REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8283 2019.06.07
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.11.19
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/209 2019.03.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.06.24
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14814696.2 2014.11.19
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3071595 2019.03.20
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
GB 201320408
GB 201401973
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  61; 07; 61; 07; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Fredax AB Scheelevägen 2
(72) Shpikës
Emri Adresa
LAMMINMÄKI, Urpo Juhani Mestarintie 27 , FI-21410 Vanhalinna , FI
STRAND, Sven-Erik Tenorgränd 3 , S-224 68 Lund , SE
TRAN, Amanda Thuy Råbelövsgatan 39 , S-216 19 Malmö , SE
TIMMERMAND, Pär Oskar Vilhelmsson Mellanvångsvägen 2A , S-223 58 Lund , SE
SJÖSTRÖM, Kjell Rörläggarevägen 16 , S-227 30 Lund , SE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
ANTITRUPA ANTI KALLIKREIN-2 TË HUMANIZUAR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një antitrup polipeptid me veçanti lidhëse për kallikrein-2 (hK2) human (njerëzor), ku antitrupi polipeptid përmban (a) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përfshin ose përbëhet nga sekuenca aminoacide e SEQ ID NO:8; dhe (b) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë që përfshin ose përbëhet nga sekuenca aminoacide e SEQ ID NO:9.
2 2. Një antitrup polipeptid sipas Pretendimit 1 që përfshin ose përbëhet nga një antitrup i pacënuar (i paprekur) ose një fragment antigen-lidhës i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga fragmente Fv dhe fragmente Fab-ngjashëm.
3 3. Një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse që përfshin edhe një rajon të pandryshueshëm (konstant) të zinxhirit të rëndë, ose pjesë të tij, ku rajoni i pandryshueshëm i zinxhirit të rëndë është prej një nënlloji imunoglobuline të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga IgG1, IgG2, IgG3 dhe IgG4.
4 4. Një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse që përfshin edhe një rajon të pandryshueshëm të zinxhirit të lehtë, ose pjesë të tij, ku rajoni i pandryshueshëm i zinxhirit të lehtë është prej një zinxhiri të lehtë kappa ose lambda.
5 5. Një antitrup polipeptid sipas Pretendimit 3 ose 4 që përfshin një rajon të pandryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përfshin ose përbëhet nga sekuenca aminoacide e SEQ ID NO: 10 dhe/ose një rajon të pandryshueshëm të zinxhirit të lehtë që përfshin ose përbëhet nga sekuenca aminoacide e SEQ ID NO: 11.
6 6. Një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse që përfshin një zinxhir të rëndë që përfshin ose përbëhet nga sekuenca aminoacide e SEQ ID NO: 12 dhe/ose një zinxhir të lehtë që përfshin ose përbëhet nga sekuenca aminoacide e SEQ ID NO: 13.
7 7. Një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku antitrupi polipeptid është i lidhur, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, te një pjesë terapeutike.
8 8. Një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku antitrupi polipeptid përmban edhe një pjesë të zbulueshme (të dukshme).
9 9. Një antitrup polipeptid sipas Pretendimit 7 ose 8, ku pjesa terapeutike dhe/ose pjesa e zbulueshme bashkohet te antitrupi polipeptid tërthorazi, nëpërmjet pjesës lidhëse.
10 10. Një antitrup polipeptid sipas Pretendimit 9, ku pjesa lidhëse është një çelator i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga prejardhës të 1,4,7,10-tetraaza-ciklododekan-1,4,7,10, acid tetraacetik (DOTA), deferoksaminë (DFO), prejardhës të dietilentriaminepentaacetik avid (DTPA), prejardhës të S-2-(4-izotiocianatobenzil)-1,4,7-triazaciklononan-1,4,7- acid triacetik (NOTA) dhe prejardhës të 1,4,8,11-tetraazaciklodocedan-1,4,8,11- acid tetraacetik (TETA).
11 11. Një molecule acidi nukleik e izoluar që kodon një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse.
12 12. Një molecule acidi nukleik sipas Pretendimit 11 që përfshin sekuencën aminoacide të SEQ ID NO: 14 dhe/ose SEQ ID NO: 15.
13 13. Një përbërje farmaceutike që përmban një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej Pretendimeve 1 deri 10 dhe një mbushës, tretës ose transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm.
14 14. Një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej Pretendimeve 1 deri 10 për përdorim në mjekësi.
15 15. Një antitrup polipeptid sipas cilitdo prej Pretendimeve 1 deri 10 për përdorim në mjekimin dhe/ose diagnostikimin e kancerit të prostatës.