Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7825
2019.02.01
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.09.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/855
2018.12.07
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.02.19
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14848979.2
2014.09.30
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3052703
2018.09.19
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201361884231 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 04; 04
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Geotech Technologies Ltd. | 2 Weizmann |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| KIEF, Offer Avraham Zvi | 13 Ruth Street , Haifa , IL |
| HALAHMI, Izhar | 4 Itzhak Ben Zvi , Hod-hasharon , IL |
| EREZ, Oded | 10 Berkovich Street , Tel Aviv , IL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
SISTEM PËR SHTRIM RRUGËSH ME GJEOQELIZA DHE GJEORRJETË DHE METODA PËR INSTALIMIN E NJË SISTEMI PËR SHTRIM RRUGËSH;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një sistem shtrimi rrugësh për tu instaluar mbi një bazament të dobët që ka një Nivel të Kapacitetit mbajtës Kalifornian (CBR) prej 4 ose më të ulët, që përfshin: një shtresë të parë gjeorrjete (60) të vendosur mbi bazament (50) dhe të përbërë nga të paktën një gjeorrjetë, çdo gjeorrjetë përbëhet nga elemente shiritash (62) që ndërthuren për të formuar hapësirat/vrimat e gjeorrjetës (64); një shtresë të parë kokërrizore (70) të vendosur mbi shtresën e parë të gjeorrjetës(60) dhe që përmban një material kokërrizor të parë, karakterizuar në atë që shtresa e parë kokërrizore ka një trashësi mesatare (75) prej nga 0.5 herë deri në 20 herë një distancë e hapësirës/vrimës së shtresës së parë të gjeorrjetës (60); në atë që një shtresë e parë gjeoqelizore (80) është vendosur mbi shtresën e parë kokërrizore (70) dhe përfshin të paktën një gjeoqelizë (82) që është mbushur me një material mbushës (84); dhe në atë që, opsionalisht,një shtresë mbuluese (90) është vendosur mbi një shtresë të parë gjeoqelizore (80) dhe përbëhet nga një material i dytë kokërrizor kompakt. |
| 2 | 2. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, që gjithashtu përban një shtresë të sipërfaqjes (100) të vendosur mbi shtresën e parë gjeoqelizore (80), shtresa e sipërfaqjes (100) përmban asfalt ose material kokërrizor, beton ose çakull. |
| 3 | 3. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, ku materiali i parë kokërrizor është rërë, zhavorr ose gurë i thërmuar, ose ku materiali i parë kokërrizor gjithashtu hyn në hapësirat/vrimat e gjeorrjetës (64) të shtresës së parë të gjeorrjetës (60), ose ku materiali i parë kokërrizor ka një madhësi mesatare të grimcave më të lartë se materiali mbushës (84). |
| 4 | 4. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, ku materiali mbushës (84) përmban rërë, gurë të thërmuar, zhavorr, hi, asfalt i ricikluar i rrugëve RAP, mbetje të guroreve ose përzierjet e tyre. |
| 5 | 5. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, ku materiali i dytë i shtresës mbuluese (90) përmban rërë, zhavorr ose gurë të thërmuar. |
| 6 | 6. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, ku distanca e hapësirave/vrimave është nga rreth 10 milimetër në rreth 500 milimetër. |
| 7 | 7. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, ku shtresa e parë gjeoqelizore (80) ka një lartësi të qelizave nga rreth 50 milimetër në rreth 300 milimetër, ose ku shtresa e parë gjeoqelizore (80) ka një lartësi të qelizave nga rreth 200 milimetër në rreth 600 milimetër. |
