Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8204
2019.05.22
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.08.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/35
2019.01.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.06.03
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13753402.0
2013.08.21
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2888280
2018.10.17
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201261692029 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07; 61; 61
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Regeneron Pharmaceuticals, Inc. | 777 Old Saw Mill River Road |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MACDONALD, Lynn | 16 Gedney Way , White Plains, NY 10605 , US |
| CROLL, Susan, D. | 176 Bell Hollow RoadUnit 3 , Putnam, NY 10579 , US |
| MURPHY, Andrew, J. | 10 Newton Court , Croton-on-Hudson, NY 10520 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
ANTITRUPAT HUMANË NDAJ GFR 3 DHE METODAT E PËRDORIMIT TË TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një antitrup i izoluar ose fragment antigjen-lidhës i tij që lidhet në mënyrë specifike me GFRα3 humane, ku antitrupi përbëhet nga tre CDR-të e vargut të rëndë (HCDR1, HCDR2 dhe HCDR3) dhe tre CDR-të e vargut të lehtë (LCDR1, LCDR2 dhe LCDR3) që përfshihen brenda një çifti sekuence aminoacide HCVR/LCVR të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NR: 2/10, 18/26, 34/42, 50/58, 66/74, 82/90, 98/106, 114/122, 130/138, 146/154, 162/170, 178/186, 194/202, 210/218, 226/234, 242/250, 258/266, 274/282, 290/298, 306/314, 322/330, 338/346, 354/362, 381/389 dhe 397/405. |
| 2 | 2. Antitrupi i izoluar ose fragmenti antigjen-lidhës i pretendimit 1 që përbëhet nga një çift i sekuencës aminoacide HCVR/LCVR i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NR: 2/10, 18/26, 34/42, 50/58, 66/74, 82/90, 98/106, 114/122, 130/138, 146/154, 162/170, 178/186, 194/202, 210/218, 226/234, 242/250, 258/266, 274/282, 290/298, 306/314, 322/330, 338/346, 354/362, 381/389 dhe 397/405. |
| 3 | 3. Antitrupi i izoluar ose fragmenti antigjen-lidhës i pretendimit 2 që përbëhet nga një çift i sekuencës aminoacide HCVR/LCVR i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NR: 50/58, 146/154, 210/218 dhe 290/298 |
| 4 | 4. Antitrupi monoklonal i izoluar ose një fragment antigjen-lidhës i tij i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, që ka një ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme: (i) shfaq një KDqë varion nga rreth 10-8M deri në 10-13M, sipas matjes nga rezonanca e plazmonit sipërfaqësor; (ii) tregon aftësinë për të bllokuar rreth 50-100% të lidhjes së GFRα3 me ligandin e saj, arteminën, me një vlerë të IC50që varion nga rreth 40 pM deri në 15 nM; (iii) tregon aftësinë për të bllokuar rreth 20% deri në 100% të lidhjes së GFRα3 në një mbështetje solide të veshur me një përzierje të arteminës dhe RET; (iv) bllokon ose frenon aktivizimin e varur nga artemina të RET me një IC50që varion nga rreth 200 pM deri në 50 nM; (v) frenon ose pakëson një ose më shumë përgjigje nociceptive në një model in vivo të dhimbjes nga kanceri i kockës; (vi) frenon ose pakëson hiperalgjesinë termike të ndjeshme ndaj arteminës in vivo; (vii) frenon ose pakëson alodininë në një model in vivo të osteoartritit; ose (viii) nuk reagon në mënyrë të kryqëzuar me bashkëreceptorët e tjerë GFR për RET. |
