REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7851 2019.02.13
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.07.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/892 2018.12.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.03.06
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15002592.2 2015.07.16
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3118429 2018.10.03
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  01; 01; 02; 01; 01
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Akrapovic d.d. Malo Hudo 8a
(72) Shpikës
Emri Adresa
Klemenc, Jaka c/o Akrapovic d.d, Malo Hudo 8a , 1295 Ivancna Gorica , SI
Bulc, Matej c/o Akrapovic d.d, Malo Hudo 8a , 1295 Ivancna Gorica , SI
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL
(54) Titull
NJË SISTEM SHKARKIMI PËR NJË MOTOR AUTOMJETI ME DJEGIE TË BRENDSHME
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një sistem shkarkimi (1) për një motor automjeti me djegie te brendshme, që përmban: një gyp shkarkimi të majtë (3) të bashkuar ose që do të bashkohet tek një grup cilindrash të majtë të motorit me djegie të brenshme të automjetit dhe një gyp shkarkimi të djathtë (5) të bashkuar ose që do të bashkohet tek një grup cilindrash të djathtë të motorit me djegie të brenshme të automjetit, ku secili nga gypat shkarkues të majtë dhe të djathtë (3, 5) përmban një strukturë të degëzuar që përcakton një grykëz të gypit shkarkues (13.1; 15.1), të paktën një dalje të gypit shkarkues (13.2., 13.3; 15.2, 15.3), që shpërndahet drejtpërsëdrejti ose tërthorazi në atmosferë, dhe një dalje ndërlidhëse që ndërlidh gypat e shkarkimit të majtë dhe të djathtë të pëmendur (3, 5), karakterizuar në atë që daljet ndërlidhëse të përmendura (13.4; 15.4) janë ndërlidhur me njëra-tjetrën nëpërmjet një pajisjeje të përbashkët pastrimi dhe/ose amortizimi gazi të shkarkuar në pjesën e poshtme të daljeve ndërlidhëse të përmendura (13.4; 15.4) në mënyrë të tillë që rrjedhjet e gazit të shkarkuar që vjen nga daljet ndërlidhëse të përmendura (13.4; 15.4) bashkohen brenda pajisjes së përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar, ku pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar përmban një grykëz ndërlidhëse të majtë dhe të djathtë (39.1; 39.2) tek e cila një tub ndërlidhës përkatës (27; 29) bashkohet dhe pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar përmban një gyp shkarkues që kthehet majtas dhe një gyp shkarkues që kthehet djathtas (39.3; 39.4) duke ribashkuar pajisjen e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar, tek gypi shkarkues përkatës i majtë dhe i djathtë (3, 5), ku pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar pozicionohet me dy tuba ndërprerës të brendshëm që bashkojnë grykëzat ndërlidhëse përkatëse të majtë dhe të djathtë (39.1; 39.2) me gypat shkarkues kthyes të djathtë dhe të majtë (39.4; 39.4) të pajisjes së përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar dhe duke formuar një ndërprerje në formë X, ku rrjedhja e gazit të shkarkuar e degëzuar brenda strukturës degëzuese, bashkohet sëbashku më herët brenda pajisjes së përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar (39) që ka ndërprerjen më formën X.
2 2. Një sistem shkarkimi (1) sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që rrjedha e gazit të shkarkuar e devijuar nga gypi shkarkues i majtë dhe i djathtë (3, 5) nëpërmjet strukturës degëzuese trajtohet nga një funksion pastrues dhe/ose funksion amortizues të pajisjes së përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar (39) kur bashkohet dhe përpara rihyrjes në rrjedhën e gazit të përbashkët të gypit shkarkues të majtë dhe të djathtë (3, 5).
3 3. Një sistem shkarkimi (1) sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar (39) që merr pjesën e rrjedhës së gazit të gypit shkarkues të majtë dhe të djathtë (3, 5), trajton rrjedhjen shkarkuese dhe drejton rrjedhën e shkarkuar nëpërmjet gypave shkarkues kthyes përkatës (39.3, 39.4) në tubat ribashkues (51, 53) që zgjaten tek grykëzat ribashkuese (13.5, 15.5) të strukturave degëzuese.
4 4. Një sistem shkarkimi (1) sipas pretendimit 3, karakterizuar në atë që ndërprerja në formën X e pajisjes së përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar (39) përmban dy tuba hyrës (63, 65) që zgjaten në një pikë ndërlidhëse të përbashkët të brendshme (67) dhe dy tuba dalës (73, 75) që zgjaten në drejtim të tubave ribashkues (51, 53).
