Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7824
2019.02.01
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.08.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/854
2018.12.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.02.19
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12746258.8
2012.08.08
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2882309
2018.10.24
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 46
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| SWISS NOBEL GROUP AG | Lauriedstrasse 7 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| KÜNG, Richard | Hauptstrasse 53 , 8872 Weesen , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
TABAN KEPUCE ME AJEROSJE DHE KEPUCE TE PAJISURA ME TABAN TE TILLE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 0 | |
| 1 | 1. Taban këpuce (1) i pajisur me një ndarje të ngjeshme (6) që përmban një material elastikisht të deformueshëm, me së paku një hyrje (5) dhe së paku një dalje (8) dhe respektivisht një valvul hyrjeje (15) e lidhur me hyrjen (5) dhe një valvul daljeje (19) e lidhur me daljen (8), ndarja është e lidhur me anë të një valvule hyrjeje dhe një hapësirë hyrjeje ajri (4) me dy pasazhe (2) që dalin në faqen e sipërme (13) të tabanit të këpucës dhe ndarja (6) është e lidhur nëpërmjet valvulës të daljes me një dalje (9) në faqen e jashtme të tabanit të këpucës (1), jashtë faqes së sipërme (13) të tabanit, karakterizuar në atë që ndarja (6) ndodhet në zonën e përparme të këmbës së tabanit të këpucës (1) dhe është e mbushur pothuajse plot me materialin elastik të deformueshëm (16), e cila është realizuar në mënyrë të tillë që, gjatë zgjerimit të saj elastik, ajo thith ajrin dhe gjatë ngjeshjes së saj, ajo lëshon ajrin e thithur më parë dhe në atë që hapësira e hyrjes së ajrit (4) vendoset në zonën e përparme të këmbës së tabanit të këpucës (1) përpara ndarjes (6). |
| 2 | 2. Taban këpuce sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ai përmban një pjesë të parë të këpucës (3) dhe një taban të jashtëm (7), pjesa e parë e këpucës formon faqen e sipërme të ndarjes dhe ka pasazhet (2) drejt hapësirës së hyrjes së ajrit (4). |
| 3 | 3. Taban këpuce sipas secilit prej pretendimeve 1 ose 2, ku materiali elastikisht i deformueshëm (16) është një shkumë plastike me pore të hapura. |
| 4 | 4. Taban këpuce sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 3, karakterizuar në atë që materiali elastikisht i deformueshëm është vendosur në një mbështjellëse (17) hermetike, që ka të paktën një lidhje në hyrje (10), dhe një lidhje në dalje (8). |
| 5 | 5. Taban këpuce (1) sipas secilit nga pretendimeve 1 deri ne 4, karakterizuar në atë që ai është i pajisur me një ngushtim të lidhur me daljen (9). |
| 6 | 6. Taban këpuce sipas pretendimit 5, karakterizuar në atë që ngushtimi është ngushtim i gradueshëm ose një ngushtim i zëvendësueshëm në tabanin e këpucës. |
| 7 | 7. Taban këpuce sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, karakterizuar në atë që në zonën e takës ka një ndarje të dytë (6') e mbushur me material elastik të të njëjtit lloj, me një valvul hyrjeje dhe një valvul daljeje, e cila nëpërmjet valvulës së hyrjes është e lidhur me një hapësirë hyrëse ajri (4') e cila lidhet me ajër përmes pasazheve me faqen e sipërme të tabanit. |
| 8 | 8. Taban këpuce (1) sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që në drejtimin gjatësor të tabanit, hapësira e hyrjes së ajrit (4') vendoset përpara ndarjes së dytë (6'). |
| 9 | 9. Taban këpuce sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që ndarja e parë (6) dhe ndarja e dytë (6 ') nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. |
| 10 | 10. Këpucë, e pajisur me një taban këpuce sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9. |
| 11 | 11. Këpucë sipas pretendimit 10, karakterizuar në atë që këpuca projektohet me taban me montim direkt, në veçanti me një taban që shtohet me injektim dhe në veçanti me një taban të poshtëm bashkëngjitur me anë të metodës Strobel ose në atë që këpuca është projektuar me një taban me montim me qepje. |