REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7753 2018.11.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.04.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/723 2018.10.22
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2018.11.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12165745.6 2012.04.26
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2518418 2018.08.22
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20110726
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  24; 24; 24
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Giordano Riello International Group S.p.A. Via Roma 904 int. 7
(72) Shpikës
Emri Adresa
Riello, Valerio Giordano Via Spaltin Alto 1 , 37045 Legnago VR , IT
Totaro, Matteo c/o Giordano Riello International Group S.p.A.Via Roma 904 int. 7 , 37040 Bevilacqua VR , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
(54) Titull
KONVEKTOR VENTILATORI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Konvektor ventilatori (1) i përshtatshëm për të punuar në regjim ftohje dhe ngrohje, ku konvektori ventilator përmban: - një karkasë (2) që shtrihet përgjatë një drejtimi gjatësor (Y-Y) midis një pjese fundore të poshtëme (2a) dhe një pjese fundore të sipërme (2b), ku karkasa në fjalë (2) ka: - një hapje hyrëse (11), - një dhomë shpërndarëse (20) me një hapje të parë të shpërndarjes (21) dhe një hapje të dytë të shpërndarjes (22), ku hapja e parë e shpërndarjes (21) është vendosur në pjesën fundore të sipërme të karkasës (2), hapja e dytë e shpërndarjes (22) është vendosur në anën e përparme të karkasës (2), - një shkëmbyes nxehtësie (3) dhe një grup ventilator (4) vendosur në karkasën (2), - një valvul (50) për të kapur rrjedhën e ajrit që qarkullon drejt hapjeve të shpërndarjes (21, 22) dhe lejojnë shkarkimin e ajrit alternativisht nëpërmjet hapjes së parë të shpërndarjes (21) ose hapjes së dytë të shpërndarjes (22), ku: - karkasa (2) ka një dhomë hyrëse (10) që ka hapjen hyrëse (11), - dhoma e shpërndarjes (20) është pozicionuar para shkëmbyesit të nxehtësisë (3), - valvula (50) është e lëvizshme midis një pozicioni të parë që lidhet me një regjim ngrohës të konvektorit ventilator dhe një pozicion të dytë që lidhet me një regjim ftohës të konvektorit ventilator, - në pozicionin e parë, valvula (50) është vendosur për të mbyllur hapjen e parë të shpërndarjes (21) në mënyrë që ajri i thithur nga grupi ventilator (4) dhe i trajtuar nga shkëmbyesi i nxehtësisë (3) të evakuohet nga hapja e dytë e shpërndarjes (22), - në pozicionin e dytë, valvula (50) është vendosur për të mbyllur hapjen e dytë të shpërndarjes (22) në mënyrë që ajri i thithur nga grupi ventilator (4) dhe trajtuar nga shkëmbyesi i nxehtësisë (3) të evakuohet nga hapja e parë e shpërndarjes (21), karakterizuar nga ajo që: - hapja hyrëse (11) është vendosur në pjesën fundore të poshtëme të karkasës (2), - grupi ventilator (4) ka për qëllim të thithë ajrin e hapjes hyrëse (11) dhe ta shkarkojë atë drejt shkëmbyesit të nxehtësisë (3) dhe prej këtij në dhomën e shpërndarjes (20) drejt hapjeve të shpërndarjes (21, 22) - valvula (50) përfshin një paret ndarës (51) të lëvizshëm në karkasën (2) dhe që mund të aktivizohet për të lëvizur ndërmjet pozicionit të parë dhe të dytë, për të mbyllur alternativisht hapjen e parë (21) ose hapjen e dytë të shpërndarjes (22), - pareti ndarës (51) është vendosur në nivelin e hapjes së parë dhe të dytë të shpërndarjes (21,22) të dhomës së shpërndarjes (20).