| 5 | 5. Antitrupi monoklonal i izoluar ose një fragment antigjen-lidhës i tij i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku: (a) antitrupi është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një antitrup kimerik dhe një antitrup human, dhe/ose; (b) ku antitrupi nuk reagon në mënyrë të kryqëzuar me GFRα1 human ose GFRα2 humane, dhe/ose; (c) ku antitrupi është një antitrup monoklonal human që përbëhet nga (a) një regjion i ndryshueshëm i vargut të rëndë (HCVR) që ka një sekuencë aminoacide të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NR: 2, 18, 34, 50, 66, 82, 98, 114, 130, 146, 162, 178, 194, 210, 226, 242, 258, 274, 290, 306, 322, 338, 354, 381 dhe 397 dhe (b) një regjion i ndryshueshëm i vargut të lehtë (LCVR) që ka një sekuencë aminoacide të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga SEQ ID NR: 10, 26, 42, 58, 74, 90, 106, 122, 138, 154, 170, 186, 202, 218, 234, 250, 266, 282, 298, 314, 330, 346, 362, 389 dhe 405. |
| 6 | 6. Antitrupi monoklonal i izoluar ose një fragment antigjen-lidhës i tij i çdonjërit prej pretendimeve pararendëse, ku: (a) antitrupi tregon aftësinë për të bllokuar rreth 50-95% të lidhjes së GFRα3 humane me ligandin e saj, arteminën, me një vlerë të IC50 që varion nga rreth 40 pM deri në 750 pM; (b) antitrupi ose fragmenti antigjen-lidhës i tij bllokon rreth 75-100% të lidhjes së GFRα3 humane me ligandin e saj, arteminën, me një vlerë të IC50që varion nga rreth 400 pM deri në 15 nM; (c) antitrupi ose fragmenti antigjen-lidhës i tij bllokon ose frenon aktivizimin e varur nga artemina të RET humane me një IC50që varion nga rreth 300 pM deri në 5 nM; ose (d) antitrupi ose fragmenti antigjen-lidhës i tij bllokon ose frenon aktivizimin e varur nga artemina të RET cinomolgus me një IC50që varion nga rreth 0,7 nM deri në 2,5 nM. |
| 7 | 7. Një molekulë e acidit nukleik të izoluar që kodon antitrupin ose fragmentin antigjen-lidhës të çdonjërit prej pretendimeve 1-6. |
| 8 | 8. Një vektor shprehës që përmban molekulën e acidit nukleik të pretendimit 7. |
| 9 | 9. Një metodë për prodhimin e një antitrupi anti-GFRα3 ose fragmentit antigjen-lidhës të tij që përfshin hapat e futjes së vektorit shprehës të pretendimit 8 në një qelizë bujtëse të izoluar, rritjen e qelizës në kushte që lejojnë prodhimin e antitrupit ose fragmentit të tij, si dhe rikuperimin e antitrupit të prodhuar në këtë mënyrë. |
| 10 | 10. Një përbërje farmaceutike që përmban antitrupin ose fragmentin antigjen-lidhës të tij sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-6 dhe një bartës ose tretës farmaceutikisht të pranueshëm. |
| 11 | 11. Një përbërje farmaceutike që përmban një antitrup ose fragment antigjen-lidhës të tij, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-6 dhe një agjent të dytë terapeutik të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një opioid, një inhibitor i COX-2, një anestezik lokal, një modulator i NMDA, një agonist i receptorëve kanabinoidë, një modulator i familjes P2X, një antagonist i VR1, një antagonist i substancës P, një antagonist i dytë i GFRα3, një citokinë ose një antagonist i receptorit të citokinës, një inhibitor i faktorit të rritjes së nervave (NGF) (një inhibitor i vogël molekular ose një antitrup anti-NGF), një inhibitor i BDNF, TrkA, TrkB ose p75, aspirinë, një BAIJS, një steroid, morfinë, një inhibitor i rikapjes selektive të serotoninës (SSRI), një inhibitor i rikapjes së serotoninë-norepinefrinës (SNRI), një triciklik, një inhibitor i një kanali të natriumit me porta voltazhi (Nav), një inhibitor i kanaleve të kalciumit, një inhibitor i kanaleve të kaliumit, një faktor i nekrozës tumorale (TNF) ose inhibitor i receptorit të TNF, një inhibitor i TWEAK (induktor WEAK i lidhur me TNF i apoptozës), një inhibitor i RET, një inhibitor i ligandit të familjes GDNF, një inhibitor i GFRα1, GFRα2 ose GFRα4, një inhibitor i një kanali jonik acid-ndijues (ASIC1 ose ASIC3), një antikonvulsant (gabapentinë ose pregabalinë), një inhibitor i receptorit të prekineticinës (PROK1 dhe PROK2), një inhibitor i kaspazës, një inhibitor p38, një inhibitor IKK1/2, CTLA-4Ig dhe një kortikosteroid; dhe një bartës ose tretës farmaceutikisht të pranueshëm; ku në mënyrë opsionale antagonisti i dytë i GFRα3 është një molekulë e vogël organike, një antagonist polipeptid, një antitrup i dytë specifik për GFRα3, një siRNA ose një molekulë anti-ndjeshmërie specifike për GFRα3; ose ku citokina ose antagonisti i receptorit të citokinës është një antagonist i interleukinës-1 (IL-1), një antagonist IL-6 ose një antagonist IL-18. |
