje farmaceutike që përmban një peptid sipas secilit prej pretendimeve 1 ose 2, një limfocit T citotoksik të aktivizuar sipas pretendimit 4, një antitrup sipas pretendimit 5, një receptor të qelizës T sipas pretendimit 6, acidi nukleik ose vektori shprehës sipas pretendimit 7, ose qeliza sipas pretendimit 8 ose 9, në formë solucioni ose të liofilizuar; (b) një konteiner i dytë që përmban një tretës ose tretësirë rindërtuese për formuli-min e liofilizuar; dhe (c) opsionalisht, instruksione për (1) përdorimin e tretësirës, ose (ii) rindërtimin dhe/ose përdorimin e formulimit të liofilizuar. |
| 14 | 14. Seti sipas pretendimit 13, i cili për më tej përmban: (d) të paktën një ose më shumë peptide të përzgjedhura nga grupi që konsiston nga SEQ ID NO: 1 deri në SEQ ID No. 27, dhe nga SEQ ID No. 29 deri në SEQ ID No. 131. |