2 2. Konvektor ventilatori sipas pretendimit 1, ku karkasa (2) përmban një kornizë mbështetëse (5) për të mbajur shkëmbyesin e nxehtësise (3) dhe grupin ventilator (4) dhe një mbulesë (6) që mbulon kornizën (5) - mbulesa (6) përcaktohet nga një panel i sipërm (6a), një panel para (6e) dhe dy panele anësore (6c), dhe - korniza (5) përcaktohet nga një panel i pasmë (5b), një panel i poshtëm (5d) dhe dy panele anësore (5c), ku - hapja e hyrjes (11) ndodhet në panelin e poshtëm (5d) të kornizës (5), - hapja e parë e shpërndarjes (21) ndodhet në panelin e sipërm (6a) të mbulesës (6) dhe - hapja e dytë e shpërndarjes (22) ndodhet në panelin e përparmë (6e) të mbulesës (6).
3 3. Konvektor ventilatori sipas pretendimit 2, ku hapja e dytë e shpërndarjes (22) ndodhet në pjesën e sipërme të panelit të përparmë (6e) të mbulesës (6) dhe është e mbyllur përmes një grile (60) e pajisur me fletëza për devijimin e ajrit të orientuara për të drejtuar poshtë rrjedhën e ajrit të shkarkuar nga grupi ventilator (4).
4 4. Konvektor ventilatori sipas pretendimit 1, ku pareti ndarës (51) është i lëvizshëm në të paktën një pozicion të ndërmjetëm ndërmjet pozicionit të parë dhe të dytë për të mbyllur pjesërisht dy hapjet e shpërndarjes (21, 22).
5 5. Konvektor ventilatori sipas pretendimit 1 ose 4, ku valvula (50) përfshin një dorezë manovrimi (52) e lidhur me paretin ndarës (51) për të lëvizur paretin ndarës (51) midis dy pozicioneve të mbyllura dhe të paktën një pozicioni ndërmjetës.
6 6. Konvektor ventilatori sipas pretendimeve 2 dhe 5, ku doreza e lëvizjes (52) ndodhet jashtë kornizës (5) së karkasës (2).
7 7. Konvektor ventilatori sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, ku hapja e dytë e shpërndarjes (22) është vendosur në një lartësi h të përfshirë midis gjysmës së lartësisë së përgjithshme H të konvektorit ventilator 1 dhe lartësisë së përgjithshme H të konvektorit ventilator 1, e matur midis pjesës fundore të poshtëme (2a) dhe pjesë fundore të sipërme (2b).
8 8. Metoda e vënies në punë e një konvektori ventilator (1) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku - në regjimin e ngrohjes, valvula (50) vendoset për të mbyllur hapjen e parë të shpërndarjes (21) në mënyrë që ajri i thithur nga grupi ventilator (4) dhe i trajtuar nga shkëmbyesi i nxehtësisë (3) të shkarkohet nga hapja e dytë e shpërndarjes (22), - në regjimin e ftohjes, valvula (50) vendoset për të mbyllur hapjen e dytë të shpërndarjes (22) në mënyrë që ajri i thithur nga grupi ventilator (4) dhe i trajtuar nga shkëmbyesi i nxehtësisë (3) të shkarkohet nga hapja e parë e shpërndarjes (21). 8. Metoda e vënies në punë e një konvektori ventilator (1) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku - në regjimin e ngrohjes, valvula (50) vendoset për të mbyllur hapjen e parë të shpërndarjes (21) në mënyrë që ajri i thithur nga grupi ventilator (4) dhe i trajtuar nga shkëmbyesi i nxehtësisë (3) të shkarkohet nga hapja e dytë e shpërndarjes (22), - në regjimin e ftohjes, valvula (50) vendoset për të mbyllur hapjen e dytë të shpërndarjes (22) në mënyrë që ajri i thithur nga grupi ventilator (4) dhe i trajtuar nga shkëmbyesi i nxehtësisë (3) të shkarkohet nga hapja e parë e shpërndarjes (21).