Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8038
2019.03.29
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2036.05.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/626
2018.09.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
16727766.4
2016.05.13
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP3177831
2018.07.11
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| WO | 2016050166 |
| WO | 2015053769 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ) 16; 03; 16; 03; 03; 27; 27
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Granger, Maurice | Urb. aldeia coelha, Vila Beatriz LT 3 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Granger, Maurice | Urb. aldeia coelha, Vila Beatriz LT 3 , Albufeira 8200-385 , PT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Aleksandra ARSENI | Rr. "Dervish HIMA" Kulla 2, Ap.21, , AL |
| Aleksandra ARSENI | Rr. "Dervish HIMA" Kulla 2, Ap.21, , AL |
(54) Titull
MEKANIZËM I BALANCUAR PËR RUAJTJEN E ENERGJISË, MAKINË RROTULLUESE DHE METODA QË IMPLEMENTON KËTË MEKANIZËM
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Mekanizmi(1), i cili përmban: - Një mbajtës/suport(2) që përfshin një baze(3), një lavjerrës (4) të varur në bazë(3) dhe bjella mbërthimi(5) të lidhura mbi mbajtës(3) dhe mbi lavjerrës (4); - Një ingranazh i pare (12) i lëvizshëm në rrotullim(R1) në raport me mbajtësin/suportin(2) rreth aksit të pare (A1); - Një ingranazh i dytë (22) i lëvizshëm në rrotullim(R2) në raport me mbajtësin/suportin(2) rreth aksit të dytë (A2); - Një element i parë ekscentrik (14)solidar në rrotullim(R1) i ingranazhit të parë (12) dhe që gjeneron në momentin e pare(M1) force gravitetit (P1) rreth aksit të pare (A1); - Një element i dyte ekscentrik (24)solidar në rrotullim(R2) i ingranazhit të dytë (22) dhe që gjeneron në momentin të dytë(M1) force gravitetit (P2) rreth aksit të dytë (A2); - Një bjellë lidhëse(60; 160) që përmban një kokë rrotulluese(62) e montuar në nyje në një bosht të parë dhe një koke ekscentrike(63) e montuar në nyje ekscentrike në një bosht të dytë; Në të cilin: - akset (A1; A2) janë paralele në planin (P0) horizontal ose vertikal; dhe - lavjerrësi (4) mbështet akset(A1; A2) e ingranazheve (12; 22)dhe elementeve ekscentrike(14; 24); - bjellat e mbërthimit (5) janë të përkulura sipas këndit mes 45 grade dhe 80 grade në raport me një plan vertikal; - për bjellen lidhëse(60; 160) boshti i pare është qofte një bosht (11;21) që mbështet një nga ingranazhet(12; 22) qofte një bosht(53) i fiksuar në bazë(3) ndërsa boshti i dyte është boshti tjetër mes boshtit (11;21) që mbështet një nga ingranazhet(12; 22) dhe boshtin (53)e fiksuar në bazë(3); - ingranazhet (12; 22) lidhin njëra-tjetrën me një raport transmetimit të vetëm dhe janë të lëvizshme në rrotullim (R1; R2) në drejtime të kundërta; - kur mekanizmi (1) funksionon, elementet ekscentrike (14; 24) përshkruajnë një lëvizje eliptike, ndërsa lavjerrësi (4) përshkruan një lëvizje që ka një përbërës vertikal dhe një përbërës horizontal; - momentet (M1; M2) të forcës së gravitetit (P1; P2) të elementeve ekscentrike (14; 24) kane vlere të njëjtë dhe drejtim të njëjtë të ndryshueshëm sipas pozicionit të tyre këndor rreth akseve (A1; A2); - Për çdo pozicion këndor të ingranazheve (12; 22) dhe elementeve ekscentrike (14; 24) rreth akseve (A1; A2), mekanizmi (1) paraqet një pozicion ekuilibri në pushim. |
| 2 | 2. Mekanizmi (1) sipas kërkesës 1, karakterizuar në atë që bjellat e mbërthimit (5) janë përkulur sipas këndit 45 grade në raport me planin vertikal. |
| 3 | 3. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave të mësipërme, karakterizuar në atë që elementet ekscentrike (14; 24) kanë të njëjtën mase dhe të njëjta përmasa. |
| 4 | 4. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave të mësipërme, karakterizuar në atë që elementet ekscentrike (14; 24) kanë një forme cilindrike. |
| 5 | 5. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave të mësipërme, karakterizuar në atë që ingranazhet (12; 22) përmbajnë një ingranazh të pare(12) që ka një dhemb (13a) më të gjate se dhembet e tjerë (13) dhe një ingranazh të dyte (22) që ka një ulluk(23a) të formuar mes dy dhëmbëve (23) dhe në atë që dhembi (13a) më i gjate dhe ulluku (23a) përputhen gjate mbërthimit të ingranazheve (12; 22) për të lejuar radhitjen e elementeve ekscentrike (14; 24). |
| 6 | 6. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave të mësipërme, karakterizuar në atë që përmbajnë një bosht transmisioni (43) që ka një aks të lidhur me nyjet e sipërme të bjellave të mbërthimit(5). |