| 12 | 12. Antitrupi i izoluar ose fragmenti antigjen lidhës i tij, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-6, ose përbërja farmaceutike e pretendimit 10 ose 11, për përdorim në trajtimin e një gjendjeje ose sëmundjeje të lidhur me GFRα3, ose të dhimbjes që shoqëron gjendjen ose sëmundjen e lidhur me GFRα3, ku gjendja ose sëmundja e lidhur me GFRα3 parandalohet, lehtësohet ose pakësohet për sa i përket ashpërsisë ose shpeshtësisë së ndodhjes, ose dhimbja që shoqëron gjendjen ose sëmundjen parandalohet, lehtësohet ose pakësohet për sa i përket ashpërsisë ose shpeshtësisë së ndodhjes; ku gjendja ose sëmundja e lidhur me GFRα3 është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga dhimbja akute, dhimbja kronike, dhimbja neuropatike, dhimbja inflamatore, një sindromë e dhimbjes funksionale, artriti, ostoartriti, dhimbja e kyçeve, dhimbjet "zinxhir" (cluster) të kokës, nevralgjia trigeminale, nevralgjia herpetike, nevralgjitë e përgjithshme, çrregullimet neurodegjenerative, çrregullimet e lëvizjes, çrregullimet neuroendokrine, ataksia, dhimbja viscerale (përbrendësore), podagra, neuralgjia post-herpetike, neuropatia diabetike, pezmatimi shiatik, dhimbja e shpinës, dhimbja e kokës ose qafës, dhimbja e rëndë ose rezistente, dhimbja e beftë, dhimbja post-kirurgjikale, eritromelalgjia e trashëgueshme, dhimbja dentare, riniti, dhimbja nga kanceri, sindroma e dhimbjes komplekse regjionale (CPRS), sëmundja inflamatore e zorrëve (p.sh. sëmundja e Krohn ose koliti ulceroz) dhe çrregullimet e fshikës së urinës. |
| 13 | 13. Antitrupi i izoluar, fragmenti antigjen-lidhës i tij ose përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 12, ku sindroma e dhimbjes funksionale është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga dhimbja kronike e mesit, sindroma e zorrës së irrituar (IBS), fibromialgjia (FM), sindroma e lodhjes kronike, dhimbja abdominale, çrregullimi i artikulacionit temporomandibular (TMJD), sindroma e fshikës së urinës të dhimbshme (cistiti intersticial), çrregullimet/sindromat gastrointestinale funksionale, sindroma e dhimbjes funksionale të kraharorit, migrenat dhe dhimbjet e kokës nga tensioni, sindroma e dhimbjes pelvike kronike, sindroma e prostatës së dhimbshme (prostatiti kronik), sindroma e ndjeshmërisë kimike shumëfishe dhe sindroma e Luftës së Gjirit; ose ku dhimbja nga kanceri është e lidhur me një kancer të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga kanceri endometrial, kanceri i prostatës, kanceri i gjirit, kanceri i qafës së mitrës, kanceri i mëlçisë, kanceri i pankreasit, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i stomakut, kanceri i mitrës, kanceri i vezoreve, kanceri i veshkave, kanceri i mushkërive me qeliza jo të vogla, kanceri i trurit, një leucemi, një limfomë, kanceri i kockave dhe dhimbja që lidhet me metastazat e një kanceri. |
| 14 | 14. Antitrupi, fragmenti antigjen-lidhës ose përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 12 ose 13, ku antitrupi, fragmenti antigjen-lidhës ose përbërja farmaceutike në fjalë shërben për administrim te një pacient në kombinim me një agjent të dytë terapeutik; ku agjenti i dytë terapeutik në fjalë është në mënyrë opsionale sipas përkufizimit në pretendimin 11. |
| 15 | 15. Antitrupi i izoluar ose fragmenti antigjen-lidhës i pretendimit 1, që përmban një sekuencë aminoacide HCDR1 të SEQ ID NR: 148; një sekuencë aminoacide HCDR2 të SEQ ID NR: 150; një sekuencë aminoacide HCDR3 të SEQ ID NR: 152; një sekuencë aminoacide LCDR1 të SEQ ID NR: 156; një sekuencë aminoacide LCDR2 të SEQ ID NR: 158; dhe një sekuencë aminoacide LCDR3 të SEQ ID NR: 160. |