Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8021
2019.03.27
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.09.02
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/840
2018.12.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
15183569.1
2015.09.02
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3059298
2018.11.14
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 14; 61; 14; 14
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Alfa Laval Corporate AB | PO Box 73 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| COSTAGLI, Giacomo | Via Petro Marussig, 3 , 20154 MILANO , IT |
| SERVILI, Maurizio | Dipartimento di Scienze AgrarieAlimentari ed AmbientaliUniversità degli Studi di PerugiaVia San Constanzo s.n.c. , 06126 PERUGIA (PG) , IT |
| BETTI, Matteo | Via Sangallo, 33 , 50028 TAVARNELLE VAL DI PESA (FI) , IT |
| FAZIO, Domenico | Via della Villa Demidoff 79 , 50127 FIRENZE (FI) , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
(54) Titull
PROCES PËR PRODHIMIN E VAJIT TË ULLIRIT TË PASTËR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Proces për prodhimin e vajit të ullirit të pastër (vergine), ku procesi përfshin hapat e: - prodhimit të pastës së ullirit me anë të shtypjes së ullinjve; - ftohjes së menjëhershme të pastës së ullirit në një vlerë temperature të parë, për të pakësuar shpërbërjen e përbërësve fenolikë dhe/ose për të rritur formimin përbërësve të paqëndrueshëm (volatilë) me ndikim te aroma e vajit të ullirit të pastër, me anën e të paktën një kondicioneri termik të parë, ku ky të paktën një kondicioner termik i parë është një këmbyes nxehtësie tubolar që përmban një ose më shumë tuba spiralë me anë të të cilëve ndodh këmbimi i nxehtësisë në kundër rrymë ndërmjet pastës së ullirit dhe një fluidi specifik këmbimi nxehtësie, ku vlera e temperaturës së parë të sipërpërmendur është një vlerë temperature brenda intervalit 14°C-24°C dhe ku ftohja e sipërpërmendur bëhet pas hapit të shtypjes; - ngrohjen graduale deri në temperaturën e përzierjes përfundimtare dhe përzierjen e vazhdueshme të pastës së ullirit për një kohë të paracaktuar, për të arritur çlirimin depolimerizues të pikave të vajit me anën e aktivitetit enzimatik dhe bashkërritës (coalescence) të pikave të vajit, që lejon nxjerrjen (ekstraktimin) e mëpastajmë të tij; - ndarjen e pastës së ullirit në një fazë vajore, në një fazë të ngurtë dhe në një fazë ujore; dhe - heqjen përfundimtare të ujit dhe mbetjeve të ngurta nga faza vajore për të marrë vaj ulliri të pastër. 2. Procesi sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se vlera e temperaturës së parë është një vlerë temperature brenda intervalit 15°C-20°C. 3. Procesi sipas pretendimit 1 ose 2, që karakterizohet nga ajo se temperatura e përzierjes përfundimtare të sipërpërmendur është një temperaturë brenda intervalit 25°C-30°C. 4. Procesi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 3, që karakterizohet nga ajo se ai përfshin, gjatë hapit të ftohjes së menjëhershme dhe gjatë hapit të ngrohjes graduale dhe të përzierjes e vazhdueshme të pastës së ullirit, një hap të ngrohjes së pastës së ullirit deri në një vlerë temperature të dytë, ku kjo vlerë temperature e dytë është më e madhe se vlera e temperaturës së parë të sipërpërmendur dhe ku vlera e temperaturës së dytë të sipërpërmendur është më e ulët se ose e barabartë me temperaturën e përzierjes përfundimtare të sipërpërmendur. 5. Procesi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4, që karakterizohet nga ajo se ai përfshin, gjatë hapit të prodhimit të pastës së ullirit me anë të shtypjes së ullinjve, një hap të larjes së ullinjve. 6. Procesi sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 5, që karakterizohet nga ajo se ai përfshin, gjatë heqjes përfundimtare të ujit dhe të mbetjeve të ngurta nga faza vajore, një hap të filtrimit të vajit të pastër (vergine). |