Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
7902
2019.02.28
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.01.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/670
2018.10.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.03.20
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13704372.5
2013.01.23
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2806855
2018.07.11
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
EP | 12152392 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 61; 61; 61; 61; 61
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Chiesi Farmaceutici S.p.A. | Via Palermo, 26/A |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
MONARI, Elisa | Chiesi Farmaceutici S.p.A.Via Palermo 26/A , 43100 Parma , IT |
CANTARELLI, Anna Maria | Chiesi Farmaceutici S.p.A.Via Palermo 26/A , 43100 Parma , IT |
PASQUALI, Irene | Chiesi Farmaceutici S.p.A.Via Palermo 26/A , 43100 Parma , IT |
COCCONI, Daniela | Chiesi Farmaceutici S.p.A.Via Palermo 26/A , 43100 Parma , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
FORMULIMI I NJË PLUHURI TË THATË QË PËRMBAN NJË KORTIKOSTEROID DHE NJË BETA-ADRENERGJIK PËR TU MARRË ME INHALACION/PËRTHITJE NGA RRUGËT E FRYMËMARRJES;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | 1. Një formulim në trajtë pluhuri të thatë për tu përdorur në një inhalator me pluhur të thatë (DPI) që përmban: a) një pjesë të grimcave të imëta të përbëra prej një përzierje prej 90 deri në 99.5 përqind të peshës së grimcave të alfa – monohidratit të laktozës dhe 0.5 në 10 përqind të peshës së stearatit të magnezit, ku përzierja në fjalë ka një diametër mesatar të masës me të vogël se 20 mikron; b) një pjesë të grimcave të mëdha të përbëra prej alfa – monohidratit të laktozës që ka një diametër mesatar të masës të barabartë ose më të madh se 175 mikron, ku raporti ndërmjet grimcave të imëta dhe grimcave të mëdha është midis 2:98 dhe 20:80 përqind e peshës ; dhe c1) dihidratin e fumaratit të formoterolit në formën e grimcave të mikronizuara; c2) dipropionatin e beklometazonit (BDP) në formën e grimcave të mikronizuara; ku i) jo më shumë se 10% e grimcave në fjalë të BDP [d(v,0.1)] kanë një diametër të vëllimit më të vogël se 0.6 mikron; ii) jo më shumë se 50% e grimcave në fjalë [d(v,0.5)] kanë një diametër të vëllimit përfshirë midis 1.5 mikron dhe 2.0 mikron; dhe iii) të paktën 90% e grimcave në fjalë [d(v,0.9)] kanë një diametër të vëllimit të barabartë ose më të vogël se 4.7 mikron, dhe ku grimcat në fjalë të BDP karakterizohen gjithashtu nga një madhësi e grimcave të përcaktuar si [d(v,0.9) - d(v,0.1)/ d(v,0.5), të përshirë midis 1.2 dhe 2.2, dhe nga një zonë specifike e sipërfaqës të përfshirë ndërmjet 5.5 dhe 7.0 m2/g. |
2 | 2. Formulimi sipas pretendimit 1, ku i) [d(v,0.1)] përfshihet ndërmjet 0.8 dhe 1.0 mikron; ii) [d(v,0.5)] përfshihet ndërmjet 1.6 dhe 1.9 mikron; iii) [d(v,0.9)] përfshihet ndërmjet 3.0 dhe 4.0 mikron dhe madhësia e grimcave përfshihet ndërmjet 1.3 dhe 2.1. |
3 | 3. Formulimi sipas pretendimit 1 ose 2, ku zona specifike e sipërfaqës përfshihet ndërmjet 5.9 dhe 6.8 m2/g. |
4 | 4. Formulimi sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 3, ku i) jo më shumë se 10% e grimcave të mikronizuara të dihidratit tw fumaratit të formoterolit kanë një diametër të vëllimit më të vogël se 0.8 mikron; ii) jo më shumë se 50% e grimcave në fjalë kanë një diametër të vëllimit më të vogël se 1.7 mikron; dhe iii) të paktën 90% e grimcave në fjalë kanë një diametër të vëllimit më të vogël se 5.0 mikron. |
5 | 5. Formulimi sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 4, ku raporti ndërmjet grimcave të imëta në pjesën a) dhe grimcave të mëdha në pjesën b) është 10:90 përqind e peshës. |
6 | 6. Formulimi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku pjesa e grimcave të imëta a) ka një diametër mesatar të masës të barabartë ose më të vogël se 10 mikron. |
7 | 7. Formulimi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku diametri i masës së grimcave të mëdha të pjesës b) përfshihet ndërmjet 212 dhe 355 mikron. |
8 | 8. Formulimi sipas pretendimit 1 i përbërë nga: a) një pjesë e grimcave të imëta të përbëra prej një përzierje prej 98 përqind të peshës së grimcave të alfa – monohidratit të laktozës dhe 2 përqind të peshës së stearatit të magnezit, ku përzierja në fjalë ka një diametër mesatar të masës të barabartë ose më të vogël se 6 mikron; b) një pjesë e grimcave të mëdha të përbëra prej alfa – monohidratit të laktozës që ka një diametër të masës që përfshihet ndërmjet 212 dhe 355 mikron dhe raporti ndërmjet grimcave të imëta dhe grimcave të mëdha është 10:90 përqind e peshës ; c1) dihidrati i fumaratit të formoterolit në formën e grimcave të mikronizuara; c2) dipropionati i beklometazonit (BDP) në formën e grimcave të mikronizuara; ku i) jo më shumë se 10% e grimcave në fjalë të BDP [d(v,0.1)] kanë një diametër të vëllimit më të vogël se 0.7 mikron; ii) jo më shumë se 50% e grimcave në fjalë [d(v,0.5)] kanë një diametër të vëllimit përfshirë midis 1.6 mikron dhe 1.9 mikron; dhe iii) të paktën 90% e grimcave në fjalë [d(v,0.9)] kanë një diametër të vëllimit më të vogël se 4.0 mikron. |
9 | 9. Formulimi sipas pretendimit 8, ku zona specifike e sipërfaqës së grimcave të mikronizuara të BDP përfshihet ndërmjet 5.9 dhe 6.8 m2/g. |
10 | 10. Një inhalator me pluhur të thatë i mbushur me formulimin e pluhurit së thatë të secilit prej pretendimeve nga 1 në 9. |
11 | 11. Formulimi në trajtë pluhuri sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 9 për tu përdorur parandalimin dhe/ose trajtimin e një sëmundje inflamatore ose obstruktive të rrugëve të frymëmarrjes. |
12 | 12. Formulimi në trajtë pluhuri për tu përdorur sipas pretendimit 11, ku sëmundja është astma ose sëmundja obstruktive kronike e mushkërive. |