Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8244
2019.05.31
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.01.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/252
2019.04.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.06.11
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15740893.1
2015.01.21
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3096746
2019.03.13
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201462014721 |
| US | 201462083620 |
| US | 201461930090 |
| US | 201462014723 |
| US | 201461930104 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 61
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| 4P Therapeutics | 680 Engineering Dr. Suite 150 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| TAGLIAFERRI, Frank | 128 Winnona Drive , Decatur, GA 30030 , US |
| GAULDING, Jeffrey, C. | 5258 Fox Hill Court , Peachtree Corners, GA 30092 , US |
| DAMON, Steven, Paul | 3920 Merriweather Woods , Johns Creek, GA 30022 , US |
| SMITH, Alan | 736 Greenview Avenue Ne , Atlanta, GA 30305 , US |
| ENSCORE, David, James | 1028 Wetherby Way , Johns Creek, GA 30022 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA. | Rr.Nikolla Tupe, N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
| Fatos DEGA. | Rr.Nikolla Tupe, N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
(54) Titull
SISTEME TRANSDERMALE PËR PARANDALIMIN E ABUZIMIT DHE KEQPËRDORIMIT TË ILAÇEVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një sistem bandazhi transdermal, parandalues abuzimi ose keqpërdorimi, që përmban një shtresë mbështetëse bandazhi, ku kjo shtresë mbështetëse përmban një anë të largët dhe një anë të afërt, ku një ose më shumë agjentë neveritës (aversivë) përmbahen ose ngjiten në mënyrë të pashqitshme në anën e largët të shtresës mbështetëse, ku një shtresë e ngjitshme (adhesive) ngjitet te ana e afërt e shtresës mbështetëse dhe ku një ose më shumë agjentë neveritës shfaqin një profil çlirimi bifazik kur zhyten në një mjedis shpërndarës. |
| 2 | 2. Sistemi sipas pretendimit 1, ku (i) sistemi i bandazhit transdermal dhe shtresa e ngjitshme është e lirë ose kryesisht e lirë për ndonjë ilaç; ose (ii) shtresa e ngjitshme është një shtresë e ngjitshme që mban një agjent terapeutikisht aktiv. |
| 3 | 3. Sistemi sipas pretendimit 2, ku agjenti terapeutikisht aktiv përzgjidhet nga grupi i përbërë nga hormone steroide seksuale, agjentë anti-inflamatorë josteroidalë, glukokortikoidë, opioidë, analgjezikë opiate, dhe stimulantë, preferueshëm të përzgjedhur nga një opioid, një analgjezik opiate dhe një stimulant, ose akoma më preferueshëm të përzgjedhur nga fentanil, sufentantil, buprenorfinë dhe metilfenidat. |
| 4 | 4. Sistemi sipas pretendimit 2 ose 3, ku sistemi përmban edhe një shtresë të shqitshme. |
| 5 | 5. Sistemi sipas pretendimit 4, ku shtresa e shqitshme është një shtresë të shqitshme e përshkueshme (depërtueshme), preferueshëm një shtresë e shqitshme e përshkueshme e perforuar (me vrima). |
| 6 | 6. Sistemi sipas pretendimit 5, ku shtresa e shqitshme e përshkueshme e perforuar përmban vrima me diameter nga 0.05 deri 0.50 mm, ku vrimat jodetyrimisht janë me dëndësi nga 75 deri 150 vrima për centimeter katror. |
| 7 | 7. Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 6, ku një ose më shumë agjentë neveritës futen (inkorporohen) brënda një shtrese polimeri, ku shtresa e polimerit jodetyrimisht përmban një ose më shumë polimere të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga poliizobutilen, kopolimer stiren-izopren-stiren, gomë natyrale, kopolimere etilen/vinil acetat, polivinil pirrolidon, polivinil pirrolidon i rrjetëzuar (cross-linked) dhe polimere celulozikë, ku polimeri i preferueshëm është poliizobutileni. |
| 8 | 8. Një sistem dhënës ilaçi transdermal, parandalues abuzimi ose keqpërdorimi, që përmban një shtresë mbështetëse bandazhi, një shtresë ilaç-mbajtëse të ngjitshme (adhesive), dhe një shtresë të shqitshme, ku një ose më shumë agjentë neveritës futen (inkorporohen) brënda ose ngjiten në mënyrë të pashqitshme në anën e largët të shtresës mbështetëse të bandazhit, ku shtresa ilaç-mbajtëse e ngjitshme përmban një ose më shumë agjentë terapeutikisht aktivë, ku kjo shtresë ilaç-mbajtëse e ngjitshme ngjitet te ana e afërt e shtresës mbështetëse të bandazhit, ku shtresa e shqitshme ngjitet te shtresa ilaç-mbajtëse e ngjitshme, dhe ku shtresa e shqitshme është një shtresë e shqitshme e përshkueshme. |
| 9 | 9. Sistemi sipas pretendimit 8, ku agjenti terapeutikisht aktiv përzgjidhet nga grupi i përbërë nga hormone steroide seksuale, agjentë anti-inflamatorë josteroidalë, glukokortikoidë, opioidë, analgjezikë opiate, dhe stimulantë, preferueshëm të përzgjedhur nga një opioid, një analgjezik opiate dhe një stimulant, ose akoma më preferueshëm të përzgjedhur nga fentanil, sufentantil, buprenorfinë dhe metilfenidat. |
| 10 | 10. Sistemi sipas pretendimit 8, ku shtresa e shqitshme e përshkueshme është një shtresë e shqitshme e përshkueshme e perforuar, ku shtresa e shqitshme e përshkueshme e perforuar përmban jodetyrimisht vrima me diameter nga 0.05 deri 0.50 mm. |
| 11 | 11. Sistemi sipas pretendimit 10, ku vrimat janë me dëndësi nga 75 deri 150 vrima për centimeter katror. |
| 12 | 12. Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve 8 deri 11, ku një ose më shumë agjentë neveritës futen (inkorporohen) brënda një shtrese polimeri, ku shtresa e polimerit jodetyrimisht përmban një ose më shumë polimere të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga poliizobutilen, kopolimer stiren-izopren-stiren, gomë natyrale, kopolimere etilen/vinil acetat, polivinil pirrolidon, polivinil pirrolidon i rrjetëzuar (cross-linked) dhe polimere celulozikë, ku polimeri i preferueshëm është poliizobutileni. |
| 13 | 13. Përdorimi i një sistemi bandazhi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12 për të pakësuar mundësinë e abuzimit ose keqpërdorimit të agjentit terapeutikisht aktiv në një sistem bandazhi ilaç-mbajtës nga një kafshë. |
| 14 | 14. Një sistem bandazhi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12 për përdorim në pakësimin e mundësisë së abuzimit ose keqpërdorimit të agjentit terapeutikisht aktiv në një sistem bandazhi ilaç-mbajtës nga një kafshë. |
| 15 | 15. Përdorimi për përdorim sipas pretendimit 13 ose sistem bandazhi për përdorim për përdorim sipas pretendimit 14, ku kafsha është një njeri. |