Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7895
2019.02.27
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.07.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2019/18
2019.01.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.03.06
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15750959.7
2015.07.30
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3175045
2018.10.10
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20141393 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 06; 02
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Carpi Tech B.V. | Bredaseweg 185 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| SCUERO, Alberto Maria | c/o Carpi Tech B.V.Bredaseweg 185 , NL-4872 LA Etten-Leur , NL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
METODE, VESHJE E PAPERSHKUESHME NGA UJI DHE PANELE TE PAPERSHKUESHEM NGA UJI PER INSTALIM NE BASENE DHE KANALE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji në fund (11) dhe/ose në anësore (12) të një kanali ose baseni uji (10), ku veshja e papërshkueshme uji përbëhet nga një numër panelesh ankoruar në pjesën e poshtme ose anësore të kanalit ose basenit të ujit (10), secili panel përmban të paktën një membranë të papërshkueshme nga uji (16; 17; 50), karakterizuar në atë që metoda përfshin fazat e mëposhtme: - prodhimi i një serie panelesh të papërshkueshëm nga uji (14; 14A), ku secili panel (14; 14A) përfshin të paktën një dhome me veshje tubulare (18) dhe palosje izolimi fleksibël (26); që shtrihet përgjatë anëve të kundërta anësore të panelit (14; 14A); - pozicionimi i njëpasnjëshëm i një numri panelesh të papërshkueshëm nga uji (14; 14A) në fund (11) dhe/ose në anësore (12) të kanalit ose basenit të ujit (10); - fiksimi paraprak i secilit panel të papërshkueshëm nga uji (14, 14A) në pjesën e poshtme (11) dhe/ose anësore (12) të kanalit ose basenit të ujit (10) gjatë instalimit; - lidhjen e lëvizëshme të izoluar të anëve të kundërta (26) të paneleve të papërshkueshëm nga uji (14; 14A) me anë të një pajisje të lidhjes të papërshkueshme të ndërmjetme (28; 44,45) gjatë instalimit të paneleve (14; 14A); ); dhe mbushja e ankorimi me anë të fërkimit i secilit panel individual të papërshkueshëm nga uji (14; 14A) në pjesën e poshtme (11) dhe/ose anësore (12) të kanalit ose basenit të ujit (10) me injektim të një përzjerje betoni (30) në dhomën e mbushjes (18) pas instalimit të çdo paneli (14; 14A). |
| 2 | 2. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 1, karakterizuar nga kryerja e fazës së fiksimit të çdo paneli (14; 14A) dhe lidhja e papërshkueshme nga uji e pajisjes të lidhjes së ndërmjetme (28, 44, 45) gjatë vendosjes nënujore të secilit panel të papërshkueshëm nga uji (14; 14A) në kanalin ose basenin e ujit (10). |
| 3 | 3. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar nga lidhja e palosjeve anësore fleksibël (26) të kundërta të papërshkueshme nga uji (14) të dy paneleve të papërshkueshëm nga uji (14; 14A) me anë të një mbyllje me rrëshqitje të papërshkueshme nga uji (28). |
| 4 | 4. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 3, karakterizuar nga mbyllja me rrëshqitje (28) që lidh panelet (14; 14A) njëkohësisht me fiksimin në fund (11) dhe/ose në anësore (12) të shiritave ankorues lateral (23), ose të palosjeve të izolimit fleksibël (26), gjatë vendosjes nënujore të paneleve të papërshkueshëm nga uji (14). |
| 5 | 5. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 1, karakterizuar nga konfigurimi i pajisjes lidhëse të ndërmjetme të papërshkueshme nga uji (28; 44,45) ndërmjet paneleve (14) me palosje izolimi (26) të mbivendosura në të kundërta të paneleve (14) dhe pozicionimi i një elementi izolimi të zgjerueshëm (45) midis palosjeve të mbivendosura (26) duke shtypur elementin e izolimit (45) me anë të një elementi mbajtës (46). |
