REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8201 2019.05.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.04.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/239 2019.04.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.05.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14784792.5 2014.04.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2986722 2019.04.03
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201361897932
US 201361813586
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  12
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Codexis, Inc. 200 Penobscot Drive
(72) Shpikës
Emri Adresa
AGARD, Nicholas, J. 200 Penobscot Drive , Redwood City, California 94063 , US
MIJTS, Benjamin 200 Penobscot Drive , Redwood City, California 94063 , US
ZHANG, Xiyun 200 Penobscot Drive , Redwood City, California 94063 , US
VROOM, Jonathan 200 Penobscot Drive , Redwood City, California 94063 , US
HUISMAN, Gjalt, W. 200 Penobscot Drive , Redwood City, California 94063 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
(54) Titull
POLIPEPTIDE TË MODIFIKUARA TË FENILALANINË AMONIAK LIAZËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një polipeptid i modifikuar që ka veprimtari të fenilalaninë amoniak liazës (PAL) që përmban: a) një sekuencë aminoacide që përmban të paktën 85 % njëjtësi sekuence ndaj sekuencës referencë SEQ ID NO:4 ose një fragment funksional të saj; dhe b) të paktën një diferencë të mbetjes aminoacide në krahasim me SEQ ID NO:4 ose frag-mentin funksional të saj në një ose më shumë pozicione aminoacide; dhe c) i cili shfaq një veçori të përmirësuar të përzgjedhur nga i) veprimtaria katalitike e shtuar, ii) ndjeshmëria e reduktuar ndaj proteolizës, iii) tolerancë e rritur ndaj pH acid, ose një kombinim i secilit prej i), ii), ose iii), në krahasim me sekuencën referencë SEQ ID NO:4, ku të paktën një diferencë e mbetjes aminoacide është në pozicionin 307, dhe ku pozicionet aminoacide janë numërtuar në raport me SEQ ID NO:4.
2 2. Polipeptidi i modifikuar i Pretendimit 1, ku: (i) diferenca e mbetjes aminoacide ashtu siç krahasohet me SEQ ID NO:4 është zëvendësimi si vijon i H307/G/Q/M kur optimalisht rreshtohet me polipeptidin e SEQ ID NO:4; (ii) diferenca e mbetjes aminoacide është H307 dhe një ose më shumë prej A39, A91, Q240, A256, N290, Y304, R305, D353, A394, S399, P404, L407, Q521, K522, dhe T524; (iii) polipeptidi i modifikuar ka të paktën afërsisht 90% njëjtësi sekuence ndaj SEQ ID NO:4; dhe një diferencë mbetje aminoacide në pozicionin H307, opsionalisht ku diferenca e mbetjes aminoacide është H307/G/Q/M; dhe/ose (iv) veçoria e përmirësuar është përzgjedhur nga ndjeshmëria e reduktuar ndaj proteolizës dhe/ose tolerancës së rritur ndaj pH acid.
3 3. Polipeptidi i modifikuar i secilit prej Pretendimeve 1 dhe 2, ku polipeptidi i modifikuar ka të paktën afërsisht 95% njëjtësi sekuence ndaj sekuencës referencë SEQ ID NO:4.
4 4. Polipeptidi i modifikuar i secilit prej Pretendimeve, ku polipeptidi i modifikuar i përmendur është: (i) termikishit i qëndrueshëm; (ii) rezistues ndaj proteolizës, opsionalisht ku polipeptidi i modifikuar i përmendur është rezistues ndaj proteolizës me të paktën një enzimë të aparatit tretës, për shembull kimotripsina, tripsina, karboksipeptidaza, dhe/ose elastasi; (iii) i qëndrueshëm ndaj acidit; dhe/ose (iv) është i purifikuar.
5 5. Një sekuencë polinukleotide që kodon të paktën një polipeptid të modifikuar të secilit prej Pretendimeve të mëparshme, opsionalisht ku: (i) sekuenca e përmendur është funksionalisht e lidhur tek një sekuencë kontrolli; dhe/ose (ii) polinukleotidi është i optimizuar në kodone.
