Lloji i Aplikimit
National Patent
Nënlloji i Aplikimit
National Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
12789
2025.03.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/752
2018.11.01
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2023.02.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Leonard Boduri | Rr. Bilal Golemi, pallati Dola shpk, shk.2, apt. 4. |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Leonard Boduri | Rr. Bilal Golemi, pallati Dola shpk, shk.2, apt. 4. , AL |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Leonard Boduri | Rr. Bilal Golemi, pallati Dola shpk, shk.2, apt. 4. , AL |
| Leonard Boduri | Rr. Bilal Golemi, pallati Dola shpk, shk.2, apt. 4. , AL |
(54) Titull
SISTEME DHE METODA PËR KONTROLL TË AVANCUAR GRAMATIKOR.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një metodë për kontroll gramatikor, metodë e cila përmban: marrjen e tekstit nëpërmjet një rrjeti komunikimi në një mjet të parë kompjuterik me funksion kontrolli gramatikor nga një pajisje e dytë kompjuterike, ku funksioni i kontrollit gramatikor zbulon në mënyrë automatike një numër gabimesh të mundshme gramatikore në tekst nëpërmjet algoritmeve të programit kompjuterik dhe e kategorizon numrin e zbuluar të gabimeve të mundshme gramatikore si së paku një gabim i mundshëm me siguri të lartë dhe një gabim i mundshëm me siguri të ulët, ku gabimi i mundshëm me siguri të lartë konsiderohet gabimi i identifikuar dhe gabim i mundshëm me siguri të ulët është ai, të cilin funksioni i kontrollit gramatikor nuk mund ta përcaktojë si ekzistues me siguri mjaftueshëm të lartë; dhënien, në mënyrë automatike nga mjeti i parë kompjuterik me funksion kontrolli gramatikor nëpërmjet rrjetit të komunikimeve, secilit prej numrit së pajisjeve kompjuterike të redaktorëve nga një numër redaktorësh në një grup burimesh, së paku një pjesë përkatëse të tekstit që përmban një gabim të mundshëm gramatikor të kategorizuar si gabim i mundshëm me siguri të ulët si rezultat i zbulimit automatik nga funksioni i kontrollit gramatikor, në mënyrë që të kryhet një proces i përbashkët më i gjerë për kapjen e gabimit në pjesën e tekstit nga një numër redaktorësh paralelisht për ato gabime gramatikore që kategorizohen si gabime të mundshme me siguri të ulët, për të përcaktuar nëse ekziston në të vërtetë një gabim apo jo, ku gabimi i përcaktuar nga redaktori (përdorues) do të jetë gabim i vërtetë, i cili mund të korrigjohet nga përdoruesi për të nxjerrë një rezultat korrigjimi ose i dërgohet sërish funksionit të kontrollit gramatikor për korrigjim automatik ose për shpërndarje si gabim i identifikuar te së paku një përdorues; ku funksioni i kontrollit gramatikor mund të korrigjojë automatikisht së paku disa prej gabimeve të identifikuara për të nxjerrë pjesë tekstesh të korrigjuara; menaxhimin, nga funksioni i kontrollit gramatikor, e shpërndarjes automatike të së paku disa prej gabimeve të identifikuara drejt masës së përdoruesve, në mënyrë që të kryhet bashkërisht korrigjimi i zgjeruar gramatikor nga redaktorët specialistë dhe paralelisht nga masa e përdoruesve për të nxjerrë rezultate korrigjimi, ku secili prej masës të përdoruesve është i lidhur me një renditje dhe merr së paku një pjesë përkatëse nga teksti që përmban një gabim të identifikuar bazuar në renditjen që i është lidhur dhe ku secili prej masës së mjeteve kompjuterike të përdoruesve është i shkëputur nga mjeti i parë kompjuterik dhe mjeti i dytë kompjuterik; marrjen, nga funksioni i kontrollit gramatikor, të rezultateve të korrigjimit nga masa e përdoruesve dhe përfshirjen automatike të rezultateve të korrigjimit në secilën prej pjesëve të korrigjuara automatikisht të teksteve në funksionin e kontrollit gramatikor për të kontribuar në së paku një version të korrigjuar të tekstit të marrë; dhe dërgimin e së paku një versioni të korrigjuar sërish te mjeti i dytë kompjuterik. |
| 2 | 2. Metoda e pretendimit të 1-rë, ku mjeti i dytë kompjuterik ndërvepron/lidhet (ndërfaqja) me funksionin e kontrollit gramatikor nëpërmjet një ndërfaqeje programimi me aplikacion (application programming interface). |
