Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8027
2019.03.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.04.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/849
2018.12.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15201110.2
2012.04.20
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3026064
2018.10.17
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161486071 |
| EP | 11004004 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 61; 61; 07; 07
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| TRON - Translationale Onkologie an der Universitätsmedizin der Johannes Gutenberg- Universität Mainz gemeinnützige GmbH | Freiligrathstrasse 12 |
| Astellas Pharma Inc. | 5-1, Nihonbashi-Honcho 2-chome, Chuo-ku Tokyo 103-8411 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| WEICHEL, Michael | Am Schaufelsbaum 4 , 64732 Bad König , DE |
| HUBNER, Bernd | Thelottstrasse 14 , 80933 München , DE |
| KOSLOWSKI, Michael | Am Ried 23 , 85764 Oberschleissheim , DE |
| WALTER, Korden | Pater-Markert-Weg 15 , 55291 Saulheim , DE |
| KREUZBERG, Maria | Obere Zahlbacher Strasse 66 , 55131 Mainz , DE |
| TÜRECI, Özlem | Philipp-von-Zabern-Platz 1 , 55116 Mainz , DE |
| WÖLL, Stefan | Pommardstrasse 22a , 55299 Nackenheim , DE |
| SAHIN, Ugur | Philipp-von-Zabern-Platz 1 , 55116 Mainz , DE |
| ERDELJAN, Michael | Freiherr-vom-Stein-Strasse 11 , 55131 Mainz , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
ANTITRUPA PËR TRAJTIMIN E KANCERIT TË CILËT SHPREHIN KLAUDIN 6
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një antitrup i cili është i aftë të lidhet tek klaudin 6 (CLDN6) i shoqëruar me sipërfaqen e një qelize e cila shpreh CLDN6 dhe nuk është e aftë të lidhet dukshëm tek klaudin 9 (CLDN9) e shoëruar me sipërfaqen e një qelize e cila shpreh CLDN9, ku lidhja e antitrupit tek CLDN6 dhe CLDN9 përcaktohet nga analiza e citometrisë së rrjedhjes pas lidhjes së antitrupit tek CLDN6 dhe CLDN9 të shprehur në sipërfaqen e qelizave të paprekura, ku antitrupi përmban një zinxhir të rëndë antitrupi dhe një zinxhir të lehtë antitrupi, ku zinxhiri i rëndë i antitrupit përmban të paktën njërën nga sekuencat CDR të sekuencës SEQ ID NO: 36 të zinxhirit të rëndë të antitrupit dhe zinxhiri i lehtë i antitrupit përmban të paktën njërën prej sekuencave të sekuencës së zinxhirit të lehtë të antitrupit të përzgjedhur nga SEQ ID NO: 35, 54 dhe 55. 2. Antitrupi i pretendimit 1, i cili nuk është i aftë të lidhet dukshëm tek CLDN4 i shoqëruar me sipërfaqen e një qelize e cla shpreh CLDN4 dhe/ose nuk është i aftë të lidhet dukshëm tek CLDN3 i shoqëruar me sipërfaqen e një qelize e cila shpreh CLDN3, ku lidhja e antitrupit tek CLDN4 dhe CLDN3 percaktohet nga analiza e citometrisë së rrjedhjes pas lidhjes së antitrupit tek CLDN4 dhe CLDN3 të shprehur në si-përfaqen e qelizave të paprekura. 3. Antitrupi i secilit prej pretendimeve 1 ose 2, i cili është specifik për CLDN6. 4. Antitrupi i secilit prej pretendimeve 1-3, i cili ka një ose më shumë prej veprimtarive të mëposhtme: (i) shkatërrimin e një qelize e cila shpreh CLDN6, (ii) frenimin e shtimit të një qelize e cila shpreh CLDN6, (iii) frenimin e formimit të kolonisë së një qelize e cila shpreh CLDN6, (iv) ndërmjetësimin për lehtësimin e tumoreve të përcaktuar, (v) parandalimin e formimit ose të ri-formimit të tumoreve, dhe (vi) frenimin e metastazave të një qelize e cila shpreh CLDN6. 5. Antitrupi i secilit prej pretendimeve 1-4, i cili shfaq një ose më shumë funksione efektore imune kundër një qelize e cila transporton CLDN6 në strukturën e saj të origjinës, ku një ose më shumë funksionet efektore imune janë përzgjedhur preferueshëm nga grupi i cili konsiston në citotoksicitetin me varësi nga plotësuesi (CDC), citotoksicitetin e ndërmjetësuar nga qeliza me varësi nga antitrupi (ADCC), shkaktimin e apoptozës, dhe frenimin e shtimit, preferueshëm funksionet efektore janë ADCC dhe/ose CDC. 6. Antitrupi i secilit prej pretendimeve 1-5, i cili është një antitrup monoklonal, kimerik ose njerëzor, ose një fragment antigjen-lidhës i një antitrupi. 