6 6. Një vektor shprehës që përmban të paktën një sekuencë polinukleotide të Pre-tendimit 5, dhe të paktën një sekuencë kontrolli, opsionalisht ku sekuenca e kontrollit e përmendur është një nxitës, për shembull ku nxitësi i përmendur është një nxitës heterolog.
7 7. Një qelizë pritëse e transformuar me të paktën një sekuencë polinukleotide të Pretendimin 5, dhe/ose vektori i Pretendimit 6, opsionalisht ku qeliza pritëse e përmendur është E.coli.
8 8. Një metodë për të prodhuar një polipeptid PAL të modifikuar në një qelizë pritëse që përmban kultivimin e një qelize pritëse që përmban të paktën një polinukleotid që kodon të paktën një polipeptid të modifikuar që ka veprimtarinë e fenilalaninë amoniak liazës (PAL) të secilit prej Pretendimeve 1 deri në 4, dhe/ose të paktën një sekuencë polinukleotide të Pretendimit 5, dhe/ose të paktën një vektor të Pretendimit 6, në kushte kultivimi të përshtatshme, në mënyrë të tillë që prodhohet të paktën një polipeptid PAL i modifikuar, opsionalisht ku metoda e përmendur për më tej përmban ripërftimin e të paktën një polipeptidi të modifikuar që ka fenilalaninë amoniak liazën (PAL) nga kultivimi dhe/ose qeliza pritëse, për shembull ku metoda e përmendur për më tej përmban hapin e purifikimit të të përmendurit të paktën një polipeptid të modifikuar që ka fenilalaninë amoniak liazën (PAL) të prodhuar.
9 9. Një përbërje që përmban të paktën një polipeptid të modifikuar që ka veprimtari të fenilalaninë amoniak liazës (PAL), të secilit prej Pretendimeve 1 deri në 4, opsionalisht ku përbërja e përmendur: (i) është një përbërje farmaceutike, opsionalisht ku përbërja farmaceutike e përmendur për më tej përmban të paktën një mbushës dhe/ose transportues farmaceutikisht të pranueshëm, dhe/ose (ii) është e përshtatshme për të kuruar fenilketonurinë.
10 10. Përbërja farmaceutike e Pretendimit 9, ku përbërja e përmendur: (i) është e përshtatshme për administrim oral tek një njeri; (ii) është në formën e një pilule, tablete, kapsule, kapsule xhelatinoze, në formë të lëngshme, ose emulsion, opsionalisht ku pilula, tableta, kapsula, kapsula xhelatinoze e përmendur për më tej përmban një veshje enterike; dhe/ose (iii) bashkëadministrohet me të paktën një komponim terapeutik shtesë, opsionalisht ku përbërja përmban të paktën një komponim terapeutik shtesë.
11 11. Përbërja farmaceutike e secilit prej Pretendimeve 9 dhe/ose 10(iii), ku përbërja e përmendur është e përshtatshme për injektim parenteral tek një njeri.
12 12. Një polipeptid i modiifkiuar sipas secilit prej Pretendimeve 1-4 ose një komponim sipas secilit prej Pretendimeve 9-11 për tu përdorur në terapi.
13 13. Një përbërje farmaceutike e secilit prej Pretendimeve 9-11 për tu përdorur në trajtimin dhe/ose parandalimin e simptomave të fenilketonurisë tek një subjekt, opsionalisht ku: (i) simptomat e përmendura të fenilketonurisë janë përmirësuar; (ii) subjekti i përmendur është i aftë të hajë sipas një diete që është më pak e kufizuar në përmbajtjen e saj të metioninës, fenilalaninës dhe/ose tirozinës se sa dietat e kërkuara nga subjektet që nuk kanë marrë të paktën një përbërje farmaceutike që përmban të paktën një polipeptid të modifikuar që ka veprimtari fenilalaninë amoniak liaze (PAL) ashtu siç përcaktohet në Pretendimet 1-5; (iii) subjekti i përmendur është një foshnje ose fëmijë; ose (iv) subjekti i përmendur është një i rritur ose i ri i rritur.