Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7778
2018.12.17
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.07.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/761
2018.11.07
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.01.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12177955.7
2012.07.26
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2677524
2018.09.05
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
GR | 20120100325 |
US | 201213552240 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 01; 01
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Raycap Intellectual Property, Ltd. | 66 Akropoleos Avenue, 2012 Strovolos |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Xepapas, Fotis | 17, Athinas Str.Drama , 66100 Drama , GR |
Politis, Zafiris | 5, 25th Martiou Str.St. Stefanos , 14565 Athens , GR |
Kostakis, Grigoris | 31, Spartis Str.Kallithea , 17673 Athens , GR |
Samaras, Kostas | 3, Ritsou Str.Voula , 16673 Athens , GR |
Giannelaki, Evaggelia | 2, Vassileos Irakliou Str.Drama , 66100 Drama , GR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
PAJISJE MBROJTËSE NGA MBITENSIONET QË PËRMBAN NJË ELEMENT VARISTOR DHE NJË ELEMENT SIGURESE PËRCJELLËS I RRYMËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet (100) që përmban: elementet e para (120) dhe të dyta (130) të elektrodës elektro-përçuese; një element varistor (110) i përbërë nga një material varistor dhe i lidhur elektrikisht me secilin prej elementeve të para dhe të dyta të elektrodës; dhe karakterizuar në atë që pajisja mbrojtëse nga mbitensionet përmban edhe: një mekanizëm sigurie të integruar të inkorporuar (161) që shërben për lidhjen e shkurtër elektrike të elementeve të para dhe të dyta të elektrodës rreth elementit varistor nëpërmjet shkrirjes (164) në një vend shkrirjeje (164) të sipërfaqeve metalike të para (127) dhe të dyta (137) me njera tjetrën në pajisjen mbrojtëse nga mbitensionet, me anë të një harku elektrik (A4) që krijohet direkt midis siperfaqeve metalike të para dhe të dyta. |
2 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që: mekanizmi i parë i sigurisë i integruar (161) shërben për të krijuar qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të dyta të elektrodës rreth elementit varistor duke shkrirë sipërfaqet e para dhe të dyta metalike në përgjigje të një dëmtimi me qark të shkurtër të elementit varistor. |
3 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që: sipërfaqet e para dhe të dyta metalike ndahen nga një hapësirë (G1) që ka një gjerësi (W1) në rangun nga rreth 0.2 mm deri në 1 mm; dhe harku elektrik shtrihet përmes hapësirës për të shkrirë sipërfaqet e para dhe të dyta metalike. |
4 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që: sipërfaqet e para dhe të dyta metalike ndahen nga një hapësirë (G1); pajisja mbrojtëse nga mbitensionet përmban gjithashtu një ndarës izolues elektrik (160) që izolon elektrikisht sipërfaqet e para dhe të dyta metalike nga njëra-tjetra; dhe harku elektrik shkatërron elementin e hapësirës dhe shtrihet në të gjithë hapësirën për të shkrirë sipërfaqet e para dhe të dyta metalike. |
5 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 4, karakterizuar në atë që elementi ndarës (160) përbëhet nga një material polimeri që ka një trashësi (T1) në rangun prej rreth 0.1 mm në 0.5 mm. |
6 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që sipërfaqja e parë metalike është një sipërfaqe e elementit të parë të elektrodave dhe sipërfaqa e dytë metalike është një sipërfaqe e elementit të dytë të elektrodave. |
7 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 6, karakterizuar në atë që: elektroda e parë përmban një kuti (120) që ka një mur anësor të kutisë metalike (124) dhe përcakton një dhomë kutie (121); elementi varistor (110) dhe të paktën një pjesë e elektrodës së dytë janë vendosur në dhomën e kutisë; dhe sipërfaqja e parë metalike është një sipërfaqe e murit anësor të kutisë. |
8 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që: elementi varistor (110) ka sipërfaqet e para dhe të dyta të kontaktit në anën e kundërt, përgjithësisht të sheshta (112, 114); kutia (120) përmban një mur elektrode (122) me një sipërfaqe të parë kontakti elektrode (122A) që kapet me sipërfaqen e parë të kontaktit të varistorit (114); elektroda e dytë ka një kokë (132) të pozicionuar në dhomën e kutisë, koka ka një sipërfaqe të dytë kontakti elektrode (132a) që kapet me sipërfaqjen e dytë të kontaktit të varistorit (112) dhe një sipërfaqe periferike të kokës (132C) që rrethon sipërfaqen e dytë të kontaktit të elektrodës; dhe sipërfaqja e dytë metalike ndodhet në sipërfaqen periferike të kokës. |