| 7 | 7. Mekanizmi (1) sipas kërkesës 6, karakterizuar në atë që përcaktohet si distanca e parë mes fundit skajor të çdo elementi ekscentrik (14; 24) dhe aksit rrotullues (A1; A2) korrespondues, në atë që përcaktohet si distanca e dytë e barabarte me bielleat lidhëse(5) që lidhin lavjerrësin(4) me bazën(3) dhe në atë që distanca e parë është më e vogël se distanca e dytë në mënyrë të tille që elementet ekscentrike (14; 24) kalojnë poshtë boshtit të transmisionit(43). |
| 8 | 8. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave të mësipërme, karakterizuar në atë që përfshin mjete fillestare(40) që përmban për shembull një zinxhir apo një sistem ingranazhesh, të projektuar për të rrotulluar(R1; R2) njërën nga ingranazhet (12; 22) |
| 9 | 9. Mekanizmi (1) sipas kërkesës 8, karakterizuar në atë që mjetet fillestare(40) përmbajnë një motor(41). |
| 10 | 10. Mekanizmi (1) sipas kërkesës 8, karakterizuar në atë që mjetet fillestare(40) përmbajnë një manivele(141). |
| 11 | 11. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave 1-7, karakterizuar në atë që është zhveshur nga mjetet e dedikuar për fillim pune ose mekanizmave (1) në atë që fillimi i punës i mekanizmave (1) mund të realizohet me shtyrje të thjeshte mbi lavjerrës ose lavjerrësit (4) apo mbi njërin nga elementet ekscentrik (14; 24). |
| 12 | 12. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave të mësipërme, karakterizuar në atë që përmban mjete(58; 41) rikuperimi energjie ne funksionim, për shembull në formën e një gjeneratori (58) apo motor –gjenerator(41). |
| 13 | 13. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave1-12, karakterizuar në atë që akset (A1; A2) të ingranazheve (12; 22) janë horizontale dhe plani referues (P0) është horizontal. |
| 14 | 14. Mekanizmi (1) sipas njërës prej kërkesave 1-12, karakterizuar në atë që akset (A1; A2) të ingranazheve (12; 22) janë horizontale dhe plani referues (P0) është vertikal. |
| 15 | 15. Makinë rrotulluese, karakterizuar në atë që makina përmban të paktën një mekanizëm (1) sipas njërës nga kërkesat 1-14. |
| 16 | 16. Makinë rrotulluese sipas kërkesës 15, karakterizuar në atë që makina është një motor me djegie të brendshme dhe që elementet ekscentrike (14; 24) që pajis mekanizmin (1) takohen në dy pozicione centrifugimi maksimal, që i korrespondon secila një djegie gazi në motor. |
| 17 | 17. Makinë rrotulluese sipas njërës prej kërkesave15-16, karakterizuar në atë që makina përmban të paktën një pale mekanizmash (1) të rregulluar në seri dhe të sinkronizuara. |
| 18 | 18. Makinë rrotulluese sipas njërës prej kërkesave15-17, karakterizuar në atë që makina përmban shume pale mekanizmash (1) të rregulluar në seri dhe të sinkronizuara brenda çdo pale, palët duke qene të rregulluara ne paralele dhe të sinkronizuara mes tyre. |
| 19 | 19. Makinë rrotulluese sipas njërës prej kërkesave15-17, karakterizuar në atë që makina është një motor me dy kohe që përmban dy mekanizma (1) në atë që dy elementet e pare ekscentrike (14) janë rregulluar me distance sa një gjysmë-kthesë dhe në atë që dy elementet e dytë ekscentrike (14) janë rregulluar me distance sa një gjysmë-kthesë. |
| 20 | 20. Makinë rrotulluese sipas njërës prej kërkesave15-18, karakterizuar në atë që makina është një motor me katër kohe që përmban katër mekanizma (1) në atë që katër elementet e pare ekscentrike (14) janë rregulluar me distance sa një çerek-kthesë dhe në atë që katër elementet e dytë ekscentrike (14) janë rregulluar me distance sa një çerek-kthesë. |
| 21 | 21. Makinë rrotulluese sipas njërës prej kërkesave15-20, karakterizuar në atë që baza (3) është e përbashkët për të gjithë lavjerrësit(4). |
| 22 | 22. Mënyra e vënies nè zbatim e mekanizmin (1) sipas njërës prej kërkesave1-14, karakterizuar në atë që përmban etapat e njëpasnjëshme të mëposhtme: - etapa e pozicionimit të elementeve ekscentrike (14; 24) njeri në raport me tjetrin dhe në raport me ingranazhet (12;22) në mënyrë të tille që momentet (M1; M2) të forcës së gravitetit (P1;P2) të elementeve ekscentrike (14; 24) të kenë të njëjtën vlere dhe njëjtin drejtim, të ndryshueshëm sipas pozicionit të tyre këndor rreth akseve(A1;A2), mekanizmi (1) paraqet një konfiguracion ekuilibri në pushim; - etapa e fillimit të rrotullimit (R1; R2) të ingranazheve(12;22) dhe të elementeve ekscentrike (14; 24) rreth akseve (A1;A2), në të cilin mekanizmi (1) lë konfiguracionin e ekuilibrit dhe vihet në lëvizje; dhe - etapa e funksionimit, në të cilin rrotullimi (R1; R2) i elementeve ekscentrike (14; 24) rreth akseve (A1;A2), gjeneron force centrifuge brenda mekanizmit (1), elementet ekscentrike (14; 24) përshkruajnë një përshkruajnë një lëvizje eliptike, ndërsa lavjerrësi (4) përshkruan një lëvizje që ka një përbërës vertikal dhe një përbërës horizontal. |