| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201361828553 |
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| CHRONIX BIOMEDICAL | 15 Cushing, Irvine, California 92618, United States of America |
| Emri | Adresa |
|---|---|
| SCHUTZ, Ekkehard | Rottenanger 30 , Gottingen 37077 , DE |
| BECK, Julia | Riemannstrasse 2 , Gottingen 37083 , DE |
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1.
Metodë për vlerësimin e integritetit të
një transplanti tek një marrës, metodë e cila përfshin monitorimin e nivelit të
ADN-së së lirë (cfADN) të transplantit nëpërmjet matjes së sasisë së një aleli
SNP të dhuruesit në një kampion të cfADN
të marrë nga gjaku i marrësit, ku aleli
SNP është parazgjedhur të ketë një frekuencë të alelit minor (MAF) prej të
paktën 0,4 dhe, gjithashtu, ku aleli SNP i dhuruesit është i pranishëm tek
dhuruesi, dhe marrësi është homozig për një alternativë aleli për atë SNP, ku aleli SNP identifikohet
pa përdorur një kampion të veçantë
nga dhuruesi. |
| 2 | 2. Metoda e pretendimit 1, ku përcaktimi sasior i nivelit të alelit SNP të dhuruesit në kampionin e cfADN-së përfshin përcaktimin e përqindjes së alelit SNP të dhuruesit në kampionin e cfADN-së. |
| 3 | 3. Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku kampioni i cfADN-së vlerësohet gjatë kalimit të ditëve, javëve, muajve ose viteve. |
| 4 | 4. Metoda e çdonjerit prej pretendimeve 1 - 3, ku indi i dhuruesit është një mëlçi, një zemër ose një veshkë. |
| 5 | 5. Metodë për diktimin e një SNP-je nga një dhurues për të monitoruar integritetin e transplantit te një marrës që pranon indin nga dhuruesi në fjalë, metodë e cila përfshin: (a) identifikimin që një SNP me një frekuencë të alelit minor prej 0,4 e lart është homozige tek marrësi; (b) përforcimin e (cfADN) së lirë nga një kampion serumi ose plazme të marrë nga marrësi të paktën 5 ditë pas transplantit të materialit nga dhuruesi për të gjeneruar një arkiv cf; (c) realizimin e një reaksioni sasior të PCR-së për SNP-të e identifikuara në (a) për të diktuar praninë e alelit alternativ për një ose më shumë SNP; dhe (d) përzgjedhjen e një SNP-je ku SNP-ja alternative është e pranishme në arkivin cf për të monitoruar integritetin e transplantit të pacientit; ku metoda nuk përdor një kampion te veçantë të dhuruesit. |
| 6 | 6. Metoda e pretendimit 5, ku hapi (a) realizohet duke përdorur ADN të izoluar nga leukocitet e gjakut periferik të marra nga pacienti ose duke përdorur cfADN-në e hapit (b). |
| 7 | 7. Metoda e pretendimit 5 ose 6 ku SNP-ja me frekuencë të alelit minor prej 0,4 e lart është një SNP e përcaktuar në Tabelën 1. |
| 8 | 8. Metoda e çdonjerit prej pretendimeve 5 -7 ku SNP-ja e përzgjedhur në (d) është homozige te dhuruesi. |
| 9 | 9. Metodë për diktimin e një SNP-je nga një dhurues për të monitoruar integritetin e transplantit te një marrës që po pranon indin nga dhuruesi në fjalë, metodë e cila përfshin: (a) identifikimin që një SNP me frekuencë aleli minor prej 0,4 e lart është homozige tek marrësi; (b) përforcimin e (cfADN) së lirë nga një kampion gjaku të marrë nga marrësi 24 orë ose më pak pas transplantit të materialit të transplantuar nga dhuruesi për të gjeneruar një arkivë cf; (c) identifikimin e një SNP-je me frekuencë aleli minor prej 0,4 e lart si homozige te dhuruesi duke përdorur arkivin cf të hapit (b); (d) realizimin e një reaksioni sasior të PCR-së për SNP-të e identifikuara në (a) për të diktuar praninë e alelit alternativ për një ose më shumë SNP tek dhuruesi, dhe (e) përzgjedhjen e një SNP-je ku SNP-ja alternative është homozige tek dhuruesi. ku metoda nuk përdor një kampion të veçantë nga dhuruesi. |
| 10 | 10. Metoda e pretendimit 9, ku hapi (a) realizohet duke përdorur AND të izoluar nga leukocitet e gjakut periferik të marrë nga pacienti. |
| 11 | 11. Metoda e pretendimit 9 ose 10, ku SNP-ja me frekuencë aleli minor prej 0,4 e lart është një SNP e përcaktuar në Tabelën 1. |
| 12 | 12. Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 5 deri në 11, që përfshin gjithashtu përftimin e një kampioni cfADN-je nga marrësi pas transplantit të indit të dhuruesit; dhe përcaktimin sasior të nivelit të alelit SNP të dhuruesit tek kampioni i cfADN-së, ku në mënyrë opsionale (i) hapi i përcaktimit sasior përfshin përcaktimin e përqindjes së alelit SNP të dhuruesit në kampionin e cfADN-së; dhe/ose (ii) indi i dhuruesit është një mëlçi, një zemër ose një veshkë. |
| 13 | 13. Metodë për monitorimin e integritetit të një transplanti te një marrës transplanti, metodë e cila përshin përcaktimin sasior, në një kampion cfADN-je të marrë nga marrësi i transplantit, të sasisë së një aleli SNP të dhuruesit për një SNP të përzgjedhur në çdonjërin prej pretendimeve 1 deri në 9; ku aleli SNP identifikohet pa përdorimin e një kampioni të veçantë nga dhuruesi. |
| 14 | 14. Metoda e pretendimit 13, ku transplanti është një mëlçi, veshkë ose zemër. |
| 15 | 15. Metoda e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku SNP-ja përzgjidhet duke përdorur një metodë të çdonjërit prej pretendimeve 5 deri në 12. |