Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7794
2018.12.26
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2036.03.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/773
2018.11.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.01.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
16718208.8
2016.03.30
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3277092
2018.08.22
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20150478 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 63; 23; 23
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Barilla G. e R. Fratelli S.p.A. | Via Mantova, 166 43100 Parma / IT, |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| RIBOLDI, Giancarlo | c/o Barilla G. e R. Fratelli S.p.A.Via Mantova166 , 43100 Parma , IT |
| D'URSO, Alessio | c/o Barilla G. e R. Fratelli S.p.A.Via Mantova166 , 43100 Parma , IT |
| FERRARI, Corrado | c/o Barilla G. e R. Fratelli S.p.A.Via Mantova166 , 43100 Parma , IT |
| BUTTINI, Roberto | c/o Barilla G. e R. Fratelli S.p.A.Via Mantova166 , 43100 Parma , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. Pjeter BOGDANI, P.20/4, Ap.7/5, Tirane , AL |
(54) Titull
PROCES PËR PRODHIMIN E NJË VAKTI TË NDËRMJETËM (SNACK) PREJ ÇOKOLLATE DHE VAKT I NDËRMJETËM I CILI MUND TË PËRFTOHET DUKE PËRDORUR KËTË PROCES
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proces për prodhimin e një vakti të ndërmjetëm që përmban një produkt prej brumi të pjekur të butë në formën e një buke të stërzgjatur të rrotulluar, të mbushur me një shtresë çokollate në formën e një pllake, që përmban hapat si vijon: a) bërjen të vlefshëm të një produkti gjysmë të gatshëm në formën e një buke të stërzgjatur të rrotulluar, të përftuar nga një brumë me bazë mielli, të ardhur nga maja natyrale, b) pjekjen e produktit gjysmë të gatshëm të përmendur, duke përftuar një produkt të pjekur në formën e një buke të stërzgjatur të rrotulluar që ka një përmbajtje lagështie që varion ndërmjet 22% dhe 24% ndaj peshës së peshës së përgjithshme të produktit brumor të përmendur, c) injektimin e një tretësire hidro-alkoolike në produktin brumor të përmendur, ndërsa ai është akoma i ngrohtë, në një sasi të tillë që ta sjellë përbërjen e lagështisë së produktit brumor të përmendur në një vlerë që varion ndërmjet 30% dhe 33% ndaj peshës së peshës së tij të përgjithshme, d) kryerjen e një prerjeje gjatësore në produktin brumor në ose poshtë gjysmës së peshës së tij (h) dhe në një mënyrë të tillë që të përfshijë të paktën 80% të gjatësisë së tij, duke përftuar kësisoj një porcion të poshtëm (1) dhe një porcion të sipërm (2). e) depozitimin e një një shtrese prej çokollate të shkrirë brenda sipërfaqes së sipërme të porcionit të poshtëm të përmendur. |
| 2 | Procesi sipas pretendimit 1, ku produkti brumor i përmendur i përftuar nga pjekja në hapin b) të përmendur ka një vlerë të Aw të barabartë me 0.81-0.85 dhe, duke ndjekur hapin c) të përmendur të injektimit të tretësirës hidro-alkoolike të përmendur, një vlerë të Aw të barabartë me 0.85-0.89. |
| 3 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 ose 2, ku hapi pjekës i përmendur b) kryhet në një temperaturë të përfshirë ndërmjet 190°C dhe 210°C për një periudhë kohore të përfshirë ndërmjet 9 dhe 11 minutash. |
| 4 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku tretësira hidro-alkoolike e përmendur është një tretësirë ujore e etanolit me një sasi alkooli të përfshirë ndërmjet 5% dhe 10% ndaj peshës totale të tretësirës. |
| 5 | Procesi sipas pretendimit 4, ku tretësira hidro-alkoolike e përmendur është një tretësirë hidro-alkoolike me një aromë për produktet brumore. |
| 6 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku raporti ndaj peshës ndërmjet tretësirës hidro-alkoolike që do të injektohet në produktin brumor në hapin c) dhe më pas është i përfshirë në mënyrë të përshtatshme ndërmjet 1:5 dhe 1:14. |
| 7 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, ku brumi me bazë mielli i përmendur përmban një përqindje të mono- dhe/ose të disakarideve të përfshirë ndërmjet 10% dhe 12% ndaj peshës së peshës të përgjithshme të brumit. |