7. Një konjugat i cili përmban një antitrup të secilit prej pretendimeve 1-6 të çiftuar tek një agjent terapeutik, preferueshëm një toksinë, një radioizotop, një ilaç ose një agjent citotoksik. 8. Një përbërje farmaceutike e cila përmban antitrupin e secilit prej pretendimeve 1-6 dhe/ose një konjugat i pretendimit 7, dhe një transportues farmaceutikisht të pranueshëm. 9. Një antitrup i secilit prej pretendimeve 1-6 dhe/ose një konjugat i pretendimit 7 për përdorim në një metodë për (i) të frenuar rritjen e e një qelize kanceroze e cila shpreh CLDN6 dhe duke u karakterizuar nga shoqërimi i CLDN6 me sipërfaqen e qelizës së saj, (ii) shkatërrimin e një qelize kanceroze e cila shpreh CLDN6 dhe duke u karakterizuar nga shoqërimi i CLDN6 me sipërfaqen e qelizës së saj, ose (iii) frenimin e përhapjes metastatike të një qelize kanceroze e cila shpreh CLDN6 dhe duke u karakterizuar nga shoqërimi i CLDN6 me sipërfaqen e qelizës së saj. 10. Një antitrup i secilit prej pretendimeve 1-6, një konjugat i pretendimit 7 ose një përbërje farmaceutike e pretendimit 8 për përdorim në një metodë për të trajtuar ose parandaluar një sëmundje kanceroze ose çrregullim që përfshin një qelizë e cila shpreh CLDN6 dhe duke u karakterizuar nga shoqërimi i CLDN6 me sipërfaqen e qelizës së saj tek një subjekt. 11. Antitrupi i secilit prej pretendimeve 9 ose 10, ku kanceri është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në kancer të vezoreve, veçanërisht adenokarcinomë të vezoreve dhe teratokarcinomë të vezoreve, kancer të mushkërisë, përfshirë kancerin e mushkërisë me qeliza të vogla (SCLC) dhe kancer të mushkërisë me qeliza jo të vogla (NSCLC), veçanërisht karcinoma e mushkërisë me qeliza skuamoze dhe adenokarcinoma, kancer gastrik, kancer gjiri, kancer hepatik, kancer pankreatik, kancer lëkure, veçanërisht karcinomë e qelizave bazë dhe karcinomë e qelizave skuamoze, melanomë malinje, kancer i kokës dhe i qafës, veçanërisht adenomë pleomorfike malinje, sarkomë, veçanërisht sarkomë sinoviale dhe karcinosarkomë, kancer i kanalit biliar, kancer i fshikëzës së urinës, veçanërisht karcinomë e qelizave të përkohshme dhe karcinoma papilare, kancer i veshkës, veçanërisht karcinomë e qelizave renale që përfshin karcinomë të qelizave renale me qeliza të qarta dhe karcinomë të qelizave renale papilare, kancer të zorrës së trashë, kancer i zorrëve të holla, përfshirë kancerin e ileumit, veçanërisht adenokarcinoma e zorrëve të holla dhe adenokarcinoma e ileumit, karcinoma e embrionale e testikujve, koriokarcinoma e placentës, kanceri i qafës së mitrës, kanceri i testikujve, veçanërisht seminoma e testikujve, teratoma e testikujve dhe kanceri embrionar i testikujve, kanceri i mitrës, një tumor i qelizave germinale (qelizat burimore seksuale) i tillë si një teratokarcinomë ose një karcinomë embrionale, veçanërisht një tumor i qelizave germinale të testeve, dhe format metastatike të tyre. 12. Acid nukleik që përmban një sekuencë acidi nukleik që kodon zinxhirin e rëndë të antitrupit dhe një sekuencë që kodon zinxhirin e lehtë të antitrupit ashtu siç përcaktohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 6, ku acidi nukleik është preferueshëm i përfshirë në një vektor. 13. Qelizë pritëse e cila shpreh një zinxhir të rëndë antitrupi dhe/ose një zinxhir të lehtë antitrupi, ku qeliza pritëse e përmendur përmban acidin nukleik të pretendimit 12. 14. Qeliza pritëse e pretendimit 13, ku qeliza e përmendur është një qelizë pritëse eukariote, preferueshëm e përzgjedhur nga qeliza CHO, qeliza NS/0, qeliza HEK293, qelizë bimore, ose kërpudhë, preferueshëm maja. 15. Antitrup i përftuar nga qeliza pritëse e pretendimit 13 ose 14. |