REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
8070 2019.04.03
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.11.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2018/617 2018.09.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2019.04.17
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13854802.9 2013.11.18
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2920533 2018.06.20
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201261727563
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(SQ)  23; 23; 46; 23; 23; 04
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
NuWave Research Inc. 4060 McConnell Drive
(72) Shpikës
Emri Adresa
BURGENER, Paul 701 Sproat Drive, , Nelson, British Columbia V1L 7B6 , CA
STROMOTICH, Terumi c/o NuWave Research Inc.,4060 McConnell Drive, , Burnaby, British Columbia V5A 3A8 , CA
STROMOTICH, Greg c/o NuWave Research Inc.,4060 McConnell Drive, , Burnaby, British Columbia V5A 3A8 , CA
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
APARATI DHE METODA PËR DEHIDRIM ME ANË TË RREZATIMIT MIKROVALOR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një aparat (10) për avullimin e substancave të avullueshme dielektrike prej një materiali, ku substanca e avullueshme dielektrike i nënshtrohet avullimit pas ekspozimit ndaj energjisë mikrovalore, dhe aparati (10) përbëhet nga: një kthinë përpunimi (24); një a më shumë gjeneratorë mikrovalësh (26) për krijimin e mikrovalëve me energji mikrovalore; dhe një a më shumë valëdrejtues (42) të përshtatur për ta kufizuar energjinë mikrovalore në një a më shumë valëdrejtues të tillë (42) dhe në zonën përreth, si dhe për t'ia drejtuar në fushë të afërt materialit energjinë e krijuar mikrovalore; gjithnjë nëse: një a më shumë valëdrejtues (42) janë valëdrejtues dielektrikë jogazorë (42) të përshtatur për të drejtuar energjinë e krijuar mikrovalore drejt materialit duke çiftuar shkurtimisht energjinë mikrovalore me materialin. 2. Aparati (10) i pretendimit 1, ku një a më shumë valëdrejtues dielektrikë jogazorë (42) përbëhen nga material i ngurtë, i gjysmëngurtë apo i lëngët. 3. Aparati (10) i pretendimit 1 apo 2, që përbën më tej një a më shumë pikëpërqendrime fushe, për përqendrimin e energjisë mikrovalore në zona të caktuara. 4. Aparati (10) i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 3, ku aparati (10) përbën më tej një mjet për krijim vakuumi brenda kthinës së përpunimit (24), në të cilën mjeti për krijimin e vakuumit kontrollohet manualisht ose automatikisht. 5. Aparati (10) i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 4, i cili përbën më tej mjet për monitorimin e energjisë mikrovalore (48) brenda kthinës së përpunimit (24), ku mjeti (48) për monitorimin e energjisë mikrovalore kontrollohet manualisht ose automatikisht. 6. Aparati (10) i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 5, që përbën më tej mjet për rregullimin e fuqisë së fushës të energjisë mikrovalore, ku mjeti për rregullimin e fuqisë së fushës të energjisë mikrovalore kontrollohet manualisht apo automatikisht. 7. Aparati (10) i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 6, ku një a më shumë valëdrejtues (42) përbëjnë më tej lente (44) për përcjelljen e energjisë mikrovalore nga valëdrejtuesit (42) te materiali. 8. Aparati (10) i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 7, që përbën më tej një mjet (50) për monitorimin e temperaturës sipërfaqësore të materialit. 9. Aparati (10) i cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 8, ku aparati (10) përbën një shumësi gjeneratorësh valësh (26) dhe valëdrejtuesish (42), shumësia e gjeneratorëve të valëve (26) dhe e valëdrejtuesve (42) preferimisht të përshtatur për dërgim fuqish të ndryshme fushash mikrovalore dhe/ose frekuencash valësh drejt materialit. 