Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8024
2019.03.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2036.11.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/846
2018.12.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
16804857.7
2016.11.23
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3209381
2018.11.14
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 201520631 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 23; 61; 61; 61; 23; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| 4D Pharma Research Limited | Life Sciences Innovation Building Cornhill Road |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| HOLT, Amy Beth | c/o 4D Pharma Research Limited,Life Sciences Innovation Building,Cornhill Road, , Aberdeen AB25 2ZS , GB |
| MCCLUSKEY, Seanin Marie | c/o 4D Pharma Research Limited,Life Sciences Innovation Building,Cornhill Road, , Aberdeen AB25 2ZS , GB |
| MULDER, Imke Elisabeth | c/o 4D Pharma Research Limited,Life Sciences Innovation Building,Cornhill Road, , Aberdeen AB25 2ZS , GB |
| LENNON, Grainne Clare | c/o 4D Pharma Research Limited,Life Sciences Innovation Building,Cornhill Road, , Abderdeen AB25 2ZS , GB |
| AHMED, Suaad | c/o 4D Pharma Research Limited,Life Sciences Innovation Building,Cornhill Road, , Aberdeen AB25 2ZS , GB |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
PËRBËRJE QË PËRMBAJNË SHTAME BAKTERIALE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një përbërje e cila përmban një shtam bakterial të llojit Erysipelatoclostridium ramosum, për t’u përdorur në një metodë për trajtimin ose parandalimin e një sëmundjeje inflamatore ose autoimune. 2. Përbërja për t’u përdorur sipas pretendimit 1, ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për trajtimin ose parandalimin e një sëmundjeje ose të një gjendjeje shëndetësore të përzgjedhur nga grupi që konsiston në uveit; sklerozë e shumëfishtë; artrit, i tillë si artriti reumatoid, osteoartriti, artriti psoriatik, ose artriti idiopatik juvenil; optika neuromielitike (sëmundja Devic); spondiliti ankilozant; spondiloartriti; psoriasis; eritematoza lupus sistemike; sëmundja e zorrës së inflamuar, e tillë si sëmundja Crohn ose koliti ulçeroz; sëmundja celiake; astma, e tillë si astma alergjike ose astma neutrofilike; sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD); skleriti; vaskuliti; sëmundja Behcet; ateroskleroza; dermatiti atopic; emfizema; periodontitis; riniti alergjik; dhe refuzimi i transplantit. 3. Përbërja për t’u përdorur sipas pretendimit 2, ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për trajtimin ose parandalimin e uveitit, dhe ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për reduktimin ose parandalimin e dëmtimit retinal në uveit. 4. Përbërja për t’u përdorur sipas pretendimit 2, ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për trajtimin ose parandalimin e astmës, të tillë si astma neutrofilike ose astma alergjike, dhe ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për reduktimin e neutrofilisë ose eozonofilisë në trajtimin e astmës. 5. Përbërja për t’u përdorur sipas pretendimit 2, ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për trajtimin ose parandalimin e artritit reumatoid, dhe ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për reduktimin e fryrjes së artikulacioneve, dhe ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për reduktimin e fryrjes së artikulacioneve ne artritin reumatoid. 6. Përbërja për t’u përdorur sipas pretendimit 2, ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për trajtimin ose parandalimin e sklerozës së shumëfishtë, dhe ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për reduktimin e shfaqjes së sëmundjes ose të rëndimit të sëmundjes. 7. Përbërja për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku përbërja është për t’u përdorur në një metodë për reduktimin e prodhimit të IL-17 ose reduktimin e diferencimit të qëlizave Th17 në trajtimin ose parandalimin e një sëmundjeje inflamatore ose autoimune. 8. Përbërja për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku përbërja është për t’u përdorur tek një pacient me nivele të larta të IL-17 ose me numër të madh të qelizave Th17. 9. Përbërja për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-8, ku shtami bakterial ka një sekuencë 16s rRNA e cila është të paktën 95%, 96%, 97%, 98%, 99%, 99.5% ose 99.9% identike me sekuencën 16s rRNA të një shtami bakterial të llojit Erysipelatoclostridium ramosum ose të SEQ ID NO:1, 2 ose 3. 10. Përbërja për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku përbërja është për t’u administruar me rrugë orale, ku përbërja përmban një ose më shumë mbushësa ose transportues farmaceutikisht të pranueshëm dhe/ose ku shtami bakterial është i liofilizuar. 11. Përbërja për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku shtami bakterial është i gjallë dhe i aftë të kolonizojë pjesërisht ose plotësisht zorrët. 12. Përbërja për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku përbërja përmban një shtam të vetëm të llojit Erysipelatoclostridium ramosum dhe nuk përmban asnjë shtam tjetër bakterial ose përmban vetëm sasi minimale ose biologjikisht të parëndësishme të shtameve bakteriale ose të llojeve të tjera. 13. Përbërja për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve 1-11, e cila përmban shtamin bakterial Erysipelatoclostridium ramosum si pjesë të një partneriteti mikrobik, opsionalisht për t’u përdorur në terapi. 14. Një produkt ushqimor ose një vaksinë që përmban përbërjen e secilit prej pretendimeve të mëparshme, për t’u përdorur sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme. 15. Një qelizë ose një kulturë e pastër biologjike e Erysipelatoclostridium ramosum shtami MRX027 e cila është depozituar si NCIMB 42688 për t’u përdorur në terapi, opsionalisht ku qeliza është për t’u përdorur në një metodë ashtu siç percaktohet në secilin prej pretendimeve 1-8. 16. Një përbërje e cila përmban qelizën dhe kulturën biologjikisht të pastër të petendimit 15, opsionalisht ku përbërja përmban një transportues ose mbushës farmaceutikisht të pranueshëm. |