REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8199 2019.05.20
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.11.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/236 2019.04.04
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.05.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15817579.4 2015.11.06
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3215683 2019.01.09
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20140648
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  05; 03; 05
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Nitti, Sergio Via Valle del Formale N°45
(72) Shpikës
Emri Adresa
Nitti, Sergio Via Valle del Formale N°45 , 00039 Zagarolo (RM) , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
SISTEM AUTOMATIK PËR DRENAZHIMIN, PASTRIMIN DHE HIGJENIZIMIN E BANJOVE TË LËVIZSHME TË PËRDORUR NË AUTOMJETE ARGËTIMI SI KAMPERA, KARAVANË, AUTOMJETE KAMPING DHE ANIJE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Makineri gjysëm automatike për zbrazjen dhe pastrimin e depozitave të banjove të lëvizshme (A) që do të përdoret në automjete argëtimi si kamionë kampera, karavanë, automjete kampingu dhe anije dhe avionë turistikë me një trup, një kontenier në formë paralelepipedi, në mënyrë të veçantë një djep, që është bosh në të dyja anët, në mënyrë të veçantë në anën ballore dhe të sipërme, një hapje sigurie, mjete për rrotullimin horizontal për zbrazjen e depozitës, një shpëlarje e brendshme me spërkatje, mjete për njohjen e pranisë në depozitë të ujë të përdorur, mjete për njohjen automatike të llojit të depozitës së futur në përdorim dhe mjete për ngritjen e depozitës vertikalisht për ta zbrazur atë me anë të një platforme rrotulluese (C), p.sh. një disk, i makinës, plaforma është vënë në lëvizje nga një motor fiksuar në trup; e karakterizuar në atë që në qendër të platformës është një kontenjer me dy vrima anësore përgjatë anëve të tij afër bazamentit të tij; kontenjeri është i lidhur me platformën, përgjatë anës së tij të shkurtër, me një menteshë; janë dy sensorë optikë në brendësi të kontenjerit; makina përmban një reduktues motori me një vidë pa fund, pozicionuar ndërmjet platformës dhe kontenjerit, reduktuesi i motorit operon një levë që ngre kontenjerin 90° duke e rrotulluar në menteshë derisa arrin pozicionin vertikal; baza e kontenjerit mban një karro me pllakë rrotullese e siguruar nga dy drejtues teleskopikë të zgjatshëm të makinerisë; një sensor optik dhe një shul për mbajtjen e depozitës së futur, p.sh. Thetford®, Dometic®, janë pozicionuar në këtë pllakë; karroja në përdorim vihet në lëvizje nga dy motorë fiks të anët e jashtme të kontenjerit vetë, motorët, me anë të marsheve nëpërmjet vrimave laterale përgjatë anëve të kontenjerit, transmetojnë lëvizjen në dy mekanizma të dhëmbëzuar të fiksuar në pjesët e brendshme të të njëjtit kontenjer.
2 2. Makineri sipas pretendimeve të mëparshëm, e karakterizuar në atë që një formë leve (F) e pozicionuar në anën e djathtë të makinerisë operon me anë të një aktivizuesi të makinerisë që hap gjaë punës këtë levë (F) ndërmjet trupit të depozitës dhe sqepit të derdhjes (G) duke lejuar kështu rrotullimin e sqepit me 90 ° në pjesën e saj të mbështetjes.
3 3. Makineri sipas pretendimeve të mëparshëm, që përmban një pajisje cilindrike (H) për zhvidhosjen dhe vidhosjen automatike të kapakut (J) të sqepit derdhës (G); kjo pajisje cilindrike, diametri i brendshëm i të cilës është më i madh se diametri i kapakut të mbylljes së sqepit derdhës të depozitave, është montuar në një ekstremitet të krahut mekanik të makinerisë; cilindri i pajisjes cilindrike përmban shiritë të një materiali harmonik të përafërt; këto shiritë janë të fiksuar vetëm në një nga ekstremitetet, në mënyrë të veçantë në skajin e brendshëm të hyrjes së cilindrit, fundi tjetër është i lirë në pjesën e tij të brendshme; këto shiritë janë përkulur të pikën e tyre të bashkimit në një kënd prej më pak se 90° në mënyrë që të formojë një konë brenda cilindrit që të sigurojë se një veprim mekanik i thjeshtë presioni drejt kapakut lejon shiritat që të kapin kapakun vetë; makineria më tej përmban një sensor që detekton pozicionin korrekt të kapakut dhe është pozicionuar në fund të vetë cilindrit; krahu mekanik është në përdorim dhe vënë në lëvizje nga tre motorë; i pari me lëvizje në planin horizontat për rreshtimin e cilindrit në sqepin e derdhjes; i dyti, nëpërmje një vide pavfund, për zgjatjen e cilindrit drejt kapakut dhe ushtrimin e presionit derisa kapakut të futet tërësisht brenda tij rrjedhimisht të aktivizojë sensorin; motori i tretë është i përshtatshëm që të vendosë cilindrin në rrotullim në drejtimin për zhvidhosjen dhe vidhosjen e kapakut, në mënyrë të veçantë në kah orar dhe kundër orar.
4 4. Makineri sipas pretendimeve të mëparshëm, që përmban një kontenjer cilindrik, në mënyrë të veçantë në anën e majtë të brendshme të makinerisë, perimetri i të cilit është mbuluar me furça (P); kontenjeri cilindrik është i lidhur nëpërmjet një tubi me një pajisje matjeje të makinerisë që në përdorim, sprucon sipërfaqen e furçave me një lëng pastrues.
5 5. Makineri sipas pretendimeve të mëparshme e karakterizuar nga maska ndërfaqjeje (K) pozicionuar vertikalisht drejt pjesës së prapme të makinerisë, tangent me platformën e rrotullimit (C); maskat riprodhojnë një kopje të kundërt të sipërfaqes së sipërme të depozitës (A); në qendër të secilës maskë ka një bllokues në formë katërkëndore me dy protuberance në fundet e tij të sipërme dhe të poshtme; madhësia e bllokuesit është e tillë që të përmbajë një kapak rrëshqitës të rezervuarit (A) brenda tij; sipërfaqja në përdorim lëviz në drejtim të sipërm dhe të poshtëm nëpërmjet një rripi të lëvizshëm të një aktivizuesit të makinerisë; në anë të maskës ka një ka një shul për të kyçur dhe hapur çelësin që hap e ajrimit brenda rezervuarit; rrotullimi i tij prej 90° bëhet me anë të një motori rrotullues ose të makinerisë.
6 6. Makineri sipas pretendimeve të mëparshëm që nëpërmjet blloqeve shabllon të makinerisë, një formë leve (O) pozicionuar brenda anës së majtë të makinerisë që përfiton nga rrotullimi orar ose kundër orar i platformës, në përdorim shtyn sqepin e derdhjes të depozitës me afërsisht 90° nga pozicioni i hapjes në pozicionin fillestar të pushimit, në mënyrë tërësisht automatike pa ndërhyrje manuale.
7 7. Makineri sipas pretendimeve të mëparshme, që përmban një sistem shpëlarjeje që në përdorim, lan dhe higjienizon falë një tubi bakri i vendosur në brendësi të makinerisë që arrin elementet e brendshëm që kontribuojnë në pastrimin ose trajtimin mekanik të depozitës; ku grykat (N) për grimcëzimin e lëngut higjienizues, në mënyrë të preferueshme të vendosur depozita të brendshme, janë instaluar përgjatë tubit në mënyrë që të pastrojnë makinerinë përpara fillimit të ciklit tjetër të larjes për të siguruar standardet e higjienës për çdo përdorim.