10. Aparati (10) i pretendimit 9, ku shumësia e valëdrejtuesve (42) sistemohet në mënyrë lineare dhe ku aparati (10) përfshin më tej një konvejer (46) për transferimin e materialit për ekspozim në secilin prej valëdrejtuesve në fjalë (42). 11. Aparati (10) i pretendimit 10, ku valëdrejtuesit (42) sistemohen poshtë konvejerit (46). 12. Aparati (10) i cilitdo prej pretendimeve 10 deri në 11, ku konvejeri (46) është material dielektrik. 13. Një sistem për avullimin e një substance të avullueshme dielektrike nga një material, ku substanca e avullueshme dielektrike i nënshtrohet avullimit pas marrjes së energjisë mikrovalore, ku sistemi përbëhet nga dy a më shumë aparate (10) prej cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 12 të sistemuar në seri, në të cilat aparatet (10) e serive preferimisht janë të përshtatur për dërgim të energjisë mikrovalore me frekuencë dhe/ose fuqi të ndryshme fushe. 14. Një metodë për avullimin e një substance të avullueshme dielektrike nga një material, ku substanca e avullueshme dielektrike i nënshtrohet avullimit pas ekspozimit ndaj energjisë mikrovalore, ku metoda përbëhet nga: ofrimi i lëndës së parë që përmban substancën e avullueshme dielektrike; futja e lëndës së parë në një kthinë përpunimi (24); caktimi i presionit brenda kthinës së përpunimit (24), ku presioni në fjalë monitorohet dhe/ose kontrollohet manualisht apo automatikisht; ngrohja e lëndës së parë me energji mikrovalore në diapazon fushe të afërt prej së paku një valëdrejtuesi dielektrik jogazor (42) duke çiftuar shkurtimisht energjinë mikrovalore të mikrovalëve që kalojnë përmes dhe kufizohen brenda së paku një valëdrejtuesi (42) me materialin, ku energjia mikrovalore është e mjaftueshme për të ngrohur dhe avulluar substancën, duke rezultuar kështu në një material të trajtuar ku një pjesë e substancës është hequr nga lënda e parë; dhe heqja e materialit të trajtuar nga kthina e përpunimit (24). 15. Një metodë për ngrohjen e njëtrajtshme me energji mikrovalore, ku metoda përbëhet nga: ofrimi i lëndës së parë, si p.sh. një a më shumë fruta, perime, lëngje frutash, lëngje perimesh, drithëra të paragatuara, kultura bakteriale, vaksina, enzima, izolate proteinike, hidrokoloidë, barna të injektueshme, barna farmaceutike, antibiotikë, antitrupa, mish, peshk, fruta deti, qumësht, djathë, izolate proteinike hirre, kos, ekstrakte frutash, ekstrakte perimesh apo ekstrakte mishi; futja e lëndës së parë në një kthinë përpunimi (24); ngrohja e lëndës së parë me energji mikrovalore në diapazon fushe të afërt prej së paku një valëdrejtuesi dielektrik jogazor (42) duke çiftuar shkurtimisht energjinë mikrovalore të mikrovalëve që kalojnë përmes dhe kufizohen brenda së paku një valëdrejtuesi (42) me materialin, ku energjia mikrovalore është e mjaftueshme për të ngrohur lëndën e parë, duke rezultuar kështu në ngrohjen e materialit; dhe heqja e materialit të ngrohur nga kthina e përpunimit (24). 16. Aparati (10) sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 12, sistemi sipas pretendimit 13 ose metoda sipas pretendimit 14, ku substanca e avullueshme dielektrike është ujë dhe/ose ku materiali është një a më shume fruta, perime, lëngje frutash, lëngje perimesh, drithëra të paragatuara, kultura bakteriale, vaksina, enzima, izolate proteinike, hidrokoloidë, barna të injektueshme, barna farmaceutike, antibiotikë, antitrupa, mish, peshk, fruta deti, qumësht, djathë, izolate proteinike hirre, kos, ekstrakte frutash, ekstrakte perimesh dhe ekstrakte mishi.