| 8 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku prerja gjatësore e përmendur në hapin d) të përmendur kryhet në një nivel të përfshirë ndërmjet 2/10ths dhe 5/10ths të lartësisë (h) të produktit brumor dhe përfshin 80% deri në 90% të gjerësisë së produktit brumor. |
| 9 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku prerja gjatësore e përmendur kryhet pas ftohjes së produktit brumor, ku ftohja e përmendur ndodh pas injektimit të lartpërmendur të hapit c). |
| 10 | Procesi sipas pretendimit 9, ku produkti brumor i përmendur ftohet në një temperaturë më të ulët se sa ose të barabartë me 25°C. |
| 11 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 10, ku hapi i përmendur c) i injektimit të tretësirës hidro-alkoolike kryhet nëpërmjet mjeteve të ndërfutjes së një tërësie injek-tuesish brenda produktit brumor, në sipërfaqen e tij të sipërme, ku injektuesit e përmendur janë ndërfutur vertikalisht nga lart-poshtë në një nivel që përfshihet ndërmjet 5/10ths dhe 9/10ths të lartësisë (h) të produktit brumor. |
| 12 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 11, ku gjatë hapit c) të përmendur të injektimit të tretësirës hidro-alkoolike, produkti brumor i përmendur ka një temperaturë prej ndërmjet 85°C dhe 95°C në pjesën e tij qendrore. |
| 13 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 12, ku hapi b) i pjekjes i përmendur paraprihet nga një hap a’) i prerjes sipërfaqësore, ku prerja sipërfaqësore e përmendur kryhet së gjati në sipërfaqen e sipërme të produktit gjysmë të gatshëm të përmendur. |
| 14 | Procesi sipas pretendimit 13, ku prerja sipërfaqësore e përmendur ka një thellësi më të ulët se jartësia (k) e pjesës së sipërme të përmendur (2). |
| 15 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 14, ku, përpara hapit b) të pjekjes së përmendur, produkti gjysmë i gatshëm i përmendur i nënshtrohet një hapi spërkatës me miell gruri të fortë (durum) mbi sipërfaqen e sipërme të pjesës së sipërme të përmendur (2). |
| 16 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 15, ku çokollata e shkrirë e përmendur temperohet paraprakisht. |
| 17 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 16, ku çokollata e shkrirë e përmendur përmban një përqindje të mono- dhe disakarideve të përfshira ndërmjet 50% dhe 60% ndaj peshës, dhe një përqindje yndyre me përmbajtje të përfshirë ndërmjet 24% dhe 32% ndaj peshës. |
| 18 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 17, ku raporti i peshës ndërmjet shtresës së çokollatës dhe produktit brumor të përmendur përfshihet ndërmjet 1:2 dhe 1 : 2.5. |
| 19 | Procesi sipas pretendimit 1, ku, në hapin e) depozitues të përmendur, çokollata e shkrirë e përmendur shpërndahet nëpërmjet një pipëze shpërndarëse, që përmban të paktën një vrimë, dhe depozitohet në formën e të paktën një shiriti mbi sipërfaqen e sipërme të pjesës së poshtme të produktit brumor. |
| 20 | Procesi sipas pretendimit 19, ku, në hapin 2) depozitues të përmendur, çokollata e shkrirë e përmendur shpërndahet nëpërmjet një pipëze shpërndarëse, që përmban të paktën dy vrima me hapësirë të përshtatshme njëra nga tjetra, dhe depozitohet në formën e dy shiritave mbi sipërfaqen e sipërme të pjesës së poshtme të produktit bru-mor, ku shiritat e përmendur i nënshtrohen një zgjerimi të mjaftueshëm për ta që të jenë në kontakt me njëri-tjetrin për të krijuar një shtresë çokollate të vazhdueshme, por jo për të shkaktuar derdhjen e çokollatës përtej skajeve të sipërfaqes depozituese. |
| 21 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 20, ku brumi i përmendur përmban miell gruri të butë, vajëra vegjetale ose yndyrna, mono- dhe disakaride, veçanërisht sukrozë, ujë, maja natyrale, vezë dhe gluten gruri. |
| 22 | Procesi sipas pretendimit 21, ku brumi i përmendur për më tej përmban kripë, mono- dhe digliceride ose acide yndyrore, miell elbi të maltuar, acid askorbik dhe qumësht pluhur. |
| 23 | Një vakt i ndërmjetëm që konsiston në një produkt brumor të pjekur të butë në formën e një buke të stërgjatur të rrotulluar, të mbushur me një shtresë çokollate (5) në formën e një pllake, që ka një përmbajtje lagështie që varion ndërmjet 20% dhe 24% ndaj peshës së peshës së përgjithshme, një veprimtari ujore (Aw) me një vlerë të përfshirë ndërmjet 0.80 dhe 0.84 dhe një jetëgjatësi prej të paktën dy javë, i përftueshëm nga procesi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme. |