Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8026
2019.03.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2034.08.19
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/848
2018.12.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
14837566.0
2014.08.19
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3036348
2018.10.17
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| AU | 2013903136 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 11; 11; 11
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Glencore Technology Pty Ltd. | 160 Ann Street Level 10 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| BAKKER, Martin Lluis Olaf Paul | 24 Edinburgh Close , Upper Kedron, Queensland 4055 , AU |
| BURROWS, Alistair Stewart | 23 Premier Street , Oxley, Queensland 4075 , AU |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
TRAJTIMI I MATERIALEVE TË NGURTA ME PËRMBAJTJE TË LARTË SQUFURI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një proces për trajtimin e një materiali të ngurtë që përmban plumb dhe squfur elementar, ku procesi përmban hedhjen e materialit të ngurtë brenda një furre shkrirëse që përmban një banjë me skorje të shkrirë në kushte të tilla që squfuri elementar digjet në furrën shkrirëse për të formuar dioksid squfuri dhe plumbi në materialin e ngurtë oksidohet dhe kthehet në skorje, duke larguar një rrymë gazi që përmban dioksid squfuri nga furra shkrirëse, dhe duke larguar një sasi plumbi që përmban skorje nga furra shkrirëse, karakterizuar në atë që squfuri elementar në materialin e ngurtë përbën më shumë se 30% të peshës materialit të ngurtë. 2. Një proces në përputhje me pretendimin 1 ku furra shkrirëse vihet në funksion në kushte oksiduese në mënyrë të tillë që komponimet e plumbit në materialin e ngurtë bëhen oksiduese dhe kthehen në skorje, ku komponimet e plumbit të përmendura oksidohen në oksid plumbi. 3. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve 1 ose 2 ku squfuri elementar në materialin e ngurtë përbën nga 30 deri në 60% të peshës së materialit të ngurtë, ose nga 40 deri në 60% të peshës së materialit të ngurtë, ose nga 45 deri në 58% të peshës së materialit të ngurtë. 4. Një proces ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mëparshme ku furra shkrirëse përmban një furrë shkrirëse në formë shtize të bashkuar në pjesën e sipërme. 5. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme ku furra shkrirëse vihet në punë në një temperaturë funksionuese të tillë që temperatura e banjës në furrën shkrirëse varion nga 1000°C deri në 1350°C, ose nga 1080°C deri në 1300°C, ose nga 1080°C deri në 1280°C, ose nga 1100°C deri në 1250°C. 6. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme ku procesi përmban futjen e një rryme që përmban oksigjen brenda furrës shkrirëse për oksidimin e materialit të ngurtë preferueshëm nga një shtizë që injekton oksigjen e mbibashkuar brenda furrës shkrirëse. 7. Një proces në përputhje me pretendimin 6 ku oksigjeni i futur në furrën shkrirëse është në një sasi ekuivalente me 100 deri në 150% dhe akoma më preferueshëm 110% deri në 130% të kërkesave stoikiometrike të një reaksioni oksidimi për oksidimin e materialit të ngurtë që ndodh në furrën e shkrirjes. 8. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme i cili për më tej përmban trajtimin e një rryme gazi të prodhuar që del nga furra shkrirëse, ku produkti i përmendur në formë rryme përmban të paktën një pjesë të plumbit që përmbahet në materialin e ngurtë dhe të paktën pjesa e plumbit rrymën e gazit të prodhuar është të paktën pjesërisht i rikuperuar nga një hap rikuperues për të përftuar plumb të rikuperuar. 9. Një proces në përputhje me pretendimin 8 ku rryma e gazit e prodhuar për më tej përmban dioksid squfuri, dhe procesi përmban një hap shtesë për rikuperimin ose trajtimin e dioksidit të squfurit. 10. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme ku materiali i ngurtë përmban mbetje kullimi, mbetje kullimi të përftuara nga një procesor kullimi me zink ose nga një përzierje e një ose e më shumë mbetjeve me një përqendrim plumbi dhe/ose një skorje plumbi. 11. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme ku materiali i ngurtë për më tej përmban argjent preferueshëm në shakllën prej 150 deri në 30000 ppm. 12. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme ku materiali i ngurtë për më tej përmban zbutës në shkallën nga 10 deri në 35% ndaj peshës, ose akoma më preferueshëm në shkallën 15 deri në 35% ndaj peshës, ose akoma më preferueshëm në shakllën nga 18 deri në 31% ndaj peshës. 13. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme i cili për më tej përmban shtimin e një ose të më shumë flukseve në furrën shkrirëse. 14. Një proces në përputhje me secilin prej pretendimeve të mëparshme ku të paktën një pjesë e skorjeve që përmban plumbin e oksiduar është larguar nga furra shkrirëse dhe në vazhdim trajtohet për të prodhuar plumb dhe/ose shufra plumbi prej saj. 15. Një metodë për të trajtuar një material të ngurtë që përmban nivele të larta të squfurit elementar, në përputhje me pretendimin 1 metoda përmban hapat e hedhjes së materialit të ngurtë në një furrë shkrirëse që ka një banjë prej skorjesh të shkrira, ku banja me skorje të shkrira ka një temperaturë që varion ndërmjet 1000°C deri në 1350°C, ku squfuri elementar në materialin e ngurtë digjet në furrën shkrirëse për të formuar dioksid squfuri dhe plumbi në materialin e ngurtë oksidohet për të formuar komponime plumbi të oksiduara që kthehen në skorje të shkrira, duke larguar një rrymë gazi që përmban dioksid squfuri nga furra shkrirëse dhe duke larguar një skorje që përmban plumb nga furra shkrirëse. 16. Një metodë ashtu siç pretendohet në pretendimin 15 ku squfuri kryesisht digjet bredna banjës. 17. Një metodë në përputhje me secilin prej pretendimeve 15 ose 16 ku metoda përmban futjen e një rryme që përmban oksigjen brenda furrës shkrirëse për oksidimin e materialit të ngurtë preferueshëm nga një shtizë që injekton oksigjen e mbibashkuar brenda furrës shkrirëse. 18. Një metodë në përputhje me secilin prej pretendimeve 15 deri në 17 ku furra shkrirëse përmban një shtizë të bashkuar në pjesën e sipërme. |