Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7986
2019.03.13
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.11.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/796
2018.11.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.03
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12787343.8
2012.11.09
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2776032
2018.10.17
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161569113 |
| US | 201161557815 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 07; 61; 61; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Bristol-Myers Squibb Company | Route 206 and Province Line Road |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PAN, Chin | c/o Bristol-Myers Squibb Company700 Bay Road , Redwood CityCalifornia 94063 , US |
| CARDARELLI, Josephine M. | c/o Bristol-Myers Squibb Company700 Bay Road , Redwood CityCalifornia 94063 , US |
| KUHNE, Michelle R. | c/o Bristol-Myers Squibb Company700 Bay Road , Redwood CityCalifornia 94063 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
(54) Titull
MJEKIMI I MALINJITEVE HEMATOLOGJIKE ME NJË ANTITRUP ANTI-CXCR4
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një antitrup ose pjesë e tij që lidhet në mënyrë të veçantë te një receptor CXCR4 për përdorim në një metodë frenimi të rritjes dhe/ose përhapjes dhe/ose nxitjes së apoptozës së qelizave të mielomës së shumëfishtë te një subjekt që vuan nga mieloma e shumëfishtë, duke e mjekuar këshu subjektin, ku receptori CXCR4 shprehet në sipërfaqen e qelizave të mielomës së shumëfishtë te subjekti dhe ku metoda përfshin administrimin te subjekti të antitrupit ose të një pjese të tij për frenimim e drejtpërdrejtë të rritjes dhe/ose përhapjes dhe/ose nxitjes së apoptozës së qelizave të mielomës së shumëfishtë te subjekti. |
| 2 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas pretendimit 1, ku subjekti është një human dhe antitrupi ose pjesa e tij lidhet te një receptor CXCR4 human. |
| 3 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas pretendimit 1, ku mieloma e shumëfishtë është mielomë e shumëfishtë e përsëritur (recidiviste) ose refraktare. |
| 4 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku antitrupi ose pjesa e tij administrohet te subjekti si monoterapi. |
| 5 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-4, ku antitrupi ose pjesa e tij frenon aktivitetin e receptorit CXCR4 dhe rrit ndjeshmërinë e qelizave të mielomës së shumëfishtë ndaj një agjenti kemoterapeutik. |
| 6 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku antitrupi ose pjesa e tij administrohet te subjekti në kombinim me një ose më shumë agjentë kirurgjikalë, radiacioni dhe/ose terapeutikë. |
| 7 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku antitrupi ose pjesa e tij administrohet te subjekti në kombinim me të paktën një agjent kemoterapeutik. |
| 8 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas pretendimit 7, ku të paktën një agjent kemoterapeutik është: (a) lenalidomid dhe/ose deksametazon; dhe/ose (b) bortezomib dhe/ose deksametazon. |
| 9 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-8, ku antitrupi ose pjesa e tij është një antitrup kimerik, i humanizuar, ose human ose një pjesë e tij. |
| 10 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-9, ku antitrupi ose pjesa e tij përmban domenet CDR1, CDR2 dhe CDR3, siç përshkruhen duke përdorur sistemin Kabat, në një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit (në mënyrë konsekutive), sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 25, dhe domenet CDR1, CDR2 dhe CDR3, siç përshkruhen duke përdorur sistemin Kabat, në një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit, sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 29. |