| 6 | 6. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas një ose disa pretendimeve 1 deri në 5, karakterizuar nga konfigurimi i çdo paneli të papërshkueshëm nga uji (14; 14A) me një mori dhomash tubulare (18) ose pjesë të ndara ose një numër pjesësh që komunikojnë me njëra-tjetrën, ku injektohet një mbushje (30) që përbëhet nga një përzierje betoni të lëngshëm. |
| 7 | 7. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 6, karakterizuar nga injektimi i materialit mbushës (30) nga të paktën njëri ekstremitet ose nga të paktën një zonë e brendshme e panelit (14; 14A). |
| 8 | 8. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 7, karakterizuar nga injektimi i materialit mbushës (30) me anë të një ose më shumë elementësh tub (31), që shtrihen në dhomën (18) ose në pjesët e zonave të ndryshme të brendshme të panelit (14). |
| 9 | 9. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërm, karakterizuar nga konfigurimi i panelit (14) me një membranë të poshtme të papërshkueshme nga uji (16) dhe një membranë të sipërme të papërshkueshme nga uji (17) lidhur në mënyrë të izoluar përgjatë skajeve periferike, ku të paktën një nga membranat e papërshkueshme nga uji (16, 17) përbëhet nga një material gjeosintetik. |
| 10 | 10. Metodë e instalimit dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar nga konfigurimi i panelit (14A) me një membranë të parë të papërshkueshme nga uji (16) që përbëhet nga një material gjeosintetik dhe me një membranë të dytë të paprëshkueshme nga uji (50), palosur në formë tubulare, me buzët e saj anësore të ngjitura në mënyrë të izoluar përgjatë një vije izolimi, në një ekstremitet të parë (51), membrana e papërshkueshme nga uji (50) mbivendoset dhe ngjitet në membranën e parë të papërshkueshme nga uji (16), dhoma tubulare (18) ndodhet brenda membranës së dytë të papërshkueshme nga uji (50). |
| 11 | 11. Metodë e instalimit dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas njerit prej pretendimeve 6, 9 ose 10, karakterizuar nga injektimi i materialit mbushës (30) në dhomën ose pjesët tubulare (18) të panelit (14; 14A), nëpërmjet tubave fleksibël të furnizimit (33) të lidhur me hapjen (34) e membranës së sipërme të papërshkueshme nga uji (17) ose membranës së dytë të papërshkueshme nga uji (50). |
| 12 | 12. Metodë e instalimit dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 1, karakterizuar nga furnizimi me një pajisje lidhjeje të papërshkueshme nga uji (44; 45) midis palosjeve fleksibël (26) të paneleve të papërshkueshëm nga uji (14), ku çdo panel i papërshkueshëm nga uji (14) përbëhet nga një membranë e vetme e papërshkueshme nga uji prej materiali gjeosintetik. |
| 13 | 13. Metodë e instalimit dhe monitimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas secilit prej pretendimeve 1 ose 10, karakterizuar nga furnizimi me një pajisje lidhjeje të papërshkueshme nga uji (28) midis palosjeve fleksibël (26) të paneleve të papërshkueshëm nga uji (14), ku çdo panel i papërshkueshëm nga uji (14) përbëhet nga një membranë e parë e papërshkueshme nga uji (16) prej materiali gjeosintetik dhe një membranë e dytë e papërshkueshme nga uji (50) e palosur në një formë tubulare. |
| 14 | 14. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimeve 1 ose 6, ku paneli i papërshkueshëm nga uji (14) përmban një membranë të poshtme të papërshkueshme nga uji (16), dhe një membranë të sipërme të papërshkueshme nga uji (17) që formojnë një ose më shumë dhoma ose pjesë tubulare (18) për një material mbushës të përhershëm (30), që përfshin fazën e sigurimit të një morie elementësh bashkimi të brendshëm fleksibël (22, 34, 36, 39, 40) të konfiguruar për të mbajtur në një nivel hapësire të paracaktuar membranën e poshtme të papërshkueshme nga uji (16) dhe membranën e sipërme të papërshkueshme nga uji (17) gjatë injektimit të materialit mbushës (30). |
| 15 | 15. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimeve 1 ose 10, karakterizuar nga faza e furnizimit brenda dhomës tubulare (18) të një morie elementesh bashkimi të brendshëm fleksibël (22, 34, 36, 39, 40) të konfiguruar për të mbajtur paretet e kundërta të brendshme (53, 54) të dhomës tubulare (18) në një distancë të paracaktuar gjatë injektimit të materialit mbushës (30). |