5 5. Një sistem shkarkimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar përmban një karkasë të mbyllur që formon të paktën dy grykëzat ndërlidhëse përkatëse (39.1; 39.2) dhe të paktën dy gypat kthyes (39.3; 39.4) për të ndërlidhur dhe rilidhur karkasën me gypin shkarkues të majtë dhe të djathtë.
6 6. Një sistem shkarkimi (1) sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që struktura degëzuese e përmendur e gypit shkarkues të majtë dhe të djathtë (3, 5) formohet nga një pajisje përpunuese e shkarkimit të gazit përkatëse, si një pajisje e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar, përkatësisht.
7 7. Një sistem shkarkimi (1) sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që struktura degëzuese e majtë dhe e djathtë e përmendur secila përmban një grykëz ribashkuese shtesë (13.5; 15.5), që ribashkon pajisjen e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39) me strukturën dezgëzuese të majtë dhe të djathtë përkatëse në mënyrë të tillë që një pjesë kryesore e gazit të shkarkuar që vjen nga daljet ndërlidhëse përkatëse (13.4; 15.4) të strukturës degëzuese të majtë dhe të djathtë përkatëse drejtohet drejt një grykës ribashkuese tjetër përkatëse (13.5; 15.4) të strukturës degëzuese të majtë dhe të djathtë përkatëse.
8 8. Një sistem shkarkimi (1) sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39) përmban një ndërprerje tubash që çiftohen tek daljet ndërlidhëse përkatëse (13.4; 15.4).
9 9. Një sistem shkarkimi (1) sipas pretendimit 8, karakterizuar në atë që ndërprerja e përmendur e tubave është projektuar në mënyrë të tillë që një rrjedhë pulsuese e gazit të shkarkuar që vjen nga njëra prej daljeve ndërlidhëse (13.4; 15.4) të strukturës degëzuese të përmendur përplaset me rrjedhën pulsuese që vjen nga dalja ndërlidhëse tjetër, brenda ndërprerjes së përmendur të tubave në mënyrë të tillë që rrjedhat pulsuese të përmendura shtyjnë njëra-tjetrën drejt gypit shkarkues tjetër (3, 5).
10 10. Një sistem shkarkimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që i gjithë gazi i shkarkuar që del jashtë strukturës së dezgëzuar të përmendur nga gypi shkarkues i majtë dhe i djathtë përkatës (3, 5) nëpërmjet daljes ndërlidhëse (13.4, 13.5), hyn tërësisht në pajisjen e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39) dhe del tërësisht nga pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39).
11 11. Një sistem shkarkimi (1) sipas pretendimit 10, karakterizuar në atë që gypat shkar-kues kthyes shtesë përkatës (39.3; 39.4) ribashkohen me grykëzat ribashkuese përkatëse (13.5; 15.5) të strukturës degëzuese të përmendur.
12 12. Një sistem shkarkimi (1) sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39) përmban një ndërprerje të tubave që përfshin dy tuba hyrës (63, 65), dy tuba dalës (73, 75) dhe një struturë tubash ndërprerës që kanë një zonë ndërprerjeje planore vertikale minimale (79) dhe një zonë ndërprerjeje planore horizontale minimale (77) ku njëra prej zonave të ndërprerjeve planore, zona e ndërprerjes planore vertikale minimale (79), është më e madhe se zona tjetër përkatëse, ku njëra prej zonave të ndërprerjeve planore, zona e ndërprerjes planore horizontale minimale (77) është më e vogël se dy herë në krahasim me ndërprerjen planore të tubave dhe/ose me zonën e ndërprerjes planore tjetër, zona e ndërprerjes planore vertikale (79).
13 13. Një sistem shkarkimi (1) sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39) përmban një strukturë tubash ndërprerëse që siguron një zgjerim të vëllimit të rrjedhjes të tillë që një presion pozitiv i gazit të shkarkuar që hyn në ndërprerje është të paktën pjesërisht i këmbyer në një presion negativ të kthyer së prapthi në drejtimin e daljeve ndërlidhëse përkatëse (13.4; 15.4).
14 14. Një sistem shkarkimi (1) sipas njërit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që brenda një tubi ndërlidhës (27, 31), çiftimi i daljeve ndërlidhëse (13.4; 15.4) të strukturës degëzuese të përmendur tek pajisja e përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39) sigurohet me anë të një pajisjeje fikëse/ndezëse (43, 46).
15 15. Një sistem shkarkimi (1) sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që tubat ribashkues të majtë dhe të djathtë (51, 53) bashkojnë daljet ndërlidhëse të majtë dhe të djathtë përkatëse (39.3, 39.4) të pajisjes së përbashkët për pastrimin dhe/ose amortizimin e gazit të shkarkuar të përmendur (39) me një grykëz ribashkuese përkatëse (13.5; 15.5) të strukturës degëzuese (13, 15).