| 3 | 3. Metoda e pretendimit të 2-të, ku mjeti i dytë kompjuterik është server (enterprise server) dhe serveri mban një shërbim me akses në internet të funksionit të kontrollit gramatikor nëpërmjet ndërfaqjes së programimit me aplikacion. |
| 4 | 4. Metoda e pretendimit të 2-të, ku ndërfaqja e programimit me aplikacion lidhet me së paku një aplikacion të palës së tretë, një përpunues fjalësh, një faqe kërkimi në internet, një motorr kërkimi, një klient poste elektronike, një aplikacion mesazhesh, një aplikacion blogu, një aplikacion mikro-blogu, një funksion për menaxhimin e përmbajtjes, një funksion publikimi/botimi dhe një funksion reklamimi. |
| 5 | 5. Metoda e pretendimit të 1-rë, ku së paku një version i korrigjuar përfshin një numër pjesësh të korrigjuara të integruara sërish në tekstin e marrë në fillim dhe ku mjeti i dytë kompjuterik merr të gjithë tekstin me gabimet e korrigjuara. |
| 6 | 6. Metoda e pretendimit të 1-rë, ku së paku një prej pjesëve të tekstit i jepet palës korresponduese në masën e redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe) për vlerësim në një prej formateve me zgjedhje dhe formateve me përgjigje të shkurtra. |
| 7 | 7. Metoda e pretendimit te 1-rë, ku së paku një prej pjesëve të tekstit që përmban gabim të identifikuar ose gabim të mundshëm gramatikor u jepet së paku dy prej numrit të redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe) për vlerësim dhe, nëse vlerësimet që ata sjellin nuk përputhen, atëherë së paku njëri version i tekstit të korrigjuar përfshin vlerësimin e redaktorit të renditjes më të lartë prej së paku dy prej numrit të redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe). |
| 8 | 8. Metoda e pretendimit të 1-rë, ku së paku një prej pjesëve të tekstit që përmban gabim të identifikuar u jepet së paku disave prej numrit të redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe) për vlerësim të gabimit si mënyrë për të dhënë informacion të mëtejshëm për renditjen cilësorë të redaktorëve. |
| 9 | 9. Metoda e pretendimit të 1-rë, ku renditja përkatëse e secilit prej redaktorëve bazohet në së paku një prej saktësive të përgjithshme në korrigjimin e gabimeve, në aftësinë për lloje të caktuara gabimesh, në kohë, të qënit në dispozicion dhe në kosto. |
| 10 | 10. Metoda e pretendimit të 1-rë, ku së paku një version i korrigjuar është version i nënvizuar me të kuqe. |
| 11 | 11. Metoda e pretendimit të 1-rë, që përfshin më tej zbulimin, nga numri i redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe), e gabimeve të tjera gramatikore që nuk janë gjetur nga zbulimi automatik i funksionit të kontrollit gramatikor në morinë e gabimeve të mundshme gramatikore, dhe korrigjimin, nga numri i redaktorëve, e gabimeve të tjera gramatikore si edhe numrin e gabimeve gramatikore të kategorizuara si gabime të mundshme me siguri të ulët të zbuluara prej funksionit të kontrollit gramatikor. |
| 12 | 12. Metoda e pretendimit të 1-rë, ku së paku një prej numrit të mjeteve kompjuterike të redaktorëve është mjet kompjuterik i lëvizshëm (mobile). |
| 13 | 13. Një sistem kontrolli gramatikor, sistem që përmban: funksion kontrolli gramatikor në një mjet kompjuterik të integruar në një mjedis kompjuterik, për të analizuar tekstin e nxjerrë nga një mjet kompjuterik i dytë i shkëputur, për të parë gabimet gramatikore, ku mjeti i dytë kompjuterik ia transmeton tekstin funksionit të kontrollit gramatikor nëpërmjet një rrjeti komunikimesh, dhe funksioni i kontrollit gramatikor zbulon në mënyrë automatike një numër gabimesh të mundshme gramatikore në tekst nëpërmjet algoritmeve të programimit kompjuterik, e kategorizon secilin prej numrit të kapur të gabimeve të mundshme si një prej së paku gabim i mundshëm gramatikor me siguri të lartë dhe një gabim i mundshëm me siguri të ulët, ku gabim i mundshëm me siguri të lartë konsiderohet gabimi i identifikuar dhe gabim i mundshëm me siguri të ulët është gabimi të cilin funksioni i kontrollit gramatikor nuk