| 8 | 8. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, ku të paktën një gjeorrjetë është e përbërë nga një polipropilen, polietilen, poliestër, poliamid, aramid, fibër karboni, tekstil, tel ose rrjetë metalike, fibër qelqi, fibër plastike e përforcuar, laminate plastike shumështrsore, ose polikarbonate. |
| 9 | 9. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 1, që gjithashtu përmban: një shtresë të dytë gjeoqelizore (120) ose një shtresë të dytë gjeorrjete (130) të vendosur mbi një shtresë të parë gjeoqelizore (80); ku shtresa mbuluese (90) është vendosur mbi shtresën e dytë gjeoqelizore (120) ose shtresën e dytë të gjeorrjetës (120). |
| 10 | 10. Sistemi i shtrimit të rrugëve i pretendimit 9, që gjithashtu përmban një shtresë të dytë kokërrizore (110) që ka një trashësi prej rreth 1 mm deri në rreth 300 mm, shtresa e dytë kokërrizore (110) është vendosur midis (i) shtresës së parë gjeoqelizore (80) dhe (ii) ose shtresës së dytë gjeoqelizore (120) ose shtresës së dytë të gjeorrjetës (130). |
| 11 | 11. Një metodë për të instaluar një sistem shtrimi rrugësh mbi një bazament të dobët që ka një Nivel të Kapacitetit Mbajtës Kalifornian (CBR) prej 4 ose më të ulët, që përfshin: aplikimin e të paktën një gjeorrjete (60) mbi bazament për të formuar një shtresë të parë gjeorrjete (60) çdo gjeorrjetë përbëhet nga elemente shiritash (62) që ndërthuren për të formuar hapësirat/vrimat e gjeorrjetës (64); aplikimin e një sasie të mjaftueshme të një materiali të parë kokërrizor mbi shtresën e parë të gjeorrjetës (60) dhe më pas ngjeshjen e materialit të parë kokërrizor për të formuar një shtresë të parë kokërrizore (70) që ka një trashësi mesatare prej nga 0.5 herë deri në 20 herë një distancë e hapësirës/vrimës së shtresës së gjeorrjetës; vendosjen e të paktën një gjeoqelize (82) mbi shtresën e parë kokërrizore (70); mbushjen e të paktën një gjeoqelize (82) me një material mbushës (84) për të formuar një shtresë të parë gjeoqelizore (80); aplikimin opsionalisht të një materiali të dytë kokërrizor mbi shtresën e parë gjeoqelizore (70) dhe ngjeshjen e materialit të dytë kokërrizor për të formuar një shtresë mbuluese (90) mbi shtresën e parë gjeoqelizore (70), shtresa mbuluese (90) ka një trashësi nga zero në rreth 500 mm. |
| 12 | 12. Metoda e pretendimit 11, që gjithashtu përmban hapin e aplikimit të një shtrese të sipërfaqes (100) mbi shtresën mbuluese (90), shtresa e sipërfaqes (100) përmban asfalt, beton ose çakull ose material kokërrizor, ose gjithashtu përmban hapin e heqjes së dheut për të ekspozuar bazamentin e dobët. |
| 13 | 13. Metoda e pretendimit 11, ku materiali i parë kokërrizor dhe materiali i dytë kokërrizor janë në mënyrë të pavarur rërë, zhavorr, ose gurë të thërmuar, ose ku materiali I parë kokërrizor gjithashtu futet në hapësirat/vrimat e gjeorrjetës (64) të shtresës së gjeorrjetës (60), ose ku materiali mbushës përmban rërë, gurë të thërmuar, zhavorr, ose përzierjet e tyre. |
| 14 | 14. Metoda e pretendimit 11, që gjithashtu përfshin: vendosjen e një shtrese tjetër gjeoqelizore ose gjeorrjete mbi shtresën e parë gjeoqelizore (80) për të formuar një shtresë të dytë gjeoqelizore (120) ose një shtresë të dytë gjeorrjete (130) nën shtresën mbuluese (90). |
| 15 | 15. Metoda e pretendimit 14, ku shtresa e dytë gjeoqelizore (120) ose shtresa e dytë e gjeorrjetës (130) është veçuar nga shtresa e parë gjeoqelizore (80) me një distancë nga zero deri në rreth 550 mm. |