| 16 | 16. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 9, karakterizuar nga konfigurimi i membranës të poshtme të papërshkueshëm nga uji (16) dhe/ose të membranës së sipërme të papërshkueshëm nga uji (17) me një material sintetik që ka një koeficient përshkueshmërie (k), më të vogël ose të barabartë me 10-10cm/s. |
| 17 | 17. Metodë instalimi dhe montimi i një shtrese të papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 10, karakterizuar nga konfigurimi i membranës së parë të papërshkueshme nga uji (16) dhe/ose të membranës së dytë të papërshkueshme nga uji (17) me një material sintetik që ka një koefiçient përshkueshmërie (K) më të vogël ose të barabartë me 10-10cm/s. |
| 18 | 18. Shtresë e papërshkueshme nga uji për kanal ose basen uji (10) e përshtatur për instalim dhe montim sipas metodës së pretendimit 1, karakterizuar nga fakti që veshja përmban: - një mori panelesh të pavarur të papërshkueshëm nga uji (14, 14A) të vendosur krah për krah që shtrihen në fund (11) dhe/ose në anësore (12) të kanalit ose basenit të ujit (10), ku çdo panel (14; 14a) përmban të paktën një membranë të papërshkueshme nga uji (16; 17; 50) dhe është konfiguruar me të paktën një dhomë me beton (18) dhe ku secili panel (14; 14a) është parashikuar me palosje fleksibël (26) që shtrihen në drejtimin gjatësor përgjatë anëve laterale të kundërta të panelit; - një pajisje ndërmjetëse lidhëse e papërshkueshme nga uji (28; 44, 45) midis palosjeve të kundërta fleksibël (26) të paneleve të papërshkueshëm nga uji (14; 14a), ku pajisja lidhëse e papërshkueshme nga uji (28; 44,45) që lidh në mënyrë të lëvizshme dhe të izoluar palosjet e kundërta (26); secili panel (14; 14a) ka të paktën një hapje për injektimin e një përzierje çimentoje (30) për të mbushur dhe ankoruar me fërkim çdo panel (14; 14a) në pjesën e poshtme ose anësore të një kanali ose baseni uji. |
| 19 | 19. Shtresë e papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 18, karakterizuar nga ajo që secili panel i papërshkueshëm nga uji (14) është i pajisur me një shirit ankorimi fleksibël (23), ku së paku një rrip ankorimi fleksibël (23) i çdo paneli (14) fiksohet në pjesën e poshtme (11) ose anësore (12) të kanalit ose basenit të ujit (10). |
| 20 | 20. Shtresë e papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 18, karakterizuar nga ajo që të paktën një palosje fleksibël (26) e çdo paneli (14; 14A) është fiksuar në fund (11) ose në anësore (12) të kanalit ose basenit të ujit (10). |
| 21 | 21. Shtresë e papërshkueshme nga uji sipas njërit prej pretendimeve 18 deri në 20, karakterizuar nga ajo që pajisja lidhëse e ndërmjetme e papërshkueshme nga uji ndërmjet palosjeve fleksibël të papërshkueshme nga uji (26) përmban një mbyllje me rrëshqitje të papërshkueshme nga uji (18). |
| 22 | 22. Shtresë e papërshkueshme sipas pretendimit 19 ose 21, karakterizuar nga ajo që palosjet fleksibël të papërshkueshme nga uji (26) të paneleve (14) janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë të lirshme. |
| 23 | 23. Shtresë e papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 18, karakterizuar nga ajo që pajisja e ndërmjetme lidhëse midis palosjeve fleksibël të papërshkueshme nga uji (26) përfshin një element të papërshkueshëm nga uji të zgjerueshëm (45) të pozicionuar midis palosjeve fleksibël të mbivendosura të papërshkueshme nga uji, dhe një mbushje permanente (46) e pozicionuar për të shtypur elementin e zgjerueshëm të papërshkueshëm nga uji (45) ndërmjet palosjeve të mbivendosura të papërshkueshme nga uji (26). |
| 24 | 24. Shtresë e papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 23, karakterizuar nga ajo që pajisja e papërshkueshme nga uji (45) përmban një material që zgjerohet në kontakt me ujin. |