mund ta përcaktojë dot nëse ekziston me siguri mjaftueshëm të lartë, dhe dërgon automatikisht drejt secilit prej numrit të mjeteve kompjuterike të redaktorëve përdorues në një popullsi burimesh, së paku një pjesë përkatëse të tekstit që përmban së paku një prej numrit të gabimeve të mundshme gramatikore të kategorizuara si gabim i mundshëm me siguri të ulët në mënyrë që të kryhet një proces i përbashkët më i gjerë për kapjen e gabimit në pjesën e tekstit nga një numër redaktorësh paralelisht për ato gabime gramatikore të kategorizuara si gabime të mundshme me siguri të ulët, për të përcaktuar nëse ka me të vërtetë gabim, ku gabimi i përcaktuar nga redaktori (specialist i gjuhës shqipe) që është gabim me të vërtetë mund të korrigjohet nga redaktori përdorues për të nxjerrë rezultatin e korrigjimit ose i dërgohet sërish funksionit të kontrollit gramatikor për korrigjim automatik ose për shpërndarje si gabim i identifikuar te së paku një prej redaktorëve (specialist të gjuhës shqipe), ku funksioni i kontrollit gramatikor menaxhon shpërndarjen automatike të së paku disa prej gabimeve të identifikuara te numri i përdoruesve, në mënyrë që korrigjimi njerëzor gramatikor i zgjeruar të kryhet paralelisht në mënyrë të përbashkët nga numri i redaktorëve për të nxjerrë rezultatet e korrigjimit, ku secili prej numrit të redaktorëve lidhet me një renditje cilësore dhe merr së paku një pjesë përgjegjëse të tekstit që përmban gabim të identifikuar bazuar në renditjen cilësore që i është caktuar, dhe ku secili prej mjeteve kompjuterike të përdoruesve është i veçuar nga mjeti i parë kompjuterik dhe mjeti i dytë kompjuterik, ku rezultatet e korrigjimit të kontrollit gramatikor të zgjeruar nga përdoruesi nga numri i redaktorëve merren nga funksioni i kontrollit gramatikor dhe përfshihen në mënyrë automatike me çfarëdo pjese teksti të korrigjuar në mënyrë automatike të funksionit të kontrollit gramatikor për të kontribuar në një version të korrigjuar të tekstit të marrë, dhe ku së paku një version i korrigjuar i dërgohet sërish mjetit të dytë kompjuterik. |
| 14 | 14. Sistemi i pretendimit të 13-të, ku mjeti i dytë kompjuterik është server (enterprise server). |
| 15 | 15. Sistemi i pretendimit të 14-të, ku serveri (enterprise server) mban një shërbim të aksuesueshëm në rrjet të funksionit të kontrollit gramatikor, ku mjeti i dytë kompjuterik ia transmeton tekstin funksionit të kontrollit gramatikor nëpërmjet një ndërfaqjeje programimi me aplikacion. |
| 16 | 16. Sistemi i pretendimit të 13-të, ku ndërfaqja programuese me aplikacion lidhet me së paku një prej aplikacioneve të palës së tretë, përpunues fjalësh, një faqe kërkimi në internet, motorr kërkimi, klient poste elektronike, aplikacion mesazhesh, aplikacion blogu, aplikacion mikro-blogu, funksion të menaxhimit të përmbajtjes, funksion publikimi/botimi dhe funksion reklamimi. |
| 17 | 17. Një metodë kontrolli gramatikor, metodë e cila përmban: marrjen e teksteve nëpërmjet rrjetit të komunikimeve prej funksionit të kontrollit gramatikor të vendosur në një pajisje kompjuterike nga një mjet i dytë kompjuterik, ku funksioni i kontrollit gramatikor zbulon në mënyrë automatike një numër gabimesh të mundshme gramatikore në tekst nëpërmjet algoritmeve të programit kompjuterik, kategorizon secilin prej gabimeve gramatikore të numrit të zbuluar të gabimeve të mundshme gramatikore si një, së paku, gabim i mundshëm me siguri të lartë dhe një gabim i mundshëm me siguri të ulët, ku gabim i mundshëm me siguri të lartë konsiderohet gabimi i identifikuar dhe gabim i mundshëm me siguri të ulët si një që funksioni i kontrollit gramatikor nuk mund ta përcaktojë ekzistues me siguri mjaftueshëm të lartë; transmetimin në mënyrë automatike të secilit prej numrit të gabimeve të mundshme gramatikore të kategorizuara si gabime me siguri të ulët nga funksioni i kontrollit gramatikor nëpërmjet rrjetit të komunikimeve drejt një numri mjetesh kompjuterike të përdoruesve të një numri redaktorësh në një popullsi burimesh, ku gabimet gramatikore të kategorizuara si