9 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 8 që ka një dhomë amortizimi (174) në njërën anë të kokës përballë sipërfaqes së dytë të kontaktit të elektrodës, karakterizuar në atë qëdhoma e amortizimit ( 174) është projektuar për të kufizuar përhapjen e harkut elektrik larg kokës. |
10 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ajo ka një pajisje polarizimi (146) që polarizon së paku një nga elementet e para dhe/ose të dyta të elektrodës ndaj elementit varistor. |
11 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që pajisja mbrojtëse nga mbitensionet (100) ka edhe një mekanizëm të dytë sigurie të integruar (141), mekanizmi i dytë i sigurisë i integruar ka një element siguresë përçues elektrik (140), ku elementi siguresë është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë në pajisjen mbrojtëse nga mbitensionet për tu shkrirë dhe për të formuar një rrugë rryme midis elementeve të parë dhe të dytë të elektrodës nëpërmjet elementit siguresë. |
12 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 11, karakterizuar në atë që: pajisja mbrojtëse nga mbitensionet përmban edhe një element ndarës izolues elektrik (160) që izolon elektrikisht sipërfaqet e para dhe të dyta metalike nga njëra-tjetra; dhe elementi siguresë (140) ka një temperaturë shkrirjeje më të lartë se sa temperatura e shkrirjes e elementit ndarës. |
13 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 11, karakterizuar në atë që: mekanizmi i parë i sigurisë i integruar (161) shërben për të shkrirë sipërfaqet e para dhe të dyta metalike në zonën e përcaktuar (162); dhe pajisja mbrojtëse nga mbitensionet ka një element izolues (157) midis zonës së përcaktuar dhe elementit siguresë (110). |
14 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 11, karakterizuar në atë që: mekanizmi i parë i sigurisë i integruar (161) shërben për të krijuar qark të shkurtër elektrik tek elementet e para dhe të dyta të elektrodës (120, 130) rreth elementit varistor (110) duke shkrirë sipërfaqet e para dhe të dyta metalike në përgjigje të një mosfunksionimi me qark të shkurtër të elementit varistor, mjaftueshëm për të prodhuar një hark; dhe mekanizmi i dytë i sigurisë i integruar shërben për të krijuar një qark të shkurtër tek elementet e para dhe të dyta të elektrodës rreth elementit varistor në përgjigje të një mosfunksionimi me qark të shkurtër të elementit varistor, i pamjaftueshëm për të prodhuar një hark. |
15 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që: mekanizmi i parë i sigurisë i integruar (161) shërben për të krijuar një qark të shkurtër elektrik te elementet a para dhe të dyta të elektrodës (122a, 132a) rreth elementit varistor (110) me anë të shkrirjes së sipërfaqeve të para dhe të dyta metalike, në përgjigje të mosfunksionimit me qark të shkurtër të elementit varistor; pajisja mbrojtëse nga mbitensionet ka edhe një mekanizëm të dytë sigurie të integruar (141), mekanizmi i dytë i sigurisë i integruar ka një element siguresë përçues elektrik (140), ku elementi siguresë është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë në pajisjen mbrojtëse nga mbitensioni, për tu shkrirë dhe për të formuar një rrugë rryme midis elementeve të elektrodës së parë dhe të dytë nëpërmjet elementit siguresë; mekanizmi i parë i sigurisë i integruar shërben për të krijuar një qark të shkutër elektrik tek elementet e para dhe të dyta të elektrodës rreth elementit varistor nga shkrirja e sipërfaqeve të para dhe të dyta metalike, në përgjigje të mosfunksionimit me qark të shkurtër të elementit varistor, e mjaftueshme për të prodhuar një hark; mekanizmi i dytë i sigurisë i integruar shërben për të krijuar një qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të dyta të elektrodës rreth elementit varistor, në përgjigje të mosfunksionimit me qark të shkurtër të elementit varistor, e pamjaftueshme për të prodhuar një hark; elementi varistor ka sipërfaqe të para dhe të dyta kontakti të varistorit (112, 114) në anë të kundërt dhe në përgjithësi të sheshta; elektroda e parë ka një kuti që përcakton një dhomë kutie (121) dhe që ka një mur anësor të kutisë metalike (124) dhe një mur elektrode (122), muri i elektrodës ka një sipërfaqe të parë kontakti elektrode (122A) që kapet me sipërfaqen e parë të kontaktit të varistorit; elementi varistor ndodhet në dhomën e kutisë; elektroda e dytë ka një kokë (132) të pozicionuar në dhomën e kutisë, koka ka një sipërfaqe të dytë kontakti elektrode (132a) që kapet me sipërfaqjen e dytë të kontaktit të varistorit (112) dhe një sipërfaqe periferike të kokës (132C) që rrethon sipërfaqen e dytë të kontaktit të elektrodës; sipërfaqja e parë metalike është një sipërfaqe e murit anësor të kutisë; sipërfaqja e dytë metalike ndodhet në sipërfaqen periferike të kokës; sipërfaqet e para dhe të dyta metalike janë prej alumini; sipërfaqet e para dhe të dyta metalike ndahen nga një ndarës (G1) që ka një gjerësi (W1) në rangun prej rreth 0.2 mm deri në 1 mm; pajisja mbrojtëse nga mbitensionet ka edhe një ndarës izolues elektrik (160) që izolon elektrikisht sipërfaqet e para dhe të dyta metalike nga njëra-tjetra; harku elektrik shkatërron elementin ndarës dhe shtrihet përmes hapësirës për të shkrirë sipërfaqet e para dhe të dyta metalike; dhe elementi ndarës përbëhet nga një material polimer që ka një trashësi (T1) në rangun prej rreth 0.1 mm deri në 0.5 mm. |