| 25 | 25. Shtresë e papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 24, karakterizuar nga ajo që pajisja e zgjerueshme e papërshkueshme nga uji është e pozicionuar në mes dy elementesh anësor sfungjeri (44.1, 44.2). |
| 26 | 26. Shtresë e papërshkueshme nga uji sipas pretendimit 25, karakterizuar nga ajo që përmban një dhomë të parë për detektimin e rrjedhjes së ujit (46.1), respektivisht një dhomë të dytë (46.2) për injektimin e një materiali izolimi, dhoma e parë dhe e dytë janë të vendosura midis elementit të zgjerueshëm të papërshkueshëm nga uji (45) dhe elementeve anësore sfungjeri (44.1, 44.2). |
| 27 | 27. Panel i papërshkueshëm nga uji (14, 14A) përshtatur për instalimin dhe vendosjen e një shtrese të papërshkueshme nga uji për kanale dhe basene uji (10) sipas njërit ose më shumë prej pretendimeve 18 deri në 26, karakterizuar nga ajo që paneli (14; 14A) është konfiguruar si një panel me një dhomë tubulare (18) që përmban: - të paktën një membranë (16) të papërshkueshme nga uji e prej materiali gjeosintetik, me skaje anësore që shtrihen në një drejtim gjatësor të panelit (14); - një palosje fleksibël të papërshkueshme nga uji (26) përgjatë anëve të kundërta anësore të panelit (14); ku çdo palosje e papërshkueshme nga uji (26) e një paneli (14, 14A) është konfiguruar për tu lidhur lirisht me një palosje të papërshkueshme nga uji (26) të një paneli tjetër (14: 14a) me anë të një pajisje të ndërmjetme lidhëse të papërshkueshme nga uji (28: 44, 45). |
| 28 | 28. Panel i papërshkueshëm nga uji (14) sipas pretendimit 27, karakterizuar nga ajo që përmban një membranë të poshtme të papërshkueshme nga uji (16) dhe një membranë të sipërme të papërshkueshme nga uji (17) bashkuar në mënyrë të izoluar përgjatë buzëve periferike dhe një mori elementesh të brendshëm bashkimi fleksibël (22, 24, 36, 39, 40) midis membranës së poshtme (16) dhe membranës së sipërme (17). |
| 29 | 29. Panel i papërshkueshëm nga uji (14A) sipas pretendimit 27, karakterizuar nga ajo që përmban një membranë të parë të papërshkueshme nga uji (16) dhe një membranë të dytë të papërshkueshme nga uji (50), të palosura sipas një forme tubulare, që ka skajet anësore të mbivendosur të bashkuar në mënyrë të izoluar përgjatë një vijë izolimi (51), membrana e dytë e papërshkueshme nga uji (50) është mbivendosur dhe ngjitur në membranën e parë të papërshkueshme nga uji (16), së paku një dhomë tubulare (18), që ka sipërfaqe të brendshme të kundërta, ndodhet brenda membranës së dytë të papërshkueshme nga uji (50), një shumicë elementesh bashkimi të brendshëm fleksibël (22, 24, 36, 39, 40 ) janë parashikuar midis sipërfaqeve të brendshme të kundërta (53, 54) të dhomës tubulare (18). |
| 30 | 30. Panel i papërshkueshëm nga uji (14; 14A) sipas pretendimit 28 ose 29, karakterizuar nga ajo që të paktën një nga membranat e papërshkueshme nga uji (16, 17) përbëhet nga një material gjeosintetik. |
| 31 | 31. Panel i papërshkueshëm nga uji (14) sipas pretendimit 28, karakterizuar nga ajo që elementët e brendshëm të bashkimit (22, 24, 36, 39, 40) kanë një numër të madh vrimëzash (37) në anën e brendshme të çdo membranë të papërshkueshme nga uji të poshtme dhe të sipërme (16, 17) dhe një shumicë litarësh (36) të futur në mënyrë të alternuar në vrimëzat (37) e membranës së sipërme të papërshkueshme nga uji (17) dhe membranës së poshtme të papërshkueshme nga uji (16) të panelit (14). |
| 32 | 32. Panel i papërshkueshëm nga uji (14A) sipas pretendimit 29, karakterizuar nga ajo që elementët bashkues (22, 24, 36, 39, 40) përfshijnë një mori vrimëzash (37) në secilin paret të brendshëm (53; 54) të dhomës tubulare (18) dhe një mori litarësh (36) të futur në mënyrë të alternuar në vrimëzat (37) e pareteve të brendshme (53, 54) të dhomës tubulare (18). |
| 33 | 33. Panel i papërshkueshëm nga uji (14; 14A) sipas secilit prej pretendimeve 27 deri në 32, karakterizuar nga ajo që çdo palosje e papërshkueshme nga uji (26) është parashikuar me një shirit të dhëmbëzuar (28) si pjesë e mbylljes me rrëshqitje e papërshkueshme nga uji. |