gabime me siguri të ulët shpërndahen paralelisht mes numrit të mjeteve kompjuterike të përdoruesve, ku secili prej numrit të gabimeve të mundshme gramatikore kategorizuar si gabim me siguri të ulët i transmetohet së paku njërit prej numrit të mjeteve kompjuterike të redaktorëve për identifikimin e gabimit, ku funksioni i kontrollit gramatikor nuk mund ta përcaktonte nëse kishte gabim apo jo me siguri mjaftueshëm të lartë, ku së paku një prej gabimeve të mundshme gramatikore kategorizuar si gabime me siguri të ulët transmetohet në së paku dy redaktorë nga numri i redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe) për vlerësim, ku një prej së paku dy redaktorëve kryen identifikimin e gabimit dhe një prej së paku dy prej redaktorëve kryen korrigjimin e gabimit, ku gabimet e identifikuara korrigjohen nga së paku një prej funksioneve të kontrollit gramatikor për të nxjerrë pjesët e korrigjuara të tekstit dhe së paku një prej numrit të redaktorëve të nxjerrë rezultatet e korrigjimit, dhe ku secili prej mjeteve kompjuterike të redaktorëve është i veçuar nga mjeti i parë kompjuterik dhe mjeti i dytë kompjuterik; marrjen, nga funksioni i kontrollit gramatikor, e çfarëdo rezultati korrigjimi nga numri i redaktorëve dhe përfshirjen e çfarëdo rezultati korrigjimi nga numri i redaktorëve në cilëndo pjesë teksti të korrigjuar të funksionit të kontrollit gramatikor për të kontribuar në versionin e korrigjuar të tekstit, ku secili prej numrit të redaktorëve lidhet me një renditje cilësie të kontrollit gramatikor, dhe nëse vlerësimi rezultues i së paku dy redaktorëve nuk përputhet, atëherë versioni i korrigjuar i tekstit përfshin vlerësimin e redaktorit që ka renditjen më të lartë; dhe transmetimin e tekstit të korrigjuar të mbledhur drejt mjetit të dytë kompjuterik. |
| 18 | 18. Metoda e pretendimit të 17-të, që përfshin më tej zbulimin, nga numri i redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe), e gabimeve të tjera gramatikore që nuk janë gjetur në zbulimin automatik të funksionit të kontrollit gramatikor në numrin e gabimeve të mundshme gramatikore, dhe korrigjimin, nga numri i redaktorëve, e gabimeve të tjera gramatikore përveç korrigjimit të numrit të gabimeve gramatikore të kategorizuara si gabime të mundshme me siguri të ulët të zbuluara nga funksioni i kontrollit gramatikor. |
| 19 | 19. Metoda e pretendimit të 17-të, ku së paku një prej numrit të mjeteve kompjuterike të redaktorëve është mjet kompjuterik i lëvizshëm (mobile). |
| 20 | 20. Metoda e pretendimit të 17-të, ku një përdorues i mjetit të dytë kompjuterik ka vendosur më parë tekstin e marrë në mjetin e dytë kompjuterik. |
| 21 | 21. Metoda e pretendimit të 20-të, ku përdoruesi i mjetit të dytë kompjuterik ka vendosur tekstin e marrë nëpërmjet së paku një prej veprimeve të drejtpërdrejta si shtypjes, ngarkimit dhe kopjimit dhe ngjitjes në një aplikacion në mjetin e dytë kompjuterik. |
| 22 | 22. Metoda e pretendimit të 20-të, ku përdoruesi ka vendosur tekstin e marrë nëpërmjet një ndërfaqjeje programimi me aplikacion (API) të lidhur me funksionin e kontrollit gramatikor. |
| 23 | 23. Metoda e pretendimit të 17-të, që përmban më tej kontrollin gramatikor të tekstit të korrigjuar të mbledhur përpara transmetimit të tekstit të korrigjuar të mbledhur në mjetin e dytë kompjuterik. |
| 24 | 24. Medota e pretendimit të 23-të, ku kontrolli gramatikor i tekstit të korrigjuar të mbledhur bëhet së paku pjesërisht nga funksioni i kontrollit gramatikor. |
| 25 | 25. Metoda e pretendimit të 23-të, ku kontrolli gramatikor i tekstit të korrigjuar të mbledhur bëhet së paku pjesërisht nga numri i redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe). |
| 26 | 26. Metoda e pretendimit të 23-të, ku numri i redaktorëve (specialistë të gjuhës shqipe) monitorohet mbi cilësinë e redaktimit, për të përditësuar renditjen përkatëse të redaktorëve. |
| 27 | 27. Metoda e pretendimit të 26-të, ku cilësia e përcaktuar e redaktimit për një redaktor përcakton llojin e gabimit të zbuluar që i transmetohet në vijim redaktorit. |