16 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që mekanizmi i parë i sigurisë i integruar (161) shërben për të krijuar një qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të dyta të elektrodës rreth elementit varistor, për saldimin me induksion me hark të sipërfaqeve të para dhe te dyta metalike me njera tjetrën në nivelin e një zone shkrirjeje (164). |
17 | Metodë për sigurimin e mbrojtjes nga mbitensionet, që përfshin hapat e mëposhtme: pajisjen mbrojtëse nga mbitensionet (100) sipas pretendimit 1 që përfshin: elementet e para (120) dhe të dyta (130) të elektrodës elektro-përçuese; një element varistor (110) i përbërë nga një material varistor dhe i lidhur elektrikisht tek secili prej elementeve të para dhe të dyta të elektrodës; dhe një mekanizëm të parë sigurie i integruar i inkorporuar (161); dhe drejtimin e rrymës midis elementeve të para dhe të dyta të elektrodës nëpërmjet elementit varistor kur ka mbitension; karakterizuar në atë që: mekanizmi i parë i sigurisë i integruar përdor një hark elektrik (A4) që ndodh drejtpërdrejt midis sipërfaqeve të para (127) dhe të dyta (137) metalike të pajisjes mbrojtëse nga mbitensionet, për të shkrirë sipërfaqet e para (132A) dhe te dyta (122A) metalike njëra me tjetrën dhe të krijoj kështu qark të shkurtër tek elektrodat e para dhe të dyta rreth elementit varistor. |
18 | Metoda e pretendimit 17, karakterizuar në atë që mekanizmi i parë i sigurisë i integruar përdor harkun elektrik për të salduar sipërfaqet e para dhe të dyta metalike (127, 137) me njëra tjetrën në zonën e shkrirjes (164) dhe kështu të krijoj qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të dyta të elektrodës (132A, 122A) rreth elementit varistor. |
19 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet (100) sipas pretendimit 1 që përmban: elemente të para (120) dhe të dyta (130) të elektrodës elektro-përçuese; një element varistor (110) i përbërë nga një material varistor dhe i lidhur elektrikisht tek secili prej elementeve të para dhe të dyta të elektrodës; karakterizuar në atë që pajisja mbrojtëse nga mbitensionet përmban: një mekanizëm të parë sigurie i integruar (161) për të krijuar qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të elektrodës (132A, 122A) rreth elementit varistor kur ai vihet në punë nga një grup i parë i kushteve të funksionimit; dhe një mekanizëm të dytë sigurie i integruar (141) për të krijuar qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të elektrodës (132A, 122A) rreth elementit varistor kur ai vihet në punë nga një grup i dytë i kushteve të funksionimit, i ndryshëm nga grupi i parë i kushteve të funksionimit. |
20 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 19, karakterizuar në atë që grupi i parë dhe i dytë i kushteve të funksionimit përmban secili të paktën një nga rastet e mbinxehjes dhe një rast harku. |
21 | Pajisje mbrojtëse nga mbitensionet sipas pretendimit 20, karakterizuar në atë që: grupi i parë i kushteve të funksionimit është një rast harku; dhe grupi i dytë i kushteve të funksionimit është një rast mbinxehjeje. |
22 | Metodë për mbrojtjen nga mbitensionet, metodë që përfshin hapat e mëposhtme: një pajisje mbrojtëse nga mbitensionet (100) sipas pretendimit 19 që përfshin: elemente të para (120) dhe të dyta (130) të elektrodës elektro-përçuese; një element varistor (110) i bërë nga material varistor dhe i lidhur elektrikisht me secilin prej elementeve të para dhe të dyta të elektrodës (132A, 122A); drejtimin e rrymës midis elementeve të para dhe të dyta të elektrodës nëpërmjet elementit varistor gjatë një rasti mbitensioni; karakterizuar në atë që pajisja mbrojtëse nga mbitensionet përmban: një mekanizëm të parë sigurie i integruar (161) për të krijuar qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të elektrodës (132A, 122A) rreth elementit varistor kur ai vihet në punë nga një grup i parë i kushteve të funksionimit; dhe një mekanizëm të dytë sigurie i integruar (141) për të krijuar qark të shkurtër elektrik te elementet e para dhe të elektrodës (132A, 122A) rreth elementit varistor kur ai vihet në punë nga një grup i dytë i kushteve të funksionimit, i ndryshëm nga grupi i parë i kushteve të funksionimit. |