Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8031
2019.03.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.12.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/891
2018.12.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13865805.9
2013.12.17
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2936153
2018.11.28
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201261740466 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 01; 07
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Janssen Biotech, Inc. | 800/850 Ridgeview Drive |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| CHATURVEDI, Shalini | 1400 McKean Road , Spring House, Pennsylvania 19477 , US |
| PLATERO, Suso | 1400 McKean Road , Spring House, Pennsylvania 19477 , US |
| SIEGEL, Derick | 1400 McKean Road , Spring HousePennsylvania 19477 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
TEST IMUNOLOGJIK SHUMËFISH I NDJESHËM PËR RECEPTORËT E FAKTORIT TË RRITJES SË FIBROBLASTIT TË TRETSHËM
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një takëm për të zbuluar receptorët e faktorit të rritjes së fibroblastit të tretshëm (sFGFRs) në një mostër biologjike, që përmban: një përbërje antitrupi kapëse specifikisht lidhëse për sFGFRs-të e bashkuara tek mikrosfera; dhe një përbërje antitrupi zbuluese specifikisht lidhëse për sFGFRs-të e bashkuara tek një markues zbulues; ku 0.14 - 494 ng/mL sFGFR2, 0.023 - 74 ng/mL të FGFR3, dhe 0.033 - 123 ng/mL të FGFR4 janë zbuluar në mostrën biologjike; ku përbërja e antitrupit kapës përmban një antitrup kapës specifikisht lidhës për FGFR2, një antitrup kapës specifikisht lidhës për FGFR3, dhe një antitrup lidhës specifikisht lidhës për FGFR4; dhe ku përbërja e antitrupit kapës përmban një antitrup zbulues specifikisht lidhës për FGFR2, një antitrup zbulues specifikisht lidhës për FGFR3, dhe një antitrup zbulues specifikisht lidhës për FGFR4. 2. Takëmi i pretendimit 1, ku mostra biologjike është përzgjedhur nga grupi që konsiston në gjak, serum, urinë, lëng cerebrospinal (CSF), plazmë, limfë, pështymë, djersë, lëng pleural, lëng sinovial, lot, sekretim biliar dhe sekretim pankreasi. 3. Takëmi i pretendimit 1, ku antitrupi kapës shtë përzgjedhur nga grupi që konsiston në: antitrup monoklonal miu kundër FGFR2 njerëzore; antitrup monoklonal miu kundër FGFR3 njerëzore; dhe antitrup poliklonal miu kundër fosfo-FGFR4 njerëzore. 4. Takëmi i pretendimit 1, ku antitrupi zbulues është përzgjedhur nga grupi që konsiston në: antitrup monoklonal miu kundër FGFR2 njerëzore; antitrup monoklonal miu kundër FGFR3 njerëzore; dhe antitrup poliklonal miu kundër FGFR4 njerëzore. 5. Takëmi i pretendimit 1, ku mikrosfera bashkohet tek dy fluorofore. 6. Takëmi i pretendimit 5, ku dy floroforet e bashkuara tek mikrosferat janë fluorofore të kuqe dhe infra të kuqe. 7. Takëmi i pretendimit 6, ku mikrosfera ka një diametër prej afërsisht 5 μm, takëmi opsionalisht për më tej përmban një tampon bllokues dhe një tampon inkubimi. 8. Takëmi i pretendimit 1 për të zbuluar sFGFR2, sFGFR3, dhe sFGFR4 në një moster biologjike, që përmban: një antitrup monoklonal miu kundër FGFR2 njerëzore i bashkuar në një mikrosferë; një antitrup monoklonal miu kundër FGFR3 njerëzore i bashkuar në një mikrosferë; një antitrup poliklonal miu kundër fosfo-FGFR4 njerëzore i bashkuar në nje mikrosferë; një antitrup monoklonal miu kundër FGFR2 njerëzore i bashkuar në një etiketë zbulimi; një antitrup monoklonal miu kundër FGFR3 njerëzore i bashkuar në një etiketë zbulimi; një antitrup poliklonal miu kundër FGFR4 njerëzore i bashkuar në një etiketë zbulimi; ku 0.14 - 494 ng/mL sFRFGR2, 0.023 - 74 ng/mL të FGFR3, dhe 0.033 - 123 ng/mL të FGFR4 zbulohet në mostrën biologjike. 9. Takëmi i pretendimit 8, i cili për më tej përmban një tampon bllokues dhe një tampon inkubimi. 10. Një metodë për matjen e sFGFR në një mostër, që përmban a. sigurimin e mostrës b. matjen e sFGFR në mostër duke përdorur takëmin e pretendimit 9, opsionalisht ku mostra është përftuar nga një subjekt i gjallë. 11. Një metodë përmatjen e sasisë së sFGFR2, sFGFR3 dhe sFGFR4 në një mostër biologjike, që përmban: a. kontaktimin e mostrës biologjike me një përbërje antitrupi kapës që lidhet specifikisht tek sFGFR2, sFGFR3 dhe sFGFR4 të bashkuara tek një mikrosferë; b. kontaktimin e mostrës biologjike me një përbërje antitrupi zbulues që lidhet specifikisht tek sFGFR2, sFGFR3 dhe sFGFR4 të çiftuara në një etiketë zbuluese; c. matjen e sinjalit të prodhuar nga një etiketë zbuluese; d. bashkërendimin e sasisë së sinjalit të prodhuar në c. me sasinë e sFGFR2, sFGFR3 dhe sFGFR4 në mostrën biologjike. 12. Metoda e pretendimit 11, ku ndjeshmëria minimale e zbulimit për sFGFR është 0.14 ng/mL; sFGFR3 është 0.23 ng/mL; dhe sFGFR4 është 0.033 ng/mL. 13. Metoda e pretendimit 12, ku mostra biologjike është përzgjedhur nga grupi që konsiston në gjak, serum, urinë, lëng cerebrospinal, plazmë, limfë, pështymë, djersë, lëng pleural, lëng sinovial, lot, sekretim biliar dhe sekretim pankreasi, opsionalisht ku secila mikrosferë ka një diametër prej afërsisht 5 μm. |