| 11 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-9, ku antitrupi ose pjesa e tij përmban një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR1 që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit, sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 1, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR2 që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit, sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 5, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3 që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit, sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 9, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR1 që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit, sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 13, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR2 që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit, sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 17, dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3 që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit, sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 21. |
| 12 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-11, ku antitrupi ose pjesa e tij përmban një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 25, dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 29. |
| 13 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-12, ku antitrupi ose pjesa e tij është BMS-936564 ose një pjesë e tij. |
| 14 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas cilitdo prej pretendimeve 1-12, ku antitrupi ose pjesa e tij është një antitrup IgG1 ose IgG4 ose një pjesë e tij. |
| 15 | Antitrupi ose pjesa e tij për përdorim sipas pretendimit 4, ku antitrupi ose pjesa e tij është një antitrup human ose pjesë e tij dhe administrohet te subjekti me dozë 0.3, 1, 3 ose 10 mg/kg peshë trupore. |
| 16 | Antitrupi për përdorim sipas pretendimit 8, ku antitrupi është BMS-936564 dhe administrohet te subjekti në kombinim me lenalidomid dhe deksametazon në një regjim dozimi që përfshin: (a) BMS-936564 (1, 3, ose 10 mg/kg) i administruar si një infuzion intravenoz i vetëm 60-minutësh në Ditët 1, 8, 15, 22, 29 dhe 36 (Cikli 1) dhe në Ditët 1, 8, 15, dhe 22 (Cikli 2 dhe Ciklet pasuese); (b) lenalidomid (25 mg po) i administruar 21 ditë (Ditët 15-35; Cikli 1) dhe Ditët 1-21 (Cikli 2 dhe Ciklet pasuese); dhe (c) deksametazon (40 mg) i administruar në Ditët 15, 22, 29, dhe 36 (Cikli 1) dhe në Ditët 1, 8, 15, dhe 22 (Cikli 2 dhe Ciklet pasuese). |
| 17 | Antitrupi për përdorim sipas pretendimit 8, ku antitrupi është BMS-936564 dhe administrohet te subjekti në kombinim me bortezomib dhe deksametazon në një regjim dozimi që përfshin: (a) BMS-936564 (1, 3, ose 10 mg/kg) i administruar si një infuzion intravenoz i vetëm 60-minutësh në Ditët 1, 8, 15, 22 dhe 29 (Cikli 1) dhe në Ditët 1, 8 dhe 15 (Cikli 2 dhe Ciklet pasuese); (b) bortezomib (1.3 mg/m2) i administruar si një shtypje intravenoze 3-5 sekonda në Ditët 15, 18, 22, dhe 25 (Cikli 1) dhe në Ditët 1, 4, 8, 11 (Cikli 2 dhe Ciklet pasuese); dhe (c) deksametazon (20 mg) i administruar në Ditët 15, 16, 18, 19, 22, 23, 25 dhe 26 (Cikli 1) dhe në Ditët 1, 2, 4, 5, 8, 9, 11 dhe 12 (Cikli 2 dhe Ciklet pasuese). |
| 18 | Një kit që përmban një dozë të një antitrupi anti-CXCR4 ose pjesë të tij që lidhet në mënyrë të veçantë te një receptor CXCR4 për përdorim në një metodë frenimi të rritjes dhe/ose përhapjes dhe/ose nxitjes së apoptozës së qelizave të mielomës së shumëfishtë te një subjekt që vuan nga mieloma e shumëfishtë, duke e mjekuar këshu subjektin, ku receptori CXCR4 shprehet në sipërfaqen e qelizave të mielomës së shumëfishtë te subjekti dhe ku metoda përfshin administrimin te subjekti të antitrupit ose të një pjese të tij për frenimim e drejtpërdrejtë të rritjes dhe/ose përhapjes dhe/ose nxitjes së apoptozës së qelizave të mielomës së shumëfishtë te subjekti, dhe ku kiti përmban edhe instruksione për përdorimin e antitrupit anti-CXCR4 sipas cilitdo prej pretendimeve 1-17. |
| 19 | Kiti për përdorim sipas pretendimit 18, ku antitrupi anti-CXCR4 ose pjesa e tij përmban domenet CDR1, CDR2 dhe CDR3, siç përshkruhen duke përdorur sistemin Kabat, në një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 25, dhe domenet CDR1, CDR2 dhe CDR3, siç përshkruhen duke përdorur sistemin Kabat, në një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë që përmban aminoacide të lidhura njëri pas tjetrit sekuenca e të cilëve paraqitet me SEQ ID NO: 29. |
| 20 | Kiti për përdorim sipas pretendimit 18 ose 19, ku antitrupi anti-CXCR4 ose pjesa e tij është BMS-936564 ose një pjesë e tij. |